Miri dëshiron që të mos flejë këtë natë. Kështu ai shkon tek krevati i Erionit dhe fillojnë të diskutojnë për ngjarjet e ditë. Më pas, ata ngacmojnë Hakiun dhe Jonën që janë duke fjetur. Miri më së shumti ngacmon Jonën duke e pyetur për përrallat, pas premtimit të saj se përpara se të flinin, do i tregonte një përrallë atij. Jona e përgjumur nuk i kthen përgjigje, por vetëm i kërkon që ta lërë rehat. Por edhe Erioni e ngacmon duke i thirrur në emër që ajo të mos flejë. Miri bërë shaka, i thotë se e dashuron. Jona kthehet duke i kërkuar sërish të flenë, ndërsa ai me Erionin qeshin. Jona kthehet nga ana tjetër, ndërsa kur Miri thotë se ka dëshmitar Erioni që e do atë, Erioni shton se edhe ai e do Jonën. Ngacmimet vazhdojnë dhe Jona ngrihet për të folur me ta. Të tre bisedojnë me zë të ulët, pasi të tjerët flenë. Djemtë shprehen se kanë rënë në dashuri me të brenda dy ditëve, ndërsa ajo thekson se sidoqoftë, ajo e ka të dashurin jashtë dhe ata i shikon vetëm si dy djem lagjeje. Djemtë insistojnë tek ndjenjat e tyre, kryesisht Miri dhe hiqet si i mërzitur që ajo nuk po e respekton deklaratën e tij e të ngrihet të flasë mirë me ta, si një e rritur. Jona thotë se edhe ky është një lloj reagimi dhe shprehet se nuk po i pëlqen kjo sajesë e tyre. Ajo u kërkon sërish që të flejë dhe shtrihet duke i kthyer shpinën djemve. Hakiu zgjohet dhe fillon të ngacmojë dy djemtë duke i krahasuar me personazhë nga “Borbardha dhe 7 xhuxhat”. Seldi zgjohet dhe u kërkon atyre që të pushojnë se po fle. Erioni i thotë se kur bën ai, të tjerët nuk i thonë gjë dhe të dy kapen me fjalë. Miri ndërhyn duke thënë se Seldi ka të drejtë. Ata dalin jashtë.