Jetmiri që në orët e para të mëngjesit të sotëm, është munduar që gjatë ditës së sotme të organizojë ndonjë lojë me banorët e tjerë. Këtë herë ai ka marrë një shishe plastike dhe e ka mbushur me ujë të nxehtë dhe fillon të luajë duke lagur kryesisht vajzat e shtëpisë. Domenika është në dhomën e gjumit me Seldin dhe duke marrë shkak nga zënkat e çiftit për xhelozi ndaj Jetmirit, ky i fundit nuk ka më mardhënie të mira me asnjërin prej tyre dhe nuk i përfshin në lojë. kështu sapo mbush ujin Jetmiri i afrohet Kikës dhe Manal, por lag vetëm vajzën pasi Kika hyn në dhomën e gjumit dhe e mbyll derën duke e lënë vajzën jashtë dhe Miri e lag. Pas Manal, Jetmiri shkon në banjë ku ndodhet Jona dhe Mandi. Ai i afrohet Mandit dhe e përshëndet, nga ana tjetër lag me ujë Jonën e cila po kreh flokët dhe vetë bën sikur nuk ka ndodhur asgjë. Jona fik tharësen dhe i thotë Jetmirit se veprimi i tij nuk iu duk shaka, as diçka normale që mund të qeshësh. Jetmiri largohet dhe del jashtë ku i tregon Erionit për reagimin e Jonës. Ai thotë se Jonës po i duket vetja me pushime dhe sa herë që ai bën një shaka, ose lojë me të ajo reagon shumë keq dhe seriozisht. Në banjë diskutohet e njëjta temë. Mandi i thotë Jonës se përse ajo nuk qeshi me lojën e Jetmirit. Jona i thotë se lojrat e Mirit nuk janë aspak për të qeshur dhe ajo kishte shumë kohë që mundohej të rregullonte flokët të cilat kur lagen nuk rrinë ashtu si duhet. Ajo i quan veprimet e Mirit si sjellje të një fëmije.
Nga ana tjetër Jetmiri vazhdon lojën me Manal, ku edhe vajza merr një shishe plastike dhe fillon të lagë edhe ajo Jetmirin. Të dy Miri dhe Manal luajnë për një kohë të gjatë me njëri-tjetrin dhe më në fund, me kërkesën e Manal, vendosin që të mos e vazhdojnë më këtë lojë. Jetmiri shkon dhe përsëri i hedh ujë Jonës e cila përsëri vazhdon të reagojë ashpër ndaj tij duke i thënë që kjo nuk mund të quhet lojë.