Klodi, duke kërkuar disa sende personale, i shkojnë sytë mbi dollap ku shikon një cantë rozë. Ai ia tregon Domenikës dhe ajo mendon se mund të jetë e Jonës. Sapo Jona futet në dhomë, Klodi i tregon cantën mbi dollap. Jona mërzitet sapo e shikon dhe mendimi i parë që i shkon ndërmend është se aty e ka vënë Jetmiri. Ajo niset drejt dhomës së ndenjjes ku ndodhet ai dhe e pyet. Miri ia kthen se nuk di gjë, ndërsa Jona pyet edhe Hakiun me Erioni të cilët po ashtu mohojnë se kanë lidhje me këtë ngjarje. Jona i drejtohet sërish Mirit, duke e akuzuar indirekt, por ai me bindje ia kthen se nuk di gjë. jona shkon sërish në dhomën e gjumit dhe Seldi, që shikon gjithë skenën, shprehet se këto janë lojërat e Mirit, këto lojëra ka zgjedhur ai. Për Jonën, këto nuk janë lojëra për të qeshur. Seldi e këshillon që ajo herë tjetër, të mos merret më me Mirin, si përshembull ta pyesë, por si në këtë rast, të marri cantën e të mos reagojë fare, pasi sipas tij, Miri atë do. Jona merr cantën dhe e mërzitur shprehet se është acaruar nga kjo lojë sepse këto sende i ka merak, pasi janë dhuratë nga mamaja e të dashurit. Seldi thotë se ky është qëllimi i Mirit, ta acarojë atë. “Mos ia bëj qejfin duke u acaruar”- përfundon ai.