Fillimisht Jona e më pas edhe Klodi vijnë për t’u folur djemve që kanë pirë cigare në tualet. Klodi shkon në kuzhinë për të përgatitur dicka për të ngrënë. Tre djemtë e tjerë, vazhdojnë ende me batuta e me shaka me nejri-tjetrin e në këtë rast, përfshihet edhe Klodi. Por, ndërsa thonë batuta, vihet re një tendencë e Klodit dhe Hakiut për t’u kapur me fjalë. Kështu batutat e tyre nuk janë më për të qeshur, por kuptimplote e paksa ironike. Ndër të tjera, Klodi i thotë Hakiut se i vjen mirë që i është kthyer buzëqeshja. Hakiu ia kthen se është merita e tij, Klodit, që ia ka ktyer buzëqeshjen, sidomos këto dy të shtunat e fundit, duke nënkuptuar debatet që kanë patur mes njeri-tjetrit dhe faktit që nuk flasin shumë. Ai shprehet se meqë ka këto merita, këtë të shtunë nuk do ta nominojë. Klodi ia kthen se pak rëndësi ka për të nëse e nominon apo jo. “Nuk trembem nga këto gjëra”- vazhdon ai dhe shton se herët a vonë, do ia fusin njeri-tjetrit nominimin, se lojë e tillë është. Klodi i kujton se këto fjalë kanë qënë të Hakiut. Djemtë e tjerë fillojnë të qeshin e ta ngacmojnë Kikën, ndërsa ai mohon se ka përdorur këto fjalë. Klodi vazhdon duke thënë se që në fillim, Hakiu atë, Klodin, e ka parë me syrin sikur është i humbur, demode apo i zhvlerësuar. Kika ia kthen se është kopmlet gabim pasi e ka parë si të cuditshëm, fillimisht interesant por më pas jo. Klodi nuk e kupton këtë mënyrë, ndërsa për Kikën, ai thotë se i duket si hije që lëviz nëpër shtëpi e më pas fle. Hakiu e quan Klodin dinak duke thënë se ai i shikon njerëzit ashtu si i interesone jo si janë vërtetë dhe i kujton atij se gjatë spektaklit të kësaj jave, ka thënë se të dy janë në një lojë.