Domenika dhe Seldi qëndrojnë shtrirë në dhomë. Seldi mundohet të kujtojë ditën kur janë futur në pishinë për herë të parë dhe pyet Domin. Ajo përgjigjet se mund të jenë futur që në shkurt në pishinë dhe Seldi thotë se kanë shumë kohë tek shtëpia e re. Domi shprehet se kanë tre muaj që qëndrojnë aty, dhe Seldi thotë se ata kanë kaq shumë kohë që rrinë në një shtëpi bashkë. Më pas ata fillojnë të kërcejnë mbi krevate e të argëtohen.
Ndërkohë pjesa tjetër e banorëve janë në sallon dhe shkëmbejnë biseda me njëri-tjetrin. Jona shprehet se sapo të dalë nga shtëpia e BB, do të shkojë me pushime dhe përmend Skocinë si vend që do t’a vizitojë. Me kërkesë të djemve, ajo u tregon për ekperiencën e saj që është hedhur me litar nga ura më e lartë në botë. Mandi shpreh habi dhe interes mbi këtë gjë dhe e dëgjon me vëmendje.