Kur shkon në dhomën e rrëfimit, Hakiu habitet kur shikon një surprizë, një kuti dhuratë. Brenda saj ai gjen një filxhan me një mbishkrim “Blue Sky”. Ai tregon se këto janë emri dhe simbole të radios ku ai punon në Prishtinë, një vendpune ku ai ndjehet mirë dhe gjen paqe. Arbana i thotë se ai filxhan është magjik dhe se këtë duhet ta zbulojë kur ta përdorë filxhanin, nëse e mbush me ujë të nxehtë. Hakiu e provon, por nuk shikon asgjë, duke pritur që këtë mister ta zbulojë më vonë. Për të shfaqet një klip në monitor. Në atë klip jshfaqen pamje nga ambienti i punës së tij dhe disa kolegë të punës që i kanë dedikuar disa fjalë mbështetjeje dhe dhënie të forcës për ta cuar më tej lojën e tij, e pse jo të kthehet në Prishtinë me fitoren në dorë. Hakiu emocionohet nga këto fjalë e po ashtu edhe nga përfundimi ku dëgjohet zëri i tij i regjistruar gjatë një emisioni të drejtuar prej tij. Ai falenderon kolegët për këtë surprizë të bukur.