Seldi me Domenikën qëndrojnë për një kohë të gjatë në sallon deri në orët e para të mëngjesit, ndërkohë që të gjithë të tjerët janë në gjumë. Ata i tregojnë gjëegjëza njëri-tjetrit dhe argëtohen me situatat që krijojnë, pasi shpesh herë ngatërrohen dhe nuk arrijnë të gjejnë përgjigjen e saktë.
Më pas ata kujtojnë të gjithë banorët që kanë marrë pjesë në BB. Ata përmendin Renaton si tipin që kishte ashumë siguri në vetvete dhe i qetë. Seldi shprehet se ai duhet të ishte më energjik dhe gabimi i tij ishte sepse ka thënë që i ka mundur të gjithë banorët. Më pas Seldi thotë se për Gracielën i ka ardhur keq që është larguar shpejt, e Domi shton se Jetmiri e futi Gracielën në lojën e tij. Ajo thotë se gjithsesi Graciela ia ka numëruar të gjitha kur ka dalë. Domi shprehet se dhe kur ka qenë në shtëpi, Graciela ka bërë një debat të madh me Jetmirin pasi ai nuk po rrinte shumë me të kur kanë qenë në shtëpi të veçanta, por gjithsesi ai nuk i ka merituar të gjitha fjalët e saj pasi nuk mund të rrinte vetëm me Gracielën. Seldi shprehet se Jetmiri me Gracielën kanë patur të njëjtin raport si ai me Pamelën, pra vetëm shoqëri. Domi thotë se ai ka qenë në nominim javën që kanë qenë në shtëpinë e re dhe normalisht që do të rrinte dhe me banorët e tjerë. Seldi thotë se për aq sa e ka njohur Gracielën, i është dukur njeri i mirë, ndërsa Jetmiri e ka treguar veten më të gjithë.
Pasi kanë qëndruar për një kohë shumë të gjatë, ata shkojnë të shtrihen në dhomë pasi shikojnë që jashtë po zbardhet.