Në dhomën e ndenjjes, Miri, Erioni dhe Hakiu mbeten vetëm. Ata vazhdojnë të diskutojnë për pjesë të ndryshme nga klipet e një ndër to që i intereson Mirit për të diskutuar është kur Hakiu kishte thënë se Erioni sillet ndryshe kur është me Mirin apo edhe këshillat që i kishte dhënë Manalit që të mos bjerë pre e lojës. Në rastin e parë, Erioni hidhet në mbrojtje të vetes dhe Mirit duke thënë se kur janë të tre, ata vetëm bëjnë shaka e shkëmbejnë batuta. Te rasti i dytë, Miri thotë se Hakiu po bën rolin e babait të mirë, por fundja nuk kanë ardhur për t’i shprehur dashurinë njeri-tjetrit, por të luajnë. Hakiu thotë se ato fjalë nuk i kishte vetëm për Manalin, por ai ka parë se banorë të tjerë kanë dal për faj të lojës së tij. Miri i kujton rastet e ndryshme si për Rezin, Valonin, Manalin që Kika bënte të njëjtin rol. Ai thotë se Kika nuk e di fare se cfarë bisedash ka zhvilluar ai me të tjerët e në këtë rast me Manalin. Duke treguar se përvec shakave dhe bisedave të përditshme me Manalin s’ka bërë asgjë, Miri thotë se asnjë nuk e mori mundimin t’i afrohej asaj për ta njohur realisht. Sipas Kikës, fakti që ata të dy rrinin bashkë, nuk e lejonte Manalin të shoqërohej me të tjerët. Ai shton se Miri gjithnjë lojën e bën me banorët e rinj. Miri ia kthen se s’ka asgjë të keqe dhe po ashtu, sipas tij, edhe Hakiu i ka përdorur ata kundër tij si në këtë rast. Kika ia kthen se ai ka patur shumë raste për t’i përdorur kundër Mirit, por nuk e ka bërë asnjëherë. Për Mirin, edhe fjalët që thotë Hakiu në dhomë të rrëfimit, akuzat që po luan pisët e paskrahëve janë pjesë e lojës së tij dhe madje ndjehet i ofenduar. Kika ia kthen se në ndryshim nga të dy, ai të paktën ia thotë në sy Mirit. Miri ia kthen me ironi se ai është burrë i mirë. Diskutimi mes të dyve vazhdon edhe më shumë kur Miri i thotë se edhe me Valonin dhe Rezin ndodhi e njëjta gjë.