Banorët vazhdojnë të flasin për cështjen e Hakiut dhe atë të Kosovës. Ata janë mbledhur të githë dhe po ashtu ndërmjet tyre është edhe Hakiu. Për ta, i gjithë problemi qëndron tek mesazhi që përcillte ai klip, një formë thirrjeje për të mbështetur hakiun që cmimi të shkojë në Kosovë. Banorët janë ndarë në dy grupe, njëri pro kësaj cështjeje e tjetri kundër. Grupi që është pro mendon se mesazhe të tilla mund të bëhen për cdo banor, por që ata nuk i dinë dhe ndaj nuk mund të quhet problem. Mandi shprehet se nuk shikon asnjë lloj ndarje mes dy pjesëve të Shqipërisë. Edhe Seldi pohon të njëjtën gjë dhe shprehet se ndarjen e shikojnë ata që duan të ulin banorët. Erioni hidhet duke thënë se ata nuk po ulin banorët, në këtë rast Hakiun, madje për të ai është ndër më të preferuarit në shtëpi, por sidoqoftë kjo gjë nuk i pëlqen dhe ia ka thënë shpesh atij. Seldi pyet se përse kapen me Hakiun, por të tjerët thonë se po diskutojnë vetëm për mesazhin e jo për Kikën. Klodi mendon se Seldi po bën servilizma ndaj Kikës. Seldi dhe Klodi kapen sërish me fjalë e kësaj here edhe më shumë se më parë. Banorët i rikthehen bisedës por ndërpriten shpesh nga debati mes Klodit dhe Seldit i cili shpesh kalon në ofeza. Sidoqoftë, Hakiu dhe Mandi shprehen se nuk po shohin apo duan ndarje të tilla, ndërsa Klodi, Erioni dhe Miri insistojnë se nga ai mesazh, u kuptua sikur ekziston nëj ndarje e tillë mes dy krahinave. Debati mes Klodit dhe Seldit vazhdon sidomos kur ky i fundit thotë se klodi duhet t’ia thojë gjërat në sy Kikës. Klodi shprehet se ia ka thënë, ndërsa vetë Seldi duhet t’i thojë në sy gjërat dhe merr shembull nga një diskutim mes tij dhe Domit. Debati përfshin edhe Mandin dhe Domenikën ku kjo e fundit kërkon që të mbyllet tema. Pasi mbyllin këtë debat, banorët vazhdojnë debatin për ndarjen mes dy vendeve. Erioni dhe Miri shprehen se Seldi po hidhet në mbrojtje sikuar ata po shajnë Kikën, në fakt po diskutojnë për videon. Mandi dhe Seldi mendojnë se Mirit i intereson ta kalojë bisedën në tjetër vend, ndërsa Miri, Erioni dhe Klodi habiten pasi për ta, diskutimi vazhdon në po të njëjtin drejtim. Hakiu thotë se nuk ishte ndarje dhe se ky emision nuk ka këtë qëllim. Klodi ia kthen se kështu iu duk, por nëse është gabuar, do kërkojë falje. Miri i thotë Klodit se përvec atij, asnjë nuk po e kuptonte se cfarë po thoshte dhe se biseda e tij u transformua plotësisht.