Banorët janë ngritur të gjithë nga gjumi. Ndërsa disa qëndrojnë në kopsht, bisedojnë për debatet e mbrëmshme. Mandi i ankohet Erionit se mbrëmë, kur bisedonte me Mirin, e ka bezdisur se nuk i ka lënë të flinte. Erioni justifikohet, ndërsa Seldi ndërhyn duke thënë një batutë me ironi për Mirin. Erioni i kthehet Seldit dhe thotë se nuk duhet të bëjë veprime të tilla me Mirin, përderisa nuk shkojnë. Ai e quan provokim të vërtetë faktin që gjatë mbrëmjes, Seldi i ka hedhur lëngun që pinte mbi trup Mirit. Mandi, i cili nuk e dinte këtë gjë, i thotë Seldit se Erioni ka të drejtë. Seldi justifikohet se ashtu i erdhi për momentin dhe shton se edhe Miri ka thënë shumë fjalë për të. erioni e këshillon që me fjalë mund të zihen sa të duan, por mos të bëjnë veprime të tilla se quhen provokime. Edhe Mandi mbështt Erionin dhe thotë se Seldi duhet të mbajë qëndrimin e tij. Seldi ia kthen se ishte për lojë, por Erioni e kundërshton. Domenika vjen dhe shprehet se Mirit i lejohet të luajë, ndërsa atyre jo. Erioni tërhiqet nga biseda kur Seldi i thotë se atij s’ka c’i duhet, ndërsa Mandi i thotë Domenikës se që mbrëmë, situatat kanë ndryshuar. Erioni tregon se pas asaj që bëri Seldi, Miri do reagonte dhe ishte ai që e kishte mbajtur. Erioni thotë se ndonjëherë shakaja kthehet në debat. Edhe Mandi insiston njësoj si Erioni, ndërsa Seldi shprehet se ata po luanin dhe nuk e bëri me tendencë, ndryshe nga ato që bën Miri. Ai thekson se janë në lojë e duhet të kënaqen. Seldi nxehet nga ndërhyrjet e tyre dhe Erioni i kërkon falje dhe thotë se nëse duan, mund të zihen sa të duan. Mandi thotë se ata do i diskutojnë sjelljet e njeri-tjetrit, por Seldi ia kthen se nuk do që të tjerët të merren me gjërat e tij. Ai shton se kur bën një gjë e bën me vetëdije dhe shprehet se u bë nami që u lag Miri. Mandi i kujton këshillat që i dha një natë më parë duke i thënë t’i ketë në mendje ato.