Pas lojës banorët futen brenda, ndërsa Mandi dhe Erioni qëndrojnë jashtë pas të tjerëve. Mandi i thotë Erionit që të mos i mbajë anën Jetmirit edhe pse e ka shok. Erioni i thotë se e ka gabim që mendon një gjë të tillë. Erioni e mohon se ka mbështetur Jetmirin në veprimet e gabuara që ai ka bërë. Mandi i thotë: “i ke thënë që përse ishte shprehur aq keq për Seldin dhe Domenikën”, dhe Erioni i thotë se ka folur për këtë çështje me Mirin dhe i ka thënë që ishte shprehur me të keq. Mandi i thotë se ai nuk duhet të flasë veç me Mirin, por duhet që t’ia thotë gjërat në sy të të gjithëve. Erioni i thotë se kjo është mënyra e tij e të vepruarit dhe ai nuk mund të sillet ashtu si duan të tjerët. Mandi i thotë se gjatë spektaklit ai nuk mbajti qëndrim ndaj Jetmirit ashtu siç bën banorët e tjerë. Erioni i thotë se ai nuk nuk donte të fliste në ato momente sepse situata ishte shumë e tensionuar dhe nuk donte të nxiste më tepër reagimet e tyre. Ndër të tjera Erioni thotë se i kishte thënë Jetmirit që të bënte kujdes me mënyrën e të folurit. Mandi i thotë se ky është gabimi i Erionit i cili sipas tij duhet t’i thoshte Mirit që të mos flasë ashtu. Erioni i thotë se nuk mund t’a bëjë një gjë të tillë sepse Jetmiri si çdokush tjetër ka mendimin e tij dhe të drejtën për t’i thënë mendimet e veta kur të dojë. Pas këmbnguljes së Mandit, Erioni i thotë se ai nuk mund t’i ndyshojë mendimin Jetmirit për më tepër që e gjithë kjo ka të bëjë me lojën dhe Jetmiri këtë lojë ka zgjedhur të bëjë në BB.