Banorët janë duke ngrënë drekë, por gjatë drekës lind një debat, pasi Klodi hedh fjalë ngacmuese në drejtim të Erionit e Jetmirit. Klodi pyet Jetmiri se çfarë do të thotë prezenca e Jonës për të në shtëpi dhe ai përgjigjet se është një mënyrë e mirë për të kaluar kohën, ndërsa Erioni shprehet se prezenca e Jonës për të, nuk do të thotë asgjë, si të jetë e si të mos jetë. Jona përgjigjet se këto fjalë janë injoruese, por Erioni shprehet se nuk e mendon kështu. Jona thotë se ajo nuk pretendon që t’a duan të gjithë, por i bën përshtypje se nga buron gjithë ky mllef e urrejtje ndaj saj. Erioni shton se ka disa banorë që si të jenë e si të mos jenë, për të është e njëjta gjë dhe për Jonën nuk ka ndonjë simpati të veçantë. Mandi ndërhyn dhe i thotë Erionit se të gjithë banorët duhen respektuar dhe Erioni përgjigjet se ai nuk po tregon mosrespekt ndaj Jonës, por ajo kundërshton dhe shprehet se ai këtë po bën pasi kjo do të thotë se ajo është veç një hije për Erionin në shtëpi. Mandi ndërhyn përsëri dhe thotë se sado i mirë apo i keq, anjëri nuk duhet të tregojë këtë injorim ndaj një banori tjetër. Erioni shprehet se ai nuk ka pse t’a mbajë të fshehtë mendimin e tij dhe Jonën e vendos të fundtit në klasifikimin e tij të vlerësimit të banorëve. Jetmiri shprehet se Jona duhet t’a falenderojë Erionin për sinqeritetin dhe këtu nuk ka vend për diskutime të tjera. Ajo përgjigjet se nëse do t’a diskutojë, apo jo është vendim i saji. Jetmiri shton se duhen pranuar vlerësimet e të tjerëve e nuk ka vend për të thënë se e urren dikë apo jo. Erioni shprehet se ai nuk e njeh Jonën dhe këtë vlerësim ka ndaj saj, pro Klodi shprehet se nëe do të donte t’a njihte, mundësinë e ka patur. Erioni përgjigjet se dhe Klodi e ka patur mundësinë t’a njohë Bertinën, por nuk e ka bërë. Klodi përgjigjet se ai e ka njohur Bertinën, por nuk është faji i tij që ajo nuk pranonte asnjë mendim dhe kundërshtonte gjithçka.

Nda kete artikull me miqte e tu!
  • Digg
  • del.icio.us
  • Facebook
  • Google Bookmarks
  • email
  • Live
  • MySpace