Seldi dhe Domi qëndrojnë në një pjesë të kopështit, të veçuar nga pjesa tjetër e banorëve e bëjnë thashetheme për Kikën, Erionin e Jetmirin. Domi shprehet se Jetmiri dhe Erioni i kanë folur shumë rëndë Kikës e ai nuk reagonte, por i pranonte të gjitha. Seldi përgjigjet se Domi nuk duhet të mendojë se Kikës mund t’ia hedhin dy djemtë pasi ai është shumë i zgjuar, përtej sjelljes që bën. Më pas Domi shprehet se asaj i vjen keq për Jonën e Seldi i përgjigjet se kjo është loja e asaj nuk ka pse t’i vijë keq. Domi shton se Jona nuk i meriton sjelljet e pahijshme të Erionit e Jetmirit, pasi jo vetëm për Jonën por kundrejt ç’do femre duhet patur respekt. Ajo shprehet që dhe pse Jona është e madhe, ajo dhe Seldi nuk duhet t’i lejojnë këto gjëra të ndodhi. Seldi përgjigjet se ai nuk ka ndërmend të ndërhyjë për Jonën, pasi kur nuk po kundërpërgjigjet për veten e tij, nuk ka pse t’a bëjë për Jonën dhe Domi e mbështet këtë mendim më pas. Seldi shprehet se Erioni nuk ia prish terezinë asnjërit nga banorëve dhe shkon mirë me të gjithë, por kjo është shumë e lehtë për t’u bërë pasi mjafton të qeshësh e të luash me të gjithë pas u përfshirë në asnjë debat apo diskutim. Domi përgjigjet se në fillim ka menduar se ky është vërtetë karakteri i Erionit, por nga videot që ka parë të shtunën ka kuptur që pas kësaj fshihet diçka tjetër. Ajo shton se që pas ikjes së Bertinës, Erioni ka ndryshuar dhe Seldi shprehet se kjo është e vërtetë, por ata të dy nuk duhet t’i japin rëndësi të tjerëve e t’i vënë në qendër të vëmendjes pa qenë nevoja.