Jetmiri dhe Kika bisedojnë për “çmimet” që kanë marrë dje gjatë lojës dhe Jetmiri shprehet se banorët mezi kanë pritur që t’i japin çmimet të më këqija. Ai është vlerësuar si i shëmtuar, i djallëzuar dhe racional. Jetmiri shprehet se banorët nuk e dinë se çfarë është “racional” dhe ia kanë dhënë duke menduar se është vlerësim i keq. Në anën tjetër, Jetmiri ka dalë i fundit në klasifikimin e të qënit i paedukatë dhe jo i sinqertë. Jetmiri dhe Kika pohojnë se e kanë pëlqyer shumë lojën e Jetmiti shton se banorët nuk kanë shprehur mendimet e tyre reale, por përsërisnin atë që thoshte personi përpara. Kika shprehet se Jetmiri ia ka bërë të keqen vetes në të qënit racional dhe ai përgjigjet se ka dashur vetë të veprojë kështu. Ata kujtojnë dhe njëherë vlerësimet e dhëna gjatë lojës dhe thonë që Erioni ka marrë vendim e parë si mashkuli më joshës dhe po ashtu dhe shumë vende të tjera të para. Ndërsa më kreativja ishte Domi.