Erioni, Mandi, Kika, Jona dhe Klodi qëndrojnë në kopësht duke marrë rreze dielli e duke biseduar. Ata komentojnë pothuaj çdo këngë që dëgjojnë në sfond dhe e shoqërojnë duke kënduar. Jona u tregon djemve se ka ditëlindjen më datë katërmbëdhjetë maj dhe Mandi shprehet se do të ishte bukur sikur t’a festonin të gjithë bashkë. Por ai shton se duke qenë se jo të gjithë banorët do të mbeten deri në finale, ajo mund t’a festojë dy ditë më pas, atëherë që të jenë të gjithë jashtë. Jona përgjigjet se ajo do t’a festojë në ditën që e ka, e më pas nën shoqërinë e të gjithë banorëve mund të organizojnë ndonjë festë tjetër.
Më tej, Mandi është i pari që hidhet në pishinë për sot dhe Erioni do të hedhë Jonën me patjetër në pishinë. Ajo i thotë se do të hidhet me vullnet të lirë e nuk është e nevojshme që t’a shtyjë ai. Jona dhe Erioni bëhen gati për t’u hedhur të dy në të njëjtën kohë në pishinë, por Jona hidhet ndërsa Erioni, jo. Kur Jona e shikon që Erioni nuk është hedhur, i thotë se ai ka bërë me hile dhe Erioni fillon të lagë trupin pak nga pak që të mësohet me ujin e më pas të futet.
Në pishinë qëndrojnë Mandi, Kika, Erioni dhe Jona dhe luajnë me top aty e më pas marrin rreze dielli.