Klodi dhe Mandi qëndrojnë në kopësht dhe Mandi kujton se nesër është dita e punëtorëve. Ai i thotë Klodit se nesër ai duhet të protestojë e të bëjë ndonjë pankartë ku të kërkojë të drejtat e tij si punëtor, kushte më të mira pune dhe pagesë më të lartë. Mandi shton se dita e nesërme është për t’iu kundërvënë punëdhënësve, siç është dhe ai, ndërsa punëtorët, dhe klasifikon Klodin këtu, do të ngrihen për të drejtat e tyre. Klodi shprehet me shaka se ata janë lodhur me premtimet e kota të eprorëve të tyre. Më pas Mandi pyet Klodin se ç’punë ka bërë kur ka shkuar për herë të parë në Itali dhe ai përgjigjet se ka punuar pjatalarës. Klodi i tregon për kushtet jo fort të mira të punës dhe për shfrytëzimin e punojnësve nga ana e punëdhënësve. Mandi i tregon se në biznesin e tij nuk ekzistojnë keqtrajtimet, madje ai i mban shumë afër punonjësit e tij.