Archive for April, 2010

Big Brother Albania 3 – Dita 93

Posted on April 27th, 2010 in Ditet | 37 Komente »

Debat mes Mandit dhe Erionit

Posted on April 27th, 2010 in Uncategorized | 40 Komente »

Pas lojës banorët futen brenda, ndërsa Mandi dhe Erioni qëndrojnë jashtë pas të tjerëve. Mandi i thotë Erionit që të mos i mbajë anën Jetmirit edhe pse e ka shok. Erioni i thotë se e ka gabim që mendon një gjë të tillë. Erioni e mohon se ka mbështetur Jetmirin në veprimet e gabuara që ai ka bërë. Mandi i thotë: “i ke thënë që përse ishte shprehur aq keq për Seldin dhe Domenikën”, dhe Erioni i thotë se ka folur për këtë çështje me Mirin dhe i ka thënë që ishte shprehur me të keq. Mandi i thotë se ai nuk duhet të flasë veç me Mirin, por duhet që t’ia thotë gjërat në sy të të gjithëve. Erioni i thotë se kjo është mënyra e tij e të vepruarit dhe ai nuk mund të sillet ashtu si duan të tjerët. Mandi i thotë se gjatë spektaklit ai nuk mbajti qëndrim ndaj Jetmirit ashtu siç bën banorët e tjerë. Lexo me teper »

Loja e surprizës

Posted on April 27th, 2010 in Uncategorized | 38 Komente »

Jona shkon në dhomën e rrëfimit, ndërsa banorët e tjerë vazhdojnë të bisedojnë në dhomën e gjumit. Pas disa minutash Jona kthethet në dhomën e gjumit me një zarf në dorë. Të gjithë dalin në oborr dhe Jona fillon të lexojë zarfin. Zarfi ka në përmbajtjen e tij udhëzimet e një loje që do të bëjnë banorët. “Vëllai i Madh” këtë herë ka vendosur që banorët të bëjnë një lojë dhe nëse luajnë siç duhet për ta do të ketë surpriza. Loja ka të bëjë me disa pyetje që banorët do t’u përgjigjen. Fillimisht ata do të zënë vende në disa kuba me numra sipas disa pyetjeve që ka vendosur BB dhe përgjigjeve të tyre. Pas kësa ata do të hyjnë në dhomën e rrëfimit sipas një radhe të paracaktuar. Pas leximit të zarfit banorët fillojnë të luajnë dhe të japin mendimet përkatëse për inteligjencën. Gjatë kohës që luajnë banorët komentojnë mendimet e tyre. Loja u shërben banorëve që ata t’ia thonë mendimet që kanë njëri-tjetrit pa qënë nevoja që të debatojnë apo të konfiktohen.

Thashetheme dhe debat

Posted on April 27th, 2010 in Lajme dhe Thashetheme | 96 Komente »

Seldi dhe Domenika shkojnë në dhomën e gjumit dhe fillojnë të bëjnë thashetheme për Kikën dhe Erionin. Seldi i tregon Domenikës bisedën që pati me Kikën jashtë duke i treguar në detaje ato çfarë Kika kishte thënë më parë. Nga ana tjetër Domenika i tregon Seldit për bisedën që ajo pati me Erionin. Domi thotë se Erioni ka karakter të dobët duke u nisur nga fakti që ai u nevrikos nga një provokim i saj. Të njëjtën gjë thotë edhe Seldi duke thënë se Erioni ndikohet shumë nga Jetmiri. E ndërsa ata bëjnë thashetheme në dhomën e gjumit vijnë edhe banorë të tjerë dhe çifti ndërpresin bisedën.
Pas bisedave ata fillojnë të luajnë dhe Seldi duke luajtur e vret Domenikën e cila i thotë se ai nuk di që ai të sillet me një femër. Duke luajtur Seldi i thotë Domenikës me shaka se ai do të përdorë dhunë ndaj saj. Lexo me teper »

Erioni nevrikoset

Posted on April 27th, 2010 in Uncategorized | 10 Komente »

Erioni, Jona, Mandi, Klodi dhe Domenika vazhdojnë të bisedojnë në tavolinën e ngrënies. Në bisedë e sipër Domenika fillon të ngacmojë Erionin duke i folur me nënkuptime dhe ironi. Ajo i thotë se në shtëpi Erioni ka qënë protagonist kryesor në një “film”, por nuk e sqaron më tepër se për çfarë e ka fjalën. Erioni i kërkon shpjegime, por Domenika nuk e sqaron plotësisht duke e lënë Erionin me dyshime. Gjatë kësaj Kohe Erionin e ngacmojnë edhe Mandi, Klodi dhe Jona. Ai insiston që Domenika t’ia thotë drejtpërsëdrejti atë që mendon dhe çfarë nuk i është dukur korrekte te sjellja e Erionit. Pasi Domenika nuk i tregon, por largohet, Erioni mërzitet dhe nevrikoset. Mandi e pyet se përse mërzitet për gjëra të tilla, por Erioni thotë se nuk i vjen mirë që Domenika të nisë një bisedë me ironi e nënkuptime dhe të mos e sqarojë atë deri në fund. Ai thotë se pëlqen që ajo t’ia thotë në sy ato që mendon dhe të sqarohet me të, por jo të thotë dy fjalë me ironi dhe të mos e vazhdojë bisedën. Më pas ai del jashtë ku ndodhet edhe Kika i cili e këshillon që të mos mërzitet për gjëra të tilla.

Seldi nervozohet nga këshillat

Posted on April 25th, 2010 in Uncategorized | 197 Komente »

Banorët janë ngritur të gjithë nga gjumi. Ndërsa disa qëndrojnë në kopsht, bisedojnë për debatet e mbrëmshme. Mandi i ankohet Erionit se mbrëmë, kur bisedonte me Mirin, e ka bezdisur se nuk i ka lënë të flinte. Erioni justifikohet, ndërsa Seldi ndërhyn duke thënë një batutë me ironi për Mirin. Erioni i kthehet Seldit dhe thotë se nuk duhet të bëjë veprime të tilla me Mirin, përderisa nuk shkojnë. Ai e quan provokim të vërtetë faktin që gjatë mbrëmjes, Seldi i ka hedhur lëngun që pinte mbi trup Mirit. Mandi, i cili nuk e dinte këtë gjë, i thotë Seldit se Erioni ka të drejtë. Seldi justifikohet se ashtu i erdhi për momentin dhe shton se edhe Miri ka thënë shumë fjalë për të. erioni e këshillon që me fjalë mund të zihen sa të duan, por mos të bëjnë veprime të tilla se quhen provokime. Edhe Mandi mbështt Erionin dhe thotë se Seldi duhet të mbajë qëndrimin e tij. Lexo me teper »

Miri diskutim me Hakiun

Posted on April 25th, 2010 in Uncategorized | 214 Komente »

Në dhomën e ndenjjes, Miri, Erioni dhe Hakiu mbeten vetëm. Ata vazhdojnë të diskutojnë për pjesë të ndryshme nga klipet e një ndër to që i intereson Mirit për të diskutuar është kur Hakiu kishte thënë se Erioni sillet ndryshe kur është me Mirin apo edhe këshillat që i kishte dhënë Manalit që të mos bjerë pre e lojës. Në rastin e parë, Erioni hidhet në mbrojtje të vetes dhe Mirit duke thënë se kur janë të tre, ata vetëm bëjnë shaka e shkëmbejnë batuta. Te rasti i dytë, Miri thotë se Hakiu po bën rolin e babait të mirë, por fundja nuk kanë ardhur për t’i shprehur dashurinë njeri-tjetrit, por të luajnë. Hakiu thotë se ato fjalë nuk i kishte vetëm për Manalin, por ai ka parë se banorë të tjerë kanë dal për faj të lojës së tij. Miri i kujton rastet e ndryshme si për Rezin, Valonin, Manalin që Kika bënte të njëjtin rol. Ai thotë se Kika nuk e di fare se cfarë bisedash ka zhvilluar ai me të tjerët e në këtë rast me Manalin. Lexo me teper »

Ndasitë mes Kosovës e Shqipërisë

Posted on April 25th, 2010 in Banoret | 155 Komente »

Banorët vazhdojnë të flasin për cështjen e Hakiut dhe atë të Kosovës. Ata janë mbledhur të githë dhe po ashtu ndërmjet tyre është edhe Hakiu. Për ta, i gjithë problemi qëndron tek mesazhi që përcillte ai klip, një formë thirrjeje për të mbështetur hakiun që cmimi të shkojë në Kosovë. Banorët janë ndarë në dy grupe, njëri pro kësaj cështjeje e tjetri kundër. Grupi që është pro mendon se mesazhe të tilla mund të bëhen për cdo banor, por që ata nuk i dinë dhe ndaj nuk mund të quhet problem. Mandi shprehet se nuk shikon asnjë lloj ndarje mes dy pjesëve të Shqipërisë. Edhe Seldi pohon të njëjtën gjë dhe shprehet se ndarjen e shikojnë ata që duan të ulin banorët. Erioni hidhet duke thënë se ata nuk po ulin banorët, në këtë rast Hakiun, madje për të ai është ndër më të preferuarit në shtëpi, por sidoqoftë kjo gjë nuk i pëlqen dhe ia ka thënë shpesh atij. Seldi pyet se përse kapen me Hakiun, por të tjerët thonë se po diskutojnë vetëm për mesazhin e jo për Kikën. Lexo me teper »

Surpriza per Jetmirin

Posted on April 24th, 2010 in Uncategorized | 91 Komente »

Eleminimi i Manal

Posted on April 24th, 2010 in Uncategorized | 16 Komente »