Jetmiri dhe Erioni qëndrojnë në kopësht dhe bisedojnë. Jetmiri shprehet se atij i ka pëlqyer shumë atmosfera e krijuar më parë dhe ushqimi, por e ka acaruar shumë Jona. Ai thotë se ajo i qëndronte afër gjatë gjithë kohës dhe i fliste gjera të kota. Jetmiri shton se ajo shtiret gjithmonë dhe tashmë nuk po reziston dot, dhe në ndryshim nga ditët e para që përgjigjej me kulturë, tani ka filluar të përgjigjet me anë të pasthirrmave jo fort me edukatë. Erioni e mbështet dhe Jetmiri shprehet se ajo është përshtatur shpejt me xhunglën, duke nënkuptuar kafshët që u kanë sjellë dhe Erioni shton se ajo sillet sikur di gjithçka. Jetmiri thotë dhe se kur ai ka treguar një informacion mbi kafshët, ajo i ka thënë se ai nuk di dhe nuk mund të flasë me kompetenca. Ai është nervozuar nga ky fakt, por ka zgjedhur të mos reagojë.

Nda kete artikull me miqte e tu!
  • Digg
  • del.icio.us
  • Facebook
  • Google Bookmarks
  • email
  • Live
  • MySpace