Archive for June, 2010

Klodi letër Berishës e Ramës: Ndihem i internuar në vendin tim

Posted on June 25th, 2010 in Uncategorized | 19 Komente »

TIRANE- “Që prej 45 ditësh, unë, familjarët e mi dhe njerëzit e mi më të afërm, po përballemi me një realitet tepër të vështirë. Familjarët e mi sot po vuajnë për bukën e gojës. Të drejtat e tyre po shkelen ditë pas dite nga fryma e urrejtjes dhe diskriminimit, për shkak të orientimit tim seksual” kështu i drejtohet Klodian Cela kreut të qeverisë Sali Berisha dhe kryetarit të opozitës Edi Rama përmes një letre të hapur.

Një ditë pas mesazhit mbështetës të Sekretares Amerikane të Shtetit, Klodian Cela i cili deklaroi publikisht orjentimin e tij seksual gjatë një spektakli të ndjekur televiziv, i bën me dije politikës shqiptare vështirësitë me të cilat përballet ai dhe njerëzit me orientim seksual të ndryshëm nga të tjerët në Shqipëri.

“Nuk e doja veten ditën kur pashë Policinë e Durrësit të ushtronin dhunë psikologjike ndaj nënës sime duke i kërkuar me prepotencën që ta jep uniforma të largonte një tezgë të vogël shitjeje me të cilën siguron bukën e gojës. Unë nuk kërkoj të shkelet ligji, por dua që njerëzit të kuptojnë se ajo tezgë është e vetmja mënyrë të ardhurash për familjen time që punon për të mbijetuar, jo për të jetuar, e që tashmë nuk guxon as të ketë një jetë sociale nga frika se njerëzit do t’i tregojnë me gisht. Që ditën e parë kur unë dola nga Big Brother nisa të kërkoj një vend pune, por ajo që po gjej, në vend të punës, është vetëm urrejtje, homofobi dhe bezdisje e pakuptimtë” shkruan Klodi, ndërsa nuk nguron të thotë se në vitin 2010 ndihet i internuar në vendin e tij. Lexo me teper »

Big Brother 1 & Big Brother 3

Posted on June 16th, 2010 in Big Brother Albania, Lajme dhe Thashetheme | 9 Komente »

Me sa duket tashme eshte bere tradite qe banoret e Big Brother Albania  te te gjitha edicioneve te behen miq e te frekuentojne njeri tjetrin. Kjo eshte nje foto eksluzive qe bigbrotheralbania.net ka mundur te zoteroj  ku duket qarte miqesia ish banorve . Klodi, Zhulieta dhe Toni ne nje nga diskotekat me te famshme te Tiranes.  Me se fundmi  zera te ndryshem thone qe edhe Toni eshte homoseksual edhe ka krijuar nje miqesi te ngushte me Klodin, por per kete thashethem nuk ka asnje informacion te sigurt.

Erioni: “Jo” bashkejeteses me Bertinen

Posted on June 8th, 2010 in Uncategorized | 59 Komente »

erion bertina jashte Erioni: “Jo” bashkejeteses me Bertinen

Për Erionin dhe Bertinën, vazhdimi i lidhjes pas shumë konflikteve dhe keqkuptimeve brenda shtëpisë së”Big Brother 3″ ishte si një diell pas shiut. Por tashmë duket se kjo lidhje nuk po thellohet ashtu siç fansat e tyre do të kishin dëshirë. Edhe pse kalojnë shumë kohë bashkë, shfaqet si një lidhje thjesht për argëtim. Miq të përbashkët të ish-banorëve të BB3 kanë treguar se është Erioni ai që nuk dëshiron ta bëjë gjithçka serioze në lidhjen e tyre, duke e shijuar deri tani pa ndonjë kokëçarje dhe preokupim të veçantë. Ndërsa nga ana e saj, Bertina thuhet se ka bërë të pamundurën për të qenë sa më afër Erionit si një partnere e vërtetë. Ajo jo pa qëllim ka marrë disa javë më parë një apartament me qira në rrugën e Elbasanit në Tiranë, duke u ndarë nga jeta me shoqet që bënte para se të hynte në këtë “reality show”. Por kryesorja ka qenë një apartament për t’i krijuar mundësinë Erionit të kalojnë kohë të gjatë bashkë. Por edhe pse ajo tashmë jeton vetëm, Erioni nuk ka vendosur ende të marrë rrobat dhe të nisë një bashkëjetesë me Bertinën, si një çift që mund të planifikojnë më mirë jetën e tyre të përditshme. Këtij fakti i shtohet edhe e vërteta që Erioni nuk ua ka prezantuar të dashurën prindërve të tij, apo të prezantohet vetë me mamanë e Bertinës, e cila jeton në Delvinë. Në fakt udhëtimi i tyre i parë si çift jashtë Tiranës ndodhi javën e kaluar, kur ata u nisën të dy drejt Vlorës pas ftesës që u bëri Jetmiri, për të festuar fitoren e tij. Bashkë me ta ka qenë edhe Rezarta, të cilën Jetmiri e ka marrë me vete në qytetin ku jeton, dhe ua ka prezantuar prindërve si të dashurën e tij. Jetmiri nuk e ka lënë me kaq këtë thellim të lidhjes së tij me vajzën kosovare, pasi këtë javë kanë udhëtuar bashkë me të drejt Kosovës, për t’u takuar me familjen e Rezartës. Kështu, ndryshe nga lidhja e Erionit dhe Bertinës, lidhja e Jetmirit me Rezartën pavarësisht komenteve që pati duke u cilësuar si “sipërfaqësore dhe banale” po merr nota serioziteti. Po çfarë do të ndodhë me Erionin dhe Bertinën?! Lexo me teper »

Klodi themelon shoqate homoseksualesh

Posted on June 8th, 2010 in Uncategorized | 6 Komente »

Ata që provojnë një eksperiencë si “Big Brother” pohojnë se mbasi dalin nga ajo shtëpi ku jeta është e monitoruar, mbasi bëhen personazhë televizivë dhe të dashur nga publiku, jeta e tyre nuk është më e njëjta. Kjo të paktën është ndjesia sapo ky program ul siparin dhe teksa kalon në rrugë, të gjithë të flasin dhe të kërkojnë autografe. Por nëse ka një personazh të këtij edicioni, i cili mund ta thotë me zë të lartë këtë fakt, që me të vërtetë një program si ky i solli ndryshim, madje revolucion në jetën e tij, ai është Klodian Çela. Teksa kërkonim informacione për jetën e tij përtej detit, ditët e para që u fut në shtëpinë e vëzhguar, pyetja e parë që të vinte në mendje ishte: “Po ai pse duhej të futej në “Big Brother?”. Kishte krijuar një jetë për t’u pasur zili, një gjendje ekonomike shumë të mirë, dhe miq të shumtë që e donin dhe e mbështesnin. Por më pas kur ai vendosi të ndajë me të gjithë shqiptarët të fshehtën e jetës së tij, orientimin e tij seksual, kuptuam se Klodi me të vërtetë paska patur një arsye të fortë për ta bërë këtë. Rrëfimi i Klodit ishte një këmbanë alarmi sidomos për të gjithë ata që janë si ai, por që bëjnë një sforco të jashtëzakonshme për t’u tjetërsuar në sytë e opinionit. “Të jetosh në falsitet dhe t’iu tregosh njerëzve që ti je ai që ata duan, por që në fakt është ndryshe, më duket një shpenzim i kotë energjie”, na rrëfen Klodi. Por si është pritur djali 36-vjeçar nga Lezha pas daljes së tij nga “Big Brother”? “Kur dola pashë mamanë disi të trembur dhe më pas kur më treguan gjithçka kishte ndodhur, i dhashë të drejtë. Por unë ju them sinqerisht, kam kaluar ditë shumë të mira, më ndalojnë në rrugë nga të rriturit e deri tek fëmijët. Është një ndjesi shumë e veçantë”, na rrëfen ai. Ndërkohë për të ideja për t’u zbavitur dhe për ta shpenzuar kohën kot gjasme si një njeri publik, i duket shumë absurde. Asgjë nga këto nuk ka në kokë Klodi. I mësuar të punojë që kur ishte i mitur, madje të bëjë dhe shumë sakrifica, ai ka ndezur motorët për të realizuar gjithçka ka në mendje. Dhe mbi të gjitha ka vendosur diçka shumë të rëndësishme, dëshiron të ndërtojë një jetë të re, këtu në Shqipëri, në atdheun e tij dhe pranë nënës së tij, që e ka pikë të dobët.
Tani synon televizionin
Ka qenë gjithmonë një natyrë artistike. I ka pëlqyer të merret me gjëra të bukura, me ato ku fantazia çlirohet pa limit dhe ia ka dalë. Si drejtor artistik i njërës prej diskotekave më të famshme në Itali, Klodi ka mundur të tregojë anën e tij artistike, e cila është pëlqyer shumë. Tani kërkon që të njëjtën gjë ta bëjë në Shqipëri dhe synon për këtë, botën e televizionit. Janë disa projektet që ka në kokë e meqë akoma nuk ka të kristalizuar diçka, preferon të mos flasë konkretisht, por premton se shumë shpejt do të jetë pjesë e ekranit, duke realizuar kështu një nga dëshirat e tij të hershme.
Plani për një shoqatë
Ndërkohë dëshiron që rrëfimin i tij ku ai iu tregoi shqiptarëve se një individ homoseksual nuk është një ufo, por një njeri me të gjitha vlerat e tij, mos të mbetet në kuadrin e një show mediatik, pasi edhe qëllimi i tij nuk ishte aspak ky. Tani qa ka dalë nga “Big Brother” ka vendosur të bëjë më shumë. Fakti që është pranuar nga shoqëria dhe këtë e tregojnë sjelljet e njerëzve, ka qenë një fillim shumë i mirë. Por në fakt a janë me të vërtetë shqiptarët kaq dashamirës me këtë kategori njerëzish? Pak javë më parë në një nga televizionet italiane, bëhej një provë për të testuar shkallën e homofobisë, duke çuar çifte gejsh ose lesbikesh në mes të njerëzve, të cilët fillonin dhe putheshin aty. Lexo me teper »