Klodian Çela ishte personazhi më i përfolur i Big Brotherit të sivjetshëm dhe kjo për një arsye të vetme, ai deklarojë hapur Homoseksualitetin e tij. Ai e dinte shumë mirë që e gjitha kjo do e kishte një çmim por, nuk e kishte menduar deri këtu. Klodi tregon se familja e tij është e “internuar” në qytetin e Durrësit, vuan një sulm psikologjik të pa para dhe paragjykime gjithë andej. Ai vazhdon më tej duke pohuar se Big Brother i ka shkatërruar familjen. Edhe pse nuk është penduar për deklaratën e bërë por, nga ana tjetër ka përgjegjësin për të afërmit dhe do që ata të gjejnë paqe pasi shkakun e gjen tek vetja. Askush nuk më ka hapur derën për punë thotë Klodi, edhe letra që ai dërgoi krerëve më të lartë të shtetit nuk piu ujë, pasi ai ende nuk e ka marrë një përgjigje. Ndër të tjera në një intervistë për Sh2-in ai tregon se në Shqipëri ka shumë homoseksual, madje shprehet Klodi ata kanë poste drejtuese kudo. “Në qoftë se askush nuk do më ndihmojë do vijë momenti që do të publikojë edhe emrat e tyre, se për deri sa thash emrin tim për të tjerët nuk me bëhet vonë”,- shprehet Çela. Ndërsa për çështjen e Domenikës me Seldin, ai thotë vetëm diçka; “Domenika nuk flet kot, duhet dëgjuar…”

Klodi, po bëni pushime këtë verë ?

Pushime, ku ka pushime pa lekë (qesh). Pas daljes nga Big Brother shkova në Itali ku takova miqtë dhe të afërmit të mi. U tha që Klodi la Shqipërinë përgjithmonë, nuk është e vërtetë fare. Klodi i ka dokumentet italiane dhe shkon e vjen kur ti dojë qejfi. Po e ndjeja si detyrim që të shkoja se kam njërës që më duan. Atje kam shumë shoqëri, italian dhe shqiptar.

Si ju pritën?

Sinqerisht jam habitur, më kishin ndjekur shumë gjithë shoqëria më kishte ndjekur. Komplimenta pa fund. Pastaj shkova për nipërit që i kam rritur dhe i kam pikë të dobët. Përveç pritjeve të mira, dalja juaj ka pas dhe anë të tjera ku edhe nuk jeni pritur mirë apo jo? Normale. Por, kjo jo vetëm për atë që unë shpreha të Bigu por, kjo edhe për një lloj simpatia dhe antipatie që krijojmë për njerëzit dhe është më se normale.

Pse vendosët të merrnit pjesë në Big Brother, kur prej vitesh jetonin në Itali dhe mund të merrnit pjesë në “Grande Frantello” atje?

Po nuk është se nuk kam tentuar edhe atje. Një vit para se të futesha në Big Brother Albania, aplikova dhe atje. I kalova të gjitha stadet, por, një djalë tjetër shqiptarë që kishte aplikuar, Fredi Berisha i cili ishte rom pati më shumë shanse të futej për disa arsye, pasi ishte një vit kur romët kishin probleme dhe po bënin manifestime ishte një çështje delikate dhe e bujshme për këtë arsye duhej një përfaqësues rom atje.

Çfarë ju priti pas daljes nga BB?

Internimi, familja ime është e “internuar” vërtetë dhe po e vuan deklaratën time. Shteti ende nuk më ka dhënë një ndihmë konkrete. Ende nuk më ma ka thënë dikush, që, hajde o Klodi shko te varri i babait tënd. Unë nuk dua të rrezikojë dhe të luaj me jetën time, nuk dua të bëhem dëshmor kot më kot. Unë nuk e quaj veten hero, unë jam Koldian Çela, kaq.

Sa ju kanë mbështetur pushtetarët?

Aspak, dhe mua më bën çudi se si do të futemi ne në Evropë. Shqipëria në integrime dhe vazhdon ende me internime dhe paragjykime.

Nga kush e kërkoni ndihëm?

Nga çdo kush që e ndjen veten se ka një përgjegjësi.

Ju keni shkruar edhe një letër, keni marrë përgjigje nga kryeministri?

Jo, nuk kam marrë ende një përgjigje, as nga kryeministri dhe as nga këto shoqatat që dalin dhe reklamohen për të drejtat e njeriut, nga ata unë kam marrë “zero”. Dhe nuk është e vërtetë siç është folur që familja ime jeton prej vitesh në Durrës, madje unë kur kam bërë videon prezantuese për t’u futur në Big Brother e kam bërë te shtëpia ime në Lezhë dhe turp kush e ka shpikur këtë histori.

Po, kur thoni që nuk më ofron njeri punë, çfarë doni të thoni, ju vetë keni kërkuar vend pune?

Po, kam kërkuar në disa institucione, po këtu askush nuk të ndihmon. Me mua është bërë shou, janë shitur gazetat, politika ka bërë politikën e vetë ndërsa tek unë nuk ka ardhur askush. Nuk më ka afruar njeri ndihmë, ndihmë do të thotë që dikush të më hap derën. Të paktën të më dëgjojnë. Kërkojë që familjes time ti japin dinjitet. Nuk kam kërkuar lëmosh, po ata që marrin fonde dhe kanë përgjegjësin lë të bëhen të gjallë.

Çfarë punë do të bënit ju? Çfarë punë?

Po të më fusin në punë vëllezërit. Unë jam në kontratën e Topit, por dhe këta po më mbajnë varur dhe nuk më kanë ofruar asgjë konkrete.

Klodi, pranimi i homoseksualitetit tuaj në një program televiziv ishte për të përfituar ndihmë publike apo nuk ka lidhje?

Jo unë nuk kisha nevojë për këtë, me veten time unë jam shumë normal dhe e pranojë veten siç jam. Ndërsa në një realit kur bashkëjeton me disa persona ishte një detyre për ta shprehur. Ndërsa homoseksualitetin nuk e solla unë në Shqipëri. I kemi përball dhe shkëmbehemi me ta 20 herë në ditë. Kjo që bëra unë nuk ka lidhje me guximin është diçka normale, unë respektoje rregullat shoqërore dhe njerëzore dhe di se çfarë duhet dhe nuk e shikojë veten të ndryshëm.

Jeni bërë pishman për futjen në Big Brother dhe për deklaratën që bëtë?

Të jem penduar jo aspak. Unë nuk e kam problem seksualtetin tim. Problemi është për ata që nuk më shikojnë si njëri si gjithë të tjerët. Për një gjë jam penduar sepse Big Brother më shkatërrojë familjen. Ata për shkakun tim nuk po jetojnë dot të qetë.

Ata i mora më qafe unë. Cili ka qenë momenti më i vështirë pas daljes nga Big Brother?

Njeriu jeton për një dinjitet. Kam pas momente të vështira. Kam pas kërcënime edhe në telefon.Të gjithë thonë, Klodi hero, hero, por, kjo vetëm me fjalë.

Ju njihni persona publike më të njëjtat prirje si ju?

Po ka shumë, sidomos në televizionet tona. Dhe unë jam munduar të krijoj kontakte me ta apo një ndihmë dhe askush nuk ma ka hap derën. Nuk është Klodi i pari “Gay” ka dhe me dhjetëra po emrat nuk i them, dhe në qoftë se nuk do të lëviz gjë në raport me mua do i jap dhe ata emra. Për deri sa unë thashe emrin tim, nuk dua t’ia di fare për të tjerët. Ka njerëz “Gay” që kanë role dhe poste shumë të rëndësishme.

Klodi, ju thatë që në Itali keni shumë miq, po këtu në Shqipëri, si janë raportet me banorët e BB?

Kam dhe këtu miq. Me ish banorët, kam me disa raporte shumë të mira, me Oltën, me Bledin me Mandin të cilin dua ta përshëndes më ka ndihmuar dhe qëndruar afër. Kam miqësi me Tatianën, me Manalin.

Klodi, dukeni një njeri shumë i ndjeshëm, çfarë ju shqetëson më shumë?

Paragjykimet. Kur të tjerët flasin pa të njohur.

Domenikën e keni takuar? Po, e kam takuar. Edhe pas këtyre deklaratave që ata…?

Po dhe më vjen keq për të por do kalojë. Është një moment që kalon. Duhet të dini një gjë që Domi nuk flet kot dhe duhet dëgjuar. Por, nuk dua të flas për këtë çështje që i përket vetëm atyre dhe nuk më takon mua, aq më tepër mua të komentojë mbi këtë situatë dhe mbi të gjitha nuk jam personi i duhur.

Klodi çfarë ju lidh me stilimin për veshjet ?

Kam punuar për vite të tëra në Itali. Modën e kam pasion dhe e dua shumë.