29/12/2010 17:16

Emilio me Almën qëndrojnë në oborr duke biseduar, kur pranë tyre kalon Imelda. Ai komenton për të se ëhtë ndërruar katër herë vetëm gjatë ditës së sotme dhe Alma përgjigjet se femra duhet të kujdeset për imazhin e saj.

Më pas Alma dhe Emilio ikin nga oborri duke ua lënë vendin Olgerit dhe Ergysit. Ata bisedoëjnë për pyetësorin e djeshëm që banorët i kanë bërë njëri-tjetrit. Olgeri shprehet se banorët janë të mendimit që ta vazhdojnë përsëri sot të njëjtën linjë, por Ergysi shprehet se në shtëpi nuk respektohet diskutimi dhe as debati pasi ata nuk e dëgjojnë njëri-tjetrin kur flasin.
Olgeri hedh idenë që ata të bëjnë pyetje-përgjigje si dje, por më të shkurtra dhe më konçize.

Burimi: http://bigbrother.top-channel.tv/4/news.php?id=6238