29/12/2010 19:20

Loja vazhdon dhe në qendër të vëmendjes është përsëri Neda. Hënesi i bën dy pyetje “Çfarë mendimi ke për mua?” dhe “Cilin shikon në finale?”. Neda i përgjigjet duke i thënë se Hënesi sipas saj është i papjekur, por ka një papjekuri të lezetshme dhe se ka ende kohë për t’u pjekur. Neda i thotë se është njeri i ndjeshëm. Ndërsa për pyetjen e dytë Neda fillon të spjegojë duke thënë se ka një aftësi të lindur që mund të parashikojë, por nuk do të ndjellë ters. Neda thotë se nuk ka njerëz të padëshiruar në finale. Ajo thotë se fitore të pamerituar nuk do, më mirë preferon humbjen. “Ndjesinë e frikës nuk e kam”, thotë Neda. Neda thotë se nëse vjen një moment që nuk i ndjen dot kënaqësinë lojës, e le, jep dorëheqjen. Torosi i thotë se për sa kohë të jetë këtu nuk do ta lejojë që të japë dorëheqjen. Neda i thotë se as vetë nuk mendon se do arrijë ta bëjë.

Burimi: http://bigbrother.top-channel.tv/4/news.php?id=6242