29/12/2010 15:16

Imelda bisedon me Torosin duke i folur për veten e saj. Ajo shprehet se gjëja më e thjeshtë që mund të bëjë jashtë është të bëjë miq, e nuk do të lodhej dhe brenda shtëpisë së Big Brother duke e bërë këtë gjë. Torosi i thotë Imeldës se ajo duhet ta mbrojë veten e saj, e mos t’i lërë të tjerat ta përdorin apo ta marrin nëpër këmbë. Gjithashtu ai shton se ajo duhet t’i tregojë të gjitha ato që di të bëjë.
Imelda shprehet se ajo e ka të vështirë t’ua thotë të tjerëve të këqijat në sy pasi ndihet në siklet, e po ashtu nuk i paragjykon njerëzit.

Ndërkohë Emilio me Mirjetën bisedojnë në oborr për jetën e tyre jashtë. Ata i tregojnë njëri-tjetrin disa detaje të jetës së përditshme, e më pas Emilio e pyet Mirjetën se me cilin nga banorët është ndjerë më mirë deri tani brenda shtëpisë së BB. Ajo përgjigjet se me të gjithë në përgjithësi ka mardhënie të mira, por ndër vajza do të veçonte Klodin e ndër djem Hënesin.
Emilio shprehet se personi që i pëlqen më shumë e ka mardhënie më të mira është Alma, pasi i duket “burrneshë”, siç e cilëson ai.

Burimi: Top Channel