Hënesi bisedon me Klodianën dhe Klaudian në lidhje me Torosin. Hënesi flet në prani të Torosit. Ai thotë se njerëzit mendojnë se Toros po e përdor Hënesin dhe Hënes thotë se nësne kjo është e vërtetë, ai do ta kuptojë.

Klodiana del jashtë në oborr për t’u sqaruar me Ergysin sepse mendon se kanë një keqkuptim. Ai i thotë se ka vlerësuar një pjesë nga Klodiana dhe ia ka thënë më përpara se çfarë. Klodiana i thotë se kërkon të kenë shoqëri bashkë dhe ai i përgjigjet se shoqërinë e tij do ta ketë gjithmonë. Ergysi i thotë “tek unë nuk vihet vetëm për të marrë nota artistike”. Klodiana i thotë se ai e ka keqkuptuar. Ai i thotë se në mos ajo, një tjetër ka për të qenë “kolonele”. Ergysi i thotë se gradën “kolonele’ ia ka dhënë spontanisht dhe sa ka vlerësuar lirshmërinë e saj. Ergysi i thotë se në një moment Klodiana është ndjerë xheloze në lidhje me të. Klodiana i thotë se e dëshiron shoqërinë me të dhe i është dukur sikur atij i ka ngelur hatri me të. Ergysi i thotë se ai nuk ka gjithmonë të njëjtin humor. Ai vazhdon duke i thënë “Të paktën ti ke luksin e transparencës time, ne u sqaruam dhe kjo më bën të kuptoj që ti nuk do vetëm anën artistike tek unë”.

Burimi: http://bigbrother.top-channel.tv/4/news.php?id=6380