Në shtëpinë e BB hyjnë dy futbollistët e skuadrës Kombëtare Amdi Salihi dhe Ervin Bulku të cilët u dhurojnë banorëve nga një bluzë të kombëtares dhe u japin lajmin e mirë të fitores. Banorët kanë mundësinë që të ndjekin disa nga momentet e ndeshjes.

Pas kësaj surprize banorët njoftohen se tashmë ka mbërritur zarfi me të eleminuarin e dytë. këtë herë komunikimi do të bëhet ndryshe banorët shkojnë nëpër ambjente të ndryshme të shtëpisë .
Kështu neda shkon në zonën pranë pishinës, Ogreni në dhomën e rrëfimit, Marieli në dhomën jeshile, Ermela në dhomën e kuqe dhe Ergysi në dhomën e gjumit. Arbana lexon zarfin dhe dëgjohet vetën në zonën pranë pishinës. Ajo i komunikon Nedës se është ajo e eleminuara e këtij televotimi.

Neda lë shtëpinë e BB një javë përpara finales duke dalë nga oborri, pa takuar asnjë nga banorët e tjerë të cilët nuk janë në dijeni. Pas largimit të Nedës banorët ftohen të kthehen në dhomën e ndenjes. Ata kthehen në dhomën e ndenjes dhe aty kuptojnë se Neda është e larguara.
Ogreni shpërthen në lot, ndërsa Arbana u komunikon se tashmë ata janë katër finalistët e BB4.

Be Sociable, Share!