Archive for the ‘Big Brother Albania 3’ Category

Klodi: Shqipëria ka shumë homoseksual, me poste drejtuese te lart

Posted on September 2nd, 2010 in Klodi, Lajme dhe Thashetheme | Lini nje Koment »

Klodian Çela ishte personazhi më i përfolur i Big Brotherit të sivjetshëm dhe kjo për një arsye të vetme, ai deklarojë hapur Homoseksualitetin e tij. Ai e dinte shumë mirë që e gjitha kjo do e kishte një çmim por, nuk e kishte menduar deri këtu. Klodi tregon se familja e tij është e “internuar” në qytetin e Durrësit, vuan një sulm psikologjik të pa para dhe paragjykime gjithë andej. Ai vazhdon më tej duke pohuar se Big Brother i ka shkatërruar familjen. Edhe pse nuk është penduar për deklaratën e bërë por, nga ana tjetër ka përgjegjësin për të afërmit dhe do që ata të gjejnë paqe pasi shkakun e gjen tek vetja. Askush nuk më ka hapur derën për punë thotë Klodi, edhe letra që ai dërgoi krerëve më të lartë të shtetit nuk piu ujë, pasi ai ende nuk e ka marrë një përgjigje. Ndër të tjera në një intervistë për Sh2-in ai tregon se në Shqipëri ka shumë homoseksual, madje shprehet Klodi ata kanë poste drejtuese kudo. “Në qoftë se askush nuk do më ndihmojë do vijë momenti që do të publikojë edhe emrat e tyre, se për deri sa thash emrin tim për të tjerët nuk me bëhet vonë”,- shprehet Çela. Ndërsa për çështjen e Domenikës me Seldin, ai thotë vetëm diçka; “Domenika nuk flet kot, duhet dëgjuar…”

Klodi, po bëni pushime këtë verë ?

Pushime, ku ka pushime pa lekë (qesh). Pas daljes nga Big Brother shkova në Itali ku takova miqtë dhe të afërmit të mi. U tha që Klodi la Shqipërinë përgjithmonë, nuk është e vërtetë fare. Klodi i ka dokumentet italiane dhe shkon e vjen kur ti dojë qejfi. Po e ndjeja si detyrim që të shkoja se kam njërës që më duan. Atje kam shumë shoqëri, italian dhe shqiptar.

Si ju pritën?

Sinqerisht jam habitur, më kishin ndjekur shumë gjithë shoqëria më kishte ndjekur. Komplimenta pa fund. Pastaj shkova për nipërit që i kam rritur dhe i kam pikë të dobët. Përveç pritjeve të mira, dalja juaj ka pas dhe anë të tjera ku edhe nuk jeni pritur mirë apo jo? Normale. Por, kjo jo vetëm për atë që unë shpreha të Bigu por, kjo edhe për një lloj simpatia dhe antipatie që krijojmë për njerëzit dhe është më se normale.

Pse vendosët të merrnit pjesë në Big Brother, kur prej vitesh jetonin në Itali dhe mund të merrnit pjesë në “Grande Frantello” atje?

Po nuk është se nuk kam tentuar edhe atje. Një vit para se të futesha në Big Brother Albania, aplikova dhe atje. I kalova të gjitha stadet, por, një djalë tjetër shqiptarë që kishte aplikuar, Fredi Berisha i cili ishte rom pati më shumë shanse të futej për disa arsye, pasi ishte një vit kur romët kishin probleme dhe po bënin manifestime ishte një çështje delikate dhe e bujshme për këtë arsye duhej një përfaqësues rom atje.

Çfarë ju priti pas daljes nga BB?

Internimi, familja ime është e “internuar” vërtetë dhe po e vuan deklaratën time. Shteti ende nuk më ka dhënë një ndihmë konkrete. Ende nuk më ma ka thënë dikush, që, hajde o Klodi shko te varri i babait tënd. Unë nuk dua të rrezikojë dhe të luaj me jetën time, nuk dua të bëhem dëshmor kot më kot. Unë nuk e quaj veten hero, unë jam Koldian Çela, kaq.

Sa ju kanë mbështetur pushtetarët?

Aspak, dhe mua më bën çudi se si do të futemi ne në Evropë. Shqipëria në integrime dhe vazhdon ende me internime dhe paragjykime.

Nga kush e kërkoni ndihëm?

Nga çdo kush që e ndjen veten se ka një përgjegjësi. Lexo me teper »

Jetmiri (fituesi BBA 3) pushime me Rezin

Posted on August 9th, 2010 in Jetmiri BBA 3, Rezarta BBA 3 (Eleminuar) | 9 Komente »

Fituesi i Big Brother Albania 3 vazhdon akoma te shijoj pushimet me te dashuren e tij qe njohu brenda shtepise me te vezhguar ne Shqiperi.  Ku me te cilen i dhuruan mundesine te gjithe fansave te BBA e jo vetem, te shpreheshin mbi  bemat e tyre ne shtepi, ku prej te cilave  shquhet ajo poshte tavolines. Aktualisht  Rezarta dhe Miri jane me pushime ne Vlore, BigBrotherAlbania.net ka arritur te siguroj disa foto te dy te dashuruarve ne bordin e nje motorskafi ku ne te cilin gjendet edhe Enxhi (agjentja BBA3). Per me teper shikoni fotot me poshte:

Bertina & Erioni, pas Big Brother jet VIP-ash

Posted on July 17th, 2010 in Bertina BBA 3, Erioni BBA 3 | 35 Komente »

Olta Sheta : Unë, mike e ngushtë me të dashurën e Erionit

Posted on July 4th, 2010 in Olta BBA 3 | 64 Komente »

Olta rrëfen të vërtetën e puthjes miqësore me Erionin, xhelozinë e Bertinës dhe lojën e historisë së dashurisë në Big Brother

Asgjë nuk është si më parë për Olta Shetën: do të ndalojë për të përshëndetur njerëz që nuk i ka njohur deri dje, të japë autografe, madje edhe të pranojë të pozojë me fansat duke bërë fotografi. E pranon se nuk ka bërë asnjë mëkat teksa ka tentuar të tregojë të vërtetën e historisë së dashurisë mes Erionit dhe Bertinës, nuk ka asnjë peng për lojën, por nuk ka se si ta mohojë se tre miqtë që ka lënë brenda në shtëpinë e Big Brother do ti mungojnë edhe për pak. Për herë të parë, Olta rrëfen marrëdhënien me Erionin dhe atë që ajo e quan xhelozi e sëmurë e Bertinës, që mendonte se ka pasur qëllime intime ndaj tij. Në këtë pikë, vajza karizmatike e Big Brother, pranon të rrëfejë se përse Bertina realisht nuk afrohej në shijet e femrave që pëlqen Erioni. Sekreti dhe etaloni i bukurisë është një mikeshë e Oltës, ish-e dashura e Erionit, i cili duket se nuk e ka harruar vajzën që ka zëvendësuar Bertina…!

Ke dy javë që ke dalë nga shtëpia, çfarë të mungon më shumë?

Tre personat që më mungojnë më shumë që kur kam dalë janë Klodi, Seldi dhe Domi, me ata bëja më shumë gallatë dhe bisedoja, ndërsa për të tjerët jo.

Ka ndryshuar ndonjë gjë në ritmin e ditës tënde?

Jo, nuk ka ndryshuar asnjë. Kam vijuar jetën normalisht, ashtu si e kisha lënë para se të hyja në shtëpi, me përjashtim të faktit që tani njerëzit më njohin më shumë në rrugë, më ndalojnë dhe më komplimentojnë për lojën time, madje disa prej tyre habiten, që jam shumë ndryshe nga sa mund të më kenë njohur përmes ekranit në Big Brother.

Ashtu si edhe ju, shumë njerëz u habitën nga eleminimi, pse mendon se të votuan?

Edhe vetë atë natë nuk e prisja eleminimin. Isha nominuar disa herë, por atë natë që dola nuk e prisja. Nuk e di se cila ka qenë arsyeja e vërtetë që publiku më ka votuar të dalë jashtë shtëpisë. Ndoshta shoqërinë time me Erionin e ka marrë në anën e kundërt që ajo ishte realisht, por dua të theksoj se mes nesh ka pasur vetëm shoqëri të pastër. Lexo me teper »

Klodi letër Berishës e Ramës: Ndihem i internuar në vendin tim

Posted on June 25th, 2010 in Klodi | 19 Komente »

TIRANE- “Që prej 45 ditësh, unë, familjarët e mi dhe njerëzit e mi më të afërm, po përballemi me një realitet tepër të vështirë. Familjarët e mi sot po vuajnë për bukën e gojës. Të drejtat e tyre po shkelen ditë pas dite nga fryma e urrejtjes dhe diskriminimit, për shkak të orientimit tim seksual” kështu i drejtohet Klodian Cela kreut të qeverisë Sali Berisha dhe kryetarit të opozitës Edi Rama përmes një letre të hapur.

Një ditë pas mesazhit mbështetës të Sekretares Amerikane të Shtetit, Klodian Cela i cili deklaroi publikisht orjentimin e tij seksual gjatë një spektakli të ndjekur televiziv, i bën me dije politikës shqiptare vështirësitë me të cilat përballet ai dhe njerëzit me orientim seksual të ndryshëm nga të tjerët në Shqipëri.

“Nuk e doja veten ditën kur pashë Policinë e Durrësit të ushtronin dhunë psikologjike ndaj nënës sime duke i kërkuar me prepotencën që ta jep uniforma të largonte një tezgë të vogël shitjeje me të cilën siguron bukën e gojës. Unë nuk kërkoj të shkelet ligji, por dua që njerëzit të kuptojnë se ajo tezgë është e vetmja mënyrë të ardhurash për familjen time që punon për të mbijetuar, jo për të jetuar, e që tashmë nuk guxon as të ketë një jetë sociale nga frika se njerëzit do t’i tregojnë me gisht. Që ditën e parë kur unë dola nga Big Brother nisa të kërkoj një vend pune, por ajo që po gjej, në vend të punës, është vetëm urrejtje, homofobi dhe bezdisje e pakuptimtë” shkruan Klodi, ndërsa nuk nguron të thotë se në vitin 2010 ndihet i internuar në vendin e tij. Lexo me teper »

Erioni: “Jo” bashkejeteses me Bertinen

Posted on June 8th, 2010 in Bertina BBA 3, Erioni BBA 3 | 54 Komente »

erion bertina jashte Erioni: “Jo” bashkejeteses me Bertinen

Për Erionin dhe Bertinën, vazhdimi i lidhjes pas shumë konflikteve dhe keqkuptimeve brenda shtëpisë së”Big Brother 3″ ishte si një diell pas shiut. Por tashmë duket se kjo lidhje nuk po thellohet ashtu siç fansat e tyre do të kishin dëshirë. Edhe pse kalojnë shumë kohë bashkë, shfaqet si një lidhje thjesht për argëtim. Miq të përbashkët të ish-banorëve të BB3 kanë treguar se është Erioni ai që nuk dëshiron ta bëjë gjithçka serioze në lidhjen e tyre, duke e shijuar deri tani pa ndonjë kokëçarje dhe preokupim të veçantë. Ndërsa nga ana e saj, Bertina thuhet se ka bërë të pamundurën për të qenë sa më afër Erionit si një partnere e vërtetë. Ajo jo pa qëllim ka marrë disa javë më parë një apartament me qira në rrugën e Elbasanit në Tiranë, duke u ndarë nga jeta me shoqet që bënte para se të hynte në këtë “reality show”. Por kryesorja ka qenë një apartament për t’i krijuar mundësinë Erionit të kalojnë kohë të gjatë bashkë. Por edhe pse ajo tashmë jeton vetëm, Erioni nuk ka vendosur ende të marrë rrobat dhe të nisë një bashkëjetesë me Bertinën, si një çift që mund të planifikojnë më mirë jetën e tyre të përditshme. Këtij fakti i shtohet edhe e vërteta që Erioni nuk ua ka prezantuar të dashurën prindërve të tij, apo të prezantohet vetë me mamanë e Bertinës, e cila jeton në Delvinë. Në fakt udhëtimi i tyre i parë si çift jashtë Tiranës ndodhi javën e kaluar, kur ata u nisën të dy drejt Vlorës pas ftesës që u bëri Jetmiri, për të festuar fitoren e tij. Bashkë me ta ka qenë edhe Rezarta, të cilën Jetmiri e ka marrë me vete në qytetin ku jeton, dhe ua ka prezantuar prindërve si të dashurën e tij. Jetmiri nuk e ka lënë me kaq këtë thellim të lidhjes së tij me vajzën kosovare, pasi këtë javë kanë udhëtuar bashkë me të drejt Kosovës, për t’u takuar me familjen e Rezartës. Kështu, ndryshe nga lidhja e Erionit dhe Bertinës, lidhja e Jetmirit me Rezartën pavarësisht komenteve që pati duke u cilësuar si “sipërfaqësore dhe banale” po merr nota serioziteti. Po çfarë do të ndodhë me Erionin dhe Bertinën?! Lexo me teper »

Klodi themelon shoqate homoseksualesh

Posted on June 8th, 2010 in Klodi | 4 Komente »

Ata që provojnë një eksperiencë si “Big Brother” pohojnë se mbasi dalin nga ajo shtëpi ku jeta është e monitoruar, mbasi bëhen personazhë televizivë dhe të dashur nga publiku, jeta e tyre nuk është më e njëjta. Kjo të paktën është ndjesia sapo ky program ul siparin dhe teksa kalon në rrugë, të gjithë të flasin dhe të kërkojnë autografe. Por nëse ka një personazh të këtij edicioni, i cili mund ta thotë me zë të lartë këtë fakt, që me të vërtetë një program si ky i solli ndryshim, madje revolucion në jetën e tij, ai është Klodian Çela. Teksa kërkonim informacione për jetën e tij përtej detit, ditët e para që u fut në shtëpinë e vëzhguar, pyetja e parë që të vinte në mendje ishte: “Po ai pse duhej të futej në “Big Brother?”. Kishte krijuar një jetë për t’u pasur zili, një gjendje ekonomike shumë të mirë, dhe miq të shumtë që e donin dhe e mbështesnin. Por më pas kur ai vendosi të ndajë me të gjithë shqiptarët të fshehtën e jetës së tij, orientimin e tij seksual, kuptuam se Klodi me të vërtetë paska patur një arsye të fortë për ta bërë këtë. Rrëfimi i Klodit ishte një këmbanë alarmi sidomos për të gjithë ata që janë si ai, por që bëjnë një sforco të jashtëzakonshme për t’u tjetërsuar në sytë e opinionit. “Të jetosh në falsitet dhe t’iu tregosh njerëzve që ti je ai që ata duan, por që në fakt është ndryshe, më duket një shpenzim i kotë energjie”, na rrëfen Klodi. Por si është pritur djali 36-vjeçar nga Lezha pas daljes së tij nga “Big Brother”? “Kur dola pashë mamanë disi të trembur dhe më pas kur më treguan gjithçka kishte ndodhur, i dhashë të drejtë. Por unë ju them sinqerisht, kam kaluar ditë shumë të mira, më ndalojnë në rrugë nga të rriturit e deri tek fëmijët. Është një ndjesi shumë e veçantë”, na rrëfen ai. Ndërkohë për të ideja për t’u zbavitur dhe për ta shpenzuar kohën kot gjasme si një njeri publik, i duket shumë absurde. Asgjë nga këto nuk ka në kokë Klodi. I mësuar të punojë që kur ishte i mitur, madje të bëjë dhe shumë sakrifica, ai ka ndezur motorët për të realizuar gjithçka ka në mendje. Dhe mbi të gjitha ka vendosur diçka shumë të rëndësishme, dëshiron të ndërtojë një jetë të re, këtu në Shqipëri, në atdheun e tij dhe pranë nënës së tij, që e ka pikë të dobët.
Tani synon televizionin
Ka qenë gjithmonë një natyrë artistike. I ka pëlqyer të merret me gjëra të bukura, me ato ku fantazia çlirohet pa limit dhe ia ka dalë. Si drejtor artistik i njërës prej diskotekave më të famshme në Itali, Klodi ka mundur të tregojë anën e tij artistike, e cila është pëlqyer shumë. Tani kërkon që të njëjtën gjë ta bëjë në Shqipëri dhe synon për këtë, botën e televizionit. Janë disa projektet që ka në kokë e meqë akoma nuk ka të kristalizuar diçka, preferon të mos flasë konkretisht, por premton se shumë shpejt do të jetë pjesë e ekranit, duke realizuar kështu një nga dëshirat e tij të hershme.
Plani për një shoqatë
Ndërkohë dëshiron që rrëfimin i tij ku ai iu tregoi shqiptarëve se një individ homoseksual nuk është një ufo, por një njeri me të gjitha vlerat e tij, mos të mbetet në kuadrin e një show mediatik, pasi edhe qëllimi i tij nuk ishte aspak ky. Tani qa ka dalë nga “Big Brother” ka vendosur të bëjë më shumë. Fakti që është pranuar nga shoqëria dhe këtë e tregojnë sjelljet e njerëzve, ka qenë një fillim shumë i mirë. Por në fakt a janë me të vërtetë shqiptarët kaq dashamirës me këtë kategori njerëzish? Pak javë më parë në një nga televizionet italiane, bëhej një provë për të testuar shkallën e homofobisë, duke çuar çifte gejsh ose lesbikesh në mes të njerëzve, të cilët fillonin dhe putheshin aty. Lexo me teper »

Post Big Brother 3 – Jetmiri & Rezarta

Posted on May 22nd, 2010 in Jetmiri BBA 3, Rezarta BBA 3 (Eleminuar) | 315 Komente »

Post Big Brother 3 – Seldi & Domenika

Posted on May 22nd, 2010 in Domenika BBA 3, Seldi BBA 3 | 113 Komente »

Big Brother Albania 3 – Interviste me Jetmirin (pj2)

Posted on May 17th, 2010 in Jetmiri BBA 3 | 284 Komente »