Archive for the ‘Ada BBA 3 (Eleminuar)’ Category

Eleminohet Ada

Posted on March 20th, 2010 in Ada BBA 3 (Eleminuar) | 94 Komente »

Ada i tregon Oltës bisedën me Erionin

Posted on March 19th, 2010 in Ada BBA 3 (Eleminuar), Lajme dhe Thashetheme, Olta BBA 3 | 61 Komente »


Ada, Olta dhe Seldi janë në duke qëndruar në kopësht dhe Olta tregon për Kikën se ndërkohë që ajo flinte, ai bënte zhurmë afër saj, dhe ajo është ngritur i ka thënë të pushojë. Ada shprehet se Kika u ka thënë “çohuni o njerëz se latë nam pasi më i miri është ai që zgjohet në mëngjës herët”. Olta thotë se nesër do të zgjohet e para nga gjumi, vetëm për inat të tij.
Më pas Ada mendon për momentet kur banorët që janë në nominim, janë në pritje të verdiktit final gjatë mbrëmies së spektaklit dhe thotë se është më e lehtë për ata që të jenë në sallon me të tjerët, sesa të jenë vetëm tek dhoma e rrezikut. Olta pohon dhe shprehet se është më ndryshe kur janë me të tjerët dhe ndjehen me mirë në këtë formë. Olta e kalon këtë temë dhe thotë se e ka lënë veten pas dore dhe nuk nuk është kujdesur shumë për pamjen e saj të jashtme këto ditë.
Olta pyet Adës se për çfarë ka biseduar mbrëmë me Erionin dhe ajo i përgjigjet se e ka pyetur në ka ndryshuar sjellja e saj dhe Erioni është shprehur se ndaj tij është treguar më pozitive. Olta shprehet se Erioni nuk është vetvetja dhe Ada tregon se ai i ka thënë që nuk e ndalon asgjë kur do të flasë me dikë apo do të bëjë një shaka. Ada i është përgjigjur Erionit që banorët marrin një përshtypje tjetër nga sjellja e tij dhe stepen për të bërë një shaka me të pasi marrin parasysh reagimet e papëlqyeshme të Bertinës. Ajo i ka thënë gjithashtu që ai nuk duhet t’ia vërë fajin të tjerëve për distancën që krijohet mes tyre, por t’i bëjë një autokritikë vetes. Erioni i është përgjigjur se nuk ka çfarë të bëjë pasi është ndjenja që ka për Bertinën në mes, dhe Ada i ka thënë që ai duhet të jetë i zoti t’i bëjë të dyja, lojën dhe dashurinë. Ada i ka thënë Erionit nëse mendon se Olta ia thotë gjërat me tendencë dhe ai është përgjigjur se në disa gjëra të vogla i duket ashtu, por ka patur një raport shumë të mirë me Oltën. Ada shprehet se shtëpia ka rënë në qetësi pasi nga çiftet e krijuar, janë krijuar stepje nga ana e të dyja palëve. Ada shprehet se Erionit nuk i është dashur aspak ajo lidhje aty brenda dhe Olta përgjigjet që Erioni nuk është vetvetja pasi ajo e kupton shumë mirë. Ada i thotë që ai i ka thënë që është i lirshëm në veprimet që bën dhe nuk ka probleme nga ana e Bertinës dhe Olta i përgjigjet se nëse do të ishte kështu, Bertina s’kishte pse të bëhej xheloze pasi është njëzet e katër orë me Erionin. Ada mendon se kur krijohet një lidhje brenda shtëpisë, personi që ke në krah duhet të jetë shumë tolerant dhe të bien dakort të dy që do të bëjë secili lojën e vet pa u kushtëzuar nga prania e njëri-tjetrit. Ada shton se ajo nuk di si të sillet me Domin dhe ku të duhet të bëjë shaka e ku jo. Ajo shprehet se ka vënë re se Klodi nuk do që të tjerët t’a kundërshtojnë dhe Olta përgjigjet që Klodi shpesh nuk e kupton se me çfarë qëllimi i thuhen gjërat nga të tjerët dhe nuk reagon mirë.

Shoqëria dhe lidhja e Erionit

Posted on March 19th, 2010 in Ada BBA 3 (Eleminuar), Erioni BBA 3 | 29 Komente »


Ada dhe Erioni mbeten bashkë në dhomën e ndenjejs dhe përfitojnë nga rasti për të biseduar. Ada e pyet Erionin nëse ajo ka ndryshuar që nga shtëpia e vjetër tek shtëpia e re dhe ai përgjigjet se i duket njësoj. Ajo e pyet edhe në raport me të dhe Erioni tregon se tani janë më të afërt me njeri-tjetrin dhe se raporti mes tyre ka ardhur drejt progresit. Erioni i bën të njëjtën pyetje edhe asaj dhe ajo shprehet se nuk po gjen hapsira që të flasë me të. Erioni reagon dhe thotë se nuk është e vërtetë dhe mendon se banorët nuk duhet të justifikohen me faktin që ai rri me Bertinën dhe asnjë të mos gjejë kohën të flasë me të apo me Bertinën sepse sipas tij, ata vetëm natën rrinë pranë njeri-tjetrit. Ada sqaron se dhe me Bertinën e ka bërë këtë bisedë madje është përpjekur që të futet në bisedë me të, por tregon se iu krijua përshtypja sikur Bertinës ia nxirrte fjalët me zor e pas kësaj, nuk ka shkuar të bisedojë më me të. Ajo tregon se edhe Bertina nuk ka ardhur të flasë ndonjëherë me të. Erioni vazhdon bisedën në lidhje me shoqërinë midis tyre dhe thotë se i duket një marrëdhënie pozitive, një marrëdhënie e vërtetë shoqërore dhe që nuk do donte që lidhja me Bertinën ta ndryshonte atë. Lexo me teper »

Mardhënia e Adës me banorët

Posted on March 17th, 2010 in Ada BBA 3 (Eleminuar), Banoret | 18 Komente »


Olta, Ada dhe Kika janë në kopësht duke marrë rreze dielli. Ada afrohet tek Kika dhe e pyet nëse i kanë mbetur ende cigare apo i ka mbaruar të gjitha dhe ai përgjigjet që ka akoma. Ada shprehet që ka dëgjuar se Valoni dhe Jetmiri i kanë mbaruar të gjitha cigaret. Olta përgjigjet që ata i kanë mbaaruar shuë shpejt dhe kjo gjë nuk shkon. Kika thotë se Valoni e ka zakon që t’ia shpërndajë cigaret e tij të tjerëve dhe në këtë formë i mbarojnë shumë shpejt. Më pas Kika dhe Ada afrohen pranë njëri-tjetrit dhe ai i thotë se Ada po i duket shumë e qetë në shtëpi dhe ajo i përgjigjet që kjo është natyra e saj. Kika shprehet se atij i duket sikur ajo ka gjetur njëfarë rehatie, ndërkohë që ai pret më tepër nga ajo. Ajo përgjigjet se është aktive sa herë që organizohet ndonjë lojë, hapet një diskutim apo duhen bërë punë shtëpie. Kika shprehet se në momentin që ka parë klipin e saj prezantues ka menduar që ajo do t’a ndezë situatën brenda shtëpisë. Ajo përgjigjet që është munduar që mënyra se si ka vepruar në situata të ndryshme, të tregojë mënyrën se si logjikon. Kika e pyet nëse atë e ka penguar diçka tek dikush, a ka shkuar t’ia thotë? Ajo përgjigjet që problemi është që deri tani nuk e ka penguar asgjë dhe nuk po i vjen rasti që ajo të shprehë të gjitha anët e karakterit të saj. Ajo i tregon se me Mirin nuk ka debatuar, por thjesht e ka lënë atë të shprehet. Kika thotë se ai ka pretenduar që Ada të bënte një lojë më aktive ndoshta siç e bërë Enxhi dhe Ada përgjigjet që lojën e Enxhit ajo nuk mund t’a bëjë. Kika shprehet se ajo mund të bëjë më shumë, por në të vërtetë është përshtatur me ambjentin që ka gjetur kur mund të jetë më impulsive. Ada përgjigjet që ajo nuk mund të bëjë impulsiven kur nuk është prekur akoma nga dikush apo diçka. Kika shprehet se i duket se situatat negative janë shmangur disi në shtëpi vetëm nga fakti që ata kanë filluar të flasin me njëri-tjetrin. Ada thotë se ka patur diçka me Bertinën mbrëmë që nuk i ka pëlqyer dhe do t’ia thotë sapo ajo të zgjohet. Kika pohon se Erioni me Bertinën kanë rënë në pasivitet pasi kanë gjetur mbështetje tëk njëri-tjetri. Ada shton që Seldit ia ka shprehur që i jep bezdi kur ai flet kot dhe Kikës i thotë që ai nuk është gjithë kohën me të që t’a dijë a ia ka thënë të tjerëve në sy atë që mendon apo jo. Kika e pyet se çfarë e bezdis Adën tek ai dhe ajo i përgjigjet fakti që është shumë insistues dhe ai e ka akuzuar në një farë mënyrë që ajo ka marrë anën e keqe të Valonit ndërkohë që ajo ka dashur të shikojë anën pozitive. Ai përgjigjet që nuk ka dashur të akuzojë askënd, por donte të thoshte që nuk duhet të dalin në përfundime të shpejtuara pa i njohur mirë personat. Ajo thotë se Valoni nuk i ka treguar asgjë asaj dhe Kika shprehet se Valoni është impulsiv, i thotë gjërat siç i mendon dhe është origjinal. Ai thotë se Ada duhet të ketë parasysh dhe moshën e vogël të Valonit, pasi ka dhe të tjerë që kanë moshë më të madhe dhe kanë logjikuar me një pjekuri dhe më të vogël se Valoni. Kika shprehet se për lojën që ka bërë Jetmiri me Enxhin ku ka qënë dhe Rezi e përfshirë, atij i ka ardhur shumë keq për Adën që ra pre e tyre pasi e dinte raportin që ajo kishte me Rezin.Në kuadër të kësaj, Ada shprehet se është shumë e ndjeshme sado agresive që ngjan, po ashtu dhe e sinqertë. Ajo më pas tregon se me Erioni ndjehet shumë mirë kur bisedon dhe i vjen keq që ai duket sikur i largohet dhe kjo e bën të mendojë që Bertina mund të infuencojë tek ai. Ada tregon se ka dashur të flasë me Bertinën dhe ta pyesë për jetën e saj jashtë, por Bertina ka dashur t’i largohet bisedës.

Edi i mërzitur me Adën e Oltën

Posted on March 16th, 2010 in Ada BBA 3 (Eleminuar), Eduardi BBA 3, Olta BBA 3 | 1 Koment »


Edi diskuton me vajzat, Oltën dhe Adën se tek to ka vënë re një ftohje të marrëdhënieve, kohët e fundit. Olta flet e para duke thënë me bindje se ajo nuk është ftohur me Edin dhe po këtë gjë thotë edhe Ada. Domenika që ndodhet aty, e pyet Edin nëse ka vënë re edhe tek ajo këtë gjë, por ai shprehet se jo pasi me të, ajo është sjellë gjithnjë njësoj. Për vajzat ai shprehet se këtë e ka vënë re në disa detaje të vogla. Ai jep një shembull dhe u kujton atyre se mbrëmjen që u vra gjatë provave, ato nuk erdhën që të interesoheshin për gjendjen e tij, madje as nuk e panë me sy, por kanë ardhur shumë vonë. Ai tregon se deri në atë kohë priste që ato të vinin e ta ndihmonin dhe ka refuzuar shpesh ndihmën e Rezartës, por kur pa se ato nuk u afruan, pranoi që ajo ta ndihmonte. Të dyja vajzat i thonë se pasi kanë ardhur nga prova, ato janë interesuar për të dhe kur panë se Rezi po e ndihmonte, nuk mund t’ia merrnin asaj nga dora e ta vazhdonin ato përkujdesjen ndaj tij, ndërsa Edi shprehet se u ndje i parëndësishëm në ato momente. Ato shfajësohen duke treguar se dikush i kishte thënë se ai e kishte marrë mjekimin nga mjekja dhe se duke parë edhe se Rezi po kujdesej për të, nuk menduan se ishte e nevojshme. Ada i thotë Edit që nuk duhet t’i ngelë hatri për gjëra kaq të vogla, por atij i duket dicka e rëndësishme kjo gjë.

Olta, Ada thashetheme në dhomën e gjumit

Posted on March 11th, 2010 in Ada BBA 3 (Eleminuar), Olta BBA 3 | 29 Komente »


Banorët janë shtrirë të flenë dhe Olta me Adën bisedojnë me zë të ulët. Ato diskutojnë për banorët e grupit tjetër. Ada thotë se ajo nuk mund të ndryshojë sjellje ndaj Erionit, ose ta nominojë këtë javë sepse me të nuk ka pasur asnjë debat apo mosmarrëveshje. Ajo i thotë Oltës se ata të grupit tjetër i kanë bërë mirë llogaritë e nominimeve, kanë larguar më parë ata që janë më të fortë nga grupi kundërshtar. Olta i thotë Adës se nëse nuk del Rezarta këtë javë, votat për nominim t’ia japin asaj dhe Valonit dhe Ada thotë që t’ia japin të gjithë votat Valonit, në mënyrë që të eleminohen më parë ata që janë më pak të fortë. Ada e pyet Oltën se me kë ka pasur më tepër afrimitet në shtëpi dhe Olta fillon që t’i tregojë mardhëniet që ka pasur ajo fillimisht me Jetmirin, Gracielën dhe Erionin. Ajo tregon se Jetmiri planifikoi që të largonte nga loja Valentinën dhe më pas flet për largimin e Pamelës. Pasi thekson se me Erionin ka pasur gjithmonë mardhënie të mira, Olta tregon për afrimitetin që kishte me Gracielën dhe shpjegon arsyet e nominimit nga ana e saj. Ada i thotë se ajo nuk arriti ta kuptonte mirë Gracielën. Olta tregon se i vjen inat për fjalët e Gracielës natën e spektaklit sepse ajo e kishte përkrahur gjithmonë, por ndyshoi mendim kur Graci pati debate me Klodin dhe Olta kuptoi se Graciela donte që të nxiste debate. Ndërsa Ada shton “po ajo ça s’tha për Jetmirin, nuk di kujt t’i besosh këtu”. Më pas ato bëjnë thashetheme edhe për banorët e tjerë ku Olta i tregon Adës se edhe Kika i kishte folur me ironi rrugës kur shkonin për patiznazh.

Debat i ashpër për ndarjen e punëve

Posted on March 9th, 2010 in Ada BBA 3 (Eleminuar), Domenika BBA 3, Klodi, Olta BBA 3 | 41 Komente »


Klodi ,Olta, Ada dhe Domi ndodhen në kuzhinë dhe po pregatisin drekën. Olta është duke u marrë me larjen dhe pregatitjet e përbërësve të gjellës dhe thotë që po e bën të gjithë sasinë gati. Klodi ndërhyn dhe i thotë që ajo të pregatisë vetëm pjesën e saj pasi pjesën e tij, do t’a bëjë vetë. Olta shpreh habi dhe Klodi thotë që jeta nuk është vetëm lojë dhe po të jetë se do të thonin kështu, do të tregoheshin hipokritë. Ai thotë që jashtë ka punë, lodhje, qeshje, qarje dhe nuk është vetëm argëtim Ata pohojnë njëzëri që duhet t’i bëjnë secili vetë punët e tyre pasi nuk është i detyruar askush tjetër t’i bëjë. Klodi thotë që aty nuk ka asnjë jo të aftë pët të punuar kështuqë të gjithë duhet të bëjnë punë. Ai shton që ka ikur koha e shërbëtorëve dhe Domi thotë që askush nuk ia bën punët dhe kur është jashtë. Ada shprehet që atë dhe të tjerë që punojnë mund t’i bëjnë për budallenj dhe mësohen keq sepse presin që t’i marrin gjërat gati nga ata. Olta thotë duke iu referuar pjesës tjetër të banorëve që kur janë jashtë nuk bëjnë vetëm qef, ndërsa aty vetëm këtë pjesë po tregojnë. Lexo me teper »

“Emisionet” dhe mendimi i Adës për lidhjen e Rezit me Mirin

Posted on February 24th, 2010 in Ada BBA 3 (Eleminuar), Erioni BBA 3, Rezarta BBA 3 (Eleminuar) | 16 Komente »


Emisioni i Erionit po shkon më së miri me të ftuarit e tij, Klodin dhe Seldin. Këtyre të fundit u kanë vënë emra të çuditshëm për të qeshur. Ata bëjnë një emision të një lloji që vetëm ata mund t’a shpikin e ta relizojnë. E gjithë tema e emisionit lidhet me temat për seksin, ku banorët duket se janë shumë të hapur për të folur. Më pas ata kanë bërë një emision të dytë ku prezantues ka qënë Kika dhe të ftuara Enxhi dhe Bertina. Vajzat janë përballur dhe njëherë me mendimet për njëra-tjetrën.
Ndërkohë Ada dhe Jetmiri janë në dhomë e flasin për lidhjen e tij me Rezin. Ada i thotë që nga ana e Rezit i duket shumë shpejt, por po të jetë instiktive është dakort. Këto gjëra ia ka thënë dhe Rezit. Jetmiri i thotë që ai nuk i vuan paragjykimet. Ajo i thotë që ka qënë më e lidhur me Rezin dhe nuk do që ajo të mbetet keq më pas. Ai i thotë që ata janë lidhur sepse ndjejnë sepse po të mos ishte ashtu, kishte plot të tjera. Jetmiri shton që ata të dy nuk po bëjnë ndonjë tragjedi por thjesht po puthen dhe e pëlqejnë njëri-tjetrin. Ada i thotë që ai nuk ka pse ta vrasë mendje se çfarë mendojnë të tjerët dhe ai i përgjigjet që nuk ka pse të veprojë ndryshe. Ai i thotë që ata po jetojnë ditën por Rezi kundërpërgjigjet që ajo nuk mendon vetëm për një ditë. Ai i thotë që ata janë në fazë pëlqimi dhe aty brenda nuk mund të lindë dashuri. Por Ada i thotë të mos jetë kaq i sigurt për këtë. Ada i thotë që ajo thjesht ka dashur t’i japë një këshillë Rezit dhe i bëhet qejfi për të. Rezi i thotë që ajo e ka menduar mirë para se të veprojë. Jetmiri thotë që ai ka dashur të dijë dhe mendimin e Adës për lidhjen e tyre. Më pas Jetmiri dhe Ada puthen për një kohë të gjatë ndërkohë që Ada është aty. Jetmiri i thotë që atij nuk i bëhet vonë për asgjë dhe ka ca gjëra që nuk komandohen e nuk i reziston dot. Së findim ata i kërkojnë leje Adës dhe dalin në kopësht.

Tre banorë të rinj dhe dy sfida për ta

Posted on February 14th, 2010 in Ada BBA 3 (Eleminuar), Klodi, Rezarta BBA 3 (Eleminuar) | 37 Komente »

Surprizat gjatë këtij spektakli nuk kanë të mbaruar. Në shtëpinë e Big Brother do të futen edhe tre banorë të rinj të cilët ndodhen në dhomën e rrëfimit. Por përpara se të hyjnë, ata duhet të kalojnë një provë të vështirë e së bashku me ta edhe banorët e vjetër. Banorët e vjetër të cilët ndodhen në shtëpinë e vjetër duhet të vendosin se një nga banorët do mund të hyjnë aty. Tre kandidatët e rinj janë Rezarta, Klodi dhe Ada. Për banorët e vjetër shfaqen klipet prezantuese të kandidatëve ku ata duhet të njihen paraprakisht me ta. Pas klipeve, për banorët që duhet të marrin vendimin Vëllai i Madh ka vendosur që t’u jepet një ndihmë. Arbana do tu bëjë disa pyetje kandidatëve në lidhje me arsyen se përse duan të hyjnë në shtëpi, pikat e forta dhe të dobëta të karakterit të tyre dhe momentet më të vështira e më të lumtura të jetës së tyre. Këto përgjigje të këtyre pyetjeve do t’i ndihmojnë banorët e vjetër të marrin më kollaj vandimin. Pasi përfundon kjo procedurë, banorët votojnë dhe Ada me Rezartën marrin vota të barabarta kështu që të dyja hyjnë në shtëpi. Por Vëllai i Madh vendos që t’i japë edhe një shans të dytë Klodit. Arbana thotë se në dhomën e rrëfimit ndodhen dy sfera të ndezura. Ai duhet të vendosë duart mbi to dhe nëse ato fiken, ai do mund të futet e nëse ato qëndrojnë ndezur, jo. Fati është në anën e Klodit i cili pasi vendos duart mbi sfera, ato fiken e kështu ai futet në shtëpi e bashkohet me të tjerët ku takohet e njihet me ta.