Archive for the ‘Bertina BBA 3’ Category
Erioni: “Jo” bashkejeteses me Bertinen
Posted on June 8th, 2010 in Bertina BBA 3, Erioni BBA 3 | 54 Komente »
Për Erionin dhe Bertinën, vazhdimi i lidhjes pas shumë konflikteve dhe keqkuptimeve brenda shtëpisë së”Big Brother 3″ ishte si një diell pas shiut. Por tashmë duket se kjo lidhje nuk po thellohet ashtu siç fansat e tyre do të kishin dëshirë. Edhe pse kalojnë shumë kohë bashkë, shfaqet si një lidhje thjesht për argëtim. Miq të përbashkët të ish-banorëve të BB3 kanë treguar se është Erioni ai që nuk dëshiron ta bëjë gjithçka serioze në lidhjen e tyre, duke e shijuar deri tani pa ndonjë kokëçarje dhe preokupim të veçantë. Ndërsa nga ana e saj, Bertina thuhet se ka bërë të pamundurën për të qenë sa më afër Erionit si një partnere e vërtetë. Ajo jo pa qëllim ka marrë disa javë më parë një apartament me qira në rrugën e Elbasanit në Tiranë, duke u ndarë nga jeta me shoqet që bënte para se të hynte në këtë “reality show”. Por kryesorja ka qenë një apartament për t’i krijuar mundësinë Erionit të kalojnë kohë të gjatë bashkë. Por edhe pse ajo tashmë jeton vetëm, Erioni nuk ka vendosur ende të marrë rrobat dhe të nisë një bashkëjetesë me Bertinën, si një çift që mund të planifikojnë më mirë jetën e tyre të përditshme. Këtij fakti i shtohet edhe e vërteta që Erioni nuk ua ka prezantuar të dashurën prindërve të tij, apo të prezantohet vetë me mamanë e Bertinës, e cila jeton në Delvinë. Në fakt udhëtimi i tyre i parë si çift jashtë Tiranës ndodhi javën e kaluar, kur ata u nisën të dy drejt Vlorës pas ftesës që u bëri Jetmiri, për të festuar fitoren e tij. Bashkë me ta ka qenë edhe Rezarta, të cilën Jetmiri e ka marrë me vete në qytetin ku jeton, dhe ua ka prezantuar prindërve si të dashurën e tij. Jetmiri nuk e ka lënë me kaq këtë thellim të lidhjes së tij me vajzën kosovare, pasi këtë javë kanë udhëtuar bashkë me të drejt Kosovës, për t’u takuar me familjen e Rezartës. Kështu, ndryshe nga lidhja e Erionit dhe Bertinës, lidhja e Jetmirit me Rezartën pavarësisht komenteve që pati duke u cilësuar si “sipërfaqësore dhe banale” po merr nota serioziteti. Po çfarë do të ndodhë me Erionin dhe Bertinën?! Lexo me teper »
Bertina realizon ëndrrën… Fillon punë në Ministri
Posted on April 19th, 2010 in Bertina BBA 3 | 384 Komente »

Nuk e kishte menduar asnjëherë kështu. Për të jeta ka filluar nga e para. Këtë gjë pohon Bertina Mehmeti, vajza nga Delvina që do të hapte kaq shumë diskutime për lidhjen që krijoi brenda shtëpisë së Big Brother 3. Me hyrjen e saj në shtëpi nuk e kishte përjashtuar asnjëherë një lidhje dashurie, por nuk do të donte që kjo gjë të ndodhte më të, por, ja që ndodhi, e më mirë kështu, sepse kjo gjë Bertinën e ka bërë të lumtur. Sipas saj, Erioni është një djalë më të gjitha të mirat… por, gjërat nuk shkojnë dhe kaq vaj. Olta, një tjetër banore brenda në shtëpi ia ka turbulluar pak ujërat Bretinës në lidhjen e saj. Jo vetëm tani që ajo ka dalë, por edhe kur ajo ka qenë brenda shtëpisë, “xhelozia” ndaj Oltës ka qenë shqetësuese për të. Shqetësuese gjithashtu duket të jetë dhe mosvendosja e Erionit, i cili deri më tani po qëndron neutral, duke mos e ndarë mendjen dhe duke lënë përshtypjen sikur do të jetë në qendër të vëmendjes. Këtë gjë e ka fituar, ndërsa Bertina uron që Erioni të qëndrojë sa më gjatë në shtëpi dhe me daljen e tij do kuptohet nëse lidhja e tyre do funksionojë apo… E nga ana tjetër, fati ka qenë me Bertinën, ajo tashmë ka marrë disa oferta pune, por ajo që e ka joshur më shumë është propozimi i Ministrisë e Mbrojtjes në profesionin e saj si Inxhiniere tek Instituti i Projektimeve Ushtarake.
Bertina, u bënë gati dy javë që ke dalë nga shtëpia e Big Brother, si ndihesh?
Ndihem shumë e emocionuar, një jetë krejt e re. Për mua ka filluar gjithçka nga e para e vetmja gjë është se unë mbaj të njëjtin emër. Vetëm kjo më ka mbetur, identiteti im, se jeta ime e vërtetë ka ndryshuar… Lexo me teper »
Bertina “Me Erionin nuk është thjesht pëlqim”
Posted on March 25th, 2010 in Bertina BBA 3, Erioni BBA 3, Tatiana BBA 3 | 152 Komente »

Bertina dhe Erioni janë në kuzhinë duke u munduar që të hanë diçka. Aty ndodhet edhe Tatiana. Tatiana i thotë Bertinës dhe Erionit se ajo nuk i sheh si të dashuruar mes tyre, por vetëm pëlqimin sheh nga ana e të dyve dhe se uron që të dy të dashurohen me njëri-tjetrin kur të dalin jashtë shtëpisë dhe të mos qëndrojnë thjesht në pëlqim. Bertina i thotë se mes saj dhe Erionit nuk është thjesht pëlqimi, por ka diçka më të fortë se kaq. “Nëse do të ishte pëlqim nuk do të merrja mundimin që të krijoja një lidhje brenda BB” thotë Bertina duke shtuar se gjëja e fundit që mendonte të bënte kur hyri në BB ishte pikërisht kjo, por njenjat që pati bënë që ajo të krijonte këtë raport lidhjeje. Bertina thotë se duke u nisur nga qyteti i vogël nga ajo vjen, mentaliteti e disa kritere të tjera që ajo i ka vënë vetes, nuk do të kishte pranuar që të lidhej me ERtionin nëse do të kishte vetëm ndjenja sipatie ndaj tij. Tatiana e pyet Bertinën nesë historia e saj me Erionin do të vashtojë edhe jashtë BB. Lexo me teper »
Bertina dhe Erioni sqarohen perseri per ceshtjen “Olta”
Posted on March 25th, 2010 in Bertina BBA 3, Erioni BBA 3 | 54 Komente »

Bertina dhe Erioni vazhdojnë bisedën e lënë përgjysmë pak kohë më parë. Bertina i thotë Erionit se i vjen inat që ai është sjellë në një mënyrë sot, krejt ndryshe nga ajo se cfarë kishin lënë me njeri-tjetrin një natë më parë ku sipas saj, ai është sjellë me mendjemadhësi, me njësjellje të papëlqyeshme. Ajo thotë se një natë më parë vëndosën që të përpiqeshin ta kuptonin njeri-tjetrin dhe shprehet se edhe pse nuk kuptohen, ata nuk bëjnë dot pa njeri-tjetrin. Erioni mendon se ata nuk kuptohen sepse të dy menojnë se vetë e kanë mirë, ndërsa tjetri gabim. Bertina i thotë se nëse ai nuk do t’i bënte disa gjëra të vogla, ata do ishin më mirë, por Erioni ia kthen se nëse ajo do t’i toleronte këto gjërat e vogla, do ishin më mirë. Ajo i kërkon që për lidhjen ai duhet të bëjë disa gjëra, si përshembull ta respektojë atë, por sipas Erionit, ajo nuk po arrin ta kuptojë se ai po e bën këtë gjë. bertina mendon se po humbasin me këtë sjellje që vetëm zihen e sqarohen, duke harruar kështu lojën. Ata flasin edhe për provokimet dhe Bertina shprehet se me anë të tyre, ajo shikon reagimin e tij dhe e njeh se kush është ai. Ajo shton se përvec provokimeve të saja, ai bie pre edhe e provokimeve të të tjerëve. Ajo tregon se gjatë gjithë kësaj kohe ka qënë e mërzitur e del në sy të të tjerëve si budallaqe për shakak të sjelljeve të tij. Ai e pyet nëse edhe ajo ka faj, por Bertina mendon se edhe nëse ka, janë pasoja të sjelljes së tij, që ai nuk e kupton gjendjen e saj. Erioni është dakord me të kur ajo thotë se kanë harruar lojën dhe shton se ajo përvec lidhjes me të, nuk do mbajë mend gjë tjetër nga BB. Bertina e pyet se përse nuk i mendoi që në fillim këto gjëra, para se të lidheshin, por Erioni përgjigjet se tani erdhën këto situata, ndërsa Bertinës nuk i vjen mirë nga këto fjalë. Ajo i kërkon që ta lënë fare këtë lidhje e të sillen sikur nuk ka ekzistuar, ashtu si të tjerët. Erioni nuk do që të ndodhë kjo gjë dhe i thotë që të përpiqen të mirkuptohen, por sipas Bertinës, veprimet e tij vazhdojnë të jenë po njësoj. Bertina shprehet se të dy kanë faj dhe se gjërat i mendojnë ndryshe. Ajo thotë se shpesh i ka kapërcyer shumë situata ose ka bërë një vesh të shurdhët, por i takon edhe atij që të mos bëjë veprime ofenduese për të. Bertina i thotë se me pak diplomaci e takt edhe ai mund t’i shmanget provokimeve, por Erioni mendon se nuk ka rënë pre e tyre.
Bertina tregon për veten
Posted on March 23rd, 2010 in Bertina BBA 3 | 79 Komente »
Bertina – Zbulohet fejesa dy vjeçare me 27 vjeçarin nga Kosova
Posted on March 23rd, 2010 in Bertina BBA 3 | 91 Komente »
Flitet për një histori pasionate, që ka përfunduar vetëm një muaj para se Bertina Mehmeti të hynte në shtëpinë e “Big Brother 3”, “reality show-n” që po transmetohet në “Top Channel”. Fakti që tani Bertina ka krijuar intimitet me Erion Zeqirajn, banorin tjetër të BB3, ndoshta e ka penguar që ajo të tregohet e hapur në bisedat brenda shtëpisë për të rrëfyer detaje më shumë rreth të kaluarës së saj në lidhje me djemtë që ka njohur në jetë. Dhe historinë e saj të fundit të dashurisë që ka zgjatur dy vjet, ajo e ka përmendur shumë pak, duke mos lënë aspak të kuptohet nëse ishte një histori e bukur ose jo. Ndaj ka ngjallur interes fakti se sa e rëndësishme ka qenë për të kjo histori dashurie, dhe cila ishte arsyeja pse vajza 25 vjeçare i dha fund vetëm një muaj para se të hynte në këtë garë “reallity show”?! Bertina kishte aplikuar në mënyrë të fshehtë për të marrë pjesë në “Big Brother 3”, ndërsa e kishte ende të freskët shkëputjen pas dy vjet lidhjeje me Kushtrim Junikun, djalin 27 vjeçar nga Gjakova (Kosovë). Ndoshta pjesëmarrja në BB3 ka qenë një arsye që Bertina t’i largohej realitetit për të nisur në jetë të re me më shumë emocion, si për të harruar historinë e saj të dashurisë, që kishte nisur po ashtu me shumë pasion. Por ajo i kishte dhënë fund kësaj historie dhe bashkëjetese që zgjati dy vjet me Kushtrimin, djalin me profesion dizajner, shumë simpatik dhe i njohur në Tiranë si profesionist në fushën e tij. Bertina dhe Kushtrimi ishin njohur në mjediset e televizionit muzikor BBF, ku Kushtrimi punonte si dizajner ndërsa Bertina ishte e punësuar si vajzë promocioni pranë kësaj kompanie. Sipas rrëfimeve të miqve të tyre, ata kanë qenë një çift shumë i lidhur me njëri-tjetrin, që kalonin mjaft kohë bashkë dhe frekuentonin ambientet e argëtimit gjithnjë të dy. Madje njohja e tyre ishte thelluar dhe më tej, pasi Bertina e cila në atë kohë jetonte në konvikt vendosi të bashkëjetonte në shtëpinë e të dashurit të saj në Tiranë. Po ashtu Kushtrimi ishte prezantuar me të ëmën e Bertinës, ndërsa Bertina kishte kaluar pushime në Kosovë pranë familjes së Kushtrimit duke jetuar si dy të fejuar. Po pse lidhja e tyre mori fund?! Sipas rrëfimeve të miqve të tyre ka qenë një lidhje që nuk ka përfunduar mirë e në mënyrë shumë të paqtë. Arsyeja ishte pasi Bertina kërkonte nga ish-i dashuri i saj më shumë liri dhe nuk e duronte kontrollin prej tij. Gazeta “Panorama” kontaktoi me Kushtrimin për t’i marrë një prononcim për lidhjen e tij, por ai nuk pranoi të jepte asnjë detaj duke e konsideruar këtë lidhje një kapitull të mbyllur të jetës së tij. Gjithsesi nga miq të tyre të përbashkët thuhet se edhe pse lidhja ishte bërë shumë e njohur dhe ishte thelluar mjaft, në fakt Bertina që njihet për tip i vështirë kërkonte të bënte një jetë të pavarur, dhe pa u kontrolluar nga askush. Kjo shpjegohet edhe me pasionin e saj të fshehtë për t’u bërë pjesë e televizionit, duke gjetur mundësinë që t’u afrohej gjithnjë e më shumë djemve të njohur të ekranit për t’u përfshirë në të tjera rrethe miqësore. Pikërisht njëri prej tyre ka qenë dhe Erioni, së fundi spiker lajmesh dhe drejtues i emisionit “Kioska” në televizionin “Ora news”, me të cilin njihej para se të hynte në shtëpinë e “Big Brother 3”. Thuhet se njohja e Erionit me Bertinën kishte ndodhur pasi ishte gjendur rastësisht në një tavolinë me miq të përbashkët.
Bertina, tip i mbyllur dhe E egër me meshkujt
Pas ndarjes nga i dashuri, Bertina para se të hynte në shtëpinë e “Big Brother”, jetonte në një apartament me qira me disa shoqe. Nuk dihet se sa shumë e lidhur është me to pasi asnjëra prej tyre nuk shkon në studion e “Top Channel” për ta mbështetur të shtunave të spektaklit. Por sipas disa të njohurve të saj, Bertina konsiderohet një vajzë shumë pak mëndjemadhe, tip i mistershëm, që nuk e jep veten lehtë dhe për më tepër shumë e egër dhe e vështirë me meshkujt. Në biseda tavolinash ajo mbahet për tipi që do të dominojë tavolinën dhe nuk ngurron të tregohet edhe arrogante. Në fakt ndoshta kjo për faktin se jashtë shtëpisë ka qenë një vajzë e pëlqyer për shkak të pamjes së saj, pamje që e ka arritur vetëm pas fillimit të studimeve në Tiranë, në degën e Inxhinierisë së Mjedisit. Më parë Bertina njihej si një vajzë e zakonshme, e njohur për stilin e saj tejet sportiv dhe flokët e shkurtra. Bertina nuk bën lehtë shoqe dhe pothuaj nuk ia rrëfen askujt sekretet e jetës së saj.
Familjarët nuk ishin dakord që të hynte në BB
Por në këtë garë, Bertina duket se nuk e ka me vete edhe familjen e saj, pikërisht dy motrat Floridën e Danielën, dhe vëllain Elion të cilët nuk kanë qenë aspak dakord që Bertina të hynte në një garë të tillë “reallity show”. Dy motrat e saj dhe vëllai, të tre më të mëdhenj në moshë se Bertina nuk kanë denjuar të jenë të pranishëm në studion e “Big Brother” për ta përkrahur motrën e tyre. Nga Delvina për Bertinën ka udhëtuar disa herë vetëm nëna e saj, e cila e ka pranuar këtë vendim të vajzës së saj të vogël. Bertina, e cila ka humbur babain që kur ishte 9 vjeç, e mori krejtësisht e vetme vendimin për të hyrë në këtë “reality show”, iniciativë që e mbajti të fshehtë deri në momentin e fundit të fillimit të spektaklit. Nuk dihet se si do të jenë marrëdhëniet e saj me dy motrat që jetojnë në Greqi, dhe vëllain në Delvinë pasi ajo të dalë nga shtëpia e “Big Brother”.
Burimi: Panorama Plus
Bertina dhe Erioni debatojnë për Oltën
Posted on March 23rd, 2010 in Bertina BBA 3, Erioni BBA 3 | 51 Komente »

Bertina është e mërzitur me Erionin pas një veprimi të këtij të fundit i cili përqafoi e puthi Oltën në sy të saj e ai justifikohet se ndodhi. Bertina acarohet edhe më shumë me përgjigjen e tij dhe i kërkon që t’i mendojë mirë ato. Ajo shprehet se ai nuk po e kupton fare se cfarë po i thotë ajo dhe as nuk i kërkon të falur për veprimin e tij. Erioni pranon se bëri gabim, por vazhdon me të tijën se ndodhi ajo gjë tashmë. Gjithsesi ai i kërkon të falur, por Bertina i kërkon që ai ta bindë se nuk do ndodhë më kjo gjë dhe se do marrë përsipër përgjegjësitë e veta e të dijë se cfarë bën. Erioni bën sikur premton duke bërë shaka, por nuk bie dakord me fjalët e saja, madje i thotë se edhe ajo ka patur një rast të tillë me njërin nga djemtë. Bertina ia kthen se asaj nuk i erdhi mirë nga përqafimi që i bënë, ndërsa ndryshe nga ajo, atij i erdhi mirë nga Olta. Ajo shprehet se me sjelljet dhe përgjigjet e tija po arrin kulmin. Erioni ia kthen se edhe ajo, Bertina, nuk duhet ta provokojë dhe i sjell një shembull, e më pas shton se nëse ajo nuk do kishte bërë provokimie, nuk do kishin ndodhur këto situata. Bertina i thotë se me këto veprime që bën ai, e frikëson për lidhjen jashtë, por Erioni ia kthen të presë njëherë deri sa të dalin, ndërsa ajo mendon pas kësaj përgjigje se kur të dalin, nuk do i dihet se cfarë do ndodhë me lidhjen e tyre. Erioni mendon se këtu situata është ndryshe, por Bertina tregon se kuptoi dicka prej tij që ai ndryshon nga situata në situatë e po ashtu edhe ndjenjat, ndërsa për të, ndjenjat dhe dashuria janë njësoj, kudo. Ajo thotë se kjo shprehje që nuk e dinë se cfarë do ndodhë me lidhjen e tyre jashtë, po e ndihmon që të jetë me këmbë në tokë e të kuptojë më mirë disa gjëra. Erioni mendon që ajo t’i kërkojë gabimet edhe tek vetja e jo vetëm tek ai dhe merr si shembull mendjemadhësinë e saj. Ajo shprehet se mendjemadhësia ose vetëvlerësimi mund të jetë dicka pozitive, sidomos në lidhje me ndonjë person dhe e ka fjalën për Oltën, ndërsa Erioni nuk e kupton fare këtë shprehje. Bertina i thotë se nuk i pëlqen që ai bie pre e provokimeve, por sipas Erionit, ai thjesht luan lojën e atyre që duan të luajnë me të. Bertina vazhdon me xhelozinë ndaj Oltës dhe i thotë se nuk i pëlqen që ai luan rolin e mashkullit të përvëluar për femra, por Erioni e kundërshton se nuk i pëlqen ai rol dhe thotë se është keqkuptuar ajo e nuk i kupton gjërat. Bertina ia kthen se ka qënë ai që nuk ka ditur t’i ndajë gjërat e i ka cuar situatat deri në këtë pikë sa keqkuptohen për cdo gjë dhe se vazhdon që të bëjë gabime të tilla. “Nëse po gaboj atë e di unë e jo ti”- thotë ai dhe i kërkon Bertinës që t’i tregojë se ku ka gabuar. Ajo thotë se ai nuk e respekton me ato veprime që bën, por për Erionin, ato ishin pasojë e provokimeve të saj, të Bertinës dhe i kërkon që të mos luajë më me të edhe pse Bertina i thotë se nuk po luan.
Debat i fortë për ushqimim
Posted on March 22nd, 2010 in Bertina BBA 3, Jetmiri BBA 3 | 27 Komente »

Ndërsa një pjesë e banorëve vazhdojnë të kërcejnë, Jetmiri dhe Bertina debatojnë për frutat. Bertina shkon në kuzhinë dhe merr disa fruta për t’i ngrëne me kos dhe del përsëri jashtë. Jetmiri sapo e sheh i afrohet dhe i thotë “hera e parë dhe e fundit që të shikoj të bësh këtë veprim se po nuk mora 10 kile mollë t’i hedh në kos ta shikosh”. Bertina irritohet nga e shprehura e Mirit dhe i thotë se ai nuk do ta ndalojë atë për të ngrënë. Jetmiri i thotë se frutat janë për të gjithë dhe të mos hajë aq shumë fruta sepse sipas tij nuk është e drejtë, por të mendojë edhe për të tjerët. Kështu me të dyve lind një debat ku Bertina i thotë që ushqimi nuk duhet që t’i përmendet askujt dhe ajo mund të hajë gjithë pjesën e saj të frutave vetëm për një ditë. Jetmiri i thotë se atij nuk i pëlqeu aspak veprimi i saj dhe ai do të bëjë të njëjtën gjë që tani e tutje. Bertina i thotë “o labi ti i pi cigaret? Edhe unë do ha fruta”. Dhe Jetmiri i thotë se ai përveçse i pi cigaret, do të hajë edhe fruta pasi javën e kaluar nuk arriti të hante dhe e ka lënë veten pas dore.
Në debat përfshihen edhe banorët e tjerë. Mandi thotë se nuk ndalohet njeriu për të ngrënë, ndërsa Seldi thotë se nuk mund të mbajë qëndrim për këtë rast. Jetmiri futet brenda, ndërsa banorët jashtë komentojnë debatin. Bertina thotë se nga njëra anë ajo që thotë Jetmiri është e drejtë, por ajo mund të hajë një ditë disa fruta dhe mund të mos hajë fare për disa ditë rresht. Jetmiri shkon në kuzhinë dhe fillon që të qërojë shumë fruta dhe t’i hajë me kos ashtu siç bëri Bertina.
Pasi Jetmiri e bën të gjithë kosin me fruta, Olta shkon pranë tij dhe debaton me të pasi kosin e kishin porositur për të bërë tavë. Ajo i thotë Mirit që të pyeste një herë të tjerët, pastaj të vepronte ose të hante vetëm pjesën e tij, por Miri i thotë “ça të bëj unë e bëra tashi, më haeshin”. Ndërsa Olta bërtet Jetmiri qesh dhe thotë në drejtim të banorëve se nëse duan ata mund ta nominojnë. Në sallon bisedohet për Jetmirin dhe sjelljen e tij.
Bertina dhe Erioni
Posted on March 18th, 2010 in Bertina BBA 3, Erioni BBA 3 | 72 Komente »

Bertina dhe Erioni pasi mbarojnë së lari Enët ulen te kolltukët në sallon dhe ndërsa pinë çaj bisedojnë për tema të ndyshme. Kështu ata diskutojnë për të njohurit e përbashkët që kanë lenë jashtë shtëpisë, dhe më pas Erioni tregon për punën e tij në televizion. Gjatë gjithë kohës të dy shkembejnë shaka me njëri-tjetrin. Ata diskutojnë edhe për kushtet luksoze që ofron shtëpia e BB3 duke e krahasuar atë me shtëpinë e BB2 dhe BB1. Kështu të dy diskutojnë për banorët që kanë qënë në BB në dy edicionet e kaluara. Ata rikujtojnë edhe një herë personazhet dhe tregojnë se sa e kanë ndekur BB atëherë që nuk e mendonin se do të ishin pjesë e tij duke bërë edhe komente për peronazhet që kujtojnë. Ata flasin për finalistët e dy edicioneve dhe Bertina thotë se sa keq mund t’i vijë një banori kur largohet nga loja vetëm një javë përpara se të shpallet fituesi i çmimit të madh. Pas diskutimeve të gjata edhe Bertina me Erionin shkojnë të flenë. Në dhomën e gjumit banorët kanë rënë të flenë, ndërsa Kika dhe Jetmiri kujdesen për Valonin që është i sëmurë.









