Archive for the ‘Bertina BBA 3’ Category

Olta dhe Bertina në një grup për provën

Posted on March 18th, 2010 in Bertina BBA 3, Olta BBA 3 | 44 Komente »


Banorët, ndërsa presin për materialet shtesë për realizimin e provës, diskutojnë me njeri-tjetrin dhe marrin mendime për idetë që kanë krijuar. Klodi tregon se ndërsa po bisedonte me Bertinë se kjo provë është impenjative dhe u duhet kohë për ta realizuar, ishte shprehur që grupin e tyre ta ndanin në dy nëngrupe: ai me Seldin dhe ajo me Oltën, por Bertina i kishte thënë se ai nuk duhet ta provokonte më me këto fjalë, duke i hedhur poshtë idenë e tij. Klodi shprehet se ato janë të detyruara të punojnë bashkë dhe thotë se dy vajzat nuk janë në gjak me njera-tjetrën dhe me kaq pak mosmarrëveshje që kanë, nuk e kupton se përse të mos rrinë bashkë. “Nuk e di se ku i con mendja këto”- thotë ai dhe Domenika i mbështet fjalët e tija. Olta thotë me ironi se Bertina është me diplomë, e shkolluar, dhe e di vetë se cfarë bën, ndërsa Domi mendon se kur duhet të punojnë në grup, nuk mund të bësh dallime. Klodi thotë se po mundohej për më të mirën dhe se nëse nuk bashkëpunojnë, nuk do mund të kalojnë provën me sukses. Olta tregon se pak më parë po qeshte me mënyrën se si u përgjigj Bertina dhe shton se nga ajo nuk mund të prisje përgjigje tjetër. “Kanë dalë të gjitha ato që them unë”- thotë Olta. Më pas ata vahzdojnë të diskutojnë për provëne javës dhe po ashtu edhe banorët e tjerë.

Bertina e mërzitur nga fjalët e Erionit

Posted on March 18th, 2010 in Bertina BBA 3, Erioni BBA 3 | 19 Komente »


Jetmiri dhe Bertina vazhdojnë të diskutojnë mes tyre. Miri i tregon se Erioni i kishte thënë se ajo duhet të shoqërohet më shumë me vajzat e tjera sepse e ka nevojën për të patur një shoqe. Ai i jep disa këshilla Bertinës dhe i thotë se këto janë për të mirën e saj. Bertina e përsërit fjalën e fundit të tij me një intonacion dyshues. Ajo shprehet se nga bisedat me të ka vënë re se ai ose kërkon që të vërë në provë shoqërinë mes tyre, ose po kërkon që të ndryshojë strategjinë e lojës së tij. Jetmiri ia kthen se asnjera prej tyre nuk qëndron dhe kur Bertina i kërkon versionin e tij, ai i thotë se nuk është i detyruar t’i spjegojë asgjë ashtu sikurse dhe ajo atij. Bertina habitet nga këto fjalë dhe i thotë se mënyra se si ata e konsiderojnë njeri-tjetrin, si dy miq të ngushtë apo si motër e vëlla, e bën që të mendojë se ata kanë detyrime të tilla ndaj njeri-tjetrit, pra spjegimin. Miri insiston në mendimin e vet, ndërsa Bertina e pyet se cfarë kërkon ai vërtetë nga ajo. Miri i thotë se kur të dalë nga shtëpia, ajo do ta kuptojë këtë gjë. bertina thërret Erionin dhe e pyet se përse ai i ka thënë këto fjalë se ajo nuk ka shoqe. Erioni shprehet se kjo që tha nuk kishte asgjë të keqe, pikërisht se e shikon atë të distancuar nga vajzat e tjera. Bertina duket e mërzitur dhe thotë se kjo gjë duhet të jetë komentuar edhe nga të tjerët. Miri e këshillon që të mos e vrasë mendjen sepse gjërat janë më të lehta sec i mendon ajo dhe i thotë që të mos mendojë xhestet apo sjelljet e të tjerëve sepse më shumë do e bëjnë konfuze. Bertina thotë se përse vajzat e tjera të mos përpiqen që t’i afrohen asaj meqë ajo e ka të vështirë këtë pjesë. Ajo thotë se e ofendon pjesa që është bërë për t’u komentuar fakti që ajo nuk a shoqe dhe shton se ajo vetë nuk sheh asnjë problem sepse me dy prej atyre vajzave, ajo nuk shkon fare.

Përkujdesjet për Valonin, surpriza e Bertinës

Posted on March 18th, 2010 in Bertina BBA 3, Valoni BBA3 (Eleminuar) | 34 Komente »


Banorët janë mbledhur rreth Valonit i cili qëndron i shtrirë në dhomën e gjumit. Ata përkujdesen për të, shikojnë gjendjen aktuale shëndetësore dhe thonë se ka pak temperaturë. Ata japin mendime që me mjetet rrethanore, ta bëjnë atë që të përmirësohet duke menduar kështu për kompresa të ftohta që t’i ulet temperatura, por Miri mendon se do të ishte më mirë që të vinte një mjek sepse gjendja e tij mund të jetë më serioze e mund të dojë mjekime. Banorët diskutojnë për shkakun e sëmundjes së Valonit, larjen në pishinë dhe shprehen se ai e ka patur vetë fajin sepse uji ka qënë shumë i ftohtë. Ata flasin me ngadalë dhe përpiqen që të mbajnë qetësi që Valoni të mos bezdiset, por në të njëjtën kohë nuk largohen prej tij që të mos e lënë vetëm. Tema kryesore e diskutimit është prova e javës.
Bertina i kërkon ndihmë Jetmirit sepse ka menduar që t’i organizojë një surprizë Erionit. Ajo i kërkon që ai të mbajë pak larg nga ajo Erionin, ndërsa ajo të ketë kohën që t’i përgatisë surprizën. Bertina tregons e i ka krijuar një poezi të cilën ia reciton edhe Mirit dhe thotë se këtë do që ta shkruajë në ndonjë letër e t’ia dhurojë. Miri i jep idenë e shkrimit në bluzë dhe i thotë se cfarë do që të vendosë ajo, ai do të jetë gati ta ndihmojë. Miri e këshillon që ajo të shpejtojë me organizimin e surprizës sepse duhet të ketë parasysh se është në nominim dhe koha nuk i premton gjatë.

Bertina dhe Klodi debatojnë

Posted on March 16th, 2010 in Bertina BBA 3, Klodi | 31 Komente »


Në debatin që ka patur Ada me Kikën për Valonin është futur dhe Klodi. Ai i ka drejtuar Kikës një pyetje se për çfarë arsye po e mbron dhe po mund mundohet t’i nxjerrë në pah vlerat që ka Valoni dhe i vjen çudi pse nuk e ka bërë këtë dhe me Rezartën. Kika përgjigjet që ai nuk po bën asgjë më shumë se sa po e kupton dhe po e shikon Valonin ashtu siç është ai realisht. Klodi shprehet se ata kanë arritur t’a kuptojnë vetë nëse Valoni është real apo jo dhe Kika shprehet se ata duhet të kuptojnë anët e mira dhe difeketet e tij dhe Klodi përgjigjet se ka arritur t’i kuptojë të gjitha. Më pas Klodi i kthehet dhe një bisede që kanë patur më parë ku ai ka thënë se ylli i shtëpisë për të është Olta, ndërsa Kika ka thënë që për të është Valoni. Klodi shprehet se të gjithë mund të ndjehen shumë lart për veten dhe në atë moment Bertina ndërhyn duke thënë që Klodi pak më parë ka veçuar dikë, ndërsa tani po bëhet kontradiktor me fjalët e tij. Klodi i përgjigje që ajo s’kishte përse të ndërhyntem por ndoshta nuk i ka ardhur mirë që ai ka përmendur Oltën si yllin e shtëpisë dhe jo atë. Ai shprehet se ajo ka dashur të përmendet emri i saj, por ai nuk ia jep atë kënaqësi , Bertina përgjigjet që ajo nuk ka nevojë që t’a vlerësojën të tjerët. Lexo me teper »

Zënka e radhës mes Erionit dhe Bertinës

Posted on March 13th, 2010 in Bertina BBA 3, Erioni BBA 3 | 30 Komente »


Erioni lan enët me Oltën në kuzhinë, ndërsa Bertina në banjë lan rroba. Pasi mbaron larjen e enëve, Erioni shkon në banjë dhe përshëndet Bertinën. Pasi shkëmbejnë një bisedë të shkurtër Erioni afrohet, përqafon dhe puth Bertinën. E ndërsa ai bën këtë veprim vajza i thotë kujdes sepse është vrarë dhe ai po i lëndon plagën. Erioni nuk e vë re fjalën e saj dhe pa dashur e lëndon. Bertina i bërtet dhe i thotë se ai ndonjëherë bëhet acarues. “Unë të them kujdes se më lëndon plagën, ti vazhdon” i thotë Bertina dhe Erioni ia kthen “po mirë s’po të përqafoj më, nuk po të prek më fare”. Bertina i thotë se ajo e paralajmëroi, ndërsa Erioni i thotë se ai veproi ashtu sepse ashtu e ndjeu. “Unë veproj ashtu, i bëj gjërat kur dua unë, ashtu si i ndjej unë dhe nuk është nevoja që të ulërasësh ok” thotë Erioni duke shtuar “të bezdisa ty, unë thjesht të përqafova”. Bertina i thotë se ajo nuk u besdis nga veprimi i tij, por thjesht u lëndua dhe dhimbja që ndjeu e bëri që të ngrinte zërin. Erioni i shkon përsëri pranë të shpjegohet, por Bertina i thotë “Erion mos më acaro të lutem”. Kjo shprehje bën që Erioni të mërzitet dhe del nga banja. Më pas ata shkojnë në dhomën e gjumit. Pas disa sekondash qetësie Erioni sheh nga Bertina dhe thotë “ ku je o miss delikatesa, lulja mos më prek”. Bertina ia kthen “Unë lulja mos më prek, ti njeriu mos më fol se një llaf dhe ikën ”. Erioni i thotë se është ajo që nuk di të flasë sepse përdor tonin e gabuar. Ai i thotë se mjafton t’i thoshte kujdes dhe jo të bërtiste në atë mënyrë. Bertina i thotë se ajo veproi ashtu sepse ndjeu dhimbje dhe për këtë nuk ka nevojë që të japë llogari. Erioni i thotë se në këtë rast ai nuk mendon se e kishte gabim, por ajo ka gabim pasi edhe të tjerëve u ka ndodhur diçka e ngjashme dhe nuk kanë përdorur të njëjtin intonacion zëri. “Nuk kam nevojë për kritika tani unë nuk do jap llogari se përse më dhemb mua diçka” thotë Bertina dhe kthet me shpinë nga Erioni. Të dy mërziten me njëri-tjetrin. Kështu Erioni çohet dhe shkon në kuzhinë, ndërsa Bertina qëndron në dhomën e gjumit duke u përpjekur që të flejë.

Erioni mërzitet me Bertinën

Posted on March 11th, 2010 in Bertina BBA 3, Erioni BBA 3 | 16 Komente »


Erioni dhe Bertina dalin jashtë dhe debatojnë me njëri-tjetrin. Erionit i ka ngelur hatri sepse kur banorët e grupit ku bënte pjesë edhe Bertina, u nisën për të shkuar në pistën e patinazhit, teksa dilnin Bertina nuk e kishte takuar Erionin i cili ishte afruar pikërisht për këtë. Ai ia thotë këtë Bertinës, por ajo i thotë se nuk e kishte vënë re një gjë të tillë. Erioni nuk e pranon jystifikimin e saj dhe vazhdon të shpjegohet se ai ka të drejtë të mërzitet për sjelljen e Bertinës, pasi ndjehet i ofenduar nga veprimi i saj. Vajza i thotë se ai mërzitet për gjëra të parëndësishme, por Erioni e kundërshton dhe i thotë se kjo për të ishte shumë e rëndësishme pasi ndoshta ajo mund të ishte lënduar në pistën e patinazhit, ose mund të ndodhte diçka tjetër dhe ata nuk do të takoheshin më nëse njëri do të dilte nga shtëpia. “Pranoje që e ke gabim dhe mos nxirr jystifikime të kota” i thotë Erioni Bertinës. Pas kësaj ajo vë re që Erioni është mërzitur vërtetë dhe i thotë “ok do ta kem parasysh për raste të tjera”, por djali i thotë që nuk do këtë prej saj sepse tashmë nuk ka më rëndësi. “Nuk dua që ta bësh herës tjetër sepse do e bësh ngaqë ta kërkova unë dhe jo sepse e ndjeve” thotë Erioni. Më pas ai i thotë se nuk e di nëse ai është personi më i rëndësishëm për Bertinën brenda shtëpisë së BB sepse sjellja e saj nuk i tregon këtë gjë. Bertina i thotë se njerëzit kanë mënyra të ndryshme për t’i shprehur gjërat. Erioni i thotë se që tani e tutje edhe ai do të thotë se gjërat i bën ashtu siç i ndjen. Ajo i thotë se edhe ai vazhdon të bëjë disa gjëra që asaj nuk i pëlqejnë, por Erioni i kërkon që ajo të mos përdorë raste e tilla sepse po e deformon bisedën. Të dy debatojnë për disa minuta. Më pas vjen Edi dhe debati i tyre përfundon duke i lënë të dy të mërzitur.

Ngacmime mes Erionit dhe Bertinës

Posted on March 10th, 2010 in Bertina BBA 3, Erioni BBA 3 | 76 Komente »


Erioni dhe Bertina ngacmojnë njeri-tjetrin. Erioni shkon ta puthë, ndërsa ajo nuk dëshiron që ai ta ngacmojë. Ai insiston dhe Bertina shprehet se kur dëshiron ai, nuk do ajo dhe e kundërta dhe shton se janë shumë të cuditshëm si cift. Duke u ngacmuar, Bertina i thotë se ai i lë të kuptojë se ndjen pak, ndërsa Erioni ia kthen se pavarësisht se cfarë i lë të kuptojë, ajo duhet të mendojë gjithnjë më të bukurën e më shumë se aq sa i transmeton ai. “Me sytë e tu ti shiko vetëm pozitiven edhe pse në dukje është negative”- shprehet Erioni, ndërsa ajo ia kthen se sytë e saj shohin shumë gjëra dhe kjo e pengon që të veprojë ashtu si i thotë ai, madje, ato që sheh e bëjnë që të dyshojë. “Mos dysho më, por shijo momentin!”- e këshillon ai. Të dy të rinjtë vazhdojnë të ngacmohen për ndjenjat që kanë.

Dashuri përmes këngëve

Posted on March 10th, 2010 in Bertina BBA 3, Erioni BBA 3 | 8 Komente »


Erioni dhe Bertina qëndrojnë të dy pranë njeri-tjetrit të përqafuar. Ata dëgjojnë këngët në sfond dhe i komentojnë ato. Erioni i kërkon asaj që t’i përkthejë disa prej tyre, pikërisht ato që i këndojnë dashurisë. Bertina, ndërsa këndon, i përkthen këngët Erionit. Ai i kërkon Bertinës që të shkruajë te dora e saj gërmat E dhe B, ndërsa ajo mendon se më mirë do ishte që secili të shkruante gërmën e tjetrit. Të njëjtën gjë bëjnë edhe Jetmiri me Rezartën ku është Jetmiri ai që i përkthen vargjet e këngëve Rezartës. Të dy ciftet i shprehin dashurinë njeri-tjetrit nëpërmjet dedikimit të këngëve.
Një bisedë e vecantë për të gjithë banorët është ajo për provën e javës. Ata herë pas here komentojnë se si do të zhvillohet ajo dhe duken tepër entuziastë kur flasin për të. Ata shprehen se mezi po presin deri sa ta fillojnë atë dhe përvec se bisedojnë, ata edhe përpiqen që të provojnë pozicione të ndryshme të qëndrimit të trupit gjatë patinazhit si dhe bisedojnë për veshjet që duhet të përdorin atje.
Ndërsa bisedojnë, banorët e mbledhur në dhomën e ndenjjes dëgjojnë e kërcejnë me muzikën e vendosur për ta. Ndër të tjera ata dëgjojnë edhe këngën e preferuar të Enxhit dhe Bertina thotë me zë të lartë se e përshëndet atë. Klodi e dëgjon dhe thotë se ajo po tregohet shumë false sepse kur Enxhi ishte brenda, ajo jo vetëm që nuk iu afrua, por me disa të tjerë, e shndërruan figurën e saj në një “gogol”. Bertina nuk reagon fare.

Bertina e pengon lojën e Erionit?

Posted on March 10th, 2010 in Bertina BBA 3, Erioni BBA 3 | 34 Komente »


Në dhomën e gjumit të dy çiftet e BB Erioni me Bertinën dhe Jetmiri me Rezartën janë shtirë dhe bisedojnë. Miri me Rezin luajnë dhe ngacmojnë njëri-tjetrin, ndërsa Erioni me Bertinën bisedojnë për mardhënien e tyre në çift. Erioni i thotë Bertinës se ajo është shumë e mbyllur. Bertina i thotë se kjo gjë vjen nga fakti se ajo nuk ka arritur që të ketë besim te Erioni në mënyrë që të tregohet më e hapur me të. Ajo i thotë Erionit që të mos stresohet dhe të dalë nga vetvetja. Ajo i thotë që ta luajë lojën si të mos kishte qenë Bertina në BB. Më pas ajo i thotë se njëri nga banorët i kishte thënë në bisedë e sipër se Erioni ishte shprehur se për shkak të Bertinës dhe lidhjes së tyre, nuk mund të jetë vetvetja në lojë. “Sillu si të mos isha unë këtu” i thotë Bertina dhe Erioni i thotë se konteksti i fjalëve të tij nuk kishte qënë i tillë. Ai kishte dashur të thoshte se sjella e tij do të ishte ndryshe nëse ai nuk do të kishte qenë i lidhur, por jo se ishte Bertina problemi. “Unë ndryshe sillem kur jam i lidhur me dikë, ndryshe kur s’jam, kjo është e gjitha” thotë Erioni. Ata diskutojë për mospërputhjen e tyre që po çon në zënka të vazhdueshme. Të dy çiftet bisedojnë dhe shkëmejnë shaka midis tyre. Më pas në dhomë vijnë edhe banorë të tjerë. Klodi hipën sipër krevatit krevatit dhe fillon të bëjë gjimnastikë. Banorët e tjerë e ngacmojnë dhe qeshin me veprimet e tij.

Erioni dhe Bertina vazhdojnë ngacmimet

Posted on March 8th, 2010 in Bertina BBA 3, Erioni BBA 3 | 114 Komente »


Bertina me Erioni kanë qënduar në dhomë vetëm dhe i janë kthyer bisedave të tyre të mëparshme për mënyrën e sjelljes me njëri-tjetrin. Bertina i thotë që atij i interesojnë vetëm fjalët që thotë vetë dhe është egoist. Ajo shprehet që rëndësi më të madhe në një çift kanë gjërat më të thella si përshembull arsyet që ata grinden. Bertina e pyet nëse ai di t’i difenencojë gjërat dhe t’i japë gjithkujt vendin e duhur. Duke qënë se Erioni nuk i kthen përgjigje, ajo e pyet përsëri nëse ai mendon që ka gjithmonë të drejtë dhe është kokfortë. Në këtë moment Erioni i përgjigjet dhe i thotë që ai nuk është aspak kokfortë sepse po të ishte ashtu në shumë momonte do të kishte reaguar ndryshe në shumë situata. Ajo shprehet se kjo përgjigje nuk është shumë bindëse për të. Më pas ai i kujton se mëngjes Bertina nuk e ka përqafuar fare dhe ajo i përgjigjet që as ai nuk e ka bërë këtë gjë. Ata pohojnë që kanë qënë duke pritur që secili ta bënte këtë veprim. Erioni shprehet që i është afruar, por ajo nuk ka reaguar fare. Lexo me teper »