Archive for the ‘Domenika BBA 3’ Category
Propozimi i Seldit, surprizë për Domenikën
Posted on May 15th, 2010 in Domenika BBA 3, Seldi BBA 3 | 148 Komente »
Pas daljes së Jonës, Arbana njofton zyrtarisht finalistët e këtij edicioni që janë Domenika, Erioni, Jetmiri dhe Klodi të cilët do t’i gëzohen deri në fund aventurës së tyre. Ajo i përgëzon ata, nërsa ata duken vërtetë të lumtur dhe brohorasin nga gëzimi. Arbana i kërkon finalistëve që të ulen sëbashku, pasi sërish ata janë ulur si cdo javë të ndarë në dy grupe. Ata nuk hezitojnë aspak dhe sëbashku ulen në një kolltuk të vogël, duke treguar unitet në këto caste të fundit. Tashmë, zyrtarisht hapet televotimi se cili do të fitojë Big Brother.
Për të gjithë banorët është rezervuar nga një surprizë. Protagonistja e radhës është Domenika ku surpriza për të ka një karakter romantik. Domenika është finalistja e vetme vajzë e këtij edicioni, një vajzë plot vlera artistike, një karakter pozitiv që ka dhuruar shumë emocione si e vetme, ashtu edhe në sajë të lidhjes së saj me Seldin. Arbana i kërkon Domenikës të dalë në oborr, pasi aty do të realizohet një ëndërr e bukur. Domenika befasohet kur aty shikon disa shkallë të zbukuruara të cilat duhet t’i ngjisë, duke marrë kështu rolin e Zhuljetës. Ajo vesh një mantel roz i cili i përshtatet ambienti romantik. Edhe Romeoja i saj nuk mungon. Seldi vjen pikërisht i veshur si ky personazh e nën tingujt e muzikës romantike, ai i dedikon një poezi. Por, surpriza nuk ka përfunduar me kaq sepse Seldi i propozon për herë të dytë që të fejohen. Domenika emocionohet shumë kur e sheh e akoma më shumë për propozimin e tij. Ajo zbret nga shkallët dhe e puth e përqafon plot mall Seldin dhe i kthen një përgjigje pozitive për propozimin e Seldit i cili tashmë është ulur në gjunj. Ai i dhuron një varëse të cilën ia vë në qafë. Domenika nuk resht së puthuri Seldin duke dhuruar të dy momente shumë emocionuese. Pasi qëndrojnë për pak caste, dy të rinjtë ndahen për t’u takuar vetëm disa momente më vonë. Domenika futet e emocionuar dhe e gëzuar në shtëpi. Lexo me teper »
Domi tregon për propozimin e Seldit
Posted on April 28th, 2010 in Domenika BBA 3 | 127 Komente »
Domi dhe Jona qënrojnë tek varka në pishinë dhe Domi i tregon Jonës për propozimin që i ka bërë Seldi për fejesë. Ajo shprehet se ai e kishte thënë dhe njëherë tjetër, por ajo e kishte anashkaluar ndërsa këtë radhë ai ka këmbëngulur dhe priste një përgjigje të drejtpërdrejtë nga ajo. Domi shprehet se ajo i ka kërkuar kohë që të mendohet pasi është shumë shpejt. Në mendimet e saj ka qenë që fejesa të vinte rreth moshës tridhjetë vjeçare e tani i duket shpejt. Jona thotë se është e të njëjtit mendim, që është ende herët për të vendosur pasi kur të dalin nga shtëpia e BB, do të jetë totalisht tjetër raport e do të përballen me të tjera gjëra. Domi shprehet se Seldi e ka pyetur dhe sot në e ka menduar këtë gjë pasi i ka lënë afat dhe një ditë. Më pas pranë tyre afrohet Seldi me Kikën dhe i bëjnë xhiro duke i shtyrë varkën në pishinë.
Domi dhe Seldi thashetheme
Posted on April 28th, 2010 in Domenika BBA 3, Seldi BBA 3 | 64 Komente »
Seldi dhe Domi qëndrojnë në një pjesë të kopështit, të veçuar nga pjesa tjetër e banorëve e bëjnë thashetheme për Kikën, Erionin e Jetmirin. Domi shprehet se Jetmiri dhe Erioni i kanë folur shumë rëndë Kikës e ai nuk reagonte, por i pranonte të gjitha. Seldi përgjigjet se Domi nuk duhet të mendojë se Kikës mund t’ia hedhin dy djemtë pasi ai është shumë i zgjuar, përtej sjelljes që bën. Më pas Domi shprehet se asaj i vjen keq për Jonën e Seldi i përgjigjet se kjo është loja e asaj nuk ka pse t’i vijë keq. Domi shton se Jona nuk i meriton sjelljet e pahijshme të Erionit e Jetmirit, pasi jo vetëm për Jonën por kundrejt ç’do femre duhet patur respekt. Ajo shprehet që dhe pse Jona është e madhe, ajo dhe Seldi nuk duhet t’i lejojnë këto gjëra të ndodhi. Seldi përgjigjet se ai nuk ka ndërmend të ndërhyjë për Jonën, pasi kur nuk po kundërpërgjigjet për veten e tij, nuk ka pse t’a bëjë për Jonën dhe Domi e mbështet këtë mendim më pas. Lexo me teper »
Thashetheme dhe debat
Posted on April 27th, 2010 in Domenika BBA 3, Lajme dhe Thashetheme, Seldi BBA 3 | 95 Komente »
Seldi dhe Domenika shkojnë në dhomën e gjumit dhe fillojnë të bëjnë thashetheme për Kikën dhe Erionin. Seldi i tregon Domenikës bisedën që pati me Kikën jashtë duke i treguar në detaje ato çfarë Kika kishte thënë më parë. Nga ana tjetër Domenika i tregon Seldit për bisedën që ajo pati me Erionin. Domi thotë se Erioni ka karakter të dobët duke u nisur nga fakti që ai u nevrikos nga një provokim i saj. Të njëjtën gjë thotë edhe Seldi duke thënë se Erioni ndikohet shumë nga Jetmiri. E ndërsa ata bëjnë thashetheme në dhomën e gjumit vijnë edhe banorë të tjerë dhe çifti ndërpresin bisedën.
Pas bisedave ata fillojnë të luajnë dhe Seldi duke luajtur e vret Domenikën e cila i thotë se ai nuk di që ai të sillet me një femër. Duke luajtur Seldi i thotë Domenikës me shaka se ai do të përdorë dhunë ndaj saj. Lexo me teper »
Seldi e Domi për banorët që janë larguar
Posted on April 24th, 2010 in Domenika BBA 3, Seldi BBA 3 | 60 Komente »
Seldi me Domenikën qëndrojnë për një kohë të gjatë në sallon deri në orët e para të mëngjesit, ndërkohë që të gjithë të tjerët janë në gjumë. Ata i tregojnë gjëegjëza njëri-tjetrit dhe argëtohen me situatat që krijojnë, pasi shpesh herë ngatërrohen dhe nuk arrijnë të gjejnë përgjigjen e saktë.
Më pas ata kujtojnë të gjithë banorët që kanë marrë pjesë në BB. Ata përmendin Renaton si tipin që kishte ashumë siguri në vetvete dhe i qetë. Seldi shprehet se ai duhet të ishte më energjik dhe gabimi i tij ishte sepse ka thënë që i ka mundur të gjithë banorët. Më pas Seldi thotë se për Gracielën i ka ardhur keq që është larguar shpejt, e Domi shton se Jetmiri e futi Gracielën në lojën e tij. Ajo thotë se gjithsesi Graciela ia ka numëruar të gjitha kur ka dalë. Lexo me teper »
Domenika: Nuk e fal Seldin
Posted on April 16th, 2010 in Domenika BBA 3, Klodi, Seldi BBA 3 | 102 Komente »
Klodi i kërkon Domenikës që të flasin dhe të dy shkojnë në dhomën e gjumit. Teksa rrinë shtrirë, Klodi i e pyet se çfarë do të bëjë ajo me Seldin i cili disa herë ka tentuar që të pajtohet me të. Domenika i thotë se ajo këtë herë nuk do t’a falë sepse Seldi nuk i ka lënë hapësirë vetes. Klodi i kërkon Domenikës që të rindëtojë mardhënien e saj me Seldin dhe Domenika i thotë se ajo nuk e ndjen që të pajtohet me të dhe shton se tashmë nuk dëshiron që të shkatërrojë nervat e saj me sjelljen e Seldit. Ajo thotë se nuk ka për t’i lejuar vetes që të tallet nga Seldi për më tepër që ai t’a përdorë kur t’i nevojitet atij. Më tej Domenika vazhdon duke thënë se ajo mund ta ndihmojë një herë, dy herë, por nuk ka për t’i ndenjur pronto Seldit sa herë që ai dëshiron. Klodi i thotë se sa të rëndësishëm e konsideron ajo Seldin në këto momente dhe sa mundësi ka që ata të dy të kthehen përsëri bashkë. Domenika i thotë se në këto momente nuk ka për të ndryshuar qëndrimin e saj, për më tepër ajo thotë se Seldi e ka përdorur duke u sjellë mirë me të në disa momente dhe në disa të tjera është sjellë shumë keq. Domenika i thotë Klodit “të lutem mos ma kërko më”(duke iu referuar kërkesës së Klodit për t’u pajtuar me Seldin) dhe më pas ndryshon bisedë.
Klodi dhe Domi flasin për Seldin
Posted on April 14th, 2010 in Domenika BBA 3, Klodi | 77 Komente »
Klodi, ndërsa ha darkën, shoqërohet nga Domenika. Ai i tregon për bisedën e mëparshme me Seldin dhe këshillat që i dha që të mos lejojnë një person të tretë të futet mes tyre. Domenika shprehet se po lënë nam me t’u zënë gjithnjë për të njëjtat arsye. Klodi, nisur nga ankesat e Seldit, e pyet nëse ajo e dëgjon ndonjëherë atë kur flet, por Domi ia kthen se mënyra se si i flet Seldi e nervozon, pasi i duken si urdhëra. Sipas saj, nëse ai do fliste me qetësi dhe respekt, do arrinin të sqaroheshin. Për të, problemi kryesor qëndron tek fakti që Seldi ato që ka, duhet t’i sqarojë me Mirin e jo të zihet tërë kohën me të. Domenika mendon se fakti që jetojnë gjithë kohën bashkë mes të tjerëve, e bën këtë situatë edhe më të vështirë për t’u kaluar pasi nuk mund t’i harrojnë ato që ndodhin. Klodi e pyet se si e mendon lidhjen jashtë, ndërsa ajo ia kthen me kundërpyetje nëse ai vërtetë i mendon të lidhur ata jashtë. Ajo përgjigjet vetë se kjo nuk do ndodhë, pasi “ujërat” duken që në fillim. Domi tregon se këtë situatë e kanë sqaruar vazhdimisht, por nuk i pëlqejnë ironitë e Seldit që bën më pas duek ia kujtuar gjithnjë ato që ndodhin.
Domenika-Seldi gjykojnë raportin Erion-Olta
Posted on April 2nd, 2010 in Domenika BBA 3, Seldi BBA 3 | 147 Komente »

Pasi përfundojnë lojën, banorët shkojnë të shtrihen për të fjetur. Domenika dhe Seldi shtrihen në një krevat dhe fillojnë të bisedojnë. Ata fillojnë të komentojnë sjelljen e Oltës ndaj Erionit dhe Bertinës. Domenika shprehet se nuk i pëlqen kjo lloj sjellje dhe nëse do ia bënte dikush asaj, nuk do ta toleronte. Ajo i jep disi te drejtë Bertinës për reagimet që kishte ndaj Oltës dhe Erionit dhe këtë gjë e thotë duke e vënë veten në pozitën e saj. Sipas saj, Olta e kuptonte se Bertina bëhej xheloze nga sjellja e saj e ndaj ajo (Olta), nuk duhej ta ekzagjeronte. Domenika shprehet se ajo vetë nuk do ta bënte kurrë një gjë të tillë për një djalë që ka një lidhje, edhe nëse do ta pëlqente apo për më tepër, ta bënte për lojë. Ajo gjykon edhe sjelljen e Erionit i cili i ka pranuar veprimet e Oltës edhe kur Bertina ka qënë ende në shtëpi e sipas saj, atij i pëlqen kështu. Të dy të rinjtë gjykojnë edhe sjelljen e fundit të Erionit që ka qëndruar shumë afër me Oltën, madje ka fjetur me të, pasi sipas tyre, duket sikur ai mezi ka pritur që të dilte Bertina duke treguar kështu mungesë respekti ndaj saj. Domenika shton se Erioni nuk ndjen për Bertinën sepse në të kundërt, do e ndjente mungesën e saj e jo të sillej kështu me një tjetër. Ajo mendon se nëse është lojë, nuk është aspak e bukur dhe Olta duhet të mjaftohej që arriti ta nxirrte nga loja Bertinën, por për ta, fajtori kryesor është Erioni dhe Seldi e quan atë “dudum”. Ata imagjinojnë Bertinë e cila i shikon këto veprime nga jashtë e të dyve u vjen keq për të. Domenika shprehet se midis femrave, gjithnjë duhet të ekzistojë respekti e pavarësisht ndjenjave, cdo gjë duhet menduar si për veten e ndaj nuk duhen bërë sjellje që për veten do të vinte keq. aAo mendon se është e tepruar edhe dëshira e të dyve, Oltës dhe Erionit, për të qënë miq me njeri-tjetrin, kur cdo xhest i vogël, ndikon keq në lidhjen e tij me Bertinën.
Zbulohet gënjeshtra e një prillit!
Posted on April 1st, 2010 in Domenika BBA 3, Seldi BBA 3 | 244 Komente »
Domi dhe Seldi dalin nga dhoma dhe befasojnë të gjithë banorët. Domi ka vënë një jastek në bark që t’i duket i fryrë dhe në këtë mënyrë ajo do t’u tregojë banorëve që e gjithë historia e shtatzanisë së saj ka qënë e gënjeshtërt. I pari që i shikon është Mandi, i cili është në dush dhe i thotë se janë shumë të poshtër që i kanë gënjyer. Ata shkojnë në kuzhinë dhe gjëjnë Kikën, Manalin dhe Tatianën, të cilët mbeten pa fjalë kur shikojnë Domin. Më pas dalin në kopësht dhe Olta me Klodin e përqafojnë megjithëse amoma nuk e kanë marrë veten nga gënjeshtra që i kanë bërë Seldi dhe Domi për një prill. Seldi shprehet se ata e zgjatën shumë gënjeshtrën, por ama ia ka vlejtur pasi kanë kuptuar se kush janë njerëzit që i duan me të vërtetë. Kika shprehet se ai e ka menduar se mund të ishte gënjeshtër, por në të vërtetë e ka besuar. Olta thotë se asaj i kishte vajtur mendja se mund të ishte lojë pasi Seldi nuk ka ditur të aktrojë mirë. Domi përgjigjet se Olta mund të ketë dyshuar që ishte lojë pasi e ka parë Domin duke pirë cigare në tualet. Lexo me teper »







