Big Brother Albania 3 - FAN WEBSITE | Shiko Live | Shiko Big Brother Albania 3 | Thashetheme | Big Brother ! Live | Domenika | Seldi | Pamela | Valentina | Jetmiri | Haki | Erjoni | Graciela | Bertina | Olta » Eduardi BBA 3

Edi kërkon të sqarohet me Seldin
Edi dhe Seldi ulen jashtë dhe bisedojnë për lojrat që po bëhen në shtëpi duke fshehir autorësinë. Seldi thotë se këto lojra po bëhen të bezdisshme duke u bërë kaq shpesh dhe Edi i thotë se në mometin që ato nuk prekin njeri, nuk ka asgjë të keqe në këtë mes.

Pas kësaj Edi i kërkon Seldit që të sqarojnë një diskutim të lënë përgjysmë mes tyre. Seldi është shprehur se nuk e njeh Edin dhe ky i fundit i kërkon që të sqarojnë këtë pikë duke i thënë se përse nuk e njeh Edin kur ky i fundit ka diskutuar shpesh me të. Seldi i thotë se ai vërtetë nuk e ka njohur Edin sepse ai është një tip i mbyllur dhe se shpesh nuk mban qëndrime kundrejt debateve që zhvillohen në shtëpi. Seldi i thotë se Edi mundohet që ta mbajë mirë me të gjithë dhe se sipas tij kjo është një strategji. Edi thotë se ai nuk flet sepse e ka në tipin e tij që të mos merret me thashetheme dhe të mos lëndojë një njeri tjetër. Seldi i thotë se nuk do të thotë se merrësh me thashetheme kur dikush i kërkon një mendim, ose opinion për njërin nga banorët. Edi i thotë se edhe Erioni nuk ka “armiq” brenda shtëpisë dhe është nominuar vetëm një herë, por banorët gjykojnë vetëm Edin. Seldi i thotë se ndryshimi midis Erionit dhe Eduardit është fakti se Edi flet shumë pak dhe nuk pozicionohet për të mbajtur qëndrime në debate e diskutime. Seldi i thotë se Edi nuk është aktiv, por vetëm thotë “nuk merrem me thashetheme”, “nuk prononcohem”. Edi e kundërshton duke i thënë se kjo nuk është e vërtetë dhe se ai ka marrë pjesë në diskutime të shumta. Në debatin e tyre merr pjesë edhe Erioni i cili jep mendimet e veta ku shpeshherë përkrah Seldin. Seldi i thotë Edit se për të Edi është edhe i lëkundshëm, pasi që nga momenti që Miri shpëtoi Edin nga nominimi i dyfishtë përpara se t’a zgjidhte Ada, Edi u shkëput totalisht nga grupi ku bënte pjesë dhe filloi të rrinte gjatë gjithë kohës me Jetmirin i cili ishte pjesë e grupit tjetër. Edi e kundërshton duke i thënë se nuk duhet të harrojnë edhe faktin që me Jetmirin në fillim kishte më tepër afrimitet se me banorët e tjerë dhe për më tepër, banorët e grupit ku ai bënte pjesë u ftohën vetë ndaj tij. Seldi e kundërshton duke i thënë se kishte qënë pikërisht Edi ai që ishtë distancuar. Edi i thotë se ai e ka shpjeguar një herë këtë pjesë dhe hatërmbetjen e tij ndaj grupit. Të dy debatojnë rreth kësaj çështjeje për disa minuta dhe si përfundim secili mron me forcë mendimet e veta.

Tatiana: “Nuk më vret opinioni për punët”
Dy banoret e reja ngrihen të para prej gjumit. Ato shkojnë në kuzhinë dhe përgatisin kafen, ndërkohë [resin që të ngrihen edhe të tjerët. Ato bisedojnë përgjithësisht për natën e parë në shtëpi dhe përpiqen që të ndihmojnë njera-tjetrën me gjuhën shqipe. Më pas ato shkojnë në dhomën e gjumit dhe Manal mundohet të zgjojë Mirin, por ai nuk ngrihet. Edi ngrihet pas vajzave dhe ankohet për këmbën. Pranë tij qëndron Tatiana dhe të dy fillojnë ta flasin. Tatiana i tregon për jetën e saj se ka lindur në Itali, babai i ka vdekur dhe jeton me nënën dhe njerkun, por herë pas here vjen në Shqipëri, madje më shumë i pëlqen të jetojë këtu. Ajo tregon se ka një motër, por nuk është e lidhur me të si dy motra. Edi e pyet se me cfarë merret dhe Tatiana tregon se punon në një restorant. Ata diskutojnë për krizën ekonomike që ka kapur gjithë vendet dhe sipas këndvështrimit të Tatianës, cdo njeri duhet të përpiqet që ta kalojë dhe nëse i duhen paratë, duhet të bëjë cmos që t’i gjejë ato duke punuar në punë të ndryshme. Kështu ajo ndryshon bisedën dhe thotë se ajo e bën cfarë do lloj pune, nga më të rëndomtat e deri tek më të mirat. Ajo mendon se shqiptarët në Shqipëri kanë turp të bëjnë punë të rëndomta, druhen nga opinioni. “Punë ka sa të duash, por këtu duan vec punë zyre”- shprehet ajo dhe shton se kur emigrojnë, shqiptarët bëjnë cfarë dolloj pune, pa patur më turp.

Edi i mërzitur me Adën e Oltën
Edi diskuton me vajzat, Oltën dhe Adën se tek to ka vënë re një ftohje të marrëdhënieve, kohët e fundit. Olta flet e para duke thënë me bindje se ajo nuk është ftohur me Edin dhe po këtë gjë thotë edhe Ada. Domenika që ndodhet aty, e pyet Edin nëse ka vënë re edhe tek ajo këtë gjë, por ai shprehet se jo pasi me të, ajo është sjellë gjithnjë njësoj. Për vajzat ai shprehet se këtë e ka vënë re në disa detaje të vogla. Ai jep një shembull dhe u kujton atyre se mbrëmjen që u vra gjatë provave, ato nuk erdhën që të interesoheshin për gjendjen e tij, madje as nuk e panë me sy, por kanë ardhur shumë vonë. Ai tregon se deri në atë kohë priste që ato të vinin e ta ndihmonin dhe ka refuzuar shpesh ndihmën e Rezartës, por kur pa se ato nuk u afruan, pranoi që ajo ta ndihmonte. Të dyja vajzat i thonë se pasi kanë ardhur nga prova, ato janë interesuar për të dhe kur panë se Rezi po e ndihmonte, nuk mund t’ia merrnin asaj nga dora e ta vazhdonin ato përkujdesjen ndaj tij, ndërsa Edi shprehet se u ndje i parëndësishëm në ato momente. Ato shfajësohen duke treguar se dikush i kishte thënë se ai e kishte marrë mjekimin nga mjekja dhe se duke parë edhe se Rezi po kujdesej për të, nuk menduan se ishte e nevojshme. Ada i thotë Edit që nuk duhet t’i ngelë hatri për gjëra kaq të vogla, por atij i duket dicka e rëndësishme kjo gjë.

Enxhi dhe Edi, dy tipa që i bashkon një qëllim
Enxhi dhe Eduardi sqarojnë disa keqkuptime që kanë lindur mes tyre. Ata  dalin në kopsht ku ulen në një tavolinë dhe bisedojnë qetësisht me  njeri-tjetrin. Eduardi e ka pranuar edhe në sy të Enxhit, që më parë, se  nuk i pëlqen shumë si tip dhe ndaj e ka mbajtur disi larg. Kjo është  edhe arsyeja që ata diskutojnë. Ai i thotë Enxhit se nuk i paragjykon  njerëzit dhe se s’ka asgjë kundër saj dhe se është shumë simpatike,  shumë e këndshme dhe e lezetshme, por iu duk disi e shfrenuar dhe e  ekzagjeruar në fillim. Enxhi i thotë se realisht ky është tipi i saj,  madje këtu po përmbahet shumë. Ajo shprehet se e vlerëson shumë si njeri  dhe se ka krijuar një opinion të mirë për të që kur e ka parë që  jashtë, një njeri të lirshëm e plot humor, ndërsa kur hyri brenda e pa  që ishte shumë i ftohtë. Ajo e justifikon duke thënë se tani që e dëgjoi  që ai sjelljen e saj nuk e priste të tillë, i takon asaj që të  ndryshojë sjellje kundrejt tij, t’i afrohet e ta bëjë që ai të ndryshojë  mendje ose t’i largohet përfundimisht. Enxhi shprehet se e vlerësoi atë  kur i tha se preferoi t’i qëndronte larg dhe i thotë se edhe jashtë, në  shoqëri, shpesh njerëzit i largohen sepse nuk e kuptojnë tipin e saj.  “Unë e jetoj jetën time, kështu jam”- thotë ajo. Eduardi i thotë sërish  se nuk është njeri i keq dhe se nuk do që ta paragjykojë atë, por shton  se edhe fakti që ai ka një relatë me Rezartën, nëse i afrohej asaj  menjëherë, kishte për t’u keqinterpretuar nga të tjerët dhe kjo gjë e  bëri që t’i qëndronte disi larg Enxhit. Ajo ia kthen se e kupton shumë  mirë këtë gjë dhe se i pëlqen sinqeriteti i tij apo dhe i ndonjë banori  tjetër kur i thonë hapur mendimet që kanë për të. Përsa i përket  shoqërisë së tyre, Enxhi i thotë se nuk do t’i qëndrojë larg apo ta  marrë inat për këto që tha. Më pas, biseda e tyre vazhdon në lidhje me  veprimet e Edit në shtëpi. Ajo i thotë se pret nga ai që të vijë kulmi e  të shpërthejë, duke e përcaktuar tipin e tij plot humor, energjik e që i  vë njerëzit në lëvizje. Edi shprehet se tipi i saj mund të përshtatet  mjaft mirë me tipin e tij dhe të dfy banorët mendojnë se sëbashku mund  të bëjnë shumë gjëra. “Do bëjmë namin këtu brenda”- shprehet Enxhi duke  nënkuptuar cmendurirat që mund të organizojë bashkë me Edin për të  ndryshuar atmosferën e shtëpisë.

Edi dhe Rezi debatojnë
Gjatë ceremonisë së martesës Erjoni merr Rezartën  dhe afrohet te gardhi dhe në formën e lojës i thotë Edit “kjo është  motra ime” dhe Rezit “ky është miku im i ngushtë nga Amerika” pasi  Erjoni gjatë dasmës ishte në rolin e vëllait të nuses që ka qenë në  Amerikë. Pas një shakaje Erjoni largohet dhe Edi me Rezin qëndrojnë  vetëm. Edi i thotë Rezartës se ajo nuk ia kishte varur edhe pas tri  herësh që ai e kishte thirrur. Rezarta i thotë se ishte duke biseduar me  vajzat dhe më pas kishte dalë po nuk e kishte parë. Ajo i thotë se  ndjehet në faj se nuk do që Edi mund të mërzitet apo të lëndohet. Edi i  thotë se ai po rri me kanatjere në të ftohtë për të biseduar me të.  Vajza i kërkon falje, por Edi i thotë se ai nuk erdhi që ajo t’i  kërkonte të falur. Ai thekson se ka vendosur që të tërhiqet nga kjo  histori. Në këtë moment Rezarta i ka thënë se ai ka vendosur vetë t’i  hyjë kësaj historie pasi ajo i ka thënë se ka ardhur në BB për të  luajtur, jo për tu lidhur me dikë. Ajo i thotë se ai është i lëkundur në  besimin që ka ndaj saj dhe Edi i shpjegon se kjo vjen nga fakti se  banorët e shtëpisë së vjetër fillojnë të ngacmojnë Edin duke i thënë  Rezi feti me këtë apo me atë. Kështu të dy debatojnë në një farë mënyre  dhe Rezarta i thotë që ajo do që të ketë lirinë e saj dhe i kërkon Edit  që t’i zgjidhë problemet meveten. Edi i jep të drejtë vajzës dhe i  kërkon falje. Pas disa minutash të dy përqafohen dhe largohen.

Edi i jep këshilla Rezit
Rezarta dhe Eduardi takohen sërish në kopsht ku  fillojnë të bisedojnë për tema të ndryshme. Ata mendojnë se situata në  shtëpi është rënduar disi dhe se po ndodhin gjëra të cuditshme. Eduardi  shprehet se nuk po i pëlqejnë këto debate por shton se nuk ka qënë  prezent në asnjë prej tyre dhe se meqënëse nuk ka qënë prezent e nuk i  di shumë gjëra, nuk mund të mbajë anën e askujt e as të bjerë pre e  propagandës që bën secili prej tyre. Rezarta e pyet për nominimin se si u  ndje kur e mori vesh dhe ai thotë se e përjetoi disi keq sepse është  sjellë mirë me të gjithë e nuk e priste që të dilte në nominim. Ai  tregon se e ka nominuar një njeri të cilin e mbante si shok dhe kur e  mori vesh, u ndje i tradhëtuar. “Mbeta si i ngrirë kur më tha Arbana se  jam në nominim”- shprehet ai dhe shton se ka disa që po luajnë vërtetë  për cmimin. “Përtej cmimit ngelet miqësia”- mendon ai duke nënkuptuar  për ata banorë me të cilët mendon se ka një miqësi. Edi thotë gjithashtu  se disa po dalin krejt ndryshe nga sa u treguan në fillim, por mendimin  për banorët mund ta ndryshojë përsëri. Sipas tij, e rëndësishme është  që njerëzit të bëjnë atë që ndjejnë dhe të jenë të sinqertë si me veten  ashtu dhe me të tjerët. “Loja këtu ka shumë presione dhe kjo sjell  shpesh ndryshime tek banorët”- mendon ai. Eduardi shprehet se arsyeja e  kësaj “lufte” mes banorëve mund të jetë shkelja e besimit që dikush mund  të ketë krijuar për një person tjetër. Ai mendon se kur një njeri i  drejtë e i sinqertë zhgënjehet nga një person tek i cili ka patur besim,  bëhet i rrezikshëm, por gjithashtu këshillon Rezartën që të mos  përfshihet në këtë “luftë” e të mbajë qëndrimin e saj duke mos mbajtur  anën e askujt për aq sa e ndjen. “Një njeri që i ka vënë qëllim vetes që  të fitojë cmimin me cdo kusht, qoftë dhe me poshtërsi, është i  rrezikshëm dhe shton se ajo duhet të bëjë lojën e saj dhe të nxjerrë  vlerat që ka si dhe të argëtohet duke mos harruar edhe që të shkojë  drejt cmimit, nëse ky është qëllimi i saj.

Lidhjet dhe dashuritë
Mes banorëve hapet biseda për lidhjet, martesën dhe bashkëjetesën dhe një pjesë e tyre fillon të tregojë për eksperiencat personale. E para që e fillon këtë bisedë është Bertina e cila shprehet se tashmë ka vendosur të krijojë një lidhje serioze që të përfundojë me krijimin e një familjeje. Gjimi tregon për martesën e tij të parë, vështirësitë e divorcit dhe bashkëjetesën me të dashurën e tanishme. Ai shton se edhe pse po bashkëjeton, i pëlqen martesa, ndërsa Jetmiri është vecse pro bashkëjetesës pasi aty je më i lirshëm për të marrë vendime e planifikuar. Kështu ai tregon se ka bashkëjetuar me një vajzë italiane për dy vjet, më të madhe në moshë se ai. Ai tregon se njëherë i ka ndodhur të lidhet edhe me një femër pesëdhjetë-vjecare. Bertina nuk e kupton këtë lidhje, por Jetmiri i spiegon se edhe mund të ndodhë sidomos nëse jeton në vende të tilla ku opinioni nuk të vret. Erioni mjaftohet duke thënë se ka patur një lidhje që zgjati tre vjet, por nuk dëshiron të tregojë asgjë lidhur me të. Radha i vjen Eduardit i cili thotë se ka patur disa histori, por vetëm njëra i ka lënë shumë mbresa sepse e kishte ndjerë shumë atë. Ai tregon se u dashurua me një vajzë greke e cila nuk e kishte problem se ai ishte shqiptar, ndryshe nga prindërit e saj apo nga të tjerët të cilët i largonin shqiptarët. Edi tregon se dashuria e tyre ishte shumë e pastër e cila fatkeqsisht zgjati vetëm tre vjet. Ai vazhdon të tregojë se pati probleme me dokumentat dhe i dhanë urdhër largimi nga Greqia për pesë vjet. Edhe pse i ruajtën kontaktet me telefon, sërish lidhja e tyre mori fund. Ai shton se dëshiron shumë që ta takojë atë, por vitet kanë bërë punën e tyre duke i dhënë fund dashurisë.

Burimi: Top Channel