Archive for the ‘Enxhi (007)’ Category

Enxhi në studio e BB

Posted on March 7th, 2010 in Enxhi (007) | 88 Komente »


Enxhi vjen në studio dhe pritet me një duartrokitje të fortë nga publiku. Ajo duket shumë e kënaqur dhe e lumtur dhe shprehet se ndjesia që përjetoi në shtëpinë e BB ishte e mrekullueshme. Enxhi uron që ta ketë realizuar misionin e saj dhe Arbana e aprovon këtë gjë. Enxhi tregon se qëndrimi në shtëpi ka qënë pak i lodhshëm për të sidomos të ishte provokatore dhe aktore në cdo situatë. Arbana e pyet për raportin me Jetmirin dhe ajo thotë se ai ka qënë një banor i vecantë për të pasi ai më të është treguar i sinqertë dhe i vjen keq që ajo ka luajtur me të, por shton se nuk ndjen asgjë tjetër përvec ndjenjës së miqësisë që uron ta vazhdojë edhe jashtë. Enxhi tregon se edhe ajo ka patur momentet e sinqeritetit me banorët e jo në cdo kohë ka qënë aktore me ta. Ajo tregon se ka patur momente të vështira por që i ka kaluar duke treguar forcën e karakterit të saj. Arbana e pyet se cili cift mund të shkojë më gjatë në lidhjen e tyre dhe Enxhi mendohet dhe shprehet se ndoshta Miri dhe Rezi mund të shkojnë më gjatë se të tjerët.

Miri: “Do doja të ruanim miqësinë”

Posted on March 5th, 2010 in Bertina BBA 3, Enxhi (007), Jetmiri BBA 3, Valoni BBA3 (Eleminuar) | 42 Komente »


Miri dhe Enxhi diskutojnë për të përbashkëtat që kanë në karakter. Miri shprehet se sa vjen edhe më shumë mbetet i befasuar nga karakteri i saj dhe shpesh pyet veten nëse ajo është e vërtetë apo jo. “Nuk besoja se ekzistonte një njeri si ty në jetë”- thotë ai duke shtuar se e kishte ëndërruar një tip si ajo. Ai thotë se ajo nuk e njeh aspak, por Enxhi ia kthen se me aq sa e njeh, i mjafton për të thënë se i pëlqen. Miri tregon se tre personat që i pëlqejnë në shtëpi janë ajo, Valoni dhe Rezarta, të tre banorë të rinj. Për Valonin ai thotë se i ka transmetuar gjithnjë pozitivitet, madje të tre në formën e tyre. Për Rezin thotë se e ka besuar gjithnjë verbërisht pavarësisht sjelljeve pozitive apo negative të tija. Miri shprehet se nëse del të shtunën, vetëm këta të tre do i mungojnë më shumë dhe shpreson që ata ta ruajnë miqësinë edhe jashtë.
Mir flet me Enxhin për tipin e tij dhe karakterin rebel që ka. Ai thotë se nëse është i bindur se ka të drejtë, e mbron atë me cdo kusht.
Ata zhvillojnë biseda edhe për banorët e tjerë dhe Miri tregon për marrëdhënien e tij me Erionin. Ai thotë se ishte ai shtysa që Erioni dhe Bertina të lidheshin dhe këtë gjë e ka bërë me qëllimine mirë pasi Bertina i duket një vajzë shumë e mirë. Por, sipas tij, Erioni nuk po sillet korrekt me të dhe kjo vjen nga karakteri i tij i paqëndrueshëm. Miri tregon se Erioni i ka thënë se ka patur shumë eksperienca në jetë, por nga veprimet, del se nuk di të sillet mirë me vajzat. “Zoti i ka dhënë bukurinë e ai atë shfrytëzon”- shprehet Miri për të dhe shton se me vajzat ai nuk di të ketë respekt. Për veten, Miri shprehet se kurrë nuk do i mungonte në respekt një vajze, sidomos nëse do ishte e lidhur me dikë tjetër. Ai tregon se gjithnjë është shkëputur nga vajzat e shtëpisë kur ato janë lidhur e merr si shembull Domenikën që kur u lidh me Seldin, ai nuk po e ngacmonte më atë. Miri mendon se Erioni është ndjerë në garë me të në këtë lojë e tregon disa argumeta lidhur me këtë gjë.

Enxhi & Arjoni jo vetem Big Brother

Posted on February 28th, 2010 in Enxhi (007), Lajme dhe Thashetheme | 49 Komente »

Ishte mese e qarte per te gjithe fansat e Big Brother Albania qe Enxhi Kamenica nuk mund te ishte nje vajze e thjeshte e qe misioni i saj nuk dihej  se si do te shkonte. www.bigbrotheralbania.net arriti te siguroj disa foto ku Enxhi pozon si modele. Ne foton me siper, sic shihet qarte ajo ka pozuar me nje nga konkurentet e Big Brother Albania 2 Arjon Mucen, i cili qe prej daljes se tij nga BBA i ka hyre rruges se modes e ku po pozon per marka te njohura shqiptare e te huaja. S’kishte se si  te ndodhte ndryshe me rolin e saj aq bindes Enxhi  duket se ka marre leksionet e duhura nga  kolegu i saj Arjoni!

Uragani Enxhi vazhdon te cmend banoret

Posted on February 28th, 2010 in Enxhi (007) | 37 Komente »

Enxhi Kamenica e infiltruara e Big Brother vazhdon duke kryer me se miri lojne e saj brenda shtepise. Arriti te prish mardheninen midis Seldit dhe Domenikes, ndikoi ne lidhjen midis Mirit dhe Rezit e vazhdon akoma te turbulloj mendim e banorve real te shtepise mbi identitetin e saj. Shikoni videon me poshte: Lexo me teper »

Enxhi shpreh simpati për Jetmirin

Posted on February 25th, 2010 in Enxhi (007), Jetmiri BBA 3 | 31 Komente »


Enxhi i ka treguar Oltës bisedën që ka patur me Jetmirin në lidhje me Rezartën. Ajo i tregon që ai i ka pohuar që nuk ka rënë në dashuri me Rezin dhe thjesht pëlqehen. Por Rezi i ka vënë Jetmirit në dukje shoqërimin e tepërt ne Enxhin dhe ajo ka dashur t’i thotë që të rrijë e qetë. Më pas Enxhi i tregon që ajo në të vërtetë i ka thënë Rezit që kur ka ndërmend ta lërë Jetmirin që ta kapë ajo dhe Rezi i është përgjigjur kur të dojë. Më pas tregon që ka qënë duke folur me Seldin por situata ka vajtur drejt një konflikti dhe ai i ka thënë që ajo kërkon të jetë gjithmonë në qëndër të vëmëndjes. Enxhi i është përgjigjur që ajo është me të vërtetë në atë pozicion dhe Rezi ia ka plasur një të qeshure. Enxhi ka rezguar duke i thënë që nëse ka ndonjë gjë me të t’ja thojë sepse është hera e dytë që qesh në atë mënyrë për të. Më pas ajo i ka thënë Mirit që t’ja bëjë të qartë Rezit që ajo është shoqja e tij e ngushtë dhe ai i është përgjigjur që ai ndihet mirë me Rezin por në momentin që ajo do t’i kërkojë të mos rrijë me Enxhin, nuk do të ketë më marrdhënie me të. Më pas Enxhi i thotë Oltës që ajo i ka thënë që ajo nuk do të hyjë mes Mirit dhe Rezit por nëqoftëse do të ndjejë, do të jetë ndryshe. Ajo tregon që ndihet e sigurt pranë tij dhe e pëlqen. Ajo thotë që nëse vendos që të lidhet me Mirin, do t’i hidhet dhe do të presë që ai t’i japë shansin. Ajo vazhdon duke thënë që Miri i ka ndenjur afër dhe nuk e ka lënë të qajë në dy raste që ajo nuk ka qënë mirë. Enxho shprehet që për kënaqësinë e Rezit nuk ka ndërmënd të rrijë larg djemve të BB. Më pas vakzat futen brenda dhe disa nga banorët janë në gjumë. Enxhi i thote Jetmirit të zgjohet madje i bën dhe kafe. Ata bisedojnë pak por vjen Rezi dhe Miri meret me të. Rezi i thotë që ai duhet të jetë më i kujdesshëm ndaj saj dhe i thotë që ai po kujdeset vetëm për të. Enxhi, Erioni, Jetmiri dhe Ada dalin në oborr dhe ata flasin për operacionet plastike dhe Enxhi u tregon që do të donte të bënte më shumë ndërhyrja dhe u tregon për sfilatat që ka marrë pjesë.

Krizë mes çifteve në BB

Posted on February 25th, 2010 in Enxhi (007), Jetmiri BBA 3 | 85 Komente »

Enxhi pasi qëndron disa minuta në dhomën e gjumit del jashtë dhe fillon që të qajë. Jashtë del edhe Jetmiri. Miri fillon të flasi me Enxhin duke u munduar që ta qetësojë. Më pas ai e pyet për debatin dhe Enxhi fillon të fajësojë Rezin që sipas saj ajo është xheloze për Jetmirin. Ajo i thotë Mirit se Rezi i kishte thënë “do iki të fle te Miri se mos më tradhëton ai…” duke bërë edhe gjeste për të imituar lëvizjet e vajzës kosovare. Më pas Jetmi hyn brenda dhe gjen të tjerët duke komentuar për sjelljen e Enxhit dhe fjalorin e Erionit. Ata i thonë Erionit se nuk ka pse të përdorë shprehje të atilla dhe Erioni shfajsohet duke thënë se ai i përdor aty ku edhe të tjerët flasin po ashtu, duke iu referuar disa shprehjeve jo ertike të Enxhit. Rezarta është e nervozuar pasi Enxhi po qan dhe ajo nuk do që të ndihet në faj dhe për më tëpër Jetmiri i thotë “mbylle” gjatë debatit dhe gjatë gjithë kohës ka mbajtur më tepër anën e Enxhit.
Pas disa minutash Jetmiri merr Rezartën dhe del jashtë për tu sqaruar në lidjhje me xhelozinë dhe debatin. Jetmiri i thotë Rezit se Enxhi nuk është vajzë e keqe. Rezarta nis të sqarojë edhe një herë arsyet e saj. Ajo i thotë se ishte Enxhi ajo që kishte deklaruar se i pëlqente Jetmirit dhe asaj i duket se është Enxhi që xhelozon dhe jo ajo. Jetmiri nis që t’i mbushë mendjen Rezit se Enxhi nuk ka faj. Ai i thotë se Enxhit i janë kthyer të gjithë kundër dhe banorët presin që ajo të debatojë me dikë. Sipas Mirit të gjithë banorët presin që në këtë debat ai të pozicionohet, por ai nuk do që të ndodhë një gjë e tillë. Rezarta e nervozuar edhe nga Jetmiri i thotë ndërsa shpjegon debatin, se ai qeshte dhe i thoshte “bravo” Enxhit sepse ajo fliste me zë të lartë dhe shpejt, duke shtuar se për të këto janë të barabarta me zero. Lexo me teper »

Opinione për Enxhin

Posted on February 25th, 2010 in Enxhi (007) | 9 Komente »


Për banorët është vendosur muzikë dhe ata kërcejnë me njeri-tjetrin e duken të kënaqur nga kjo gjë. por, mes banorëve nuk mungojnë edhe bisedat. Eduardi diskuton me Domenikën për Enxhin e cila shprehet se i duket e mirë por, nuk e njeh ende atë dhe nuk mund të japë opinion të saktë. Ajo shprehet se Enxhi mund të bëjë lojë, por në të njëjtën kohë thotë se ajo edhe mund të jetë tip i tillë. Ada mendon se ajo mund të luajë, por nuk e kupton këtë lojë të saj, pasi i duket e ekzagjeruar. Në anën tjetër, Miri flet me Klodin për Rezartën. Klodi shprehet se i duket vajzë e mirë dhe Miri shprehet se këto gjëra ka vlerësuar tek ajo si dhe spontanitetin e ciltërsinë. Klodi shprehet se i vjen keq për Edin në lidhje me Rezin, por Miri i thotë se këtë gjë tashmë e ka sqaruar me të. Me ta bashkohet edhe Seldi dhe fillojnë të flasin për dashurinë dhe lidhjet në shtëpi. Klodi mendon se dashuria nuk lind menjëherë dhe se brenda në shtëpi janë vec pëlqime. Edhe Miri është i të njëjtit mendim, por Seldi mendon se për cdo njeri është ndryshe. Ai thotë se në fund do tregohet cdo gjë, nëse ka patur dashuri apo jo. Djemtë bisedojnë edhe për tabutë dhe mentalitetin shqiptar. Klodi thonë se shqiptarët nuk i pranojnë shumë gjëra që në botë pranohen dhe se ka nga ata njerëz që bëjnë jetë të dyfishtë vetëm për të mos dalë hapur para të tjerëve nga frika e paragjykimit.

Miri dhe Rezi shprehin ndjenjat

Posted on February 24th, 2010 in Enxhi (007), Jetmiri BBA 3, Rezarta BBA 3 (Eleminuar) | 97 Komente »


Jetmiri dhe Rezi kanë dalë për të qëndruar në kopësht së bashku. Ai i thotë që ka bërë të tjerët në atë shtëpi të ndihen të lumtur e jo më mos të bëjë atë.
Ai ka krijuar një ambjent shumë të këndshëm vetëm për ata të dy. Ai i thotë që është mëkat të flesh duke patur atë afër, dhe i kërkon që të flasin e të njihen zyrtarisht. Ai e pyet për emrat e preindërve dhe ajo ia tregon. Me pas ai i thotë që që kur e ka parë për herë të parë e ka pëlqyer, por Edi është prononcuar i pari e ai nuk mund të fliste, por tani të gjithë ata që nuk i kanë kuptuar, le t’i kuptojnë tani. Jetmiri i thotë që ai është tërhequr nga mendja dhe zemra e saj dhe jo nga bukuria. Au vazhdon më tej duke i thënë që ajo është më e rritur se të gjithë të tjerët atje brenda sepse ka kurajon të jetë vetvetja. Ai i thotë që e ka për nder që ka gjetur një vajzë si ajo, që është dhe pa komplekse. Ai irrëfen që dashuria mund të lindë pasi lidhesh, nuk është e thënë të dashurohesh e pastaj të lidhesh, ai nuk është nisur për t’a mashtruar dhe po t’i grumbullojë të gjithë sa ndjenjë, nuk bëhet sa ndjenja e tij. Ai i thotë që mund të kishte përfituar nga kushdo aty brenda por me të ia vlen të sakrifikojë gjithçka. Më në fund dhe ajo pohon që i ka ëndërruar këto momente me të dhe ai çuditet. Ata kanw ndenjur shumw kohw bashkw duke shprehur ndjenjat pwr njwri-tjetrin.