Archive for the ‘Gjimi BBA 3 (Eleminuar)’ Category

Vendimi: Gjimi largohet nga loja

Posted on February 6th, 2010 in Gjimi BBA 3 (Eleminuar) | 19 Komente »

Arbana përshëndet të gjithë të ftuarit ashtu dhe publikun duke deklaruar kështu fillimin e spektaklit të sotëm. Ajo përshëndet edhe Arianin, opinionistin me të cilin diskuton të rejat e kësaj jave. Opinionisti shprehet se kjo javë ka qënë shumë intensive, e mbushur me të papritura dhe ndodhi të bukura. Ariani mendon se kjo javë ka qënë ndryshe nga sa pritej sepse kanë ndodhur ngjarje të cilat mund të pritej të ndodhnin javët e fundit të këtij edicioni, ndërkohë që janë zhvilluar që në javën e dytë e ndoshta kjo nga konkurenca ndërmjet banorëve.

Arbana komunikon për ngjarjen më të rëndësishme të kësaj jave, largimin e Gjimit për në spital pas një gjendjeje të rënduar shëndetsore. Ajo përshëndet banorët sepse dëshiron që këtë gjë ta ndajë dhe me ta dhe u tregon atyre për vendimin e Vëllai të Madh në lidhje me Gjimin. Ajo i komunikon banorëve se Gjimi është mirë dhe për ta shfaqet një klip ku tregohet ndihmesa e parë që banorët i dhanë atij. Në klip tregohet shoqërimi i Gjimit për në spital me ambulancë dhe ndihma që iu dha atje. Lexo me teper »

Lidhjet dhe dashuritë

Posted on February 3rd, 2010 in Bertina BBA 3, Big Brother Albania 3, Eduardi BBA 3, Erioni BBA 3, Gjimi BBA 3 (Eleminuar), Jetmiri BBA 3 | 33 Komente »

Mes banorëve hapet biseda për lidhjet, martesën dhe bashkëjetesën dhe një pjesë e tyre fillon të tregojë për eksperiencat personale. E para që e fillon këtë bisedë është Bertina e cila shprehet se tashmë ka vendosur të krijojë një lidhje serioze që të përfundojë me krijimin e një familjeje. Gjimi tregon për martesën e tij të parë, vështirësitë e divorcit dhe bashkëjetesën me të dashurën e tanishme. Ai shton se edhe pse po bashkëjeton, i pëlqen martesa, ndërsa Jetmiri është vecse pro bashkëjetesës pasi aty je më i lirshëm për të marrë vendime e planifikuar. Kështu ai tregon se ka bashkëjetuar me një vajzë italiane për dy vjet, më të madhe në moshë se ai. Ai tregon se njëherë i ka ndodhur të lidhet edhe me një femër pesëdhjetë-vjecare. Bertina nuk e kupton këtë lidhje, por Jetmiri i spiegon se edhe mund të ndodhë sidomos nëse jeton në vende të tilla ku opinioni nuk të vret. Erioni mjaftohet duke thënë se ka patur një lidhje që zgjati tre vjet, por nuk dëshiron të tregojë asgjë lidhur me të. Radha i vjen Eduardit i cili thotë se ka patur disa histori, por vetëm njëra i ka lënë shumë mbresa sepse e kishte ndjerë shumë atë. Ai tregon se u dashurua me një vajzë greke e cila nuk e kishte problem se ai ishte shqiptar, ndryshe nga prindërit e saj apo nga të tjerët të cilët i largonin shqiptarët. Lexo me teper »

Zenka Graciela-Gjimi

Posted on February 2nd, 2010 in Big Brother Albania 3, Gjimi BBA 3 (Eleminuar), Graciela BBA 3 (Eleminuar) | 10 Komente »

Pas debatit qe pati Graciela me Gjimin per nje shaka te ketij te fundit, duket se zenka e tyre vazhdon ende. Ne diskutim qe banoret bene per punet dhe pastrimin, ashtu si te tjeret edhe Gjimi komentonte ne momente te caktuara. Duket se disa nga shprehjet e tij nuk i pelqeu Gracieles e cila i thote:-“Ti gjimi nuk mund te rrish pa folur…”. ndersa Gjimi nga ana tjeter ben nje shaka duke i thene Graciele:-“per Kish t’Lacit” (qe eshte edhe nje forme betimi qe bejne katoliket). Kjo shprehje e acaron me teper vajzen e cila i thote gjimit qe te mos ngaterroje nje vend te shenjte me muhabetet e veta, qe sipas saj jane te kota. Ne momentin kur Graciela debaton me Gjimin per punen e Kishes ne deba hyn Domenika e cila i del krah Gjimit. Ajo i thote Gracieles se nuk ka asnje gje te keqe te permendesh Kishen e Lacit pasi eshte njesoj si te permendesh Vatikanin. Te dyja vajzat kane debatuar edhe here te tjera per ceshtjen e besimit dhe per kishen. Kjo e ka nervozuar Gracian e cila ngrihet dhe shkon ne kushine dhe pergatit darken me Kiken.

Burimi: Top-Channel.tv