Archive for the ‘Graciela BBA 3’ Category

Klodiani vazhdon lojen. Graciela eliminohet

Posted on February 27th, 2010 in Graciela BBA 3, Klodi | 62 Komente »

Me sa duket ato pak minuta ku Klodi pati mundesine te ndaj me mbare Shqiperine homoseksualitetin e tij sherbyen per ta mbajtuar ate ne loje. Sondazhi yne eliminonte Klodianin ne menyre me absolute me 61% te votuesve te cilet prefereruan qe Klodiani te mos ishte me pjestare i shtepise se Big Brother Albania 3!

Bledi: “Graciela je hipokrite”

Posted on February 25th, 2010 in Bledi BBA 3, Graciela BBA 3 | 9 Komente »

Banorët shkojnë në dhomën e gjumit dhe fillojnë të flasin me drita të fikura. Bledari komenton shprehjen vulgare të Erionit ndaj Enxhit. Për këtë ai nis një debat më Gracielën. Kjo e fundit qeshi me të madhe kur Erioni shau Enxhin. Bledari i thotë Gracielës se nuk duhej të sillej ashtu, por t’i kërkonte Erionit që të mos shprehej në atë mënyrë. Graciela i thotë se ajo me Erionin ka relata të tjera dhe më pas Bledi i thotë “mos u bëni hipokrit, se kjo është hipokrizi”. Të dy debatojnë ku Graciela i thotë se ajo vepron sipas mënyrës së saj dhe nuk mundet që të detyrohet nga dikush. Ajo i thotë se veprimi i saj nuk ishte hipokrizi duke u shfajësuar se ajo veproi thjesht në mënyrë të natyrshme. Nga ana tjetër Bledi insiston duke i thënë se ai gjykon gjestin jo fjalët e Gracielës. “Gjesti që ti si femër çohesh dhe shkon e takon, puth atë person, për mua është hipokrizi”. Në debat ndërhyn edhe Erioni i cili i thotë “po ju ça keni se unë i sqarova gjërat me Enxhin dhe i kërkova falje asaj”. Bledi i thotë edhe një herë se për të veprimi i Gracielës është hipokrizi. Graciela ndërhyn përsëri dhe i thotë Bledit se atij nuk ka ça i duhet se si vepron Graciela. Të dy debatojnë në dhomën e gjumit për një kohë të gjatë dhe nga shurmat që ata shkaktojnë disa nga banorët shkojnë në sallon dhe bisedojnë për gjumin.

Debatet dhe thashethemet e para ne shtepine e re

Posted on February 14th, 2010 in Banoret, Graciela BBA 3, Olta BBA 3 | 41 Komente »

Në shtëpinë e vjetër pothuajse të gjithë banorët janë ulur te kolltukët dhe po diskutojnë. Tema e rradhës në debatin e tyre është “paragjykimet”. Duke folur për paragjykimet ata diskutojnë për mënyrën e të mënduarit të shtresave të ndryshme të shoqërisë shqiptare apo asaj kosovare. Secili jep mendimin e tij duke e ilustruar edhe me ndonjë histori apo eksperiencë personale gjatë jetës së tyre jashtë shtëpisë së BB.
E teksa ata diskutojnë Graciela ka dalë në oborr dhe po bisedon me Oltën. Të dyja vajzat flasin për shtëpinë e re dhe për komoditetin aty. Olta mundohet të shpjegoje orenditë dhe mobiljet e shtëpisë duke i krahasuar ato, me ato të shtëpisë së vjetër. Pas kësaj bisede vajzat diskutojnë për Renaton. Ato bëjnë thashetheme duke komentuar sjelljen e tij dhe ato çka zi ka thënë. Ato diskutojnë edhe për debatin që pati Graciela me Renaton gjatë spektaklit ku Graciela shpjegon edhe një herë atë çka donte të thoshte edhe gjatë debatit me të. Ndër të tjera ajo thotë se Renato nuk është vetvetja ndërsa Olta thotë se ai ka rënë në mendime prej nominimit. Edhe pse bëjnë thashetheme vajzat vlerësojnë anët e mira të sjelljes së Renatos.

Big Brother Albania 3 Show: Surprizë e vecantë për Gracielën

Posted on February 6th, 2010 in Big Brother Albania 3, Graciela BBA 3 | 9 Komente »

Gracielës, Vëllai i Madh i ka rezervuar një surprizë të bukur. Për të shfaqet një klip në të cilin ajo u tregon banorëve për jetën e saj të vështirë, pas vdekjes së nënës e kujdesi që duhet të kishte për babain e verbër. Graciela tregon se babai i saj nuk e ka parë asnjëherë e ka qënë nëna ajo që i ka folur gjithnjë atij për Gracielën, pamjen, sjelljen e gjithcka tjetër. Në klip, Graciela thotë se mendonte se gjithcka kishte marrë fund me vdekjen e nënës, por i dha vetes shumë forca që të përballojë vazhdimin e jetës e të kujdeset për të atin. Ajo flet edhe për raportin që ka me babain, një raport i cuditshëm e jo shumë i afërt. Arbana i komunikon Gracielës se për të është një surprizë, një klip i vecantë. Graciela shikon në monitor klipin ku në të shfaqet babai i saj, i cili i jep një mesazh inkurajues dhe ku i shpreh se ajo po sillet ashtu sic duhet në shtëpi, e këto fjalë ai i thotë duke qarë. Graciela preket teksa sheh këtë klip dhe thotë se nuk e priste këtë mesazh nga babai i saj, pikërisht se kurrë nuk ia ka thënë në sy këto gjëra për shjkak të raportit të vecantë që kanë, por që të paktën e bekoi përpara se të hynte në këtë shtëpi. Për të është rezervuar edhe një dhuratë, një kornizë ku në të gjenden një foto e madhe e përbërë nga pjesëza fotosh të Gracielës në shtëpinë e Big Brother dhe të familjarëve të saj. ajo duket shumë e lumtur për këtë surprizë e falenderon Vëllain e Madh.

Zenka Graciela-Gjimi

Posted on February 2nd, 2010 in Big Brother Albania 3, Gjimi BBA 3, Graciela BBA 3 | 10 Komente »

Pas debatit qe pati Graciela me Gjimin per nje shaka te ketij te fundit, duket se zenka e tyre vazhdon ende. Ne diskutim qe banoret bene per punet dhe pastrimin, ashtu si te tjeret edhe Gjimi komentonte ne momente te caktuara. Duket se disa nga shprehjet e tij nuk i pelqeu Gracieles e cila i thote:-“Ti gjimi nuk mund te rrish pa folur…”. ndersa Gjimi nga ana tjeter ben nje shaka duke i thene Graciele:-“per Kish t’Lacit” (qe eshte edhe nje forme betimi qe bejne katoliket). Kjo shprehje e acaron me teper vajzen e cila i thote gjimit qe te mos ngaterroje nje vend te shenjte me muhabetet e veta, qe sipas saj jane te kota. Ne momentin kur Graciela debaton me Gjimin per punen e Kishes ne deba hyn Domenika e cila i del krah Gjimit. Ajo i thote Gracieles se nuk ka asnje gje te keqe te permendesh Kishen e Lacit pasi eshte njesoj si te permendesh Vatikanin. Te dyja vajzat kane debatuar edhe here te tjera per ceshtjen e besimit dhe per kishen. Kjo e ka nervozuar Gracian e cila ngrihet dhe shkon ne kushine dhe pergatit darken me Kiken.

Burimi: Top-Channel.tv