Archive for the ‘Haki BBA 3’ Category

Big Brother Albania 3 – Intervista ne studio me Hakiun

Posted on May 3rd, 2010 in Arbana Osmani, Haki BBA 3 | 272 Komente »

Big Brother Albania 3 – Eleminohet Hakiu

Posted on May 1st, 2010 in Haki BBA 3 | 926 Komente »

Miri diskutim me Hakiun

Posted on April 25th, 2010 in Erioni BBA 3, Haki BBA 3, Jetmiri BBA 3 | 214 Komente »

Në dhomën e ndenjjes, Miri, Erioni dhe Hakiu mbeten vetëm. Ata vazhdojnë të diskutojnë për pjesë të ndryshme nga klipet e një ndër to që i intereson Mirit për të diskutuar është kur Hakiu kishte thënë se Erioni sillet ndryshe kur është me Mirin apo edhe këshillat që i kishte dhënë Manalit që të mos bjerë pre e lojës. Në rastin e parë, Erioni hidhet në mbrojtje të vetes dhe Mirit duke thënë se kur janë të tre, ata vetëm bëjnë shaka e shkëmbejnë batuta. Te rasti i dytë, Miri thotë se Hakiu po bën rolin e babait të mirë, por fundja nuk kanë ardhur për t’i shprehur dashurinë njeri-tjetrit, por të luajnë. Hakiu thotë se ato fjalë nuk i kishte vetëm për Manalin, por ai ka parë se banorë të tjerë kanë dal për faj të lojës së tij. Miri i kujton rastet e ndryshme si për Rezin, Valonin, Manalin që Kika bënte të njëjtin rol. Ai thotë se Kika nuk e di fare se cfarë bisedash ka zhvilluar ai me të tjerët e në këtë rast me Manalin. Lexo me teper »

Një surprizë nga kolegët për Hakiun

Posted on April 24th, 2010 in Haki BBA 3 | 25 Komente »

Kur shkon në dhomën e rrëfimit, Hakiu habitet kur shikon një surprizë, një kuti dhuratë. Brenda saj ai gjen një filxhan me një mbishkrim “Blue Sky”. Ai tregon se këto janë emri dhe simbole të radios ku ai punon në Prishtinë, një vendpune ku ai ndjehet mirë dhe gjen paqe. Arbana i thotë se ai filxhan është magjik dhe se këtë duhet ta zbulojë kur ta përdorë filxhanin, nëse e mbush me ujë të nxehtë. Hakiu e provon, por nuk shikon asgjë, duke pritur që këtë mister ta zbulojë më vonë. Për të shfaqet një klip në monitor. Në atë klip jshfaqen pamje nga ambienti i punës së tij dhe disa kolegë të punës që i kanë dedikuar disa fjalë mbështetjeje dhe dhënie të forcës për ta cuar më tej lojën e tij, e pse jo të kthehet në Prishtinë me fitoren në dorë. Hakiu emocionohet nga këto fjalë e po ashtu edhe nga përfundimi ku dëgjohet zëri i tij i regjistruar gjatë një emisioni të drejtuar prej tij. Ai falenderon kolegët për këtë surprizë të bukur.

Këngë, shaka dhe të qeshura

Posted on April 22nd, 2010 in Erioni BBA 3, Haki BBA 3 | 79 Komente »

Pas Erionit në kuzhinë vjen edhe Kika i cili i thotë Klodit përse i zgjoi nga gjumi. Klodi i përgjigjet se ndyshe nga Kika ai i zgjoi me ëmbëlsi, me këngë. Të tre djemtë qeshin me përgjigjen e tij dhe fillojnë të ngacmohen me njëri-tjetrin me shaka. Ata këndojnë duke ngacmuar secilin prej tyre, duke kënduar këngë tradicionale të zonës nga ata vijnë, por edhe duke i tranformuar tekstet e tyre. Kështu mëngjesi i sotëm zhvillohet, kryesisht nën nota harmonie dhe nën një atmosferë të ngrohtë nga shakatë dhe të qeshurat. Përveç shakave, nuk mungojnë edhe diskutimet serioze ku Kika dhe Erioni ankohen për gjumin dhe më pas ata komentojnë lojën që bënë një ditë më parë. Më pas ata dalin jashtë për të shijuar ditën e bukur dhe “Vëllai i Madh” ndez muzikën dhe dritat e dhomës së gjumit ku banorët vazhdojnë të flenë ende. Lexo me teper »

Erioni dhe Kika sqarohen

Posted on April 19th, 2010 in Erioni BBA 3, Haki BBA 3 | 50 Komente »

Një ditë më parë Kika dhe Erioni patën një debat dhe tani kërkojnë të sqarojnë keqkuptimet ndërmjet tyre. Kështu Erioni fillon që t’i shpjegojë Kikës arsyet e sjelljeve të tij gjatë debatit të kaluar. Erioni i thotë Kikës se shpeshherë ai ka reguar deri diku edhe ashpër ndaj Kikës jo nga fakti se ka dashur që t’a sulmojë, por ka dashur që të shohë reagimin e Kikës kur ai të thoshte të njëtat gjëra që Kika kishte thënë më parë. Kika i ka marrë veprimet e Erionit si sulme ndaj tij, por Erioni e mohon këtë gjë. Erioni thotë se ai i tha Kikës që në një përballje në nominim Kika do të eleminohej dhe kjo nuk është sulm, por një mënyrë tjetër për të thënë “jam më i miri”. Të dy diskutojnë dhe sqarojnë se nuk kanë asgjë kundër njëri-tjetrit, pavarsisht të gjithave, të dy e vlerësojnë njëri-tjetrin. Kika i thotë Erionit se e ka vlerësuar që nga fillimi, por gjithmonë e ka menduar si njeriun e fundit që mund t’i kundërvihej. Lexo me teper »

Miri dhe Hakiu flasin për Erionin

Posted on April 16th, 2010 in Erioni BBA 3, Haki BBA 3, Jetmiri BBA 3 | 82 Komente »

Të tre djemtë futen në kuzhinë për të përgatitur mëngjesin. Ndërsa gatuajnë, ata qeshin dhe bëjnë shaka me hundën e enjtur të Mirit. Më pas, Hakiu dhe Miri dalin jashtë për të ngrënë. At qeshin me disa batuta të Erionit për gjumin e pabërë këtë natë e duke folur për të, Miri shprehet se e kishte këshillonte më parë Erionin që ta linte Bertinën që të flinte që gjatë ditës të ishte aktive, kur ajo ishte ende në shtëpi. Duke kujtuar kohën kur ishte Bertina, Hakiu mendon se për disa gjëra, ajo kishte të drejtë në lidhje me Erionin. Edhe Miri pohon dhe tregon se pasi doli Bertina, Erioni e humbi duke u bashkuar me grupin tjetër. Ai tregon se gjatë asaj kohe, Erioni thuajse nuk i fliste fare. Miri mendon se gjatë takimit me Bertinën këtë të shtunë, ajo do t’i ketë tërhequr vërejtje që ai u rikthye prapë me ta. të dy flasin fjalë pozitive për Bertinën dhe karakterin e saj, pavarësisht ndonjë sjelljeje të gabuar. Miri mendon se në disa raste, Erioni sillet si fëmijë duke e humbur situatën. Ata e lënë bisedën pasi Erioni bashkohet me ta për të ngrënë mëngjesin.

Hakiu:“Më hodhën posht menjëherë”

Posted on April 12th, 2010 in Haki BBA 3 | 113 Komente »


Hakiu insiston në idenë e tij, pavarësisht se i jep të drejtë Mirit për ato që thotë. Ai sjell ndërmend reagimin e banorëve të cilët përnjëherë reaguan, e quajtën zhgënjim madje edhe e nominuan kur ai tha në dhomën e rrëfimit se është më i miri, gjë të cilën edhe banorët e tjerë e mendojnë për veten, por nuk e shprehin me zë të lart. “Kur kjo të ndodh këtu, mendoje jashtë”- ia kthen Miri. Hakiu vazhdon të thojë se këta banorë që u zhgënjyen prej tij, vetëm për atë fjalë, harruan cdo gjë që ai kishte thënë e bërë më parë për ta. Edhe sipas Mirit, ai nuk ka bërë asgjë të keqe përvec se të thojë një mendim të vetin të cilin ai e pronoi pa reagime të tilla. Hakiu interpreton disa vargje nga një monolog tepër filozofik për njeriun si qënie dhe raportin me të tjerët. Lexo me teper »

Kika: “Jam më i miri”

Posted on April 11th, 2010 in Haki BBA 3 | 130 Komente »


Gjatë kohës që Miri dhe Jona bisedojnë me njëri-tjetrin për çështjen e komunikimit, në dhomën e gjumin ndodhet edhe Kika. Pas disa minutash aty vjen edhe Erioni dhe Tatiana. Ata ndër të tjera diskutojnë për shprehjen e Kikës në klipin që u shfaq gjatë spektaklit ku ai thoshte “dua të vazhdoj në BB sepse jam më i miri”. Shprehja e tij nuk i pëlqeu aspak Erionit dhe këtë ai ia ka thënë edhe Kikës. Tashmë ata diskutojnë pikërisht për mënyrën e tij të të shprehurit. Kika thotë se ajo që tha ai nuk ishte ndonjë gjë e madhe, aq sa u komentua dhe diskutua nga banorët. Erioni i thotë se mënyra se si ai e kishte thënë këtë ishte jo-normale dhe kishte bërë që ai të zhgënjehej nga KIka. Kika e ndërpret duke i thënë se në shtëpi çdonjëri mendon se është më i miri, por askush nuk e ka guximin ta thotë hapur këtë dhe ai që e mori guximin e tha hapur, të tjerëve nuk u pëlqeu. Lexo me teper »

Debati Haki-Mandi, komente

Posted on April 10th, 2010 in Haki BBA 3, Mandi BBA 3 | 86 Komente »


Hakiu dhe Mandi, gjatë fillimit të javës janë konfliktuar me njeri-tjetrin. Për ta shfaqet një klip me momente nga debati, fillimi si rezultat i një loje dhe ecuria e tij. Gjatë debatit, ata kanë ofenduar në mënyrë të nëpasnjëshme njeri-tjetrin, duke e rënduar situatën mes tyre. Në përfundim të klipit, Hakiu shprehet se ishte një keqkuptim nga ana e tij, reagim jo i duhur në momentin jo të duhur, por sidoqoftë ishte një akumulim nga fjalët e vazhdueshme të Mandit. Ai tregon se në cdo bisedë, Mandi fliste vetëm me ironi dhe me kunja duke treguar injorancë të vazhdueshme, sipas tij e madje këtë, jo vetëm me të por edhe me banorët e tjerë. Hakiu kërkon që vetëm t’ia thotë në sy ato që mendon. Mandi cuditet nga këto fjalë dhe thotë me bindje se ato që mendon për Hakiun, ia ka thënë përherë në sy. Ai tregon disa raste të ndryshme nga bisedat e tyre ku përmbahen këto që kërkon Hakiu. Ai shton se priste prej tij që t’i kërkonte falje, meqënëse e mendon vërtetë së është keqkuptuar dhe se ka pritur gjatë gjithë javës, por nuk ka ndodhur. “Nuk është burrë ndaj nuk kërkoi falje”- shprehet ai. Hakiu qëndron pa folur dhe në fund shprehet se ky është niveli e këta janë ata, duke përfshirë edhe veten. Klodi ndërhyn duke u ofenduar nga kjo shprehje. Ai i tregon Kikës se dëgjoi edhe shprehjen tjetër gjatë klipit se ai është më i miri. Hakiu e thotë sërish, ndërsa me Klodin bashkohet edhe Olta dhe të dy e quajnë shumë egoist atë. Banorët duken të prekur nga këto fjalë të Hakiut dhe mbajnë qëndrim ndaj tij.