Jetmiri eshte fituesi i edicionit te trete te Big Brother Albania. Ashtu sic ishte parashikuar edhe nga sondazhi yne, Jetmiri eshte fituesi i ketij edicioni. Qendroni ne kontakt te vazhdueshme me websitin tone, do t’ju shoqerojme ne cdo kohe me te rejat me te fundit nga Big Brother Albania 3 dhe ish banoret e tij. Faleminderit qe qendruat besnik te websitit me te madh te fansave te Big Brother Albania ne Shqiperi. Stafi yne do te vazhdoje t’iu perkushtohet juve dhe te gjitha edicioneve te Big Brother Albania qe do te vijne.

Arbana i kërkon Jetmirit që të dalë jashtë shtëpisë së BB, pasi aty e pret një surprizë e këndshme. Ai kalon edhe zonën e tunelit për të dalë jashtë shtëpisë dhe befasohet kur shikon një ambient të ngjashëm me atë përpara shtëpisë së tij. Miri ulet në nëj karrike e përballë tij është një monitor ku shfaqen disa pjesë nga rrëfimet e tij në dhomën e rrëfimit. Pjesët filmike tregojnë rrëfimin e Mirit për jetën e tij, një rrëfim prekës që asnjëherë më parë nuk e kishte realizuar me banorët. Por, këto pjesë filmike, ndërpriten herë pas here për t’u alternuar me rrëfimin e jetës së Mirit nga një aktor-shkrimtar i cili është ulur përballë tij në një podium me një makinë shkrimi përpara, duke krijuar imazhin sikur po e shkruan historinë në një libër. Pjesët filmike dhe rrëfimi i shkrimtarit alternohen vazhdimisht, kurse Miri shikon plot emocion këtë përgatitje e surprizë për të. në skenën e përgatitur për Mirin janë vendosur edhe disa stola. Ato ndodhen përballë tij. Në to ulen prindërit, gjyshi dhe daja, personat më të afërt të tij. Në përfundim të rrëfimit, Miri shkon t’i takojë plot mall ata, vecanërisht gjyshin që është personi më i shtrenjt i tij. Pasi qëndron pak caste me ta, Miri ndahet dhe shkon t’u tregojë banorëve surprizën që i bënë.
Arbana e komenton këtë surprizë me Arianin. Ai thotë se e befasoi dhe i pëlqeu shumë. Për Mirin, ai mendon se është një rast unik që është nominuar që në fillim e ka qënë thuajse cdo javë në nominim, i vetëm kundër banorëve. Sipas tij, Miri e jeton jetën në BB në cdo qelizë të trupit. Ariani mendon se në klip, Miri ka thënë fjalë e mesazhe filozofike shumë të qarta për jetën, fjalë të bukura e të vërteta të cilat tregojnë më së miri formimin dhe karakterin e tij vital. “Jeta për të është numri i herëve që i merret fryma, e joa sa herë merr frymë”- thotë Ariani për të.
Jetmiri dhe Erioni qëndrojnë në kopësht dhe bisedojnë. Jetmiri shprehet se atij i ka pëlqyer shumë atmosfera e krijuar më parë dhe ushqimi, por e ka acaruar shumë Jona. Ai thotë se ajo i qëndronte afër gjatë gjithë kohës dhe i fliste gjera të kota. Jetmiri shton se ajo shtiret gjithmonë dhe tashmë nuk po reziston dot, dhe në ndryshim nga ditët e para që përgjigjej me kulturë, tani ka filluar të përgjigjet me anë të pasthirrmave jo fort me edukatë. Erioni e mbështet dhe Jetmiri shprehet se ajo është përshtatur shpejt me xhunglën, duke nënkuptuar kafshët që u kanë sjellë dhe Erioni shton se ajo sillet sikur di gjithçka. Jetmiri thotë dhe se kur ai ka treguar një informacion mbi kafshët, ajo i ka thënë se ai nuk di dhe nuk mund të flasë me kompetenca. Ai është nervozuar nga ky fakt, por ka zgjedhur të mos reagojë.

Jetmiri dhe Kika bisedojnë për “çmimet” që kanë marrë dje gjatë lojës dhe Jetmiri shprehet se banorët mezi kanë pritur që t’i japin çmimet të më këqija. Ai është vlerësuar si i shëmtuar, i djallëzuar dhe racional. Jetmiri shprehet se banorët nuk e dinë se çfarë është “racional” dhe ia kanë dhënë duke menduar se është vlerësim i keq. Në anën tjetër, Jetmiri ka dalë i fundit në klasifikimin e të qënit i paedukatë dhe jo i sinqertë. Jetmiri dhe Kika pohojnë se e kanë pëlqyer shumë lojën e Jetmiti shton se banorët nuk kanë shprehur mendimet e tyre reale, por përsërisnin atë që thoshte personi përpara. Kika shprehet se Jetmiri ia ka bërë të keqen vetes në të qënit racional dhe ai përgjigjet se ka dashur vetë të veprojë kështu. Ata kujtojnë dhe njëherë vlerësimet e dhëna gjatë lojës dhe thonë që Erioni ka marrë vendim e parë si mashkuli më joshës dhe po ashtu dhe shumë vende të tjera të para. Ndërsa më kreativja ishte Domi.

Në dhomën e ndenjjes, Miri, Erioni dhe Hakiu mbeten vetëm. Ata vazhdojnë të diskutojnë për pjesë të ndryshme nga klipet e një ndër to që i intereson Mirit për të diskutuar është kur Hakiu kishte thënë se Erioni sillet ndryshe kur është me Mirin apo edhe këshillat që i kishte dhënë Manalit që të mos bjerë pre e lojës. Në rastin e parë, Erioni hidhet në mbrojtje të vetes dhe Mirit duke thënë se kur janë të tre, ata vetëm bëjnë shaka e shkëmbejnë batuta. Te rasti i dytë, Miri thotë se Hakiu po bën rolin e babait të mirë, por fundja nuk kanë ardhur për t’i shprehur dashurinë njeri-tjetrit, por të luajnë. Hakiu thotë se ato fjalë nuk i kishte vetëm për Manalin, por ai ka parë se banorë të tjerë kanë dal për faj të lojës së tij. Miri i kujton rastet e ndryshme si për Rezin, Valonin, Manalin që Kika bënte të njëjtin rol. Ai thotë se Kika nuk e di fare se cfarë bisedash ka zhvilluar ai me të tjerët e në këtë rast me Manalin. Lexo me teper »