Archive for the ‘Jetmiri BBA 3’ Category

Jona acarohet me Mirin

Posted on April 21st, 2010 in Jetmiri BBA 3, Jona BBA 3 | 101 Komente »

Klodi, duke kërkuar disa sende personale, i shkojnë sytë mbi dollap ku shikon një cantë rozë. Ai ia tregon Domenikës dhe ajo mendon se mund të jetë e Jonës. Sapo Jona futet në dhomë, Klodi i tregon cantën mbi dollap. Jona mërzitet sapo e shikon dhe mendimi i parë që i shkon ndërmend është se aty e ka vënë Jetmiri. Ajo niset drejt dhomës së ndenjjes ku ndodhet ai dhe e pyet. Miri ia kthen se nuk di gjë, ndërsa Jona pyet edhe Hakiun me Erioni të cilët po ashtu mohojnë se kanë lidhje me këtë ngjarje. Jona i drejtohet sërish Mirit, duke e akuzuar indirekt, por ai me bindje ia kthen se nuk di gjë. jona shkon sërish në dhomën e gjumit dhe Seldi, që shikon gjithë skenën, shprehet se këto janë lojërat e Mirit, këto lojëra ka zgjedhur ai. Për Jonën, këto nuk janë lojëra për të qeshur. Seldi e këshillon që ajo herë tjetër, të mos merret më me Mirin, si përshembull ta pyesë, por si në këtë rast, të marri cantën e të mos reagojë fare, pasi sipas tij, Miri atë do. Jona merr cantën dhe e mërzitur shprehet se është acaruar nga kjo lojë sepse këto sende i ka merak, pasi janë dhuratë nga mamaja e të dashurit. Seldi thotë se ky është qëllimi i Mirit, ta acarojë atë. “Mos ia bëj qejfin duke u acaruar”- përfundon ai.

Jetmiri lag me ujë vajzat

Posted on April 19th, 2010 in Jetmiri BBA 3 | 95 Komente »

Jetmiri që në orët e para të mëngjesit të sotëm, është munduar që gjatë ditës së sotme të organizojë ndonjë lojë me banorët e tjerë. Këtë herë ai ka marrë një shishe plastike dhe e ka mbushur me ujë të nxehtë dhe fillon të luajë duke lagur kryesisht vajzat e shtëpisë. Domenika është në dhomën e gjumit me Seldin dhe duke marrë shkak nga zënkat e çiftit për xhelozi ndaj Jetmirit, ky i fundit nuk ka më mardhënie të mira me asnjërin prej tyre dhe nuk i përfshin në lojë. kështu sapo mbush ujin Jetmiri i afrohet Kikës dhe Manal, por lag vetëm vajzën pasi Kika hyn në dhomën e gjumit dhe e mbyll derën duke e lënë vajzën jashtë dhe Miri e lag. Pas Manal, Jetmiri shkon në banjë ku ndodhet Jona dhe Mandi. Ai i afrohet Mandit dhe e përshëndet, nga ana tjetër lag me ujë Jonën e cila po kreh flokët dhe vetë bën sikur nuk ka ndodhur asgjë. Jona fik tharësen dhe i thotë Jetmirit se veprimi i tij nuk iu duk shaka, as diçka normale që mund të qeshësh. Jetmiri largohet dhe del jashtë ku i tregon Erionit për reagimin e Jonës. Lexo me teper »

Jetmiri kërkon të bëjnë diçka ndryshe

Posted on April 19th, 2010 in Jetmiri BBA 3 | 12 Komente »

Kika një ditë më parë pati një debat me Erionin ku ky i fundit i thoshte se nëse nominoheshin të dy, Kika do të eleminohej sepse Erioni ka dhënë më shumë në shtëpi. Gjatë këtij debati Kika i thotë se ai është i veçantë dhe nuk ka për të dalë përpara Erionit. Tashmë Jetmiri që gjatë atij diskutimi kishte mbajtur anën e Erionit, i thotë Kikës se ai është i veçantë po aq sa të tjerët, por nuk është se ka dhënë ndonjë gjë të veçantë, përveç faktit që është një aktor i mirë. Jetmiri i kërkon Kikës pasi ky i fundit ia kundërshton vazhdimisht veprimet e tij, që të bëjë ndonjë gjë kreative, të bukur, ose ndonjë lojë. Këtë mendim Jetmiri e plotëson me pyetjen “çfarë do të bëjmë në këto pak javë që kanë ngelur, si do t’i kalojmë?”. Kika i thotë me të qeshur se kohën që ka mbetur do të bëjë luftë dhe Jetmiri i thotë se ai nuk është për luftë, por për paqe. Pas ngacmimeve, ironisë dhe shakave, Jetmiri i kërkon Kikës që të bëjnë ndonjë gjë të bukur dhe këtë herë e thotë me seriozitet. Kështu ai hedh disa ide për të bërë lojra. Më pas ai futet brenda të pyesë edhe banorët e tjerë nëse janë dakort për të zhvilluar lojrat që ai mendon. Jetmiri thërret Manal dhe të dy luajnë me lojën “mos u nxeh”.

Miri dhe Hakiu flasin për Erionin

Posted on April 16th, 2010 in Erioni BBA 3, Haki BBA 3, Jetmiri BBA 3 | 82 Komente »

Të tre djemtë futen në kuzhinë për të përgatitur mëngjesin. Ndërsa gatuajnë, ata qeshin dhe bëjnë shaka me hundën e enjtur të Mirit. Më pas, Hakiu dhe Miri dalin jashtë për të ngrënë. At qeshin me disa batuta të Erionit për gjumin e pabërë këtë natë e duke folur për të, Miri shprehet se e kishte këshillonte më parë Erionin që ta linte Bertinën që të flinte që gjatë ditës të ishte aktive, kur ajo ishte ende në shtëpi. Duke kujtuar kohën kur ishte Bertina, Hakiu mendon se për disa gjëra, ajo kishte të drejtë në lidhje me Erionin. Edhe Miri pohon dhe tregon se pasi doli Bertina, Erioni e humbi duke u bashkuar me grupin tjetër. Ai tregon se gjatë asaj kohe, Erioni thuajse nuk i fliste fare. Miri mendon se gjatë takimit me Bertinën këtë të shtunë, ajo do t’i ketë tërhequr vërejtje që ai u rikthye prapë me ta. të dy flasin fjalë pozitive për Bertinën dhe karakterin e saj, pavarësisht ndonjë sjelljeje të gabuar. Miri mendon se në disa raste, Erioni sillet si fëmijë duke e humbur situatën. Ata e lënë bisedën pasi Erioni bashkohet me ta për të ngrënë mëngjesin.

Miri dhe Erioni ngacmojnë Jonën

Posted on April 16th, 2010 in Erioni BBA 3, Jetmiri BBA 3, Jona BBA 3 | 76 Komente »

Miri dëshiron që të mos flejë këtë natë. Kështu ai shkon tek krevati i Erionit dhe fillojnë të diskutojnë për ngjarjet e ditë. Më pas, ata ngacmojnë Hakiun dhe Jonën që janë duke fjetur. Miri më së shumti ngacmon Jonën duke e pyetur për përrallat, pas premtimit të saj se përpara se të flinin, do i tregonte një përrallë atij. Jona e përgjumur nuk i kthen përgjigje, por vetëm i kërkon që ta lërë rehat. Por edhe Erioni e ngacmon duke i thirrur në emër që ajo të mos flejë. Miri bërë shaka, i thotë se e dashuron. Jona kthehet duke i kërkuar sërish të flenë, ndërsa ai me Erionin qeshin. Jona kthehet nga ana tjetër, ndërsa kur Miri thotë se ka dëshmitar Erioni që e do atë, Erioni shton se edhe ai e do Jonën. Ngacmimet vazhdojnë dhe Jona ngrihet për të folur me ta. Të tre bisedojnë me zë të ulët, pasi të tjerët flenë. Djemtë shprehen se kanë rënë në dashuri me të brenda dy ditëve, ndërsa ajo thekson se sidoqoftë, ajo e ka të dashurin jashtë dhe ata i shikon vetëm si dy djem lagjeje. Lexo me teper »

Për Oltën dhe Bertinën

Posted on April 15th, 2010 in Erioni BBA 3, Jetmiri BBA 3 | 150 Komente »

Jetmiri dhe Erioni janë në banjë dhe teksa Erioni lan rroba, Jetmiri e mban me muhabet. Ata flasin për lojën e futballit që patën si provë javore duke u përballur me djemtë e BB1. Jetmiri hap bisedën e provës së vajzave. Ai i thotë Erionit se kur diskutonin jashtë për futbollin që mund të luajnë vajzat, ai dhe Kika kishin thënë se nëse kjo ndodh vajzat e BB3 do të kishin fituar nëse do të luante futboll Bertina. Në momentin që ata kishin përmendur Bertinën si një lojtare e mirë futbolli, kishte ndërhyrë Mandi dhe Seldi të cilët kishin thënë se do të ishte Olta ajo që do të luante më mirë futboll se të gjitha vajzat që kanë marrë pjesë në BB3. Jetmiri i thotë Erionit se Olta nuk luajti futboll, ndërsa Bertina luajti me djemtë dhe arriti të bënte edhe gol me një top prej leckash. Të njëjtën gjë thotë edhe Erioni duke përforcuar faktin se Berina luante shumë mirë futboll, ndërsa Olta sipas tij nuk ka lidhje fare me futbollin. Lexo me teper »

Miri i interesuar për mendimin e publikut

Posted on April 2nd, 2010 in Jetmiri BBA 3 | 38 Komente »


Edi shkon të luajë me të tjerët, ndërsa Miri shkon në dhomën e gjumit dhe shtrihet për të fjetur. Pranë tij shkon edhe Manal e ndërsa bisedojnë, Miri interesohet për jetën jashtë shtëpisë së BB, se si i ka parë ajo banorët më parë nëpërmjet televizionit. Manal refuzon të tregojë duke u justifikuar se nuk i lejohet, pasi edhe ajo është një lojtare si ai. miri insiston me pyetjet e veta lidhur me Rezin, lidhjen e tyre, raportin me Enxhin dhe përshtypjet që jep ai jashtë, për publikun. Ai shprehet se të gjithë banorët e rinj, kur futen në shtëpi, shprehin opinionin negativ që kanë krijuar për të duke e ndjekur nga jashtë, madje edhe Rezarta e ka thënë këtë gjë fillimisht. Manal sërish nuk i tregon asgjë, por i thotë se ai i di më mirë gjërat edhe se vetë ajo apo publiku, pasi ai i di qëllimet e veprimeve të veta. Ajo shton se ndonjëherë, publiku nuk i kupton sjelljet e banorëve sepse nuk jetojnë në kushtet e tyre, ndërsa opinionin për Mirin, ajo preferon që t’ia thotë jashtë shtëpisë së BB. Ajo vetëm bën me xheste dhe Miri i interpreton se ajo ka krijuar përshtypjen se ai është edhe i bardhë, edhe i zi. Ajo e pohon, por ai i kërkon që t’ia saktësojë, pasi ai mund t’i interpretojë ndryshe nga ajo këto simbole. Manal shprehet se këto janë simbole ndërkombëtare e kanë vec një interpretim, por nuk e con më tej këtë bisedë edhe pse Miri insiston. Duke vazhduar bisedën, Miri tregon se bën dhe vepron atë që ndjen, pa ditur se si e percepton publiku. Manal ia kthen se ai duke vepruar në bazë të ndërgjegjes, ai mund të kuptojë se si i pret publiku sjelljet e veta. Miri shprehet se në bazë të ndërgjegjes ka bërë këto sjellje, pavarësisht se ndonjëherë ka gabuar, si cdo njeri tjetër dhe të paktën i ka kuptuar ato. manal e këshillon që ai të tregojë kujdes kur gabon e të sqarohet menjëherë, pasi me kalimin e kohës, ato transformohen në dëm të tij. Miri mendon se publiku nuk mund të keqkuptohet sepse i shikojnë në cdo minutë, pavarësisht se si mund të transformohen situata e ndryshme brenda shtëpisë. Manal shprehet se sado të përpiqet, ajo nuk mund të jetë e njëjta me atë që është jashtë, pasi vërtetë bën atë që ndjen e që do, por fillimisht e llogjikon.

Jetmiri lë “gojë hapur” banorët

Posted on March 29th, 2010 in Jetmiri BBA 3 | 26 Komente »


Jetmiri qëndron gjatë gjithë kohës në heshtje dhe teksa banorët debatojnë me Kikën, ai qëndron totalisht i mënjanuar. Në një moment ata e pyesin përse rri kaq i heshtur dhe Miri u thotë se po mendon për djalin. Banorët e pyesin për cilin djalë dhe Miri u përgjigjet “për djalin tim”. Pas kësaj përgjigjeje banorët ngelen të shtangur dhe Jetmiri teksa i sheh në këtë gjendje, u thotë se reagimi i tyre vjen ngaqë ata nuk e njohin.
Pasi përfundojnë debatet me Kikën, Erioni dhe Jetmiri ulen në një kënd të oborrit dhe bisedojnë për sjelljen e banorëve në shtëpi. Jetmiri thotë se edhe ai si çdo njeri tjetër, ka ato momentet e tij të mërzisë. Aty vjen edhe Mandi i cili fillon ta pyesë Jetmirin për deklaratën që bëri disa minuta më parë në lidhje me eksistencën e një fëmije. Mandi e pyet nëse kjo ishte e vërtetë dhe Jetmiri i thotë se nuk është e vërtetë, por ai është i mërzitur dhe ky është një nga këto momentet e merzitjes së tij për problemet e jetë së tij jashtë shtëpisë. Mandi i thotë se nëse kjo do të ishte e vërtetë nuk ka asgjë të keqe që ta thotë, por është e drejta e tij nëse do, ose jo të flasë për këtë gjë. Jetmiri thotë se ai e tha kot, por realisht ka disa gjëra për të cilat ai nuk do që të flasë. Mandi i thotë që ai e di vetë se kur do të vendos që të flasë për ketë çështje, por duhet të marrë parasysh që kjo mund të ndikojë në opinionin që ai ka krijuar te publiku. Jetmiri thotë se akoma nuk ka ardhur momenti që të flasë për këto gjëra, por ndoshta do ta bëjë kur të gjejë momentin e përshtatshëm. Më pas ata debatojnë për faktin që Jetmiri rri i veçuar nga banorët e tjerë. Mandi thotë se për të është mungesë edukate që ai të mos pranojë ftesat e banorëve të tjerë në biseda, apo në tavolinën e ngrënies. Jetmiri thotë se ai ka ato momentet e veta kur dëshiron të rrijë vetëm dhe të mendojë për problemet e lëna jashtë shtëpisë. Mandi i thotë se ai është dakort me këtë pjesë, por do të ishte mirë që Miri t’i bënte publike këto probleme në mënyrë që edhe ata të mbajnë qëndrimet e tyre.

Plas në BB: Miri godet Klodin: “Më futi duart…”

Posted on March 25th, 2010 in Jetmiri BBA 3, Klodi | 102 Komente »

Klodi 300x225 Plas në BB: Miri godet Klodin: Më futi duart...Rreth orës 23 të mbrëmjes ditën e martë, në shtëpinë e Big Brother ka shpërthyer një debat i ashpër, i lidhur sërish me homoseksualitetin e Klodit.

Debati është paraprirë nga një grindje mes Klodit dhe vlonjatit Miri, madje ky i fundit e ka goditur Klodin. Banorët e tjerë kanë rrethuar Mirin dhe e kanë pyetur atë mëse njëherë: Pse arriti puna deri këtu?

Miri u shpreh: “Unë e kam marrë mënjanë Klodin dhe i kam thënë: Të lutem shumë, mos me provoko, sepse po ve re që më provokon. Nuk më ka dhënë asnjë përgjigje për këtë. Prita të më thoshte që nuk është e vërtetë, por kjo nuk ndodhi.. Më ka futur duart nga poshtë dhe më ka provokuar aq shumë, sa mu desh ta qëlloja..”

Rrëfimi i Mirit është pritur në mënyra të ndryshme. Një nga të rinjtë e futur këtë javë i ka hedhur benzinë zjarrit duke i thënë Mirit: “Ti vetë u ule në krevatin e Klodit…”. Përgjigja e Mirit ishte: “U ula normal, por ai me futi duart..”

Disa nga banorët kanë mbajtur anën e Mirit. Sipas tyre, Klodi e përdor homoseksualitetin e tij sa herë është në nominim dhe po viktimizohet për të fituar pikë.
Klodi nuk ishte i pranishëm gjatë këtij debati mes Mirit dhe të tjerëve në shtëpinë e BB3. Ai qau kur e qëlluan dhe më pas qëndroi veçmas.

Debat i fortë për ushqimim

Posted on March 22nd, 2010 in Bertina BBA 3, Jetmiri BBA 3 | 27 Komente »


Ndërsa një pjesë e banorëve vazhdojnë të kërcejnë, Jetmiri dhe Bertina debatojnë për frutat. Bertina shkon në kuzhinë dhe merr disa fruta për t’i ngrëne me kos dhe del përsëri jashtë. Jetmiri sapo e sheh i afrohet dhe i thotë “hera e parë dhe e fundit që të shikoj të bësh këtë veprim se po nuk mora 10 kile mollë t’i hedh në kos ta shikosh”. Bertina irritohet nga e shprehura e Mirit dhe i thotë se ai nuk do ta ndalojë atë për të ngrënë. Jetmiri i thotë se frutat janë për të gjithë dhe të mos hajë aq shumë fruta sepse sipas tij nuk është e drejtë, por të mendojë edhe për të tjerët. Kështu me të dyve lind një debat ku Bertina i thotë që ushqimi nuk duhet që t’i përmendet askujt dhe ajo mund të hajë gjithë pjesën e saj të frutave vetëm për një ditë. Jetmiri i thotë se atij nuk i pëlqeu aspak veprimi i saj dhe ai do të bëjë të njëjtën gjë që tani e tutje. Bertina i thotë “o labi ti i pi cigaret? Edhe unë do ha fruta”. Dhe Jetmiri i thotë se ai përveçse i pi cigaret, do të hajë edhe fruta pasi javën e kaluar nuk arriti të hante dhe e ka lënë veten pas dore.
Në debat përfshihen edhe banorët e tjerë. Mandi thotë se nuk ndalohet njeriu për të ngrënë, ndërsa Seldi thotë se nuk mund të mbajë qëndrim për këtë rast. Jetmiri futet brenda, ndërsa banorët jashtë komentojnë debatin. Bertina thotë se nga njëra anë ajo që thotë Jetmiri është e drejtë, por ajo mund të hajë një ditë disa fruta dhe mund të mos hajë fare për disa ditë rresht. Jetmiri shkon në kuzhinë dhe fillon që të qërojë shumë fruta dhe t’i hajë me kos ashtu siç bëri Bertina.
Pasi Jetmiri e bën të gjithë kosin me fruta, Olta shkon pranë tij dhe debaton me të pasi kosin e kishin porositur për të bërë tavë. Ajo i thotë Mirit që të pyeste një herë të tjerët, pastaj të vepronte ose të hante vetëm pjesën e tij, por Miri i thotë “ça të bëj unë e bëra tashi, më haeshin”. Ndërsa Olta bërtet Jetmiri qesh dhe thotë në drejtim të banorëve se nëse duan ata mund ta nominojnë. Në sallon bisedohet për Jetmirin dhe sjelljen e tij.