Archive for the ‘Klodi’ Category

Klodi letër Berishës e Ramës: Ndihem i internuar në vendin tim

Posted on June 25th, 2010 in Klodi | 18 Komente »

TIRANE- “Që prej 45 ditësh, unë, familjarët e mi dhe njerëzit e mi më të afërm, po përballemi me një realitet tepër të vështirë. Familjarët e mi sot po vuajnë për bukën e gojës. Të drejtat e tyre po shkelen ditë pas dite nga fryma e urrejtjes dhe diskriminimit, për shkak të orientimit tim seksual” kështu i drejtohet Klodian Cela kreut të qeverisë Sali Berisha dhe kryetarit të opozitës Edi Rama përmes një letre të hapur.

Një ditë pas mesazhit mbështetës të Sekretares Amerikane të Shtetit, Klodian Cela i cili deklaroi publikisht orjentimin e tij seksual gjatë një spektakli të ndjekur televiziv, i bën me dije politikës shqiptare vështirësitë me të cilat përballet ai dhe njerëzit me orientim seksual të ndryshëm nga të tjerët në Shqipëri.

“Nuk e doja veten ditën kur pashë Policinë e Durrësit të ushtronin dhunë psikologjike ndaj nënës sime duke i kërkuar me prepotencën që ta jep uniforma të largonte një tezgë të vogël shitjeje me të cilën siguron bukën e gojës. Unë nuk kërkoj të shkelet ligji, por dua që njerëzit të kuptojnë se ajo tezgë është e vetmja mënyrë të ardhurash për familjen time që punon për të mbijetuar, jo për të jetuar, e që tashmë nuk guxon as të ketë një jetë sociale nga frika se njerëzit do t’i tregojnë me gisht. Që ditën e parë kur unë dola nga Big Brother nisa të kërkoj një vend pune, por ajo që po gjej, në vend të punës, është vetëm urrejtje, homofobi dhe bezdisje e pakuptimtë” shkruan Klodi, ndërsa nuk nguron të thotë se në vitin 2010 ndihet i internuar në vendin e tij. Lexo me teper »

Klodi themelon shoqate homoseksualesh

Posted on June 8th, 2010 in Klodi | 3 Komente »

Ata që provojnë një eksperiencë si “Big Brother” pohojnë se mbasi dalin nga ajo shtëpi ku jeta është e monitoruar, mbasi bëhen personazhë televizivë dhe të dashur nga publiku, jeta e tyre nuk është më e njëjta. Kjo të paktën është ndjesia sapo ky program ul siparin dhe teksa kalon në rrugë, të gjithë të flasin dhe të kërkojnë autografe. Por nëse ka një personazh të këtij edicioni, i cili mund ta thotë me zë të lartë këtë fakt, që me të vërtetë një program si ky i solli ndryshim, madje revolucion në jetën e tij, ai është Klodian Çela. Teksa kërkonim informacione për jetën e tij përtej detit, ditët e para që u fut në shtëpinë e vëzhguar, pyetja e parë që të vinte në mendje ishte: “Po ai pse duhej të futej në “Big Brother?”. Kishte krijuar një jetë për t’u pasur zili, një gjendje ekonomike shumë të mirë, dhe miq të shumtë që e donin dhe e mbështesnin. Por më pas kur ai vendosi të ndajë me të gjithë shqiptarët të fshehtën e jetës së tij, orientimin e tij seksual, kuptuam se Klodi me të vërtetë paska patur një arsye të fortë për ta bërë këtë. Rrëfimi i Klodit ishte një këmbanë alarmi sidomos për të gjithë ata që janë si ai, por që bëjnë një sforco të jashtëzakonshme për t’u tjetërsuar në sytë e opinionit. “Të jetosh në falsitet dhe t’iu tregosh njerëzve që ti je ai që ata duan, por që në fakt është ndryshe, më duket një shpenzim i kotë energjie”, na rrëfen Klodi. Por si është pritur djali 36-vjeçar nga Lezha pas daljes së tij nga “Big Brother”? “Kur dola pashë mamanë disi të trembur dhe më pas kur më treguan gjithçka kishte ndodhur, i dhashë të drejtë. Por unë ju them sinqerisht, kam kaluar ditë shumë të mira, më ndalojnë në rrugë nga të rriturit e deri tek fëmijët. Është një ndjesi shumë e veçantë”, na rrëfen ai. Ndërkohë për të ideja për t’u zbavitur dhe për ta shpenzuar kohën kot gjasme si një njeri publik, i duket shumë absurde. Asgjë nga këto nuk ka në kokë Klodi. I mësuar të punojë që kur ishte i mitur, madje të bëjë dhe shumë sakrifica, ai ka ndezur motorët për të realizuar gjithçka ka në mendje. Dhe mbi të gjitha ka vendosur diçka shumë të rëndësishme, dëshiron të ndërtojë një jetë të re, këtu në Shqipëri, në atdheun e tij dhe pranë nënës së tij, që e ka pikë të dobët.
Tani synon televizionin
Ka qenë gjithmonë një natyrë artistike. I ka pëlqyer të merret me gjëra të bukura, me ato ku fantazia çlirohet pa limit dhe ia ka dalë. Si drejtor artistik i njërës prej diskotekave më të famshme në Itali, Klodi ka mundur të tregojë anën e tij artistike, e cila është pëlqyer shumë. Tani kërkon që të njëjtën gjë ta bëjë në Shqipëri dhe synon për këtë, botën e televizionit. Janë disa projektet që ka në kokë e meqë akoma nuk ka të kristalizuar diçka, preferon të mos flasë konkretisht, por premton se shumë shpejt do të jetë pjesë e ekranit, duke realizuar kështu një nga dëshirat e tij të hershme.
Plani për një shoqatë
Ndërkohë dëshiron që rrëfimin i tij ku ai iu tregoi shqiptarëve se një individ homoseksual nuk është një ufo, por një njeri me të gjitha vlerat e tij, mos të mbetet në kuadrin e një show mediatik, pasi edhe qëllimi i tij nuk ishte aspak ky. Tani qa ka dalë nga “Big Brother” ka vendosur të bëjë më shumë. Fakti që është pranuar nga shoqëria dhe këtë e tregojnë sjelljet e njerëzve, ka qenë një fillim shumë i mirë. Por në fakt a janë me të vërtetë shqiptarët kaq dashamirës me këtë kategori njerëzish? Pak javë më parë në një nga televizionet italiane, bëhej një provë për të testuar shkallën e homofobisë, duke çuar çifte gejsh ose lesbikesh në mes të njerëzve, të cilët fillonin dhe putheshin aty. Lexo me teper »

Tregojnë eksperiencat në punë

Posted on April 30th, 2010 in Klodi, Mandi BBA 3 | 9 Komente »

Klodi dhe Mandi qëndrojnë në kopësht dhe Mandi kujton se nesër është dita e punëtorëve. Ai i thotë Klodit se nesër ai duhet të protestojë e të bëjë ndonjë pankartë ku të kërkojë të drejtat e tij si punëtor, kushte më të mira pune dhe pagesë më të lartë. Mandi shton se dita e nesërme është për t’iu kundërvënë punëdhënësve, siç është dhe ai, ndërsa punëtorët, dhe klasifikon Klodin këtu, do të ngrihen për të drejtat e tyre. Klodi shprehet me shaka se ata janë lodhur me premtimet e kota të eprorëve të tyre. Më pas Mandi pyet Klodin se ç’punë ka bërë kur ka shkuar për herë të parë në Itali dhe ai përgjigjet se ka punuar pjatalarës. Klodi i tregon për kushtet jo fort të mira të punës dhe për shfrytëzimin e punojnësve nga ana e punëdhënësve. Mandi i tregon se në biznesin e tij nuk ekzistojnë keqtrajtimet, madje ai i mban shumë afër punonjësit e tij.

Klodi shkëmben biseda me Manal

Posted on April 24th, 2010 in Klodi, Manal BBA 3 | 18 Komente »

Banorët zgjohen një e nga një, e tashmë dihet që i pari zgjohet Kika, e pasohet nga Klodi e Manal. Ata bëjnë punët e para të mëngjesit e më pas Klodi shkon në kuzhinë e përgatit brumë për të bërë bukë. Manal shkon pranë tij e ai e pyet me shaka se ku ka qenë mbrëmë dhe vazhdon vetë dhe përgjigjen duke thënë se e ka parë që ka qenë me Erionin, dhe i vjen mirë që janë pajtuar pasi kishte një kohë që flisnin me shumë nënkuptime, si Klodi me Seldin. Manal përgjigjet se ajo nuk ka qenë e mërzitur me Erionin, por ai mund t’i ketë folur me nënkuptime. Më pas ajo e pyet se çfarë po përgatit dhe Klodi përgjigjet se ka nisur të bëjë bukë, por nuk e di se ç’do t’i dalë. Më tej Klodi i thotë Manal se jeta është e bukur, por e vështirë dhe ajo duhet të mundohet që t’a jetoje sa më mirë.

Ngacmime mes Klodit dhe Hakiut

Posted on April 21st, 2010 in Klodi | 42 Komente »

Fillimisht Jona e më pas edhe Klodi vijnë për t’u folur djemve që kanë pirë cigare në tualet. Klodi shkon në kuzhinë për të përgatitur dicka për të ngrënë. Tre djemtë e tjerë, vazhdojnë ende me batuta e me shaka me nejri-tjetrin e në këtë rast, përfshihet edhe Klodi. Por, ndërsa thonë batuta, vihet re një tendencë e Klodit dhe Hakiut për t’u kapur me fjalë. Kështu batutat e tyre nuk janë më për të qeshur, por kuptimplote e paksa ironike. Ndër të tjera, Klodi i thotë Hakiut se i vjen mirë që i është kthyer buzëqeshja. Hakiu ia kthen se është merita e tij, Klodit, që ia ka ktyer buzëqeshjen, sidomos këto dy të shtunat e fundit, duke nënkuptuar debatet që kanë patur mes njeri-tjetrit dhe faktit që nuk flasin shumë. Ai shprehet se meqë ka këto merita, këtë të shtunë nuk do ta nominojë. Klodi ia kthen se pak rëndësi ka për të nëse e nominon apo jo. “Nuk trembem nga këto gjëra”- vazhdon ai dhe shton se herët a vonë, do ia fusin njeri-tjetrit nominimin, se lojë e tillë është. Lexo me teper »

Domenika: Nuk e fal Seldin

Posted on April 16th, 2010 in Domenika BBA 3, Klodi, Seldi BBA 3 | 102 Komente »

Klodi i kërkon Domenikës që të flasin dhe të dy shkojnë në dhomën e gjumit. Teksa rrinë shtrirë, Klodi i e pyet se çfarë do të bëjë ajo me Seldin i cili disa herë ka tentuar që të pajtohet me të. Domenika i thotë se ajo këtë herë nuk do t’a falë sepse Seldi nuk i ka lënë hapësirë vetes. Klodi i kërkon Domenikës që të rindëtojë mardhënien e saj me Seldin dhe Domenika i thotë se ajo nuk e ndjen që të pajtohet me të dhe shton se tashmë nuk dëshiron që të shkatërrojë nervat e saj me sjelljen e Seldit. Ajo thotë se nuk ka për t’i lejuar vetes që të tallet nga Seldi për më tepër që ai t’a përdorë kur t’i nevojitet atij. Më tej Domenika vazhdon duke thënë se ajo mund ta ndihmojë një herë, dy herë, por nuk ka për t’i ndenjur pronto Seldit sa herë që ai dëshiron. Klodi i thotë se sa të rëndësishëm e konsideron ajo Seldin në këto momente dhe sa mundësi ka që ata të dy të kthehen përsëri bashkë. Domenika i thotë se në këto momente nuk ka për të ndryshuar qëndrimin e saj, për më tepër ajo thotë se Seldi e ka përdorur duke u sjellë mirë me të në disa momente dhe në disa të tjera është sjellë shumë keq. Domenika i thotë Klodit “të lutem mos ma kërko më”(duke iu referuar kërkesës së Klodit për t’u pajtuar me Seldin) dhe më pas ndryshon bisedë.

Klodi dhe Domi flasin për Seldin

Posted on April 14th, 2010 in Domenika BBA 3, Klodi | 77 Komente »

Klodi, ndërsa ha darkën, shoqërohet nga Domenika. Ai i tregon për bisedën e mëparshme me Seldin dhe këshillat që i dha që të mos lejojnë një person të tretë të futet mes tyre. Domenika shprehet se po lënë nam me t’u zënë gjithnjë për të njëjtat arsye. Klodi, nisur nga ankesat e Seldit, e pyet nëse ajo e dëgjon ndonjëherë atë kur flet, por Domi ia kthen se mënyra se si i flet Seldi e nervozon, pasi i duken si urdhëra. Sipas saj, nëse ai do fliste me qetësi dhe respekt, do arrinin të sqaroheshin. Për të, problemi kryesor qëndron tek fakti që Seldi ato që ka, duhet t’i sqarojë me Mirin e jo të zihet tërë kohën me të. Domenika mendon se fakti që jetojnë gjithë kohën bashkë mes të tjerëve, e bën këtë situatë edhe më të vështirë për t’u kaluar pasi nuk mund t’i harrojnë ato që ndodhin. Klodi e pyet se si e mendon lidhjen jashtë, ndërsa ajo ia kthen me kundërpyetje nëse ai vërtetë i mendon të lidhur ata jashtë. Ajo përgjigjet vetë se kjo nuk do ndodhë, pasi “ujërat” duken që në fillim. Domi tregon se këtë situatë e kanë sqaruar vazhdimisht, por nuk i pëlqejnë ironitë e Seldit që bën më pas duek ia kujtuar gjithnjë ato që ndodhin.

Mandi dhe Erioni ngacmojnë Klodin

Posted on April 8th, 2010 in Erioni BBA 3, Klodi, Mandi BBA 3 | 8 Komente »


Mandi dhe Erioni ngacmojnë Klodin, fillimisht lidhur me temën për diskutim që hapi, ashtu papritur duke i mbledhur gjithë banorët e më pas në lidhje me Oltën. Ata shprehen me shaka se Klodi rri gjithnjë nga pas Oltës duke mos e lënë atë të lirë të veprojë. Klodi i pyet se përse ata mendojnë ashtu dhe i pyet se përse nuk e pranojnë se ai e konsideron atë si motër, duke ditur që dhe vetë ata janë shprehur kështu për ndonjë shoqe të ngushtë të tyre. Mandi i thotë se po e ekzagjeron me këtë pyetje, ndërsa Klodi kthehet nga Olta duke e pyetur nëse është e vërtetë ajo që thonë djemtë. Olta i përgjigjet se nuk ndjehet aspak e penguar prej tij, madje e quan veten të lirë të bëjë cfarë të dojë. Klodit i pëlqen përgjigjja, ndërsa Mandi me Erionin vazhdojnë ta ngacmojnë. Ata bëjnë sikur flasin me njeri-tjetrin për Klodin, por me zë të lartë që ai t’i dëgjojë.

Seldi dhe Klodi debatojnë

Posted on March 29th, 2010 in Klodi, Seldi BBA 3 | 51 Komente »


Klodi, Seldi dhe Mandi ndodhen në kuzhinë dhe Seldi shprehet se konkurentët që janë futur më së fundmi janë më të mirët. Klodi i përgjigjet se deri në momentin që ishte ai me grupin e tij më të rinjtë, Seldi ka thënë se janë ata më të mirët. Seldi shprehet se tre të fundit janë shumë të mirë dhe ai nuk ka pse e mohon, ashtu siç është e njëjta gjë dhe për Klodin. Ky i fundit shton se lavdërimet po i bëhen me rradhë të gjitha palëve. Seldi shton se Klodi nuk duhet të kapet pas fjalëve të tij “më të mirët dhe të mirët’. Klodi përgjigjet se ai kapet ku të dojë dhe Seldi shprehet se ai nuk e ka ndryshuar opinionin për Klodin. Klodi i thotë se Seldi mbeti keq nga ky reagimt i Klodit dhe është skuqur, ndërsa Seldi i përgjigjet se si për atë dhe shumë të tjerë, duhet më shumë se kaq që t’a bëjnë atë të ndihet keq. Klodi i thotë që Seldi është shumë i vogël para tij dhe Seldi i thotë të mos e ngrejë zërin. Klodi përgjigjet se ky është toni i zërit të tij dhe nëse Seldit nuk i pëlqen, mund të largohet pasi rrugën e ka të hapur. Seldi thotë se ai rri ku të dojë dhe Klodi nuk duhet t’ia tregojë rrugën. Lexo me teper »

Domi dhe Klodi

Posted on March 27th, 2010 in Domenika BBA 3, Klodi | 42 Komente »


Domenika sapo mbaron provën shkon dhe shtrihet pranë Klodit në sallon dhe bisedon me të. Klodi thotë se ka frikë nga nominimi dhe Domenika i thotë që të mos mërzitet sepse ajo do të jetë gjithmonë pranë tij. Të dy bëjnë thashetheme për banorët e rinj. Domenika thotë se të rinjtë nuk po japin asgjë si të freskët që janë dhe për Manal thotë se ajo i largohet përherë. Klodi i thotë se një javë është shumë pak për t’i njohur banorët e rinj. Klodi thotë se është mirë që edhe banorit të ri t’i jepet shanci për të dhënë atë që dëshiron sepse edhe banorët e vjetër nuk janë aq shumë aktivë. Ai thotë se këtë javë ka frikë se ndoshta Seldi do të nominohet sepse ka pasur disa zënka me banorët e tjerë përfshirë edhe një debat me Hakiun të cilin e konsideronte si një nga personat më të afërt në shtëpi. Domenika thotë se nëse Seldi do të nominohet nga banorët, ndoshta edhe ajo do të jetë e nominuar. Domenika thotë se banorët ndoshta kërkojnë që ta ajo dhe Seldi të mos jenë më pranë njëri-tjetrit. Më pas ata flasin për alternimin çifteve që “Vëllai i Madh” ka bërë këtë herë për provën e javës. Ata bëjnë thashetheme për banorët e tjerë ku Domenika ndër të tjera thotë se në shtëpi të gjithë janë shumë sipërfaqësorë dhe klodi pohon të njëjtën gjë.