Big Brother Albania 3 - FAN WEBSITE | Shiko Live | Shiko Big Brother Albania 3 | Thashetheme | Big Brother ! Live | Domenika | Seldi | Pamela | Valentina | Jetmiri | Haki | Erjoni | Graciela | Bertina | Olta » Klodi

Klodi: Shqipëria ka shumë homoseksual, me poste drejtuese te lart
Klodian Çela ishte personazhi më i përfolur i Big Brotherit të sivjetshëm dhe kjo për një arsye të vetme, ai deklarojë hapur Homoseksualitetin e tij. Ai e dinte shumë mirë që e gjitha kjo do e kishte një çmim por, nuk e kishte menduar deri këtu.  Klodi tregon se familja e tij është e “internuar” në qytetin e Durrësit, vuan një sulm psikologjik të pa para dhe paragjykime gjithë andej. Ai vazhdon më tej duke pohuar se Big Brother i ka shkatërruar familjen. Edhe pse nuk është penduar për deklaratën e bërë por, nga ana tjetër ka përgjegjësin për të afërmit dhe do që ata të gjejnë paqe pasi shkakun e gjen tek vetja.  Askush nuk më ka hapur derën për punë thotë Klodi, edhe letra që ai dërgoi krerëve më të lartë të shtetit nuk piu ujë, pasi ai ende nuk e ka marrë një përgjigje. Ndër të tjera në një intervistë për Sh2-in ai tregon se në Shqipëri ka shumë homoseksual, madje shprehet Klodi ata kanë poste drejtuese kudo.  “Në qoftë se askush nuk do më ndihmojë do vijë momenti që do të publikojë edhe emrat e tyre, se për deri sa thash emrin tim për të tjerët nuk me bëhet vonë”,- shprehet Çela. Ndërsa për çështjen e Domenikës me Seldin, ai thotë vetëm diçka; “Domenika nuk flet kot, duhet dëgjuar…”

Klodi, po bëni pushime këtë verë ?

Pushime, ku ka pushime pa lekë (qesh). Pas daljes nga Big Brother shkova në Itali ku takova miqtë dhe të afërmit të mi. U tha që Klodi la Shqipërinë përgjithmonë, nuk është e vërtetë fare. Klodi i ka dokumentet italiane dhe shkon e vjen kur ti dojë qejfi. Po e ndjeja si detyrim që të shkoja se kam njërës që më duan. Atje kam shumë shoqëri, italian dhe shqiptar.

Si ju pritën?

Sinqerisht jam habitur, më kishin ndjekur shumë gjithë shoqëria më kishte ndjekur. Komplimenta pa fund. Pastaj shkova për nipërit që i kam rritur dhe i kam pikë të dobët. Përveç pritjeve të mira, dalja juaj ka pas dhe anë të tjera ku edhe nuk jeni pritur mirë apo jo? Normale. Por, kjo jo vetëm për atë që unë shpreha të Bigu por, kjo edhe për një lloj simpatia dhe antipatie që krijojmë për njerëzit dhe është më se normale.

Pse vendosët të merrnit pjesë në Big Brother, kur prej vitesh jetonin në Itali dhe mund të merrnit pjesë në “Grande Frantello” atje?

Po nuk është se nuk kam tentuar edhe atje. Një vit para se të futesha në Big Brother Albania, aplikova dhe atje. I kalova të gjitha stadet, por, një djalë tjetër shqiptarë që kishte aplikuar, Fredi Berisha i cili ishte rom pati më shumë shanse të futej për disa arsye, pasi ishte një vit kur romët kishin probleme dhe po bënin manifestime ishte një çështje delikate dhe e bujshme për këtë arsye duhej një përfaqësues rom atje.

Çfarë ju priti pas daljes nga BB?

Internimi, familja ime është e “internuar” vërtetë dhe po e vuan deklaratën time. Shteti ende nuk më ka dhënë një ndihmë konkrete. Ende nuk më ma ka thënë dikush, që, hajde o Klodi shko te varri i babait tënd. Unë nuk dua të rrezikojë dhe të luaj me jetën time, nuk dua të bëhem dëshmor kot më kot. Unë nuk e quaj veten hero, unë jam Koldian Çela, kaq.

Sa ju kanë mbështetur pushtetarët?

Aspak, dhe mua më bën çudi se si do të futemi ne në Evropë. Shqipëria në integrime dhe vazhdon ende me internime dhe paragjykime.

Nga kush e kërkoni ndihëm?

Nga çdo kush që e ndjen veten se ka një përgjegjësi.

Ju keni shkruar edhe një letër, keni marrë përgjigje nga kryeministri?

Jo, nuk kam marrë ende një përgjigje, as nga kryeministri dhe as nga këto shoqatat që dalin dhe reklamohen për të drejtat e njeriut, nga ata unë kam marrë “zero”. Dhe nuk është e vërtetë siç është folur që familja ime jeton prej vitesh në Durrës, madje unë kur kam bërë videon prezantuese për t’u futur në Big Brother e kam bërë te shtëpia ime në Lezhë dhe turp kush e ka shpikur këtë histori.

Po, kur thoni që nuk më ofron njeri punë, çfarë doni të thoni, ju vetë keni kërkuar vend pune?

Po, kam kërkuar në disa institucione, po këtu askush nuk të ndihmon. Me mua është bërë shou, janë shitur gazetat, politika ka bërë politikën e vetë ndërsa tek unë nuk ka ardhur askush. Nuk më ka afruar njeri ndihmë, ndihmë do të thotë që dikush të më hap derën. Të paktën të më dëgjojnë. Kërkojë që familjes time ti japin dinjitet. Nuk kam kërkuar lëmosh, po ata që marrin fonde dhe kanë përgjegjësin lë të bëhen të gjallë.

Çfarë punë do të bënit ju? Çfarë punë?

Po të më fusin në punë vëllezërit. Unë jam në kontratën e Topit, por dhe këta po më mbajnë varur dhe nuk më kanë ofruar asgjë konkrete.

Klodi, pranimi i homoseksualitetit tuaj në një program televiziv ishte për të përfituar ndihmë publike apo nuk ka lidhje?

Jo unë nuk kisha nevojë për këtë, me veten time unë jam shumë normal dhe e pranojë veten siç jam. Ndërsa në një realit kur bashkëjeton me disa persona ishte një detyre për ta shprehur. Ndërsa homoseksualitetin nuk e solla unë në Shqipëri. I kemi përball dhe shkëmbehemi me ta 20 herë në ditë. Kjo që bëra unë nuk ka lidhje me guximin është diçka normale, unë respektoje rregullat shoqërore dhe njerëzore dhe di se çfarë duhet dhe nuk e shikojë veten të ndryshëm.

Jeni bërë pishman për futjen në Big Brother dhe për deklaratën që bëtë?

Të jem penduar jo aspak. Unë nuk e kam problem seksualtetin tim. Problemi është për ata që nuk më shikojnë si njëri si gjithë të tjerët. Për një gjë jam penduar sepse Big Brother më shkatërrojë familjen. Ata për shkakun tim nuk po jetojnë dot të qetë.

Ata i mora më qafe unë.  Cili ka qenë momenti më i vështirë pas daljes nga Big Brother?

Njeriu jeton për një dinjitet. Kam pas momente të vështira. Kam pas kërcënime edhe në telefon.Të gjithë thonë, Klodi hero, hero, por, kjo vetëm me fjalë.

Ju njihni persona publike më të njëjtat prirje si ju?

Po ka shumë, sidomos në televizionet tona. Dhe unë jam munduar të krijoj kontakte me ta apo një ndihmë dhe askush nuk ma ka hap derën. Nuk është Klodi i pari “Gay” ka dhe me dhjetëra po emrat nuk i them, dhe në qoftë se nuk do të lëviz gjë në raport me mua do i jap dhe ata emra. Për deri sa unë thashe emrin tim, nuk dua t’ia di fare për të tjerët. Ka njerëz “Gay” që kanë role dhe poste shumë të rëndësishme.

Klodi, ju thatë që në Itali keni shumë miq, po këtu në Shqipëri, si janë raportet me banorët e BB?

Kam dhe këtu miq. Me ish banorët, kam me disa raporte shumë të mira, me Oltën, me Bledin me Mandin të cilin dua ta përshëndes më ka ndihmuar dhe qëndruar afër. Kam miqësi me Tatianën, me Manalin.

Klodi, dukeni një njeri shumë i ndjeshëm, çfarë ju shqetëson më shumë?

Paragjykimet. Kur të tjerët flasin pa të njohur.

Domenikën e keni takuar? Po, e kam takuar. Edhe pas këtyre deklaratave që ata…?

Po dhe më vjen keq për të por do kalojë. Është një moment që kalon. Duhet të dini një gjë që Domi nuk flet kot dhe duhet dëgjuar. Por, nuk dua të flas për këtë çështje që i përket vetëm atyre dhe nuk më takon mua, aq më tepër mua të komentojë mbi këtë situatë dhe mbi të gjitha nuk jam personi i duhur.

Klodi çfarë ju lidh me stilimin për veshjet ?

Kam punuar për vite të tëra në Itali. Modën e kam pasion dhe e dua shumë.

Klodi letër Berishës e Ramës: Ndihem i internuar në vendin tim
TIRANE- “Që prej 45 ditësh, unë, familjarët e mi dhe njerëzit e mi më të afërm, po përballemi me një realitet tepër të vështirë. Familjarët e mi sot po vuajnë për bukën e gojës. Të drejtat e tyre po shkelen ditë pas dite nga fryma e urrejtjes dhe diskriminimit, për shkak të orientimit tim seksual” kështu i drejtohet Klodian Cela kreut të qeverisë Sali Berisha dhe kryetarit të opozitës Edi Rama përmes një letre të hapur.

Një ditë pas mesazhit mbështetës të Sekretares Amerikane të Shtetit, Klodian Cela i cili deklaroi publikisht orjentimin e tij seksual gjatë një spektakli të ndjekur televiziv, i bën me dije politikës shqiptare vështirësitë me të cilat përballet ai dhe njerëzit me orientim seksual të ndryshëm nga të tjerët në Shqipëri.

“Nuk e doja veten ditën kur pashë Policinë e Durrësit të ushtronin dhunë psikologjike ndaj nënës sime duke i kërkuar me prepotencën që ta jep uniforma të largonte një tezgë të vogël shitjeje me të cilën siguron bukën e gojës. Unë nuk kërkoj të shkelet ligji, por dua që njerëzit të kuptojnë se ajo tezgë është e vetmja mënyrë të ardhurash për familjen time që punon për të mbijetuar, jo për të jetuar, e që tashmë nuk guxon as të ketë një jetë sociale nga frika se njerëzit do t’i tregojnë me gisht. Që ditën e parë kur unë dola nga Big Brother nisa të kërkoj një vend pune, por ajo që po gjej, në vend të punës, është vetëm urrejtje, homofobi dhe bezdisje e pakuptimtë” shkruan Klodi, ndërsa nuk nguron të thotë se në vitin 2010 ndihet i internuar në vendin e tij.

“Unë pres që politikanë si ju të tregojnë publikisht se mirëqënia sociale, fizike, e shpirtërore e të gjithë anëtarëve të shoqërisë, pa dallim, është realisht e mundshme.Tani është koha për fjalën tuaj dhe më shumë se kaq për veprimin tuaj” mbyllet letra e Klodit.

(e.n/BalkanWeb)

Klodi themelon shoqate homoseksualesh
Ata që provojnë një eksperiencë si “Big Brother” pohojnë se mbasi dalin nga ajo shtëpi ku jeta është e monitoruar, mbasi bëhen personazhë televizivë dhe të dashur nga publiku, jeta e tyre nuk është më e njëjta. Kjo të paktën është ndjesia sapo ky program ul siparin dhe teksa kalon në rrugë, të gjithë të flasin dhe të kërkojnë autografe. Por nëse ka një personazh të këtij edicioni, i cili mund ta thotë me zë të lartë këtë fakt, që me të vërtetë një program si ky i solli ndryshim, madje revolucion në jetën e tij, ai është Klodian Çela. Teksa kërkonim informacione për jetën e tij përtej detit, ditët e para që u fut në shtëpinë e vëzhguar, pyetja e parë që të vinte në mendje ishte: “Po ai pse duhej të futej në “Big Brother?”. Kishte krijuar një jetë për t’u pasur zili, një gjendje ekonomike shumë të mirë, dhe miq të shumtë që e donin dhe e mbështesnin. Por më pas kur ai vendosi të ndajë me të gjithë shqiptarët të fshehtën e jetës së tij, orientimin e tij seksual, kuptuam se Klodi me të vërtetë paska patur një arsye të fortë për ta bërë këtë. Rrëfimi i Klodit ishte një këmbanë alarmi sidomos për të gjithë ata që janë si ai, por që bëjnë një sforco të jashtëzakonshme për t’u tjetërsuar në sytë e opinionit. “Të jetosh në falsitet dhe t’iu tregosh njerëzve që ti je ai që ata duan, por që në fakt është ndryshe, më duket një shpenzim i kotë energjie”, na rrëfen Klodi. Por si është pritur djali 36-vjeçar nga Lezha pas daljes së tij nga “Big Brother”? “Kur dola pashë mamanë disi të trembur dhe më pas kur më treguan gjithçka kishte ndodhur, i dhashë të drejtë. Por unë ju them sinqerisht, kam kaluar ditë shumë të mira, më ndalojnë në rrugë nga të rriturit e deri tek fëmijët. Është një ndjesi shumë e veçantë”, na rrëfen ai. Ndërkohë për të ideja për t’u zbavitur dhe për ta shpenzuar kohën kot gjasme si një njeri publik, i duket shumë absurde. Asgjë nga këto nuk ka në kokë Klodi. I mësuar të punojë që kur ishte i mitur, madje të bëjë dhe shumë sakrifica, ai ka ndezur motorët për të realizuar gjithçka ka në mendje. Dhe mbi të gjitha ka vendosur diçka shumë të rëndësishme, dëshiron të ndërtojë një jetë të re, këtu në Shqipëri, në atdheun e tij dhe pranë nënës së tij, që e ka pikë të dobët.

Tani synon televizionin

Ka qenë gjithmonë një natyrë artistike. I ka pëlqyer të merret me gjëra të bukura, me ato ku fantazia çlirohet pa limit dhe ia ka dalë. Si drejtor artistik i njërës prej diskotekave më të famshme në Itali, Klodi ka mundur të tregojë anën e tij artistike, e cila është pëlqyer shumë. Tani kërkon që të njëjtën gjë ta bëjë në Shqipëri dhe synon për këtë, botën e televizionit. Janë disa projektet që ka në kokë e meqë akoma nuk ka të kristalizuar diçka, preferon të mos flasë konkretisht, por premton se shumë shpejt do të jetë pjesë e ekranit, duke realizuar kështu një nga dëshirat e tij të hershme.

Plani për një shoqatë

Ndërkohë dëshiron që rrëfimin i tij ku ai iu tregoi shqiptarëve se një individ homoseksual nuk është një ufo, por një njeri me të gjitha vlerat e tij, mos të mbetet në kuadrin e një show mediatik, pasi edhe qëllimi i tij nuk ishte aspak ky. Tani qa ka dalë nga “Big Brother” ka vendosur të bëjë më shumë. Fakti që është pranuar nga shoqëria dhe këtë e tregojnë sjelljet e njerëzve, ka qenë një fillim shumë i mirë. Por në fakt a janë me të vërtetë shqiptarët kaq dashamirës me këtë kategori njerëzish? Pak javë më parë në një nga televizionet italiane, bëhej një provë për të testuar shkallën e homofobisë, duke çuar çifte gejsh ose lesbikesh në mes të njerëzve, të cilët fillonin dhe putheshin aty. Nëse këta individë ishin të panjohur, shiheshin me një farë përçmimi, nëse ata ishin të njohur si psh. personazhet e programit “Grande Fratello”, jo vetëm që nuk shiheshin me përçmim, por komplimentoheshin dhe iu kërkoheshin autografe. Konkluzioni, kur je një person publik, edhe homoskesualiteti është më i pranueshëm dhe nuk krijon bezdi. Këtë fakt po e provon çdo ditë edhe Klodi, Por e gjitha kjo për atë nuk mjafton. Ai kërkon të bëjë më shumë, jo për vete, por për të gjithë ata që janë si ai dhe bëjnë një jetë të nëndheshme dhe plot sekrete. Këto ditë nuk i kanë munguar kontaktet me djem dhe vajza që janë si ai, ata i bëjnë komplimente për kurajën dhe i luten që të mos e ndalojë këtu këtë nismë. “Kam parë që shoqatat në mbrojtje të homoseksualëve nuk kanë bërë pothuajse asgjë për këtë kategori, për t’i mbrojtur ata dhe sinqerisht më vjen shumë keq”, tregon ai. Pikërisht për këtë arsye ai ka filluar të angazhohet me “Aleancën e geive dhe lesbikeve të Shqipërisë”, një organizatë që sipas Klodit është shumë serioze, dhe aktivitetin e së cilës Klodi e ndjek vazhdimisht. Madje Klodi na tregon se shumë shpejt do të emërohet aty edhe zëdhënës. Por nuk do të ndalet me kaq, ai kërkon një mbështetje serioze për të bërë një shoqatë kundër diskriminimit të homoseksualëve, në mënyrë që ata të kenë vendin e tyre në shoqërinë tonë. Deri tani duket se ideja është pritur mirë dhe mbështetja nuk i mungon. Këto ishin pra disa nga planet e afërta të Klodit, për të rifilluar një jetë në vendin e tij dhe për të bërë atë që gjithmonë ka ëndërruar.

Uidhers: Politika bën retorikë, heshti për rastin “Klodi”

Ambasadori amerikan në Tiranë, Xhon Uidhers, nuk i ka kursyer kritikat ndaj politikës shqiptare, duke e cilësuar atë si boshe. I ndodhur në një konferencë rajonale me titull “Për mbrojtjen nga diskriminimi”, ambasadori tha se politika heshti për rastin “Klodi”, konkurrentin e “Big Brother-it 3”. “Politika heshti për rastin ‘Klodi’. Qeveria dhe opozita dinë të bëjnë vetëm retorikë në rastet e homofobisë”, tha Uithers. Ky është reagimi i të disatës herë nga Ambasadori amerikan, referuar mbrojtjes së komunitetit gay në Shqipëri. Qëllimi i konferencës ishte zbatimi i legjislacionit për mbrojtjen nga diskriminimi.

Tregojnë eksperiencat në punë
Klodi dhe Mandi qëndrojnë në kopësht dhe Mandi kujton se nesër është dita e punëtorëve. Ai i thotë Klodit se nesër ai duhet të protestojë e të bëjë ndonjë pankartë ku të kërkojë të drejtat e tij si punëtor, kushte më të mira pune dhe pagesë më të lartë. Mandi shton se dita e nesërme është për t’iu kundërvënë punëdhënësve, siç është dhe ai, ndërsa punëtorët, dhe klasifikon Klodin këtu, do të ngrihen për të drejtat e tyre. Klodi shprehet me shaka se ata janë lodhur me premtimet e kota të eprorëve të tyre. Më pas Mandi pyet Klodin se ç’punë ka bërë kur ka shkuar për herë të parë në Itali dhe ai përgjigjet se ka punuar pjatalarës. Klodi i tregon për kushtet jo fort të mira të punës dhe për shfrytëzimin e punojnësve nga ana e punëdhënësve. Mandi i tregon se në biznesin e tij nuk ekzistojnë keqtrajtimet, madje ai i mban shumë afër punonjësit e tij.

Klodi shkëmben biseda me Manal
Banorët zgjohen një e nga një, e tashmë dihet që i pari zgjohet Kika, e pasohet nga Klodi e Manal. Ata bëjnë punët e para të mëngjesit e më pas Klodi shkon në kuzhinë e përgatit brumë për të bërë bukë. Manal shkon pranë tij e ai e pyet me shaka se ku ka qenë mbrëmë dhe vazhdon vetë dhe përgjigjen duke thënë se e ka parë që ka qenë me Erionin, dhe i vjen mirë që janë pajtuar pasi kishte një kohë që flisnin me shumë nënkuptime, si Klodi me Seldin. Manal përgjigjet se ajo nuk ka qenë e mërzitur me Erionin, por ai mund t’i ketë folur me nënkuptime. Më pas ajo e pyet se çfarë po përgatit dhe Klodi përgjigjet se ka nisur të bëjë bukë, por nuk e di se ç’do t’i dalë. Më tej Klodi i thotë Manal se jeta është e bukur, por e vështirë dhe ajo duhet të mundohet që t’a jetoje sa më mirë.

Ngacmime mes Klodit dhe Hakiut
Fillimisht Jona e më pas edhe Klodi vijnë për t’u folur djemve që kanë pirë cigare në tualet. Klodi shkon në kuzhinë për të përgatitur dicka për të ngrënë. Tre djemtë e tjerë, vazhdojnë ende me batuta e me shaka me nejri-tjetrin e në këtë rast, përfshihet edhe Klodi. Por, ndërsa thonë batuta, vihet re një tendencë e Klodit dhe Hakiut për t’u kapur me fjalë. Kështu batutat e tyre nuk janë më për të qeshur, por kuptimplote e paksa ironike. Ndër të tjera, Klodi i thotë Hakiut se i vjen mirë që i është kthyer buzëqeshja. Hakiu ia kthen se është merita e tij, Klodit, që ia ka ktyer buzëqeshjen, sidomos këto dy të shtunat e fundit, duke nënkuptuar debatet që kanë patur mes njeri-tjetrit dhe faktit që nuk flasin shumë. Ai shprehet se meqë ka këto merita, këtë të shtunë nuk do ta nominojë. Klodi ia kthen se pak rëndësi ka për të nëse e nominon apo jo. “Nuk trembem nga këto gjëra”- vazhdon ai dhe shton se herët a vonë, do ia fusin njeri-tjetrit nominimin, se lojë e tillë është. Klodi i kujton se këto fjalë kanë qënë të Hakiut. Djemtë e tjerë fillojnë të qeshin e ta ngacmojnë Kikën, ndërsa ai mohon se ka përdorur këto fjalë. Klodi vazhdon duke thënë se që në fillim, Hakiu atë, Klodin, e ka parë me syrin sikur është i humbur, demode apo i zhvlerësuar. Kika ia kthen se është kopmlet gabim pasi e ka parë si të cuditshëm, fillimisht interesant por më pas jo. Klodi nuk e kupton këtë mënyrë, ndërsa për Kikën, ai thotë se i duket si hije që lëviz nëpër shtëpi e më pas fle. Hakiu e quan Klodin dinak duke thënë se ai i shikon njerëzit ashtu si i interesone jo si janë vërtetë dhe i kujton atij se gjatë spektaklit të kësaj jave, ka thënë se të dy janë në një lojë.

Domenika: Nuk e fal Seldin
Klodi i kërkon Domenikës që të flasin dhe të dy shkojnë në dhomën e gjumit. Teksa rrinë shtrirë, Klodi i e pyet se çfarë do të bëjë ajo me Seldin i cili disa herë ka tentuar që të pajtohet me të. Domenika i thotë se ajo këtë herë nuk do t’a falë sepse Seldi nuk i ka lënë hapësirë vetes. Klodi i kërkon Domenikës që të rindëtojë mardhënien e saj me Seldin dhe Domenika i thotë se ajo nuk e ndjen që të pajtohet me të dhe shton se tashmë nuk dëshiron që të shkatërrojë nervat e saj me sjelljen e Seldit. Ajo thotë se nuk ka për t’i lejuar vetes që të tallet nga Seldi për më tepër që ai t’a përdorë kur t’i nevojitet atij. Më tej Domenika vazhdon duke thënë se ajo mund ta ndihmojë një herë, dy herë, por nuk ka për t’i ndenjur pronto Seldit sa herë që ai dëshiron. Klodi i thotë se sa të rëndësishëm e konsideron ajo Seldin në këto momente dhe sa mundësi ka që ata të dy të kthehen përsëri bashkë. Domenika i thotë se në këto momente nuk ka për të ndryshuar qëndrimin e saj, për më tepër ajo thotë se Seldi e ka përdorur duke u sjellë mirë me të në disa momente dhe në disa të tjera është sjellë shumë keq. Domenika i thotë Klodit “të lutem mos ma kërko më”(duke iu referuar kërkesës së Klodit për t’u pajtuar me Seldin) dhe më pas ndryshon bisedë.

Klodi dhe Domi flasin për Seldin
Klodi, ndërsa ha darkën, shoqërohet nga Domenika. Ai i tregon për bisedën e mëparshme me Seldin dhe këshillat që i dha që të mos lejojnë një person të tretë të futet mes tyre. Domenika shprehet se po lënë nam me t’u zënë gjithnjë për të njëjtat arsye. Klodi, nisur nga ankesat e Seldit, e pyet nëse ajo e dëgjon ndonjëherë atë kur flet, por Domi ia kthen se mënyra se si i flet Seldi e nervozon, pasi i duken si urdhëra. Sipas saj, nëse ai do fliste me qetësi dhe respekt, do arrinin të sqaroheshin. Për të, problemi kryesor qëndron tek fakti që Seldi ato që ka, duhet t’i sqarojë me Mirin e jo të zihet tërë kohën me të. Domenika mendon se fakti që jetojnë gjithë kohën bashkë mes të tjerëve, e bën këtë situatë edhe më të vështirë për t’u kaluar pasi nuk mund t’i harrojnë ato që ndodhin. Klodi e pyet se si e mendon lidhjen jashtë, ndërsa ajo ia kthen me kundërpyetje nëse ai vërtetë i mendon të lidhur ata jashtë. Ajo përgjigjet vetë se kjo nuk do ndodhë, pasi “ujërat” duken që në fillim. Domi tregon se këtë situatë e kanë sqaruar vazhdimisht, por nuk i pëlqejnë ironitë e Seldit që bën më pas duek ia kujtuar gjithnjë ato që ndodhin.

Mandi dhe Erioni ngacmojnë Klodin
Mandi dhe Erioni ngacmojnë Klodin, fillimisht lidhur me temën për diskutim që hapi, ashtu papritur duke i mbledhur gjithë banorët e më pas në lidhje me Oltën. Ata shprehen me shaka se Klodi rri gjithnjë nga pas Oltës duke mos e lënë atë të lirë të veprojë. Klodi i pyet se përse ata mendojnë ashtu dhe i pyet se përse nuk e pranojnë se ai e konsideron atë si motër, duke ditur që dhe vetë ata janë shprehur kështu për ndonjë shoqe të ngushtë të tyre. Mandi i thotë se po e ekzagjeron me këtë pyetje, ndërsa Klodi kthehet nga Olta duke e pyetur nëse është e vërtetë ajo që thonë djemtë. Olta i përgjigjet se nuk ndjehet aspak e penguar prej tij, madje e quan veten të lirë të bëjë cfarë të dojë. Klodit i pëlqen përgjigjja, ndërsa Mandi me Erionin vazhdojnë ta ngacmojnë. Ata bëjnë sikur flasin me njeri-tjetrin për Klodin, por me zë të lartë që ai t’i dëgjojë.

Seldi dhe Klodi debatojnë
Klodi, Seldi dhe Mandi ndodhen në kuzhinë dhe Seldi shprehet se konkurentët që janë futur më së fundmi janë më të mirët. Klodi i përgjigjet se deri në momentin që ishte ai me grupin e tij më të rinjtë, Seldi ka thënë se janë ata më të mirët. Seldi shprehet se tre të fundit janë shumë të mirë dhe ai nuk ka pse e mohon, ashtu siç është e njëjta gjë dhe për Klodin. Ky i fundit shton se lavdërimet po i bëhen me rradhë të gjitha palëve. Seldi shton se Klodi nuk duhet të kapet pas fjalëve të tij “më të mirët dhe të mirët’. Klodi përgjigjet se ai kapet ku të dojë dhe Seldi shprehet se ai nuk e ka ndryshuar opinionin për Klodin. Klodi i thotë se Seldi mbeti keq nga ky reagimt i Klodit dhe është skuqur, ndërsa Seldi i përgjigjet se si për atë dhe shumë të tjerë, duhet më shumë se kaq që t’a bëjnë atë të ndihet keq. Klodi i thotë që Seldi është shumë i vogël para tij dhe Seldi i thotë të mos e ngrejë zërin. Klodi përgjigjet se ky është toni i zërit të tij dhe nëse Seldit nuk i pëlqen, mund të largohet pasi rrugën e ka të hapur. Seldi thotë se ai rri ku të dojë dhe Klodi nuk duhet t’ia tregojë rrugën. Klodi thotë se Seldi e dredh shumë bisedën dhe Seldi përgjigjet se Klodi di t’a dredhë më mirë se ai. Më pas Klodi largohet dhe Seldi shprehet se ai që nuk përballet, ikën. Klodi përgjigjet se ai nuk merret me fëmijë dhe Seldi shprehet se Klodi është më fëmijë se ai dhe duhet të piqet. Më pas Seldi ia tregon këtë zënkë Domenikës dhe ajo i thotë se nuk duhet të debatojë me Klodin e t’ia marrë fjalët për keq.