Archive for the ‘Olta BBA 3’ Category

Olta Sheta : Unë, mike e ngushtë me të dashurën e Erionit

Posted on July 4th, 2010 in Olta BBA 3 | 64 Komente »

Olta rrëfen të vërtetën e puthjes miqësore me Erionin, xhelozinë e Bertinës dhe lojën e historisë së dashurisë në Big Brother

Asgjë nuk është si më parë për Olta Shetën: do të ndalojë për të përshëndetur njerëz që nuk i ka njohur deri dje, të japë autografe, madje edhe të pranojë të pozojë me fansat duke bërë fotografi. E pranon se nuk ka bërë asnjë mëkat teksa ka tentuar të tregojë të vërtetën e historisë së dashurisë mes Erionit dhe Bertinës, nuk ka asnjë peng për lojën, por nuk ka se si ta mohojë se tre miqtë që ka lënë brenda në shtëpinë e Big Brother do ti mungojnë edhe për pak. Për herë të parë, Olta rrëfen marrëdhënien me Erionin dhe atë që ajo e quan xhelozi e sëmurë e Bertinës, që mendonte se ka pasur qëllime intime ndaj tij. Në këtë pikë, vajza karizmatike e Big Brother, pranon të rrëfejë se përse Bertina realisht nuk afrohej në shijet e femrave që pëlqen Erioni. Sekreti dhe etaloni i bukurisë është një mikeshë e Oltës, ish-e dashura e Erionit, i cili duket se nuk e ka harruar vajzën që ka zëvendësuar Bertina…!

Ke dy javë që ke dalë nga shtëpia, çfarë të mungon më shumë?

Tre personat që më mungojnë më shumë që kur kam dalë janë Klodi, Seldi dhe Domi, me ata bëja më shumë gallatë dhe bisedoja, ndërsa për të tjerët jo.

Ka ndryshuar ndonjë gjë në ritmin e ditës tënde?

Jo, nuk ka ndryshuar asnjë. Kam vijuar jetën normalisht, ashtu si e kisha lënë para se të hyja në shtëpi, me përjashtim të faktit që tani njerëzit më njohin më shumë në rrugë, më ndalojnë dhe më komplimentojnë për lojën time, madje disa prej tyre habiten, që jam shumë ndryshe nga sa mund të më kenë njohur përmes ekranit në Big Brother.

Ashtu si edhe ju, shumë njerëz u habitën nga eleminimi, pse mendon se të votuan?

Edhe vetë atë natë nuk e prisja eleminimin. Isha nominuar disa herë, por atë natë që dola nuk e prisja. Nuk e di se cila ka qenë arsyeja e vërtetë që publiku më ka votuar të dalë jashtë shtëpisë. Ndoshta shoqërinë time me Erionin e ka marrë në anën e kundërt që ajo ishte realisht, por dua të theksoj se mes nesh ka pasur vetëm shoqëri të pastër. Lexo me teper »

Eleminohet Olta

Posted on April 10th, 2010 in Olta BBA 3 | 326 Komente »


Olta vjen në studio dhe mirëpritet me një duartrokitje. Ajo shprehet se nuk e priste dhe u cudit që doli, por këtë gjë e di publiku. Olta thotë se ka dashur gjithnjë që të votohet si Olta, e fortë e për atë që jep aty. Arbana e pyet për pozicionimin e saj mes raportit të Erionit dhe Bertinës. Ajo shprehet se ka qënë korrekte ndaj tyre, s’donte të hynte në mes apo të prishte lidhjen e tyre. Olta mendon se tek Erioni, nga sjellja e tij, ka parë se lidhja ishte një lojë e po kështu edhe nga Bertina. Ajo thekson sërish se është një mike e mirë me Erionin. Arbana e pyet edhe për raportin me Mirin dhe ajo tregon se u prish raporti mes tyre pas një ofeze të tij dhe që nuk i kërkoi asnjëherë falje si dhe që thoshte gjëra jo të vërteta. Biseda rikthehet sërish tek Erioni. Lexo me teper »

“Olta të rrëshket si ngjalë”

Posted on April 8th, 2010 in Olta BBA 3 | 65 Komente »


Banorët shohin se në pishinë, përvec peshqëve, tashmë ndodhen edhe disa ngjala. Ata mblidhen rreth pishinës për t’i parë ato dhe fillojnë t’i komentojnë. Ata thonë se nëse u japin katër shishe verë, do e bënin më me kënaqësi provën. Kështu fillojnë të flasin se si do zhvillohet prova këtë ditë dhe ata mendojnë se si do t’i peshkojnë ato. Klodi thotë se nuk ka ndërmend t’i kapë me dorë, pas një shakaje të djemve të tjerë. Më pas, ata fillojnë të bëjnë shaka për ngjalat, të cilat janë të rrëshkitshme, ashtu si femrat. Klodi i krahason me Oltën, pasi ajo vjen të bashkohet me ta. Erioni ia kthen se Olta nuk është e tillë, pasi ajo ia ka mësuar mënyrën se si ta kapin atë. “Olta më tha se nëse i bën duart me hi, i kap ngjalat”- tregon ai dhe Olta e aprovon, ndërsa Erioni vazhdon duke qeshur se Olta ia mësoi vetë mënyrën se si arrihet tek ajo. Klodi i rikthehet bisedës për provën dhe përsërit se nuk mund t’i kap dot me dorë ato, ndërsa mandi për ta ngacmuar, thotë se nëse do e pyesin atë se kush do ta ekzekutojë provën, ai do thojë për Klodin.

Erioni zbulon lojën

Posted on March 29th, 2010 in Erioni BBA 3, Olta BBA 3 | 135 Komente »


Erioni dhe Olta janë futur në dush dhe Erioni ka zbuluar që shampon e kanë mbushur me vinovil. Ai ia ka treguar Oltës, ndërsa ajo sillet sikur nuk di gjë. Erioni del i acaruar nga dushi dhe thotë që do të shkojë të pyesë se kush e ka bërë. Ai shkon në fillim tek Domi dhe Seldi dhe duke i treguar shampon shprehet se këto lloj shakash nuk duhet të bëhen. Po ashtu dhe ata bëjnë sikur nuk janë në dijeni të kësaj situate dhe Erioni del në kopësht për të pyetur pjesën tjetër të banorëve. Edi shprehet se ai është larë me atë shampo dhe nuk ka ditur gjë, po ashtu dhe Jetmiri shprehet se nuk di gjë. Ky i fundit thotë se nuk i bën këto lojra të papranueshme dhe Erioni vazhdon inspektimin e tij. Erioni kthehet në tualet tek Olta, autorja e veprës, dhe i thotë se asnjë nuk e pranon fajin, dhe faji gjithmonë mbetet jetim. Olta shprehet se vinovili nuk të bën dëm kur e shplan në moment, duke u munduar kështu të shfajësojë aktin e saj.
Kur Klodi i tregon Tatianës për shampon e mbushur me vinovil, ajo shprehet se këtë duhet t’a ketë bërë Jetmiri, pasi ai i bën këto shakara pa kripë.

Erioni dhe Olta bisedojnë

Posted on March 23rd, 2010 in Erioni BBA 3, Olta BBA 3 | 116 Komente »


Erioni dhe Olta shkojnë në dhomë dhe zgjedhin pikërisht atë vend pasi thonë që vetëm aty nuk mund t’i dëgjojë asnjeri. Olta i kërkon që ai t’i tregojë ndonjë histori nga jeta e tij pasi do të ketë një shok shumë të mirë aty brenda, dhe ekzaktësisht do të që të kishte Erionin shok. Ajo i tregon që babai i saj nuk ka qënë në dijeni të futjes së saj në BB dhe nuk e ka ditur as për audicionin, pasi ai nuk ishte dakort që ajo t’a fillonte atë ekseriencë. Olta shprehet se i ati e ka parë vetëm kur ajo ka hyrë aty dhe ndërkohë Olta përlotet dhe thotë se nuk e di se si i ka pritur ai veprimet e saj. Erioni mundohet t’ia kalojë dhe i thotë që ai nuk ka patur probleme të tilla dhe shprehet se Olta i është dukur më aktive gjatë kohës që ka qëën në nominim, ajo është më e qeshur, më e qetë, aktive dhe jo menefregiste. Olta kërkon të dijë se pse nuk ia ka thënë më parë këtë gjë dhe ai përgjigjet se nuk i ka rënë rasti që të flasin. Olta shprehet se ajo do që miqësinë me Erionin t’a vazhdojë dhe jashtë dhe ai përgjigjet që për këtë gjë është i sigurt. Ai thotë që ka folur dhe me Adën para se ajo të ikte dhe i ka thënë që që i vjen keq që vajzat nuk flasin me të për shkak se ai është i lidhur me Bertinën. Lexo me teper »

Thashetheme për Edin

Posted on March 21st, 2010 in Domenika BBA 3, Lajme dhe Thashetheme, Olta BBA 3 | 28 Komente »


Domenika diskuton me Oltën për bisedën që pati një natë më parë me Bertinën. Ajo tregon se biseduan shumë por nuk është e sigurt nëse ajo ishte e sinqertë apo po sillej ashtu vetëm nga frika e nominimit. Domi tregon se i kishte thënë se ngaqë ishin vetëm katër vajza, duhej të ishin më të lidhura dhe Bertina i kishte thënë se priste që t’i afroheshin ato. Olta shprehet se asnjë nuk e ka distancuar Bertinën, por vetë ajo është larguar prej tyre. Domi vahzdon të tregojë se i tha asaj se pas dy muajsh qëndrimi sëbashku, kjo ishte hera e parë që flisnin dhe se Bertina i kishte thënë se shpesh ishte djegur nga shoqëria. Domi thotë se dhe ajo ka patur raste të tilla në shoqëri, por jo të gjithë janë njësoj. “Është 25 vjece e nuk i kanë rënë gjithë problemet e jetës”- thotë Domenika, ndërsa Olta pason se edhe atyre nuk u ecën jeta vaj. Domenika tregon gjithashtu se iu krijua përshtypja sikur Bertina ndryshoi taktikë loje me këtë afrim, por uron që të ketë qënë e sinqertë, edhe pse iu krijua përshtypja se nuk ishte e tillë. Ajo thotë se Bertina ishte shprehur se mendonte të ishin shoqe dhe kur Domi e kishte pyetur se pse nuk foli me të si me Adën, ajo ishte përgjigjur se dy persona të njëjtë shpesh shtyhen, largohen. Domi shprehet se Bertina nuk e njeh sepse cdo gjë ia merr për ters. Të dyja vajzat diskutojnë edhe për vendimin e Mirit që shpëtoi Edin dhe jo Hakiun. Domi thotë se nuk e kuptoi këtë veprim kur ai rri me Kikën tërë kohën. Ajo mendon se ai e bëri qëllimisht dhe se Edi tani i ka një borxh Mirit vetëm për këtë gjë. olta thotë se me Edin do t’i sqarojë disa gjëra, ndërsa Domi shprehet se nuk i pëlqen mospozicionimi i tij dhe tregon se Edi ishte shprehur një natë më parë se ishte i lumtur që nuk ishte në nominim. Ajo e komenton këtë gjë duke thënë se e bukura e kësaj loje është nominimi ku kupton se sa vlen e sa të pëlqen publiku e jo të fshihesh e distancohesh. Olta mendon se kjo është taktikë për të ndenjur deri në fund, zgjedhja që bëri Miri për Edin. Në lidhje me Adën, ato thonë se nuk e meritonte që të dilte dhe dikush duhej ta kishte shpëtuar, për ta njohur deri në fund. Ato diskutojnë dhe fjalët e Edit se u zhgënjye nga Ada dhe Olta shprehet se ai nuk ka bërë asgjë për Adën që të priste dicka nga ajo. Ajo shton se vetë Edi nuk po jep asgjë përvec shakave të përsëritura të mëngjesit. Domi shprehet se nuk është e drejtë që në nominim të shkojnë katër persona të fortë dhe Edi i sëmurë, të rrijë në shtëpi. Vajzat i rikthehen taktikës së Mirit dhe Domi tregon se ai filloi të fliste gjatë gjithë javës vec e vec me personat që nuk shkonte për të rregulluar marrëdhënien dhe shton se është kurioze se për cfarë do flasin të dy sot. Domenika mendon se këtë javë do dalë Hakiu, por tregon se edhe Klodin e kishte zënë frika sepse i kishte thënë se të gjithë të rinjtë kanë dalë.

Ada i tregon Oltës bisedën me Erionin

Posted on March 19th, 2010 in Ada BBA 3 (Eleminuar), Lajme dhe Thashetheme, Olta BBA 3 | 61 Komente »


Ada, Olta dhe Seldi janë në duke qëndruar në kopësht dhe Olta tregon për Kikën se ndërkohë që ajo flinte, ai bënte zhurmë afër saj, dhe ajo është ngritur i ka thënë të pushojë. Ada shprehet se Kika u ka thënë “çohuni o njerëz se latë nam pasi më i miri është ai që zgjohet në mëngjës herët”. Olta thotë se nesër do të zgjohet e para nga gjumi, vetëm për inat të tij.
Më pas Ada mendon për momentet kur banorët që janë në nominim, janë në pritje të verdiktit final gjatë mbrëmies së spektaklit dhe thotë se është më e lehtë për ata që të jenë në sallon me të tjerët, sesa të jenë vetëm tek dhoma e rrezikut. Olta pohon dhe shprehet se është më ndryshe kur janë me të tjerët dhe ndjehen me mirë në këtë formë. Olta e kalon këtë temë dhe thotë se e ka lënë veten pas dore dhe nuk nuk është kujdesur shumë për pamjen e saj të jashtme këto ditë.
Olta pyet Adës se për çfarë ka biseduar mbrëmë me Erionin dhe ajo i përgjigjet se e ka pyetur në ka ndryshuar sjellja e saj dhe Erioni është shprehur se ndaj tij është treguar më pozitive. Olta shprehet se Erioni nuk është vetvetja dhe Ada tregon se ai i ka thënë që nuk e ndalon asgjë kur do të flasë me dikë apo do të bëjë një shaka. Ada i është përgjigjur Erionit që banorët marrin një përshtypje tjetër nga sjellja e tij dhe stepen për të bërë një shaka me të pasi marrin parasysh reagimet e papëlqyeshme të Bertinës. Ajo i ka thënë gjithashtu që ai nuk duhet t’ia vërë fajin të tjerëve për distancën që krijohet mes tyre, por t’i bëjë një autokritikë vetes. Erioni i është përgjigjur se nuk ka çfarë të bëjë pasi është ndjenja që ka për Bertinën në mes, dhe Ada i ka thënë që ai duhet të jetë i zoti t’i bëjë të dyja, lojën dhe dashurinë. Ada i ka thënë Erionit nëse mendon se Olta ia thotë gjërat me tendencë dhe ai është përgjigjur se në disa gjëra të vogla i duket ashtu, por ka patur një raport shumë të mirë me Oltën. Ada shprehet se shtëpia ka rënë në qetësi pasi nga çiftet e krijuar, janë krijuar stepje nga ana e të dyja palëve. Ada shprehet se Erionit nuk i është dashur aspak ajo lidhje aty brenda dhe Olta përgjigjet që Erioni nuk është vetvetja pasi ajo e kupton shumë mirë. Ada i thotë që ai i ka thënë që është i lirshëm në veprimet që bën dhe nuk ka probleme nga ana e Bertinës dhe Olta i përgjigjet se nëse do të ishte kështu, Bertina s’kishte pse të bëhej xheloze pasi është njëzet e katër orë me Erionin. Ada mendon se kur krijohet një lidhje brenda shtëpisë, personi që ke në krah duhet të jetë shumë tolerant dhe të bien dakort të dy që do të bëjë secili lojën e vet pa u kushtëzuar nga prania e njëri-tjetrit. Ada shton se ajo nuk di si të sillet me Domin dhe ku të duhet të bëjë shaka e ku jo. Ajo shprehet se ka vënë re se Klodi nuk do që të tjerët t’a kundërshtojnë dhe Olta përgjigjet që Klodi shpesh nuk e kupton se me çfarë qëllimi i thuhen gjërat nga të tjerët dhe nuk reagon mirë.

Olta dhe Bertina në një grup për provën

Posted on March 18th, 2010 in Bertina BBA 3, Olta BBA 3 | 45 Komente »


Banorët, ndërsa presin për materialet shtesë për realizimin e provës, diskutojnë me njeri-tjetrin dhe marrin mendime për idetë që kanë krijuar. Klodi tregon se ndërsa po bisedonte me Bertinë se kjo provë është impenjative dhe u duhet kohë për ta realizuar, ishte shprehur që grupin e tyre ta ndanin në dy nëngrupe: ai me Seldin dhe ajo me Oltën, por Bertina i kishte thënë se ai nuk duhet ta provokonte më me këto fjalë, duke i hedhur poshtë idenë e tij. Klodi shprehet se ato janë të detyruara të punojnë bashkë dhe thotë se dy vajzat nuk janë në gjak me njera-tjetrën dhe me kaq pak mosmarrëveshje që kanë, nuk e kupton se përse të mos rrinë bashkë. “Nuk e di se ku i con mendja këto”- thotë ai dhe Domenika i mbështet fjalët e tija. Olta thotë me ironi se Bertina është me diplomë, e shkolluar, dhe e di vetë se cfarë bën, ndërsa Domi mendon se kur duhet të punojnë në grup, nuk mund të bësh dallime. Klodi thotë se po mundohej për më të mirën dhe se nëse nuk bashkëpunojnë, nuk do mund të kalojnë provën me sukses. Olta tregon se pak më parë po qeshte me mënyrën se si u përgjigj Bertina dhe shton se nga ajo nuk mund të prisje përgjigje tjetër. “Kanë dalë të gjitha ato që them unë”- thotë Olta. Më pas ata vahzdojnë të diskutojnë për provëne javës dhe po ashtu edhe banorët e tjerë.

Hakiu dhe Olta sqarohen

Posted on March 16th, 2010 in Haki BBA 3, Olta BBA 3 | 45 Komente »


Hakiu diskuton me Oltën për ndryshimet e sjelljes ndaj njeri-tjetrit. Olta shprehet se nuk ka ndryshuar sjellje ndaj tij, ndërsa ai po dhe mendon se mund të kenë ndikuar të tjerët. Ajo e pyet Hakiun nëse u sqarua me Mirin për ato që i kishte thënë ajo (Olta i ka treguar disa javë më parë që Miri kishte folur keq për Kikën kur ishin të ndarë në dy shtëpitë). Hakiu shprehet se ai i ka kuptuar edhe vetë këto lloj reagimesh si të Mirit edhe të banorëve të tjerë apo intrigat që thureshin ndaj tij, por sqaron se nuk ka dashur që ta shfrytëzojë atë situatë e t’i kthehej Mirit me po të njëjtën mënyrë sepse ajo lloj sjelljeje nuk është pjesë e tija. Ai thotë se me Mirin e zgjidhi sipas mënyrës së vet, por Olta shprehet se ai asaj nuk i ka kthyer ndonjë përgjigje konkrete që ai ishte në dijeni të asaj situate dhe sipas saj, ajo që kërkonte nuk ishte nxitje, sic e kishte marrë Kika. Hakiu thotë se Miri i ka thënë të njëjtat gjëra që i ka thënë sikurse ajo dhe shton se i është krijuar përshtypja se ajo është bërë një burim intrigash, i nxitjes së situatave, pikërisht nga bisedat që janë bërë mes banorëve të tjerë për debatin e tij me Mirin në shtëpinë e re gjatë asaj jave. Hakiu i thotë se një arsye tjetër që ka ndryshuar sjelljen ndaj saj ishte kur kuptoi se ajo filloi të pozicionohej në shtëpi duke patur mbështetjen e të tjerëve, ndërsa Olta i thotë se ai gjatë javës së kaluar që ajo ishte e nomininuar, ai ka dashur që ta sulmojë. Olta tregon se ajo gjithnjë është interesuar për të kur ka qënë në nominim, ndërsa ai, javën e kaluar e ka pyetur me kunjë nëse ndjehet e fortë. “Mua nuk më shpëton gjë”- shprehet ajo. Lexo me teper »

Edi i mërzitur me Adën e Oltën

Posted on March 16th, 2010 in Ada BBA 3 (Eleminuar), Eduardi BBA 3, Olta BBA 3 | 1 Koment »


Edi diskuton me vajzat, Oltën dhe Adën se tek to ka vënë re një ftohje të marrëdhënieve, kohët e fundit. Olta flet e para duke thënë me bindje se ajo nuk është ftohur me Edin dhe po këtë gjë thotë edhe Ada. Domenika që ndodhet aty, e pyet Edin nëse ka vënë re edhe tek ajo këtë gjë, por ai shprehet se jo pasi me të, ajo është sjellë gjithnjë njësoj. Për vajzat ai shprehet se këtë e ka vënë re në disa detaje të vogla. Ai jep një shembull dhe u kujton atyre se mbrëmjen që u vra gjatë provave, ato nuk erdhën që të interesoheshin për gjendjen e tij, madje as nuk e panë me sy, por kanë ardhur shumë vonë. Ai tregon se deri në atë kohë priste që ato të vinin e ta ndihmonin dhe ka refuzuar shpesh ndihmën e Rezartës, por kur pa se ato nuk u afruan, pranoi që ajo ta ndihmonte. Të dyja vajzat i thonë se pasi kanë ardhur nga prova, ato janë interesuar për të dhe kur panë se Rezi po e ndihmonte, nuk mund t’ia merrnin asaj nga dora e ta vazhdonin ato përkujdesjen ndaj tij, ndërsa Edi shprehet se u ndje i parëndësishëm në ato momente. Ato shfajësohen duke treguar se dikush i kishte thënë se ai e kishte marrë mjekimin nga mjekja dhe se duke parë edhe se Rezi po kujdesej për të, nuk menduan se ishte e nevojshme. Ada i thotë Edit që nuk duhet t’i ngelë hatri për gjëra kaq të vogla, por atij i duket dicka e rëndësishme kjo gjë.