Archive for the ‘Rezarta BBA 3 (Eleminuar)’ Category
Eleminohet Rezarta
Posted on March 13th, 2010 in Rezarta BBA 3 (Eleminuar) | 445 Komente »

Arbana u komunikon banorëve se ka ardhur momenti për të komunikuar vendimin e publikut për të eleminuarin e kësaj jave. Ajo u kërkon banorëve të kandiduar që të ulen sëbashku dhe fillimisht për ta shfaqet një klip ku tregohet komentet për njeri-tjetrin apo edhe se cfarë kanë dhënë ata vetë dhe përse duan që të qëndrojnë ende. Të katër të kandiduarti, të ndarë në dy grupe flasin kryesisht kundër njeri-tjetrit. Arbana u komunikon banorëve vendimin ku fillimisht tregon se cilët banorë vazhdojnë lojën e respiktivisht Jetmiri Domenika dhe Olta duke thënë kështu se banorja që largohet nga shtëpia e nga kjo aventurë është Rezarta. Ajo ngrihet dhe përshëndetet me gjithë banorët ndërsa Miri del në kopsht dhe duket i mërzitur për daljen e saj. Edhe Rezarta del dhe takohet me të e pasi e puth dhe e përqafon fort, Miri i thotë se do t’i përcjellë të gjithë banorët një nga një vec për të. pasi del Rezarta, Miri qëndron i vetëm në kopsht tepër i trishtuar.
Rezarta përball Hakiut dhe Valonit
Posted on March 13th, 2010 in Haki BBA 3, Rezarta BBA 3 (Eleminuar), Valoni BBA3 (Eleminuar) | 77 Komente »

Kika dhe Rezi janë në kuzhinë dhe po pregatisin drekën, ndërkohë që të gjithë janë në kopësht duke shijuar rrezet e diellit dhe muzikën. Valoni është në kuzhinë dhe Kika shprehet që ai është djalë i mirë, por nganjëherë nevrikoset dhe prish fjalorin pa qënë nevoja. Kika shton se e di që nuk është në natyrën e tij të bëjë ato sjellje prandaj duhet të jetë më i kujdesshëm. Valoni me Rezin thomë që kur të dalin e të jenë në Prishtinë, kanë për t’a ruajtur miqësinë e do të dalin bashkë. Ata i tregojnë njëri-tjetrit për jetën që bëjnë atje dhe Rezi i thotë që asaj i vjen keq për vajzat në Prishtinë, pasi nuk dalin shumë ose ka nga ato që dalin dhe gënjejnë. Rezi shprehet se ajo nuk gënjen dhe ato që i bën, i thotë. Valoni përgjigjet që ai i pëlqen shumë femrat si ajo, por janë shumë të rralla. Më pas dy djemtë i thonë se ajo ka gënjyer që nuk di të gatuajë pasi nuk është e mundur sepse ajo ka jetuar dhe jashtë, por ajo i përgjigjet që kur ka jetuar jashtë ka ngrënë gjithnjë në restorante. Më pas Valoni i thotë që ai është çuditur nga ajo që është lidhur kaq shpejt me Jetmirin duke menduar dhe pjesën e mentalitetit, por ajo përgjigjet që nuk mund t’a shpegojë se si ka ndodhur, pasi ndjenja nuk pyet. Lexo me teper »
Rezi ka frikë të dashurojë
Posted on March 10th, 2010 in Jetmiri BBA 3, Rezarta BBA 3 (Eleminuar) | 68 Komente »

Jetmiri dhe Rezi qëndrojnë vetëm në kuzhinë. Ai shprehet se i vjen keq për Rezin që ka frikë të dashurojë pasi ai ka arritur t’a kuptojë këtë gjë. Jetmiri e këshillon që duhet t’a lërë vetën të lirë të ndjejë pasi kur dashuron njeriu është i aftë të bëjë ç’do gjë, të arrijë dhe në veprime të pakontrolluara. Rezi përgjigjet që ajo e ka provuar t’a lërë veten të lirë dhe të dashurojë, por i druhet zhgënjimit. Miri thotë se është më e rëndësishme që të dashurojë e më pas le të zhgënjehet se ia vlen. Ajo shprehet se është e vogël dhe tani i duhet të shikojë disa gjëra të tjera, e për dashurinë ka kohë plot. Ajo e pyet Jetmirin “ a s’po bëjmë çmendurira plot?”. Jetmiri ia kthen pyetjen me pyetje dhe i thotë se kë konsideron çmenduri ajo, dhe ajo i përgjigjet që është një person që gjithmonë i kontrollon veprimet dhe nuk e kishte menduar se do t’i bënte këto gjëra para kamerave. Jetmiri shprehet se ajo ka bërë atë që ka ndjerë, po ashtu dhe ai. Rezarta i thotë se po të kishte qënë jashtë do të kishte qënë më e kontrolluar dhe ndoshta nuk do t’i kishte bërë këto veprime, por në të vërtetë aty nuk e ka vrarë mendjen fare. Më pas Rezi i thotë Jetmirit në e ka vënë re se Ada është lyer shumë sot, dhe ai i përgjigjet që nuk shikon më asnjeri tjetër përveç Rezartës dhe e ka mendjen vetëm tek ajo.
Miri debaton me Seldin
Posted on March 9th, 2010 in Jetmiri BBA 3, Rezarta BBA 3 (Eleminuar) | 61 Komente »

Miri dhe Rezarta kanë gjetur një vend ku të qëndrojnë bashkë pa u parë nga të tjerët. Ata janë futur poshtë tavolinës dhe e kanë mbuluar atë me një mbulesë të gjatë që të mos duken fare. Të tjerët e dinë dhe e komentojnë këtë gjë. Gjatë natës, Seldi shkon tek tavolina dhe përgatit dicka për të ngrënë. Ai qëndron aty ndërsa ha. Miri i thotë që të largohet sepse ai po rri aty me Rezin dhe sa për respekt, mund të hante në ndonjë vend tjetër. Seldi i thotë që ta lërë rehat dhe Miri ia kthen se të ishte në ndonjë moment tjetër, do ia kishte thyer brinjët. Të dy djemtë kapen me fjalë, por Rezi ndërhyn dhe ata nuk e zgjasin. Miri, më pas, këtë gjë e diskuton edhe me Rezin dhe ajo i thotë se ai nuk duhej të ishte shprehur ashtu sepse deri të shtunën, Seldi do ia thotë gjithë kohës. Miri shprehet se i doli borxhit sepse i kërkoi disa herë me të lutur që të largohej dhe madje u tha edhe të tjerëve që do rrinte aty me Rezin, ndërsa ai nuk reagoi fare, por rrinte e hante mbi kokën e tyre. Sipas tij, Seldi po e provokonte sepse në të kundërt mund të ishte larguar pasi ai ia kërkoi këtë gjë. “S’të lë njeri të kesh pak intimitet”- shprehet ai. Miri duket shumë i acaruar me Seldin dhe vazhdon për minuta të tëra të flasë për të.
Miri dhe Rezi flasin për banorët
Posted on March 8th, 2010 in Jetmiri BBA 3, Rezarta BBA 3 (Eleminuar) | 103 Komente »

Jetmiri dhe Rezarta kanë qëndruar në tavolinën e ngrënies duke biseduar pasi të gjithë kanë mbaruar së ngrëni. Rezi shprehet se kur Jetmirit i është bërë pyetja gjatë spektaklit, nëse Enxhi do të kishte ardhur para Rezit a do të kishte ndodhur gjë mes tyre, ai duhet të ishte shumë i sigurt në përgjigje pasi dhe pse nuk kanë qenë të lidhur dhe Enxhi është munduar t’i afrohet, mes tyre nuk ka lindur asgjë. Jetmiri e mbështet mendimin e saj dhe thotë që ai i ka theksuar gjithmonë Enxhit që e ka patur vetëm shoqe dhe Rezi i ka thënë të mos e lëndojë. Ai shprehet se i ka ndjenjur afër spse mendonte që po vuante, dhe i vinte keq për të. Rezi shprehet se banorët mund të nxjerrin gjithfarë komentesh, por ata të dy i kanë punët jashtë. Jetmiri thotë që ata do t’i japin shpjegime vetëm njëri-tjerit, dhe askujt tjetër. Lexo me teper »
Rezarta dhe Miri flasin për lidhjen
Posted on March 5th, 2010 in Jetmiri BBA 3, Rezarta BBA 3 (Eleminuar) | 41 Komente »

Jetmiri dhe Rezarta diskutojnë për lidhjen e tyre. Ajo thotë se ka vënë re disa ndryshime tek sjellja e saj, kjo si pasojë e ndodhive të ndryshme. Miri i thotë se nëse ajo vazhdon kështu, atëherë mund të ftohet marrëdhënia midis tyre, madje thotë se e ka vënë re një ftohje tek vetja. Rezi ia kthen se e kupton këtë gjë, por uron që ai të mos ndryshojë ndaj saj vetëm nga gabimet që bën apo nga ndikimi i të tjerëve. Ajo i kërkon Mirit që t’i spjegojë se ku ka gabuar ajo që ai po ftohet. Miri i thotë se nuk po ndjen atë ngrohtësinë e fillimit, por kjo nuk do të thotë se nuk e do më, ndërsa Rezi mendon se ai nuk i jep që ajo t’i rrijë afër, madje më shumë afron të tjerët se sa atë. Ata diskutojnë edhe për grindjen që patën gjatë mbrëmjes dhe të dy shprehen se u mërzitën nga njeri-tjetri dhe Miri mendon se kështu po shkatërrohen. Miri justifikohet se po ndjehet nën tension gjatë gjithë kësaj kohe dhe kjo ka shkaktuar një ndryshim në raportin e tyre. “Nuk arrij që t’i jap disa përgjigje vetes apo ty të të jap vëmendjen që meriton”- shprehet ai dhe thotë se shpesh nuk sillet si duhet, madje bën gjëra që nuk duhet t’i bëjë, prej stresit. Rezarta e pyet se si duhet të sillet ajo me të, ndoshta të largohet, por ai i thotë se vetëm nuk duhet ta sforcojë e t’i japë kohë derisa ai ta kalojë këtë gjendje. “Nuk është e drejtë që t’i të stresohesh për mua”- i thotë ai dhe shprehet se ajo ka ardhur për lojën e saj aty. Rezi ia kthen se ajo që ndjen për të, është më e madhe se loja.
Rezarta: “Dua të kthehem në lojë”
Posted on March 5th, 2010 in Rezarta BBA 3 (Eleminuar) | 31 Komente »

Rezarta është e shqetësuar për lidhjen e saj. Ajo shkon në kuzhinë dhe bisedon me Adën për këtë temë. Rezi mendon se ndoshta lidhja e saj nuk funksionon aty brenda, por jashtë do funksionojë. Ada shprehet se më shumë po e sheh nervoze sesa të lumtur, ndërsa Rezi mendon se ka ndryshuar dhe njerëzit që më parë i janë dukur interesant, tani nuk i duken më. Sipas Adës, fajin nuk e kanë njerëzit, por ajo që është fokusuar vetëm tek Miri. Rezi e kupton këtë gjë, por shprehet se nuk ka nerva që të dalë prej kësaj gjendjeje edhe pse e di se kjo do t’i kushtojë shtrenjtë. Ada e mendon si pëlqim lidhjen e tyre, ndërsa Rezi nuk di ta shpjegojë dhe thotë se ndjen shumë për Mirin, por në të njëjtën kohë dëshiron që të kthehet sërish në lojë. Ada e këshillon se ajo ka ardhur në këtë lojë për veten e saj e jo për të tjerët, ndaj i thotë që të ngrihet më optimiste e të përpiqet të ndryshojë dicka. Rezi shprehet se i duhet një shtysë. Ajo tregon se banorët e tjerë kanë filluar t’i flasin me ironi, ndërsa Ada mendon se këto raporte janë krijuar nga banorët e vjetër, mes njeri-tjetrit e kështu kanë për të vazhduar deri sa t’i nxjerrin inatet që kanë. Ajo e këshillon sërish Rezin që t’i marrë më qetësisht e më pozitivisht gjërat që të dalë nga kjo monotoni.
“Big Brother” vetem mbi 18 vjec
Posted on March 2nd, 2010 in Jetmiri BBA 3, Rezarta BBA 3 (Eleminuar) | 421 Komente »
Tashme shihet qarte, emancipimi i ciftit Rezarta Jetmiri i ka kaluar caqet e normalitetit. Te dy po “lene nam” ne mbare shtepine duke u puthur e duke bere skena te pa hijshme ne oret e dites per nje publik ku perfshihen te gjitha moshat. Miri dhe Rezi me sa duket po shijojne ne maximum ditet qe i kane mbetur brenda shtepise sepse kjo jave mund te jete edhe e fundit per Jetmirin i cili eshte i kandiduar per kete jave. Me sa duket nje pasion i vertet eshte ndezur midis te dyve qe nuk e quajne veten te dashuruar por thjeshte dy njerez qe po shijojne ne maximum kete eksperience te vetme ne jeten e tyre. Nga ana tjeter, cifti Bertina & Erion jane shume me te permbajtuar ne krahasim me ciftin rival. Lexo me teper »
Miri dhe Rezi shprehin ndjenjat
Posted on February 24th, 2010 in Enxhi (007), Jetmiri BBA 3, Rezarta BBA 3 (Eleminuar) | 97 Komente »

Jetmiri dhe Rezi kanë dalë për të qëndruar në kopësht së bashku. Ai i thotë që ka bërë të tjerët në atë shtëpi të ndihen të lumtur e jo më mos të bëjë atë.
Ai ka krijuar një ambjent shumë të këndshëm vetëm për ata të dy. Ai i thotë që është mëkat të flesh duke patur atë afër, dhe i kërkon që të flasin e të njihen zyrtarisht. Ai e pyet për emrat e preindërve dhe ajo ia tregon. Me pas ai i thotë që që kur e ka parë për herë të parë e ka pëlqyer, por Edi është prononcuar i pari e ai nuk mund të fliste, por tani të gjithë ata që nuk i kanë kuptuar, le t’i kuptojnë tani. Jetmiri i thotë që ai është tërhequr nga mendja dhe zemra e saj dhe jo nga bukuria. Au vazhdon më tej duke i thënë që ajo është më e rritur se të gjithë të tjerët atje brenda sepse ka kurajon të jetë vetvetja. Ai i thotë që e ka për nder që ka gjetur një vajzë si ajo, që është dhe pa komplekse. Ai irrëfen që dashuria mund të lindë pasi lidhesh, nuk është e thënë të dashurohesh e pastaj të lidhesh, ai nuk është nisur për t’a mashtruar dhe po t’i grumbullojë të gjithë sa ndjenjë, nuk bëhet sa ndjenja e tij. Ai i thotë që mund të kishte përfituar nga kushdo aty brenda por me të ia vlen të sakrifikojë gjithçka. Më në fund dhe ajo pohon që i ka ëndërruar këto momente me të dhe ai çuditet. Ata kanw ndenjur shumw kohw bashkw duke shprehur ndjenjat pwr njwri-tjetrin.



