
Çifti i dalë nga Big Brother, një vit më pas. Vendimi për bashkëjetesë dhe projektet për të shkruar një libër të dytë mbi eksperiencën në Big Brother dhe sekretet e tij. Jeta pas spektaklit, ambicjet në median e shkruar dhe komentet pro dhe kundër që Nedën dhe Ogrenin i shoqërojnë edhe tani që gjithçka ka marrë fund.
Asgjë nuk ka ndryshuar në jetën e çiftit të dalë nga Big Brother një vit më pas. Neda Karafili dhe Ogren Balluku e shtyjnë po njësoj ditën së bashku dhe i gëzohen, siç thonë, të lumtur lidhjes që lindi nën survejimin e pandërprerë të kamerave. Ndonëse intensiteti i mediave karshi lojtarëve të edicionit të fundit të Big Brother Albania ka rënë me kalimin e muajve, Neda dhe Ogreni kohë më kohë janë shfaqur nëpër faqet e shtypit rozë, dhe jo vetëm. Interesi për ta lidhej me fatin se si do të shkonte historia e tyre dhe ata që kishin vënë bast se ajo e tyrja nuk ishte tjetër veçse një strategji për të fituar, duket se kanë dalë të humbur.
Vazhdojnë të shijojnë dashurinë e tyre dhe meqë tani dëshirën e kanë të rrinë bashkë përgjatë 24 orëve, në planet e afërta kanë bashkëjetesën, çka paralajmëron me vonë edhe lajme të tjera kurorëzimi zyrtar të kësaj dashurie. Dhe nuk merr fund me kaq. Lexo me teper »

Inteligjente për t’u vetëmenaxhuar, dhe e pakursyer për të shprehur atë që mendon dhe ndien, pa e vrarë aspak mendjen nëse të tjerët do e paragjykojnë. Pasi fitoi 100 milionët e dëshiruar nga kushdo, tashmë me fillimin e sezonit të ri televiziv, të gjithë fansat e Ermela Mezuraj do kishin pasur dëshirë ta shihnin në ndonjë ekran, me ndonjë emision televiziv, ashtu siç ajo e shprehu hapur si ambicie të saj, pas daljes si fituese nga loja. Në fillim u fol se ajo kishte goditur në shenjë dy herë, ndërsa drejtuesit e televizionit “Top Channel” kishin menduar për të, pozicionin e moderatores së spektaklit “Portokalli” pas largimit të Ami Toskës. Tingëllonte si ide e realizueshme, përderisa Ermela, 25 vjeç, gjatë lojës së saj në “Big Brother” e kishte shfaqur një sens të veçantë humori, shquhej për oratori dhe batuta. Por kjo nuk u realizua, ndërkohë që Ermela vazhdoi t’i qëndronte besnike ambicies së saj, për të bërë një program në televizion, duke pohuar madje se televizioni ishte puna që ajo di të bëjë më mirë. E diplomuar për Shkenca Sociale, ajo hyri në “Big Brother 4”, me një skedë të veçantë prezantimi, ku rendiste dhe eksperiencat e saj në një nga televizionet lokale të vendit si spikere lajmesh. Po ashtu ajo kishte provuar të ishte imazh në disa klipe muzikore. Lexo me teper »

Për 100 ditët e “burgut” brenda shtëpisë së Big Brother ish banorët kanë organizuar një festë madhështore në Sharm Club në Sheraton, ku kanë marrë pjesë jo vetëm ata që kanë qenë konkurrentë por edhe miqtë e tyre. Në qendër të vëmendjes ka qenë mbretëresha e këtij edicioni, Ermela. Fytyra e saj është më e fiksuar në fotot e bëra atë mbrëmje. Ervini e ka shoqëruar non stop gjatë natës duke i dhuruar vazhdimisht puthje dhe shtrëngime. Në këtë festë nuk ka munguar as çifti më i përfolur i këtij edicioni, Neda dhe Ogreni. Por, këta kanë qenë më të tërhequr nga turma. Kanë qëndruar gjatë gjithë kohës bashkë dhe herë pas herë në festë i janë bashkuar Klaudia dhe Alkena.
Ashtu si edhe brenda shtëpisë vihet re që banorët flasin me njeri tjetrin duke pëshpëritur në vesh, sikur ende kanë diçka për të thënë! Mbrëmja ka pasur moment kulmor hedhjen e fishekzjarrëve dhe kërcimin e Ermelës me Ervinin. Ne po ju servirim disa prej fotove të asaj nate që ka zgjatur deri në orët e parë të mëngjesit dhe të gjithë kanë ardhur në qejf.
Ogreni klasifikohet i treti.
Në studio mbërrin Mirjeta e cila me humorin që e karakterizon përshëndetet me banorët e tjerë. Mirjeta shprehet se është e lumtur për kohën që ka kaluar në shtëpinë e BB dhe ia kaluar shumë mirë. Ajo thotë se ka dhënë gjithçka nga jeta e saj dhe ka jetuar gjithçka që ka mundur.
Për nedën shprehet se i ka ardhur keq që doli nga shtëpia dhe për Ogrenin që është duke qarë brenda shtëpisë thotë se nuk është i sinqertë me lotët e tij. Mirjeta komenton në studio lidhjen e Nedën dhe Ogrenit duke thënë se i është dukur e shtirur, sidomos nga ana e Ogrenit.
Në studio shfaqet klipi me momentet më të bukura të qëndrimit të saj në shtëpinë e Big Brother Albania 4.

Në shtëpinë e BB hyjnë dy futbollistët e skuadrës Kombëtare Amdi Salihi dhe Ervin Bulku të cilët u dhurojnë banorëve nga një bluzë të kombëtares dhe u japin lajmin e mirë të fitores. Banorët kanë mundësinë që të ndjekin disa nga momentet e ndeshjes.
Pas kësaj surprize banorët njoftohen se tashmë ka mbërritur zarfi me të eleminuarin e dytë. këtë herë komunikimi do të bëhet ndryshe banorët shkojnë nëpër ambjente të ndryshme të shtëpisë .
Kështu neda shkon në zonën pranë pishinës, Ogreni në dhomën e rrëfimit, Marieli në dhomën jeshile, Ermela në dhomën e kuqe dhe Ergysi në dhomën e gjumit. Arbana lexon zarfin dhe dëgjohet vetën në zonën pranë pishinës. Ajo i komunikon Nedës se është ajo e eleminuara e këtij televotimi. Lexo me teper »