
Mund të quhet pa dyshim personazhi më i diskutuar i këtij edicioni të “Big Brother”. Vetëm se, nëse deri tani personazhet që kanë pushtuar faqet e gazetave, kanë qenë ata që kanë luajtuar më fort brenda shtëpisë, me Vlashin ka ndodhur e kundërta. Ai është ndoshta një nga banorët më të qetë të këtij ‘reality’. Në këtë ka ndikuar fakti që Vlashi nuk ka qenë krejtësisht i panjohur, dhe më së shumti kanë ndikuar ish-banorët, që kanë dhënë deklarata të forta lidhur me figurën e tij. Lajmet, thashethemet dhe deklaratat nuk kanë impresionuar vetëm publikun, por kanë shqetësuar edhe familjen e Vlash Martikës, e cila deri tani nuk ka pranuar të japë asnjë prononcim për mediat. Lexo me teper »

Fakti që Françeska ka fjetur pranë shtratit të Ermalit kanë bërë që mardhenia e tyre të komentohet nga pjesa tjetër e konkurentëve.
Liami u thotë konkurentëve të tjerë se Ermali po afrohet me vajzën e re Françeskën. Ai thotë se e dinte që Françeska do të ndikonte te Ermali dhe prandaj donte që ajo të hynte në shtëpi. Liam thotë se Ermali deri dje, ishte shumë indiferent ndaj vajzave të shtëpisë, ndërsa sot po afrohet shumë me Françeskën. Klaudja ndërhyn dhe i thotë se në këtë rast nuk është Ermali që e ka gabim, por Liami pasi edhe nëse ndodh diçka mes Françeskës dhe Ermalit, nuk ka asgjë të keqe.
Gjatë një diskutimi Graciano dukej se po e ngacmonte me pyetje tendencioze Françeskën. Këtë gjë e thotë Gentja e cila më pas bën thashetheme me Gracianon për Françeskën dhe Ermalin. Genta i thotë Gracianos se i duket sikur ai tallet me ironi me Françeskën. “Jo nuk tallem, thjesht po e njoh” i përgjigjet Graciano duke e mohuar atë që Genta thotë. Pasi largohen të tjerët dhe Genta me Gracianon ngelen vetëm, fillojtë të flasin përsëri për Ermalin dhe Françeskën. Lexo me teper »
Spektakli i natës së parë mbyllet me 15 konkurentë, të cilët nuk janë ende banorë definitiv. Momentin që do të konfirmohen do ta vendosë Vëllai i Madh.
Arbana u komunikon konkurentëve se këtë javë do të kenë buxhet të plotë, por duke filluar nga java tjetër, do t’u duhet të kalojnë disa prova për të fituar buxhetin e plotë. Në shtëpi ndodhet këndi i Raiffeisen, që si çdo vit ua ka bërë më të thjeshtë kryerjen e blerjeve dhe shpenzimeve.
Në shtëpinë e Big Brother janë 9 djem e 6 vajza. Vëllai i madh ka vendosur që njëri prej djemve do të flerë me vajzat. Për këtë do hidhet një short, e djali fatlum është Elvisi.