Archive for the ‘Big Brother Albania’ Category

Ngushellime te perzemerta

Posted on May 22nd, 2012 in Big Brother Albania | 1 Koment »

Big Brother Albania  bashkohet me hidherimin e familjeve qe jane pjese e tragjedise se 21 Majit ku humben jeten 13 persona.

Ngushellime te perzemerta

Big Brother Albania

Big Brother Albania 5 – Dita 87

Posted on May 16th, 2012 in Big Brother Albania 5, Ditet | 2 Komente »

Ish-banoret e ‘Big Brother 5′, njezeri: Genta duhet te dale jashte

Posted on May 8th, 2012 in Big Brother Albania 5, Dolorez, Ermira, Florian, Klaudia, Lajme dhe Thashetheme, Muhameti | 7 Komente »

Ish-banorët e “Big Brother 5” kanë dhënë opinionet e tyre se cili nga dy të nominuarit e kësaj javë duhet të lërë shtëpinë. Thuajse njëzëri ata kanë qenë për largimin e Gentës dhe vetëm Klaudia dhe Meti kanë qenë me idenë që të dalin të dy jashtë. Sipas mendimeve të tyre dhe lojës e së cilës ata kanë qenë pjesë, qëndrimin në shtëpi më shumë e meriton Graciano, ndërsa për Gentën janë shprehur se s’ka çfarë të japë më brenda, ndaj duhet të jetë ajo që do të lërë garën.

Anila: Duhet të dalë Genta, mendoj, sepse unë e kam shumë përzemër Gracianon. Ai i ka dhënë shumë shtëpisë nga vetja dhe mendoj se duhet të jetë ai që të vazhdojë garën. Plus kësaj, unë flas pak emocionalisht për shkak të miqësisë që kam me të.

Vlash Martika: Mendoj se do të dalë Genta. Ka disa javë që ka përfunduar loja e saj dhe nëse është akoma brenda, sipas meje është vetëm çështje fati, pasi shumë javë ka qenë në imunitet dhe kurrë e nominuar.

Edgari: Duhet të dalë Genta, sepse është bërë ripërtëritëse dhe nuk ka dhënë asnjë risi përveç risisë së parë, veç fillimit. Për mua është duke u shkuar nga mbrapa të tjerëve, ndërsa Graciano është më aktivi aty brenda vetëm kundër të gjithëve, është më vlera brenda. Duhet të dalë Genta.

Doloreza: Në fakt mendoj se nga kjo dyshe duhet të dalë Genta, sepse Graciano është më aktiv dhe i ingranon banorët. Pa pasur asgjë me Gentën mendoj se ajo është shumë pasive, ndaj duhet të jetë ajo që të lërë shtëpinë.

Ermira: Sikur të dalin të dy mirë do ishte. Besoj se edhe mund  të dalin të dy nesër, duke bërë llogaritë se në finale shkojnë vetëm 4 banorë. Nuk do të jetë çudi.

Meti: Mendoj se duhet ta lënë të dy shtëpinë. Si njëri, si tjetri njëlloj janë për mua.

Floriani: Duhet të iki Graciano, sepse ka ndenjur mjaftueshëm dhe nuk ka bërë asgjë tjetër veç rolit të papagallit. Të njëjtat gjëra që dëgjon, i përsërit. Jo se Genta po shfaq ndonjë gjë më shumë, por është pak më mirë se ai.

Klaudia: Të dalë Graciano më mirë, sepse më erdhi keq për fotot e Gentës.

Surpriza dhe Eliminimi i Gracianos

Posted on May 7th, 2012 in Big Brother Albania 5, Ditet | 2 Komente »

Big Brother Albania 5 – Dita 74

Posted on May 3rd, 2012 in Big Brother Albania 5, Ditet | 5 Komente »

Big Brother Albania 5 – Dita 73

Posted on May 2nd, 2012 in Big Brother Albania 5, Ditet | Lini nje Koment »

Big Brother Albania 5 – Dita 62

Posted on April 21st, 2012 in Big Brother Albania 5, Ditet | 15 Komente »

Big Brother Albania 5 – Dita 50

Posted on April 19th, 2012 in Big Brother Albania 5, Ditet | 11 Komente »

Big Brother Albania 5 – Dita 58

Posted on April 16th, 2012 in Big Brother Albania 5, Ditet | 3 Komente »

Lori e “BB5”: Prindërit s’më bërtitën, Graciano i ëmbël në shtrat

Posted on April 15th, 2012 in Big Brother Albania 5, Lajme dhe Thashetheme, Lorena | 1 Koment »

Lorena, e eliminuara nga shtëpia e “Big Brother”, duket po aq e qetë edhe jashtë asaj shtëpie. E vetëdijshme për gjithçka që është folur për të, ajo ka vendosur të përqendrohet tek gjërat e saj pa u penduar për zgjedhjet që ka bërë, e pa e vrarë shumë mendjen se për çfarë flitet. E sigurt në vetvete dhe me mbështetje të plotë nga familja, Lorena na tregon se si e ka përjetuar jetesën dhe daljen nga reality, dhe çfarë pret kur të dalë Graciano, i dashuri i saj.
Çfarë ndodhi natën që dole nga shtëpia e “Big Brother”? Si të pritën?
Natën që dola nga ‘Big-u’, u kënaqa. Gjeta mamin që më priste në studio, për të cilën më kishte marrë malli shumë.
Cilat ishin fjalët e para që të tha?
Më përqafonte e më puthte në të gjithë fytyrën. Më tha “Bravo, na ke kënaqur!”. Pastaj kur u ktheva në shtëpi gjeta të gjithë njerëzit e miqtë e mi atje. U gëzova dhe ndenja pak aty derisa të mblidhja mendjen se isha shumë e hutuar. Më vonë dolëm.
Nuk të kritikuan fare?
Atë natë s’më bënë kritika. Të nesërmen më thanë që duhet të kisha folur më shumë, duhet të kisha qenë më aktive. Kaq.
Ti ke rënë në sy për dy arsye kryesore, për faktin që ke qenë tejet e qetë, dhe për faktin që ke kryer marrëdhënie seksuale. Je e vetëdijshme për këto? Çfarë përshtypjesh ke marrë? Nuk mendoj që kam thyer ndonjë tabu dhe nuk besoj që njerëzit të jenë impresionuar kaq shumë nga kjo e dyta. Unë e dija që kjo gjë do të diskutohej po për mua nuk përbën problem. Unë jam 20 vjeç, bëra atë që ndjeva dhe nuk jam penduar fare për asgjë.
Na trego pak si ishte Graciano në intimitet? A bisedonit mbi faktin që ishit përpara kamerave?
Patjetër që po. Graciano ishte i ëmbël, i kujdesshëm e i dashur. Jam shumë e lumtur që arrita ta njoh aty dhe është një nga gjërat më të bukura që më kanë ndodhur në “Big Brother”.
Si e keni lënë, do vazhdoni të rrini bashkë pasi të dalë Graciano? Si e parashikon?
Kemi biseduar edhe lidhur me këtë. Ne do vazhdojmë të rrimë me njëri-tjetrin, por parashikime se si do shkojë nuk mund të bëj. Do shohim.
E kishe menduar që do të gjeje një njeri të afërt para se të hyje?
Jo. Të them të drejtën nuk e kisha menduar, por gjërat ndodhin. U surprizova unë, ndoshta edhe njerëzit jashtë por unë e quaj diçka të bukur, një surprizë të bukur këtë njohje.
Të gjithë banorët që janë eliminuar para teje janë ankuar dhe kanë thënë që nuk kanë arritur ta gjejnë veten aty? Edhe me ty ndodhi kjo?
Me sa duket po, sepse nëse do ishte ndryshe nuk do isha aq e qetë e pasive.  Lexo me teper »