Archive for the ‘Banoret’ Category

Bjordi dhe Adela vendosin të lënë Shqipërinë për Italinë

Posted on July 8th, 2011 in Banoret, Big Brother Albania | 2 Komente »

Kanë punuar fort për një projekt që ne të gjithë e kemi ndjekur me aq vëmendje siç ishte edicioni i dytë i “Dancing with the stars”, i cili vijoi transmetimin për 12 javë, ku në fund fitoi aktori i njohur kosovar, Enver Petrovci. Por, natyrisht, një element i rëndësishëm që na bënte ta ndiqnim me shumë endje ishte dhe pjesëmarrja e çiftit aq të pëlqyer siç janë Bjordi Mezini dhe Adelajada Xhamani. Dy të rinjtë bënin forumin dhe strishat e mbasdites së këtij programi, duke na sjellë pak nga mbrapakuintat e VIP-ave në garë së bashku me balerinët përkatës. Është interesante në fakt të shikosh dy të rinj të cilëve u rrinë nga mbrapa gazetarë e fotografë për të mësuar gjithçka mbi jetën e tyre, t’i shohësh të bëjnë të njëjtën gjë me personazhe të njohur të ekranit. Kjo, sepse Bjordi dhe Adela e duan shumë botën e televizionit dhe gjithçka që bëjnë atyre u shijon shumë. Kjo është edhe një mundësi e mirë që të jenë në kontakt me të gjithë ata fansa që i kanë ndjekur për tre muaj qëndrimi në “Big Brother”, por që vijojnë ende të jenë kuriozë për çdo gjë që bën çifti.

Natyrisht, mbas mbarimit të “Dancing with the stars”, ne ishim kuriozë të mësonim se cilat do të ishin angazhimet verore të Bjordit dhe Adelës. Ata gjatë kësaj kohe janë marrë me shumë projekte të tjera, të dy bashkë ose në mënyrë individuale. Këtu vlen të përmendim programe në radio, shkrime në gazeta e revista të ndryshme, projekte në ekrane që kanë mbetur ende në letër etj. Pra, mund të thuhet me plot gojë që ata kanë shumë interesa dhe pasione. Dhe, ndërkohë që ne po prisnim të mësonim se cili do të ishte hapi i radhës, ja ku na vjen një lajm që na lë pa fjalë, Bjordi dhe Adela vendosin të lënë Shqipërinë. E themi këtë, sepse miq të çiftit na kanë rrëfyer që prej kohësh ata kishin vendosur të kalonin pushimet në Itali, por kur mësuan se ata kanë boshatisur shtëpinë ku jetonin duke e dorëzuar atë, të lë të mendosh se qëndrimi i tyre në Itali do të jetë i gjatë.

Pikërisht tani që mamaja e Bjordit vendosi të kthehet në Tiranë pët rë qenë sa më pranë të birit, Bjordi i cili nuk pranonte kurrsesi të kthehej në Itali pasi jeta këtu i pëlqente, me sa duket ka ndërruar mendje. Të hënën, çifti është nisur në Lecco, vend ku Bjordi ka jetuar me familjen e tij për rreth 20 vite, ku jeton aktualisht edhe familja e Adelës. Më pas, ata do të bëjnë pushimet në plazhin luksoz të Sardenjës dhe me shumë gjasa pritet që të kenë ndonjë angazhim tjetër që nuk ka të bëjë thjesht me pushimet, por me ndonjë projekt të mundshëm. Në pamundësi për të kontaktuar me çiftin e sqaruar diçka, ikja e tyre duke lënë edhe shtëpinë, mbetet mister dhe të krijon idenë se ky largim fsheh diçka, e cila shpresojmë të jetë e mirë për ta.

Surprizat në shtëpinë e Big Brother

Posted on March 6th, 2011 in Banoret, Big Brother Albania 4 | 3 Komente »

Efektet e bashkëjetesës brenda shtëpisë së Big Brother janë gjithmonë e më të forta për banorët, çka po çon në ndryshimin e raporteve të tyre.

Disa prej atyre që ishin miq, duket se nuk janë më e anasjelltas.

Ka mjaftuar shakaja e Ermelës dhe Nedës, të cilat i fshehën dyshekun Petritit, për të bërë të shpërthejë nervozizmin e këtij të fundit. Papritur, në debat u përfshinë edhe të tjerët.

Mirjeta u njoh me mendimin e vërtetë të mamasë së Mirjelit, i cili gjatë javës i kishte thënë asaj një version shumë më të zbutur nga ai reali.

Shkëlqimi u largua nga shtëpia me vendim të publikut. Big Brother vendosi që banorët të eliminonin një nga vajzat e shtëpisë. Shumica e tyre zgjodhi Ermelën, por shumica e publikut, më saktësisht 70% e atyre që votuan, e donin atë në lojë.

Në kandidim këtë javë janë Neda, Klodiana, Petriti, Ogreni dhe Ermela.

 

Banorët performojnë lojën e “Santa Klausit”

Posted on December 29th, 2010 in Banoret, Big Brother Albania 4 | 1 Koment »


Shumica e banorëve rrethohen rreth tavolinës, ndërkohë që në sfond dëgjohet muzika e “Santa Klausit”, ku janë një pjesë tjetër e banorëve që merren me provën. Pasi mbarojnë së ushqyeri, afrohen edhe banorët e tjerë dhe merren me provën e babagjyshit. Më pas njëri nga banorët, i pari, Marieli, vishet me rrobat e babagjyshit dhe më vonë edhe të tjerët. Banorët bëjnë prova për lojën, në fillim mundohen të mësojnë lëvizjet, më vonë edhe muzikën.

Pas disa provash bie gongu dhe fillon loja. Banorët bëhen gati. Nisin lojën grupi i parë i banorëve i cili përbëhet nga Ergysi, Klodiana dhe Marieli.

Më vonë bie përsëri gongu për grupin e dytë të banorëve të cilët janë:Hënes, Toros dhe Alma. Lexo me teper »

Noçja & Olsi Ndahet çifti, Najada e braktisi

Posted on October 16th, 2010 in Banoret, Lajme dhe Thashetheme | 6 Komente »


Për të gjithë ata që adhurojnë “Big Brother” si spektakël, por dhe personazhet, apo qoftë edhe çiftet e krijuara aty brenda, më në fund na vjen një lajm i ri: Olsi dhe Najada, përfundimisht janë ndarë nga njëri-tjetri. Kishin bërë shumë plane, kishin shpallur fejesën, kishin porositur unazat, kishin vendosur të bashkëjetonin, por ja që gjithçka u ka rezultuar aspak e suksesshme.

Sipas informacioneve që morën gazetarët e “Bluetooth”, javën që sapo lamë pas, lidhjes së tyre i ka ardhur fundi. Ata të dy nuk kanë duruar dot më, me njëri-tjetrin. Sipas të dhënave që morëm nga njerëzit afër çiftit, ka qenë Najada, vajza nga Fieri, që i ka thënë “stop” dhe ndal, lidhjes së saj me Olsin. Edhe pse Najada përpiqet t’i shmangë në intervistën e mëposhtme arsyet që e çuan në ndarjen me Olsin, miqtë dhe njerëzit e saj të afërt thonë se gjithçka, ka ndodhur për shkak të disa veseve të kaluara të Olsit, dhe që sikurse është thënë poshtë e përpjetë, edhe nga e fejuara e tij e parë Lusila, kanë pasur të bëjnë me përdorimin e lëndëve apo substancave narkotike.
E pyetëm vetë Najadën se mos është kjo një tjetër lojë e çiftit, sepse ata e kanë provuar dhe herë tjetër të ndahen dhe me pas janë ribashkuar sërish, por ajo këtë radhë thotë “jo”, ndarja e tyre është në mënyrë definitive… Le të lexojmë më poshtë se çfarë na ka rrëfyer Noçja në këtë intervistë ekskluzive për “Bluetooth”…
Najada sa i vërtetë është thashethemi që qarkullon në lidhje me ndarjen tuaj nga Olsi?
Është shumë i vërtetë.
Kush e mori këtë vendim?
Unë, ishte një vendim totalisht i imi.
Çfarë u bë shkak për ndarjen?
Problemet e shumta që ka Olsi me veten…
Mendon se ka gjasa që të riktheheni sërish bashkë?
Kësaj herë është përfundimtare. Nuk më kthehet më mendja sepse duhet të mendojë për veten në radhë të parë, pastaj për të tjerët. Nuk mund të lidhë jetën me një njeri të papërgjegjshëm.
Olsi ka tentuar ribashkimin?
E ka tentuar në mënyrat e tij, por unë ia kam prerë të gjitha shtigjet. Edhe numrin e celularit, prandaj e kam ndërruar… Ato që ka bërë janë gjëra që nuk rregullohen dhe kalohen lehtë.
Ju kishit planifikuar fejesën brenda këtij viti, ishte ky sipas teje një veprim i nxituar?
Nuk mund të them tamam-tamam i nxituar… Gjërat ishin shumë mirë, unë po jepja maksimumin, por ai kishte 2-3 muaj që nuk ishte shumë në terezi, ndaj janë zvarritur edhe kaq shumë gjërat.
Çfarë do të bësh tani Najada?
Kam përfunduar shkollën për pikturë. Kam dëshirë të ndjek masterin dhe aktualisht jam duke ndjekur një kurs kualifikimi në gjuhë të huaj dhe kompjuter.
Sa e lënduar je ti nga kjo histori? Lexo me teper »

Post Big Brother 3 – Debat per fitoren e Jetmirit

Posted on May 22nd, 2010 in Banoret, Big Brother Albania, Video te Tjera | 93 Komente »

Banorët shijojnë rrezet e diellit dhe pishinën

Posted on April 30th, 2010 in Banoret | 87 Komente »

Erioni, Mandi, Kika, Jona dhe Klodi qëndrojnë në kopësht duke marrë rreze dielli e duke biseduar. Ata komentojnë pothuaj çdo këngë që dëgjojnë në sfond dhe e shoqërojnë duke kënduar. Jona u tregon djemve se ka ditëlindjen më datë katërmbëdhjetë maj dhe Mandi shprehet se do të ishte bukur sikur t’a festonin të gjithë bashkë. Por ai shton se duke qenë se jo të gjithë banorët do të mbeten deri në finale, ajo mund t’a festojë dy ditë më pas, atëherë që të jenë të gjithë jashtë. Jona përgjigjet se ajo do t’a festojë në ditën që e ka, e më pas nën shoqërinë e të gjithë banorëve mund të organizojnë ndonjë festë tjetër.
Më tej, Mandi është i pari që hidhet në pishinë për sot dhe Erioni do të hedhë Jonën me patjetër në pishinë. Ajo i thotë se do të hidhet me vullnet të lirë e nuk është e nevojshme që t’a shtyjë ai. Jona dhe Erioni bëhen gati për t’u hedhur të dy në të njëjtën kohë në pishinë, por Jona hidhet ndërsa Erioni, jo. Lexo me teper »

Ndasitë mes Kosovës e Shqipërisë

Posted on April 25th, 2010 in Banoret | 155 Komente »

Banorët vazhdojnë të flasin për cështjen e Hakiut dhe atë të Kosovës. Ata janë mbledhur të githë dhe po ashtu ndërmjet tyre është edhe Hakiu. Për ta, i gjithë problemi qëndron tek mesazhi që përcillte ai klip, një formë thirrjeje për të mbështetur hakiun që cmimi të shkojë në Kosovë. Banorët janë ndarë në dy grupe, njëri pro kësaj cështjeje e tjetri kundër. Grupi që është pro mendon se mesazhe të tilla mund të bëhen për cdo banor, por që ata nuk i dinë dhe ndaj nuk mund të quhet problem. Mandi shprehet se nuk shikon asnjë lloj ndarje mes dy pjesëve të Shqipërisë. Edhe Seldi pohon të njëjtën gjë dhe shprehet se ndarjen e shikojnë ata që duan të ulin banorët. Erioni hidhet duke thënë se ata nuk po ulin banorët, në këtë rast Hakiun, madje për të ai është ndër më të preferuarit në shtëpi, por sidoqoftë kjo gjë nuk i pëlqen dhe ia ka thënë shpesh atij. Seldi pyet se përse kapen me Hakiun, por të tjerët thonë se po diskutojnë vetëm për mesazhin e jo për Kikën. Lexo me teper »

Kandidimet e javës

Posted on April 24th, 2010 in Banoret, Big Brother Albania 3 | 98 Komente »

Banorët kanë shkuar një e nga një për të dhënë kandidaturat e tyre për këtë javë sëbashku me dy arsye të forta se përse duan që njëri prej tyre të largohet javën e ardhshme. Kandidaturat e banorëve janë të larmishme duke përfshirë shumë banorë në të. Në përfundim të këtij rituali të përjavshëm, në kandidim për këtë javë shkojnë pesë persona: Hakiu dhe Miri me katër nominime, Mandi, Erioni dhe Seldi me nga dy nominime. Këtë javë shkojnë në kandidim vetëm meshkujt, ndryshe nga herët e tjera që vajzat kanë qënë dominante. Për këta të kandiduar, opinionisti shprehet kryesisht për Erioni për të cilin thotë se është i vetmi banor që nuk është kuptuar se si sillet gjatë javës së nominimit, pikërisht sepse ka dalë vec një herë. Kështu, Arbana ua komunikon këtë vendim të tyrin vetë banorëve të cilët nuk reagojnë thuajse fare.

Zgjim i herët dhe me humor

Posted on April 22nd, 2010 in Banoret | 17 Komente »

Klodi zhgjohet mjaft herët në krahasim me ditët e tjera. Ai del jashtë dhe qëndron për disa minuta i vetëm duke marrë rrezet e para të diellit. Më pas ai shkon në dhomën e gjumit, vjen vërdallë për disa minuta dhe del përsëri jashtë. Banorët e tjerë vazhdojnë të flenë, ndërsa Klodi merret me punët e tij personale të mëngjesit. Teksa merret me ndonjë punë në kuzhinë ai fillon të këndojë me zë të lartë. Klodi hyn përsëri në dhomën e gjumit dhe fillon të këndojë me zë të lartë edhe aty për të zgjuar banorët e tjerë. Banorët fillojnë t’i flasin që të pushojë sepse është akoma herët që të zgjohen. Klodi shkon përsëri në kushinë dhe fillon të pastrojë. Aty vjen Erioni i vetmi që çohet nga zhurma që shkatoi ai. Të dy shkëmbejnë shaka dhe batuta me njëri-tjetrin, ndërsa Klodi vazhdon të këndojë me zë të lartë. Klodi i çon kafe Mandit në dhomën e gjumit, por Mandi i shqetësuar nga zhurma i thotë se ai nuk pi kafe pa ngrënë mëngjes. Klodi i thotë: “ua po thuaj faleminderit o dreq” dhe qesh. Pas kësaj Klodi shkon në kuzhinë dhe bashkë me Erionin fillojnë të këndojnë të dy me zë të lartë

Vazhdojnë lojarat

Posted on March 30th, 2010 in Banoret | 32 Komente »


Teksa të gjithë banorët qëndrojnë jashtë, dikush shkon në dhomën e gjumit dhe “shkatërron” gjithë ambjentin duke prishur krevatët, duke hedhur rrobat sa adej- këtej, madje edhe përtokë gjen sa rroba, jastëkë, çarçafë etj. Banorët shkojnë në dhomën e gjumit dhe shohin që çdo që është shdërruar në një rrëmujë të paparë. Menel fillon të ngacmojë Jetmirin duke i thënë se është pikërisht ai autori i kësaj loje. Jetmiri e mohon këtë gjë dhe pas insistimit të vajzës i thotë se ai e pa se kush e bëri gjithë këtë rrëmujë, por nuk ka dëshirë që t’a tregojë. Kështu vajza largohet dhe bashkë me Tatianën fillojnë të sistemojnë përsëri gjërat e tyre duke kërkuar rrobat gjithandej dhe duke sistemuar përsëri krevatët. Lexo me teper »