Archive for the ‘Jonida’ Category

Besarta pas daljes nga “Big Brother”: Dashuroj dikë tjetër, por jo Arbrin

Posted on May 29th, 2008 in Jonida | 43 Komente »

Një muaj brenda shtëpisë së “Big Brother” si ishte për ty?

Ishte një muaj që nuk e kam ndier, pasi ia kam kaluar shumë mirë. Jam munduar të shijoj çdo ditë brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Mendoj se u integrova mjaft mirë me banorët e tjerë dhe sigurisht që ishte një eksperiencë që do ta kujtoj gjatë.

Çfarë do të kujtosh më shumë?

Sigurisht që të gjitha momentet që kam kaluar aty ishin shumë të bukura, por më specialet ishin ditëlindjet e Arbrit dhe të Olsit, ku isha ndër balerinat kryesoret. Balerinat e haremit tek Arbri dhe të Lenny Crevits tek Olsi. Gjithashtu prova ku unë duhet të isha Vesa Luma, ishte mjaft e bukur. Hedhjen me kokë tek jacuzzi dhe kërcimin me mollët me Astritin.

Përse hyre në “Big Brother”, çfarë kërkoje nga ky spektakël?

Më duhet ta pranoj që jam i vetmi person që kam hyrë pa strategji. Gjërat erdhën shumë shpejt dhe arsyeja kryesore është se jam një tip që çdo eksperiencë interesante, që rrallë të jepet në jetë, dua ta provoj. Doja të prekja nga afër ndjesinë e të qenit pjesë e karaktereve të ndryshëm brenda një shtëpie. Doja të shihja gjithashtu në do të isha e aftë të rrija për një kohë të gjatë e mbyllur dhe pa kontakt me jashtë dhe mendoj se ia dola. Gjithashtu, për të provuar edhe veten nëse jam vërtet tipi që përshtatem me karaktere të ndryshme.

Cili ishte komenti më i bukur që more nga njerëzit jashtë?

Më vjen mirë që ishin opinione pozitive. Më kanë ndaluar mosha të ndryshme në rrugë e më kanë komplimentuar. Me sa duket tipi im i çiltër u ka pëlqyer të gjitha moshave. I pari që më ka përqafuar ka qenë një djalë 13-vjeçar në studiot e “Top Channel”, që nuk ia mbaj mend emrin, por më bëri shumë përshtypje, pasi më tha: “Po të kishe hyrë që në fillim do të na kishe dhuruar më shumë kënaqësi, ndoshta do ishe edhe në finale”.

Keni rreth 24 orë jashtë shtëpisë së “Big Brother”, çfarë keni bërë gjatë kësaj kohe?

U mërzita pak që mami nuk kishte mundur të vinte në studio. Pasi u prezantova me banorët e tjerë pjesëmarrës në “Big Brother” dhe një bisedë të shkurtër me ta, piva një kafe me shoqet e mia dhe u nisa për në shtëpi. Më vjen mirë që gjithë reagimet që pata në rrugë ishin pozitive. Kur takova babin kam shpërthyer në lot, pasi ai ishte personi që më tepër se të tjerët nuk donte që unë të hyja aty. Në momentin që më përqafoi u emocionua dhe kuptova që nuk e kisha zhgënjyer aspak. Familja ime është shumë krenare për mua, vetëm se janë ndikuar pak nga komentet që janë bërë për të ashtuquajturën “feeling” midis meje dhe Arbrit. Lexo me teper »

Intervista me Joniden

Posted on May 28th, 2008 in Jonida, Video te Tjera | 7 Komente »

Largimi i Jonides

Posted on May 28th, 2008 in Jonida, Video te Tjera | 2 Komente »

Te gjithe me rehat

Posted on May 11th, 2008 in Banoret, Dorina (Skualifikuar), Jonida, Najada, Poli | 15 Komente »

Mbas ikjes se Romines te gjithe ndihen me te lehtesuar. Edhe emerimet e kesaj jave jane ndryshe nga standarti qe ishim mesuar te shikonim. Kurse kete jave ne emerim jane kater konkurente te tjere.

Votoni ne sondazhin tone per te pare se si do te shkoj kjo jave.

Cili banor dëshironi të dalë nga shtëpia këtë javë?

  • Najada (48%, 922 Votes)
  • Dorina (39%, 746 Votes)
  • Poli (8%, 146 Votes)
  • Jonida (6%, 118 Votes)

Votues: 1,932

Loading ... Loading …

Romi i hapet Jonides per Olsin

Posted on May 6th, 2008 in Jonida, Lajme dhe Thashetheme, Romina (Skualifikuar) | 16 Komente »

Romina me Joniden jane distancuar nga pjesa tjeter e banoreve dhe bisedojne mbi jeten e tyre jashte mureve te shtepise se Big Brother.
Gjate bisedes vajzat zbulojne se kane te perbashket pasionin per poezine. Romina i tregon Jonides prozen kushtuar Olsit e cila e lexon dhe e pelqen. Jonida e pyet nese me te vertete Romina ndjen per Olsin sepse ajo eshte shprehur se e gjitha ishte loje. Romina nuk i pergjigjet prere por le te kuptoje se ka patur dicka. Ajo i tregon Jonides se Olsi nuk di gje per prozen qe ka shkruar ajo per te, madje edhe per ndjenjat e saj ai kujton se eshte loje. Lexo me teper »

Dorina dhe Jonida me mik ne BBA

Posted on May 3rd, 2008 in Dorina (Skualifikuar), Jonida, Lajme dhe Thashetheme | 28 Komente »

Në fakt ky dyshim na lindi teksa pamë disa foto të dy vajzave pak ditë para se të hynin tek shtëpia e “Big Brother”. Aty shihej se Jonida dhe Dorina frekuentonin të njëjtin lokal nate, duke qenë aty kliente të rregullta.
Dhe meqë lokali është me karaoke, Jonida ishte e njohur nga të gjithë për dëshirën e saj për të kënduar,
sidomos këngë të lehta. Edhe fotot që kemi sjellë për ju janë marrë nga nje lokal ne Tirane, shumë i njohur për muzikën e mirë dhe ambientin e këndshëm. Siç e shihni nga fotoja, Dorina ka mbajtur flokë të gjatë në ngjyrë platin. Madje, Lexo me teper »

Profili i Jonides

Posted on April 28th, 2008 in Jonida | 5 Komente »