Archive for the ‘Juna (Skualifikuar)’ Category

Juna ndahet nga i dashuri!

Posted on May 27th, 2008 in Juna (Skualifikuar) | 6 Komente »

Nga ish-banorët e “Big Brother” mësuam plot të reja në festën që Alban Skënderaj kishte organizuar për të promovuar klipin e tij më të fundit. Juna sapo ka mbyllur një kontratë me një shtëpi diskografike, së cilës do t‘i atribuojë të drejtat për menaxhimin e karrierës së saj muzikore. Përsa i përket jetës së saj profesionale, ajo tha se është ndarë përfundimisht nga i dashuri. Kurse Shkëlqimi ka pasur probleme me biznesin e tij, sepse mungesa në punë është ndjerë së tepërmi. Me sa duket, nuk ka mjaftuar përpjekja e gruas së tij për të çuar përpara biznesin. Sa për Julin, lidhja e saj shkon për mrekulli. Në bankën ku ajo punon, ndodh shpesh që klientët ta shohin me habi, pasi janë mësuar ta shohin atë vetëm në televizor.

Big Brother Albania Live: Olsi takon Junen

Posted on April 19th, 2008 in Juna (Skualifikuar), Olsi | 15 Komente »

Olsi eshte i pari qe zbulon qe Juna eshte brenda ne shtepi.

Me pas Juna takohet me banoret e tjere qe duken shume te kenaqur nga prania e saj. Gjeja e pare qe Juna kerkoi ishte piktura qe Olsi i ka bere.

Me pas ajo kerkoi Bigun, qenushin e shtepise. Te gjithe duken shume te kenaqur por me shume duket Juna vet.

Ina, Visi dhe Juna, në pub së bashku

Posted on April 19th, 2008 in Ervisi (Skualifikuar), Ina (Skualifikuar), Juna (Skualifikuar), Lajme dhe Thashetheme | 11 Komente »

visi-juna.JPG

 

Nëse dikur ishin të lirë të dilnin lokaleve të Tiranës, pa u shqetësuar se dikush mund t’i fotografonte dhe t’i nxirrte në gazeta, tani janë shndërruar në protagonistë. Dhe për aq kohë sa “Big brother” po tërheq audiencë, edhe ata do të vazhdojnë ta shohin veten nëpër faqet e shtypit. Në fakt, duke qenë se në një farë mënyre po e shijojnë këtë pjesë të publicitetit, nuk iu largohen fotografëve edhe kur i vënë re. Këto ditë në fokusin e paparacit tonë kanë rënë tre protagonistë të “Big brother”, Ina, Visi dhe Juna. Fotot e realizuara tregojnë, se mes tre banorëve vazhdon të ketë një marrëdhënie të mirë shoqërore, që i bashkon edhe në jetën e natës.

Klikoni mbi foto per ti pare te plota.

ina-visi-juna.JPG  visi-juna.JPG

Burimi: Suplementi Panorama Plus

Juna: Më sulmoi Jonida, sepse ka shoqe të dashurën e Olsit

Posted on March 30th, 2008 in Juna (Skualifikuar) | 75 Komente »

juna.JPG

Ka vetëm një javë që ka dalë nga shtëpia më e famshmë në Shqipëri, ajo e “Big Brother” dhe tregon se nuk ka gjetur akoma kohë që t’i takojë të gjithë miqtë e saj, ndëkohë që “Big Brother” e sheh jo më shumë se 2-3 orë në ditë. Në këtë intervistë ajo na tregon disa gjëra që nuk mundi t’i thotë natën e skualifikimit apo edhe më vonë.

- Mbase je në dijeni që në forume të ndryshme në internet, ka patur shumë reagime për daljen tënde ku shumicës iu vjen keq që ti je larguar. Çfarë mendon për këto debate virtuale?

- Me sinqeritet iu them se nuk iu kam dhënë rëndësi.Një herë i lexova dhe mu dukën budallallëqe. Nuk më interesojnë.

- Po prindërit e tu çfarë të thanë për sjelljen tënde brenda shtëpisë?

- Që atë natë që kam dalë, mami më tha: “Ne ndjehemi shumë krenarë për ty”. Kjo ishte një gjë shumë e rëndësishme për mua. Lexo me teper »

Poli, shuplakë Inës në fytyrë

Posted on March 27th, 2008 in Arbri, Astriti, Besarta (Skualifikuar), Ervisi (Skualifikuar), Ina (Skualifikuar), Ingridi (Skualifikuar), Julinda (Skualifikuar), Juna (Skualifikuar), Lajme dhe Thashetheme, Leonardi (Skualifikuar), Najada, Olsi, Poli, Romina (Skualifikuar), Shkelqimi (Skualifikuar) | 172 Komente »

 kercim.jpg

Mes Polit e Inës ka pasur disa çaste jo fort normale, ku ata gjysmë me të qeshur e gjysmë seriozisht, ia kanë veshur njëri-tjetrit me pëllëmbë. Gjatë 24 orëve të fundit në shtëpi është diskutuar edhe për banoren e re që pritet të futet aty, e t’u sjellë, siç shprehet pjesa mashkullore e shtëpisë, një emocion të ri.

Olsi, Poli dhe Ervisi mendojnë se u duhet një “trill” i ri brenda shtëpisë. Ata shpresojnë që ky “trill”, ose ky emocion, të
jetë konkurrenti i ri, më saktë konkurrentja e re. Ervisi thotë se do të ishte mirë të vinte një si Noçja, të tjerët janë dakord.
Olsi i thotë Polit se kur të vijë e reja, Inës do t’i iki truri (sipas Olsit, Ina ia ka hedhur “grepat” Polit dhe se lëshon më), ashtu siç desh i iku Najadës, kur besoi se Besa e maskuar ishte konkurrentja e re. Ndërsa i porosit Inës feta buke me reçel, Ervisi i thotë Olsit me pëshpërimë: “Këtu do të ishte mirë të fusnin femra p.s., po vetëm të mos ishin të lidhme”. Ai merr shembull Besën, ndërsa shton se “jo si ca, që s’ta hapin krahun fare”. Olsi i përgjigjet me një gjest, që duket sikur thotë: Lexo me teper »

JUNA NE TOP CHAT - KORRESPONDENCA E PLOTE ME VIZITORET E TOP-CHANNEL

Posted on March 25th, 2008 in Juna (Skualifikuar) | 40 Komente »

BB_Juna: Mirembrema nga Juna… faleminderit qe keni ardhur ne kete bashkebisedim
Saw: 1. Nga 1 ne 10, sa mendon se eshte shansi qe kur te dale Olsi nga shtepia te zihet me te dashurin tend?
BB_Juna: Saw, zero!

Saw: 2. Si do te veprosh me Olsin po te “kerkoi” kur te dale nga shtepia? Me “kerkoi” nenkuptoj te te gjeje.
BB_Juna: Saw: Do te ruaj shoqerine me Olsin… sigurisht do te pi nje kafe me te kur te dale.

sintetiku: Kush eshte me intrigant ne BB, Olsi, Shkelqimi apo Ervisi, tani qe dole nga shtepia?
BB_Juna: sintetiku, Shkelqimi eshte me intriganti ne shtepi… nepermjet intrigave mundohet ta mbaje mire me te gjithe

Menti777: Pyetja ime eshte: Nqs do te jepte shansi qe te hyje perseri brenda ne shtepi por qe njekohesisht te ishe free, a do te beje nje zgjedhje qe te lidheshe me Olsin???
BB_Juna: Menti777, absolutisht jo… Lexo me teper »

Juna, interviste ne studio pas daljes

Posted on March 23rd, 2008 in Juna (Skualifikuar) | 20 Komente »

Dalja e Junes nga shtepia

Posted on March 23rd, 2008 in Juna (Skualifikuar) | 11 Komente »

Shtepia pa Junen

Posted on March 23rd, 2008 in Juna (Skualifikuar), Lajme dhe Thashetheme | 20 Komente »

olsi-per-june.jpg

23/03/2008 13.11

Olsi rikujton Junen dhe nxjerr nga xhepi nje byrzylyk, qe ajo e ka harruar ne shtepi. Ai e konsideron kete stoli te harruar prej saj, si nje motiv qe do ti bashkoje jashte ne nje takim. Astriti i thote Olsit se per daljen e saj mund te kete ndikuar i dashuri, familja ose rrethi me i ngushte shoqeror, per te mos e lene te gaboje brenda. Julinda, Ina dhe Romina shprehen po ashtu se Juna i mungon.

Eleminohet Juna

Posted on March 23rd, 2008 in Juna (Skualifikuar), Lajme dhe Thashetheme | 44 Komente »

junaout.jpg

22/03/2008 22:15

Banorja e dyte e larguar nga shtepia e Big Brother Albania eshte Juna. Mes te nominuarve te javes kane qene Romina, Leonardi dhe Juna, e cila ka marre numrin me te madh te sms-ve dhe telefonatave per te lene shtepine me te famshme ne Shqiperi. Per ta shoqeruar duke dale nga shtepia Juna ka perzgjedhur Olsin i cili e ka shoqeruar deri tek porta dalese, duke e perqafuar ate.