Jeni duke e ndjekur edicionin e tretë të “Big BrotherAlbania”?
1. Po, e ndjek. Më pëlqen t’i shikoj, por për të qenë esinqertë nuk është se jam shikuese e rregullt e tij, sepse kamedhe angazhime të tjera, që nuk më krijojnë komoditetinpër ta ndjekur me fanatizëm këtë spektakël të mrekullueshëm.Megjithatë, sa herë që kam kohë të lirë, mundohemt’i ndjek banorët që janë protagonistë të këtij edicioni.
Sipas mendimit tuaj, çfarë të reje ka sjellë ky edicion në raport me dy të tjerët?
2. Të reja? Fakti që në edicionin e këtij viti është pranuarnjë person që ka prirje homoseksuale, është risi përshoqërinë shqiptare. Kjo është një nga gjërat që më kapëlqyer më shumë në BB3. Mjaft më duke i diskriminuarkëta persona dhe duke i detyruar ata të fshihen vetëm përshkak të një preference seksuale. Për homoseksualët flitetkudo, në çdo tavolinë apo grup shoqëror, kështu që duhettë mësohemi me idenë se edhe ata janë njësoj si ne dhe sekanë të drejtë për ta jetuar jetën sipas dëshirës së tyre, pandjerë peshën e diskriminimit apo përbuzjes, siç ndodhrëndom në shoqërinë tonë. Guximi i Klodit është për t’uadmiruar, sepse nuk duhet të harrojmë që si ai ka edheshumë të tjerë.
Si është të jesh spektator i një “reality show”, ku edhe ju keni qenë protagonist?
3. Emocionuese… Ndonjëherë më duket sikur jam edhevetë pjesë e asaj loje. Është eksperiencë shumë interesante,sidomos për ne që kishim shansin të ishim pjesë e njëritprej edicioneve të “Big Brother” dhe e dimë se si funksiononloja brenda shtëpisë dhe se cili është çelësi i suksesit për tëqenë i preferuar. Ndonjëherë më vjen keq për disa banorëqë po konsumohen duke marrë përsipër të bëjnë rolin edikujt tjetër dhe vetvetiu ata që përpiqen të jenë liderë, nëfund të lojës do eliminojnë njëri-tjetrin. Lexo me teper »

Olta, Ada dhe Kika janë në kopësht duke marrë rreze dielli. Ada afrohet tek Kika dhe e pyet nëse i kanë mbetur ende cigare apo i ka mbaruar të gjitha dhe ai përgjigjet që ka akoma. Ada shprehet që ka dëgjuar se Valoni dhe Jetmiri i kanë mbaruar të gjitha cigaret. Olta përgjigjet që ata i kanë mbaaruar shuë shpejt dhe kjo gjë nuk shkon. Kika thotë se Valoni e ka zakon që t’ia shpërndajë cigaret e tij të tjerëve dhe në këtë formë i mbarojnë shumë shpejt. Më pas Kika dhe Ada afrohen pranë njëri-tjetrit dhe ai i thotë se Ada po i duket shumë e qetë në shtëpi dhe ajo i përgjigjet që kjo është natyra e saj. Kika shprehet se atij i duket sikur ajo ka gjetur njëfarë rehatie, ndërkohë që ai pret më tepër nga ajo. Ajo përgjigjet se është aktive sa herë që organizohet ndonjë lojë, hapet një diskutim apo duhen bërë punë shtëpie. Kika shprehet se në momentin që ka parë klipin e saj prezantues ka menduar që ajo do t’a ndezë situatën brenda shtëpisë. Ajo përgjigjet që është munduar që mënyra se si ka vepruar në situata të ndryshme, të tregojë mënyrën se si logjikon. Kika e pyet nëse atë e ka penguar diçka tek dikush, a ka shkuar t’ia thotë? Ajo përgjigjet që problemi është që deri tani nuk e ka penguar asgjë dhe nuk po i vjen rasti që ajo të shprehë të gjitha anët e karakterit të saj. Ajo i tregon se me Mirin nuk ka debatuar, por thjesht e ka lënë atë të shprehet. Kika thotë se ai ka pretenduar që Ada të bënte një lojë më aktive ndoshta siç e bërë Enxhi dhe Ada përgjigjet që lojën e Enxhit ajo nuk mund t’a bëjë. Kika shprehet se ajo mund të bëjë më shumë, por në të vërtetë është përshtatur me ambjentin që ka gjetur kur mund të jetë më impulsive. Ada përgjigjet që ajo nuk mund të bëjë impulsiven kur nuk është prekur akoma nga dikush apo diçka. Kika shprehet se i duket se situatat negative janë shmangur disi në shtëpi vetëm nga fakti që ata kanë filluar të flasin me njëri-tjetrin. Ada thotë se ka patur diçka me Bertinën mbrëmë që nuk i ka pëlqyer dhe do t’ia thotë sapo ajo të zgjohet. Kika pohon se Erioni me Bertinën kanë rënë në pasivitet pasi kanë gjetur mbështetje tëk njëri-tjetri. Ada shton që Seldit ia ka shprehur që i jep bezdi kur ai flet kot dhe Kikës i thotë që ai nuk është gjithë kohën me të që t’a dijë a ia ka thënë të tjerëve në sy atë që mendon apo jo. Kika e pyet se çfarë e bezdis Adën tek ai dhe ajo i përgjigjet fakti që është shumë insistues dhe ai e ka akuzuar në një farë mënyrë që ajo ka marrë anën e keqe të Valonit ndërkohë që ajo ka dashur të shikojë anën pozitive. Ai përgjigjet që nuk ka dashur të akuzojë askënd, por donte të thoshte që nuk duhet të dalin në përfundime të shpejtuara pa i njohur mirë personat. Ajo thotë se Valoni nuk i ka treguar asgjë asaj dhe Kika shprehet se Valoni është impulsiv, i thotë gjërat siç i mendon dhe është origjinal. Ai thotë se Ada duhet të ketë parasysh dhe moshën e vogël të Valonit, pasi ka dhe të tjerë që kanë moshë më të madhe dhe kanë logjikuar me një pjekuri dhe më të vogël se Valoni. Kika shprehet se për lojën që ka bërë Jetmiri me Enxhin ku ka qënë dhe Rezi e përfshirë, atij i ka ardhur shumë keq për Adën që ra pre e tyre pasi e dinte raportin që ajo kishte me Rezin.Në kuadër të kësaj, Ada shprehet se është shumë e ndjeshme sado agresive që ngjan, po ashtu dhe e sinqertë. Ajo më pas tregon se me Erioni ndjehet shumë mirë kur bisedon dhe i vjen keq që ai duket sikur i largohet dhe kjo e bën të mendojë që Bertina mund të infuencojë tek ai. Ada tregon se ka dashur të flasë me Bertinën dhe ta pyesë për jetën e saj jashtë, por Bertina ka dashur t’i largohet bisedës.

Pas bisedave në dhomën e gjumit Seldi, Olta, Ada dhe Domika shkojnë në kuzhinë dhe fillojnë të hanë darkë. Teksa hanë Domenika fillon të tregojë për një debat që kishte pasur ajo me Bertinën. Domi u thotë banorëve të tjerë se Bertina kërkon që gjatë gjithë kohës të jetë gjithmonë kritike ndaj të tjerëve dhe sipas saj është shumë e ashpër në gjykimet e saj ndaj banorëve të tjerë. Të gjithë diskutojnë sjelljen e Bertinës dhe komentojnë shprehjet e saj. Domenika thotë se Bertina është ajo që ndikon shumë në sjelljen e Erionit, por edhe te Valoni ka filluar që të ketë ndikim të madh. Olta thotë se ajo habitet që Bertina sqarohet me banorët e tjerë dhe nuk sqaron asgjë me të. Seldi i thotë se kjo vjen ngaqë Olta reagon shumë dhe me tane të larta. Olta tregon për mardhënien e saj me Bertinën edhe gjatë qëndrimit në shtëpinë e vjetër. Kështu ata bëjnë thashetheme për Bertinën dhe më pas dalin jashtë në oborr për të pirë cigare. Pas Bertinës ata bëjnë thashetheme për Kikën. Domi flet keq për sjelljen e Kikës ndaj banorëve të tjerë, por Seldi i thotë se ai nuk e sheh Kikën si negativ, madje ka shumë mardhënie të mira me të. Domenika i thotë “Kika sillet mirë me ty se të ka plus, të rrotullon si të dojë”, por Seldi e kundërshton këtëduke i thënë se Kika me të është treguar gjithmonë korrekt dhe për këtë ai është i bindur. Domi dhe Olta e kundërshtojnë duke i thënë se ai nuk mund të jetë i sigurtë për gjëra që do t’i kuptojë vetëm kur janë jashtë. Domenika thotë se për të kuptuar lojën e Hakiut mjafton që të shohësh se me kë e harxhon ai kohën më të madhe, me kë flet më tepër dhe këtu e ka fjalën për Jetmirin.

Ada dhe Olta ndërkohë që qëndrojnë në kopësht duke pirë cigare, flasin për nominimet. Ada shprehet se po të eleminohet Olta këtë javë, asaj do t’i iki mendja. Duke parë që Olta nuk reagon, Ada i thotë që mesa duket ajo është mësuar me faktin e të qënit e nominuar, por Olta i përgjigjet që ajo nuk është mësuar aspak, por nuk po shpërthen dhe po e mban veten, derisa të arrijë një moment që do të plasë. Ada shprehet se dëshira e banorëve është që të dali ose ajo ose Olta. Kjo e fundit thotë që banorët kanë më piksynim që të dalë Olta, por ajo përsëri e pëlqen kur e sulmojnë. Ada shprehet që ajo nuk donte të shpërthente kur kanë debatuar pasi nuk ka dashur t’ua japë atë kënaqësi të tjerëve, por Olta përgjigjet që ajo nuk mund t’a fshehë zemërimin pasi nuk do të aktrojë.
Ndërkohë që Kika dhe Erioni janë në kuzhinë duke larë enët dhe flasin për të nominuarit dhe të eleminuarit. Kika mendon që Graciela do t’a urojë për ditlindje nga studio, ditën e shtunë dhe po ashtu thonë se do të kenë mundësi të flasin me Bledin. Më pas Hakiu pyet Erionin se kush mendon që është më i rrezikuar për të dalë dhe Erioni përgjigjet se mendon për Oltën ose Rezartën. Kika e mbështet mendimin e tij, por i thotë që mund të jetë dhe ndryshe. Ata flasin dhe për Renaton dhe thonë që gaboi në taktikë loje, por gjithsesi ishte djalë i mirë. Kika shprehet se banorët duhet të japin nga vetja dhe javët që nuk janë në nominim pasi është e rëndësishme dhe i thotë Erionit se Bertina nuk po jep asgjë brenda shtëpisë. Erioni pyet nëse Kika mendon që është ai arsyeja sepse Erioni ia ka bërë të qartë Bertinës që të luajë pjesën e saj pa u ndikuar nga ai.

Erioni, Jetmiri, dhe Valoni janë ulur në banak dhe bisedojnë me njëri-tjetrin. Jetmiri thotë se situata e javës së kaluar u bë e gjithë vetëm për një fjalë të thënë nga ai dhe betohet se nuk e kishte bërë qëllimisht. Sipas tij ajo situatë ndodhi vetëm prej banorëve të grupit tjetër sepse ata janë persona që u mbetet hatri shpejt, por dhe shumë ironikë. Ata diskutojnë për grupin tjetër duke thënë se ata nuk marrin pjesë në diskutime. Erioni thotë se Klodi ishte mërzitur me të sepse ai me shaka i kishtë thënë gjatë provës “ç’do këtu ti, ku e ke grupin tënd”. Ai thotë se kjo nuk është e drejtë pasi edhe banorët e grupit tjetër e ngacmojnë shpesh Bertinën duke përdorur ironitë. Jetmiri i thotë se ai nuk ka pse ta vrasë mendjen nëse u ngel hatri atyre apo jo, ai duhet të bëjë lojën e tij sepse nuk ka detyrime ndaj tyre. Erioni tregon për një bisedë që kishte bërë me Oltën së cilës i kishte thënë se nëse ajo i bënte veprimet me ndjenjë ai nuk do ta kishte keqkuptuar, por nëse ajo i bënte veprimet kudrejt tij për të mërzitur Bertinën, atëherë do t’i vinte vërtet keq. Jetmiri i thotë se Olta nuk i bën veprimet me ndjenja sepse ashtu ishte sjellë edhe me djemtë e tjerë të shtëpisë duke përmendur Bledin. “I thashë të respektoj si shok, por po më përdore kundër një personi kaq të afërt për mua e ke shumë gabim” thotë Erioni. Valoni i thotë “ti nuk e ke vërejt, por ajo erdhi të puthi ty, pa Bertinën dhe iku”. Ata bisedojnë për një kohë të gjatë duke e vazhduar bisedën e tyre jashtë. Edhe Jetmiri i thotë Erionit që të ndryshojë kundrejt Oltës sepse duket që ajo e përdor për të mërzitur Bertinën. Ai i thotë “mos u merr me të, e pe ça i bëri Bledit, i shkreti u mor me të gjithë javën dhe nuk e tregoi dot e kush ishte”. Më pas Jetmiri bisedon edhe për pjestarët e tjerë të grupit të cilët sipas tij nuk po tregojnë asgjë në BB.

Disa nga banorët janë ulur në sallon dhe bisedojnë për homoseksualizmin. Duke marrë shkak nga publikimi i prirjeve seksuale të Klodianit gjatë spektaklit ata nisin të bisedojnë për këtë temë. Enxhi hap bisedën duke pyetur banorët e tjerë nëse u ka ndodhur që të dashurojnë dikë dhe më pas kanë kuptuar se ka qënë homoseksual. Jetmiri i përgjigjet “unë nga fshati vij, vetëm për femrat di të flas”, ndërsa Ada thotë se ajo ka një shoqe në Itali që më anë të operacioneve ka ndërruar seks nga mashkull në femër. Banorët kurioz nisin ta pyesin për të dhe Ada u përgjigjet duke treguar se si ka arritur këtë gjë mikesha e saj e cila tashmë punon si modele. Jetmiri thotë se ai është deri diku konservator përsa i përket kësaj çështje, ndërsa Valoni shprehet se është totalisht kundër këtyre prirjeve. Teksa Valoni shprehet me ashpërsi kundër homoseksualizmit, banorët e tjerë e kundërshtojnë dhe i kërkojnë që ai t’ia thotë mendimin e tij Klodit në sy. Valoni thotë se ai nuk ia ka thënë sepse nuk do që Klodi të lëndohet, apo të ndjehet keq. Ada fillon të tregojë se ajo ka pasur një shok të tillë dhe nuk e kishte kuptuar deri në momentin që personi ia kishte deklaruar vetë . Ajo thotë se miku i saj ishte çuditur se ajo nuk e kishte problem shoqërinë me persona që kanë të tilla prirje. Banorët japin opinionet e tyre ku ata që janë kundër thonë se homoseksualizmi është kundër natyrës, ndërsa të tjerët që janë pro thonë se është diçka krejt normale dhe ndjenjat nuk janë të kontrollueshme. Sipas tyre njeriu duhet të bëjë atë që ndjen, jo atë që të tjerët duan. Më pas ata me kërkesën e Hakiut ndërrojnë bisedën në të tjera çështje.

Flasin ish-banorët: Përplasje mendimesh; “përzgjedhje perfekt… surpriza të befasishme… erën e pleqërisë që po vjen aty… Seldi, “Bjordi” i shtëpisë… Lidhja është strategjia më evidente dhe e lehtë për të tërhequr vëmendjen e publikut” “Ata e kanë kaluar një herë këtë eksperiencë dhe tani flasin lirshëm. Dukur kanë qenë vetë pjesë e lojës dhe nën vëzhgimin e kamerave për 4 muaj me radhë…, ndërsa tani shohin me kuriozitet lojtarët e radhës. Ish-banorët e edicionit të parë dhe të dytë të “Big Brother Albania” kanë dhënë për Sh2-in opinionet e tyre për Big Brother 3. Të pyetur se si i duket ky edicion, si e shohin përzgjedhjen e banorëve, kushtet e shtëpisë, apo për ndonjë surprizë apo lidhje të mundshme mes lojtarëve, secili është shprehur hapur për atë që ka parë deri më tani. Eksperienca bën të vetën dhe ish-banorët arrijnë t’i kuptojnë “hilet”, apo objektivat që çdo kush nga ata që është futur në atë shtëpi i ka vënë vetes. Strategjitë janë të qarta po kjo vlen për tu parë në ditët në vazhdim. Në përgjithësi vlerësohet përzgjedhja e banorëve dhe askush nuk e vë në dyshim që do të ketë shumë surpriza”.
Elton Tozaj
“Normalisht është ende herët për të dhënë mendime, por duke pasur parasysh se që në fillim i shoh shumë aktivë mendoj se përzgjedhja këtë vit është cilësore. Megjithëse me thënë të drejtën me pëlqejnë më shumë miqtë dhe mikeshat e mia të BB2. Duke filluar që nga shtëpia dhe deri te hyrjet e reja, besoj se surprizat këtë vit do të jenë të mëdha, duke pasur parasysh që edhe organizatorët këtë vit do të sjellin diçka ndryshe nga vitet e kaluara. Lidhje do ketë…është më se normale dhe besoj se do të ndodhin shumë shpejt. Mendoj se çifti i parë që do të lidhet, do jetë ai që do të ketë më shumë vëmendjen e të gjithëve, por mendoj se shumë shpejt aty brenda do të hyjë ndonjë personazh që do të bëjë më shumë zhurmë se çdo njeri tjetër”. Lexo me teper »

Pasi përfundojnë drekën e përgatitur nga Klodi dhe Graciela të cilët gatuan pite, disa nga banorët shtrihen për të fjetur, ndërsa disa të tjerë zhvendosen në dhomën e ndenjjes ku përgjithësisht rrinë pa folur. Të gjithë ankohen se i ka kapur një plogështi dhe askush nuk bën asgjë, përvecse ndonjë bisede të shkurtër. Kryesisht bisedat lidhen me mungesën e cigareve. Kështu, pasi Valoni largohet duke përdorur fjalë jo etike se nuk i japin cigare, banorët në dhomën e ndenjjes fillojnë të komentojnë mbi të. Ata shprehen se fillimisht ai u ishte dukur një djalë i shkathët dhe shumë i mirë, ndërsa tani u ka dalë nga qejfi thuajse të gjithëve. Klodi mendon se edhe fjalët që ai përdor nuk janë të përshtatshme dhe shpesh i duket banal dhe i rëndë në ato që thotë. Bledi e krahason sikur ka dalë nga xhungla, për modelin e flokëve dhe faktin që nuk kujdeset më për veten. Ata diskutojnë se edhe pse ka një moshë më të vogël se ata, ai nuk mund të quhet fëmijë, por Klodi mendon se edukata ekziston edhe tek një fëmijë. Disa prej tyre tregojnë se në moshën e tij kanë marrë rrugët e emigrimit e kanë përballuar jetën të vetëm.
Biseda kalon tek sporti ku Erioni tregon se është tifoz me Partizanin në futboll dhe tregon se vëllai i Oltës ka qënë lojtar i asaj skuadre. Klodi dhe Bledi habiten dhe ky i fundit pyet për më shumë informacion. Klodi, për t’i ngacmuar i thotë se po interesohet për kunatin dhe shprehet se të gjithë janë bërë cifte cifte nëpër krevata. Olta dhe Bledi nuk ia marrin për keq, por vazhdojnë bisedën për futbollin shqiptar. Ndërkohë që bisedojnë, ata pinë sërish kafe.

Olta ka komentuar me Bledin për debatin e Oltës me Enxhin dhe ka thënë që Bertina është shprehur se Enxhi ka ardhur vetëm për të dhe ka mbajtur shënim me laps e letër veprimet e saj. Olta thotë që Bertinës nuk i jep asnjeri rëndësi dhe do të pozicionohet vetë pa ia dhënë mundësinë të tjerët. Më pas ajo i ka treguar që Erioni i ka thënë Enxhit që do të donte të bënte seks me të por ajo iështë përgjigjur që nuk është tipi i saj. Më pas Bledi i tregon që Erioni i ka thënë që po të nos ta kishte Bertinën do t’ja kishtë ulur kokat vajzave të tjera. Olta çuditet dhe Bledi i thotë që atë do ta kishte bërë për vete por Olta i thotë që ajo nuk këputet nga bukuria dhe ajo mund të kishte luajtur me të. Më pas ajo flet për Rezin dhe thotë që ajo e nxorri veten jashtë loje shumë shpejt sepse po e komandon Jetmiri komplet dhe ajo e ndjen veten inferiore. Bledi i ka thënë që është dakort nëse gjërat vijnë natyrshëm por nëqoftëse po e bëjnë për lojë nuk i pëlqën aspak. Ndërsa për Edin thonë që ka menduar se ka veshur robdishanin e Oltës dhe thotë që ndjehet sikur po fle me të.
Ndërkohë Enxhi ka dalë në kopësht me Jetmirin dhe po flasin për Bertinën. Ajo i thotë që nuk ka gjë kundër saj por në momentin që ajo e ofendon, nuk ka pse t’a durojë. Ajo i tregon që është ndjerë keq në situatën që u krijua mes Seldit dhe Domit pasi u duk sikur ajo iu fut në mes dhe i ndau ndërkohë që nuk ka patur këtë qëllim. Ajo tregon që Seldi e ka pyetur me këmbëngulje për opinionin e saj dhe te njerëzve jashtë dhe ajo i ka thënë që duket sikur ai i shkon pas Domit. Ai ia ka thënë Domit këtë dhe është dukur sikur ajo ka dashur t’i ndajë.
Më pas Jetmiri i thotë që ajo duhet të sillet në atë mënyrë që t’a përcjellë sa më mirë mesazhin që është njeri i mirë dhe ai i thotë që as njerëzit e tij mund mos ta njohin shumë mirë Jetmirin dhe tani do e kuptojnë se si është në të vërtetë. Enxhi i ka thënë që asaj i ka bërë përshtypje fakti që i ka dhënë cigare dhe mendon që është shumë i sjellshëm. Ai i përgjigjet që e bën çdo veprim duke vënë veten në pozitën e të tjerëve.
Si përfundim disa nga banorët janë mbledhur në dhomë dhe kanë filluar të luajnë lojën me të qeshura. Ndërsa Bertina dhe Miri kanë luajtur me top.

Kika ka dashur të dijë më shumë për Enxhin dhe ai e ka pyetur se çfarë e bën atë të ndihet e veçantë, a ka patur ndonjë sakrificë. Ajo i thotë që jeta nuk e ka vënë para sfidave të mëdha por ato vështirësi që ka patur i ka zgjidhur vetë. Ajo i tregon që nuk është futur në shtëpinë e Big Brother për të treguar që është e bukur, e ndershme apo e zgjuar por për të treguar që sa është e çmendur, deri ku arrin adrenalina e saj dhe se ajo bën çfarë t’i pëlqejë. Asaj nuk i intereson fare opinioni i njerëzve.
Ndërkohë që Bertina dhe Erioni janë në dhomë dhe flasin për gjuhët e huaja. Bertina thotë që ajo e do inteligjent mashkullin që ka në krah por ai i thotë që nuk ka ngelur inteligjenca tek gjuhë e huaja. Ai ndërron temë bisede duke i thënë që të vijë të ulet njëherë në tavolinë në kohën e duhur se gjithmonë vjen kur kanë mbaruar të gjithë dhe nuk gjen asgjë. Më pas të gjithë ulen në tavolinë për të ngrënë drekë.
Ata në një farë mënyrë akuzojnë Oltën që ka hedhur kafenë në tualet por Olta i thotë që nuk di asgjë dhe nuk ka ndërmend ta pastrojë. Erioni i thotë që ai e di që e ka bërë Enxhi por ajo e mohon dhe i thotë që e hedh prap po të dojë dhe më në fund e pranon se e ka bërë ajo sepse kishte dëshirë dhe qëllimi i saj u përmbush sepse ajo donte që të krijonte debat. Klodi i thotë i lumtë që e bëri. Ai ka debatuar me Erionin dhe kanë arritur të përdorin tona të larta. Lexo me teper »