Archive for the ‘Banoret’ Category

Nje e infiltruar ne shtepi

Posted on February 21st, 2010 in Banoret, Lajme dhe Thashetheme | 85 Komente »

Për banorët është rezervuar një surprizë e vecantë. Ata ka ardhur t’i takojë Gjimi i cili ndodhet në një dhomë të shtëpisë e ku për të kujdeset një infermiere sensuale, pasi ai është shtrirë në një krevat sikur të ishte në spital. Banorët e shohin në monitor dhe menjëherë reagojnë që ta takojnë atë. Arbana u kujton banorëve se dhoma në të cilën ndodhet Gjimi i përngjason shumë shtëpisë ku ndodhen dhe kjo tregon se Gjimi ka qënë shumë afër tyre gjatë gjithë kohës. Banorët ngrihen në këmbë për ta gjetur se ku është, por Arbana u thotë se ai po vjen i shoqëruar nga infermjerja. Gjimi shkonnë dhomën e ndenjjes ku ndodhen banorët të cilët e presin me gëzim dhe ata përqafohen përzemërsisht. Arbana i jep mundësinë Gjimit që të sqarohet me ata banorë që dëshiron t’u thotë dicka dhe ai kthehet nga Hakiu dhe i thotë se ai nuk e kuptoi aspak lojën e tij dhe se e vetmja gjë që donte të bënte ishte ta nervozonte që të dilte nga vetja dhe i thotë gjithashtu se ai nuk manipulohet lehtë, ashtu sikurse ishte shprehur Kika. Ai sheh me banorët klipin e tij gjatë qëndrimit në shtëpi dhepara se të dalë u uron banorëve suksese dhe u thotë se i mungojnë shumë dhe se duhet të vazhdojnë lojën e tyre. Ai del në kopsht ku takohet edhe me Erionin dhe Jetmirin të cilët ndodhen në shtëpinë e vjetër. Më pas ai del, por duke lënë në shtëpi infermieren që është një banore e re, Enxhi. Banorët shohin një klip prezantues për ta njohur disi më shumë atë. Arbana i komunikon publikut një të vërtetë se Enxhi është një e infiltruar nga Vëllai i Madh dhe jo një konkurente. Ajo ka për detyrë që të zbulojë karakteret e banorëve, ndërsa Ariani shprehet se tashmë do shohim spektakël dhe shumë lojëra. Enxhi, në dhomën e rrëfimit shprehet se dëshiron që të luajë fillimisht me Seldin.

Fantazia me midhje e patate

Posted on February 18th, 2010 in Banoret | 26 Komente »

Jetmiri i ka thënë banorëve të shtëpisë së përbashkët që duhet të rregullojnë shtëpinë sepse nuk mund ta lënë rrëmujë. Ai ka futur në punë Oltën, Renaton dhe Edin pasi vetë do të merret me gatim. Gjithashtu fton dhe Seldin që të shkojë ta ndihmojë, por ai nuk lëviz fare nga vendi.
Më pas Edi i afrohet Jetmirit dhe e pyet me çfarë po i gatuan midhjet. Ai i thotë të mos i nderhyjë në profesin pasi Jetmiri nuk ndërhyn në punët e tij. Edi i thotë që ai do ta dijë me çfarë po i gatuan pasi është kurioz nëse frymëzimi i vjen realisht apo i vjen nga “budalliku”, siç shprehet ai.
Pas pak në të dyja shtëpiat bie gongu dhe banorët i futen punës për provën e javës. Në shtëpinë e re detyra e banorëve është të përdorin midhjet për të bërë zbukurime të ndyshme, objekte, gdhendje (skulptura) e shumë ide të tjera që mund t’ju vinë lidhur me këtë. Ndësa në shtëpinë e re është e njëjta kërkesë por duke patur si objekt pataten.
Domi me Edin po mundohet të bëjë varëse me midhje por e kanë pak të vështirë për t’i ngjitur guaskat me njëra-tjetrën. Më pas Domi thotë që mund të bëjnë dhe ndonjë zemër dhe Seldi i thotë që nuk iu ndanë zemrat. Renato i thotë ngaqë ka zemër të madhe nuk i ndahen zemrat Seldit. Jetmiri u jep ide të bëjnë ndonjë fustan me guaskat e midhjeve, por Domi i thotë që është e vështirë. Më pas Edi mendon se si të hapë vrima tek guaskat por nuk po gjen zgjidhje. Ata thonë që mënyra e vetme do të qe me trapan, por atë nuk kanë ku ta gjejnë. Ndërkohë që pjesa më e madhe po merret me provën e javës, Jetmiri vazhdon të gatuajë midhjet me makarona dhe më pas ulen të hanë. Lexo me teper »

Debatet dhe thashethemet e para ne shtepine e re

Posted on February 14th, 2010 in Banoret | 47 Komente »

Në shtëpinë e vjetër pothuajse të gjithë banorët janë ulur te kolltukët dhe po diskutojnë. Tema e rradhës në debatin e tyre është “paragjykimet”. Duke folur për paragjykimet ata diskutojnë për mënyrën e të mënduarit të shtresave të ndryshme të shoqërisë shqiptare apo asaj kosovare. Secili jep mendimin e tij duke e ilustruar edhe me ndonjë histori apo eksperiencë personale gjatë jetës së tyre jashtë shtëpisë së BB.
E teksa ata diskutojnë Graciela ka dalë në oborr dhe po bisedon me Oltën. Të dyja vajzat flasin për shtëpinë e re dhe për komoditetin aty. Olta mundohet të shpjegoje orenditë dhe mobiljet e shtëpisë duke i krahasuar ato, me ato të shtëpisë së vjetër. Pas kësaj bisede vajzat diskutojnë për Renaton. Ato bëjnë thashetheme duke komentuar sjelljen e tij dhe ato çka zi ka thënë. Ato diskutojnë edhe për debatin që pati Graciela me Renaton gjatë spektaklit ku Graciela shpjegon edhe një herë atë çka donte të thoshte edhe gjatë debatit me të. Ndër të tjera ajo thotë se Renato nuk është vetvetja ndërsa Olta thotë se ai ka rënë në mendime prej nominimit. Edhe pse bëjnë thashetheme vajzat vlerësojnë anët e mira të sjelljes së Renatos.

Rregullat e shtepise

Posted on January 31st, 2010 in Banoret, Big Brother Albania 3 | 28 Komente »


Pasi kane folur gjate dhe kane treguar disa pjese nga jeta e tyre, banoret tashme kane filluar te flasin per rregullat e shtepise. Kjo ide u hodh edhe ne momentin kur banoret planifikonin se si do te shpenzonin buxhetin kete jave. Keshtu pasi diskutojne se cfare do te blejne dhe cfare jo, ata bisedojne per te vendosur disa rregulla per te gjithe. Ne keto rregulla do te perfshihen pastrimi i shtepise, gatimi e cdo gje tjeter qe ka lidhje me shtepine e BB. Valentina thote qe djemte qe nuk dine te gatuajne, le te zgjedhin nje vajze qe t’i ndihmoje. Keshtu djemte zgjedhin nga nje vajze per te bere punet e shtepise. Keshtu ciftet jane: Jetmir-Domenika, Seldi-Bertina, Kika-Graciela, Erjoni-Pamela etj. Duke qene se dikush do te donte qe te ishte ne cift me nje tjeter person, banoret vendosin qe te alternohen perseri ndermjet tyre. Pas kesaj ata hedhin short me leter me vrim per te ndare punet.

Big Brother Albania 3 – Dita 2

Posted on January 25th, 2010 in Banoret, Big Brother Albania 3 | 14 Komente »

Mbremja e pare‏ ne shtepine e Big Brother Albania 3

Posted on January 24th, 2010 in Banoret, Big Brother Albania 3 | 105 Komente »

Banoret e rinj perpiqen te familjarizohen me cdo ambient te shtepise duke sistemuar keshtu nje pjese te gjerave te tyre.

Ndersa vajzat bashkohen ne dhome e ndihmojne njera-tjetren ne rregullim, djemte dalin ne oborr ku zhvillojne bisedat e para te cilat lidhen kryesisht me bashkejetesen ndermjet tyre, njohjen e karakterit dhe te zakoneve, prejardhjen apo edhe per eksperiencat e ngjashme.

Disa nga banoret preokupohen per darken e fillojne ta pergatitin ate. Ne sfond degjohet muzika shqiptare e viteve ’80.

Burimi: Top- Channel

Olsi nuk ngopet më me një

Posted on December 7th, 2008 in Banoret, Lajme dhe Thashetheme | 70 Komente »

Ka gjetur punën që bën fiks për të. Çdo fundjavë transformon në pub lokalin superluksoz ”Austria” dhe kur fiken dritat dhe fillon muzika, aty ai ndjehet më mirë dhe më komod se kudo tjetër. Dhe mos harroni, kjo që bën Olsi quhet punë. Fundjavën e kaluar, pikërisht atëherë kur marrëdhënia me Najadën, të dashurën e tij me të cilën ndau tetë muaj bashkëjetesë, kishte marrë tatëpjetën, Olsi ishte Olsi zbavitet ndryshe, jo me një
por me dy femra duke bërë pikërisht këtë që po shihni në foto. Ai ka preferuar të kërcejë me dy femra, në pozicion shumë intim dhe provokativ. Duket se jo vetëm ai por edhe vajzat e kanë shijuar shumë këtë moment, madje njëra prej tyre ka nxjerrë celularin për t’u fotografuar. Ndërkohë Olsi, djali modern dhe pa komplekse i “Big Brother”, është përfolur për femra të ndryshme në faqet tona rozë. Por ajo që bëri më shumë përshtypje ishte afërsia që ai krijoi me ish të dashurën e tij, me Lusin. Lexo me teper »

Terbohen djemte e BBA

Posted on June 15th, 2008 in Banoret, Big Brother Albania | 15 Komente »


Të gjithë ata djem e vajza që u bënë të njohur falë programit “Big Brother”, tani po jetojnë ditët e tyre si njerëz të famshëm. Të gjithë kanë dëshirë t’i takojnë dhe t’u flasin. Ishbanorët e shtëpisë më të
famshme në Shqipëri, ndjejnë se falë atij programi janë bërë miqtë e të gjithëve. Dhe duket se vera e tyre do të jetë e pasur me aktivitete dhe zbavitje.

Të shtunën e kaluar, disa prej banorëve u ftuan në “Vila 1” në Vlorë, ku patën mundësi të kalojnë një fundjavë të këndshme në një nga qytetet më të bukura të vendit. Por të qenit afër detit nuk ishte e vetmja kënaqësi që ata morën. Pasi shijuan darkën e këndshme
tek ky lokal i njohur, të gjithë filluan të kërcenin nën tingujt e muzikës së zgjedhur. Por pas pak, në skenë u shfaqën dy balerina shumë seksi të cilat padyshim e ngrohën shumë ambientin dhe si gjithmonë djemtë nuk arrijnë t’i rezistojnë një atmosfere të tillë.
Kështu Visi, Çimi dhe Poli filluan të kërcejnë së bashku me balerinat. Gjithçka që ka ndodhur atë natë mund të kuptohet fare mirë edhe nga këto foto që paparaci ynë i cili i ndjek këmba këmbës, ka sjellë për “Panorama plus”. Kërcimi ka qenë tejet sensual dhe balerinat duket se kanë qenë të predispozuara që t’i kënaqnin deri në fund ata. Këtë moment e ka shijuar shumë edhe Çimi, babai i dy fëmijëve i cili si gjithë banorët e tjerë, tani është bërë i famshëm. Ai nuk ka ngurruar të kërcejë me balerinat në mënyrë shumë sensuale dhe intime edhe pse Rudina e ndiqte e ulur në një nga tavolinat. Ajo jo vetëm që nuk shfaqte shenja xhelozie, por përkundrazi po e shijonte shumë këtë moment sensual që balerinat po i dhuronin bashkëshortit të saj. Miqtë e çiftit tregojnë se Çimi dhe Rudina janë një çift perfekt, prandaj dhe qejfmbetejet mes tyre, mesa duket, duhet të ndodhin për arsye shumë të forta e kurrsesi nga një kërcim me balerina.Por balerinat seksi duket se kanë zbavitur pa fund edhe Polin i cili sapo ka filluar një histori dashurie me Inën, Lexo me teper »

Pas famës femrat e “Big Brother” ndryshojnë veshjet

Posted on June 6th, 2008 in Banoret | 34 Komente »

Ato janë kthyer në shembullin perfekt të shumë të rinjve, kjo edhe për mënyrën sesi vishen, përveç sjelljeve dhe mënyrës sesi e konceptojnë jetën. Nëse deri dje kur ishin vetëm disa vajza të zakonshme, kujdeseshin për imazhin e tyre si gjithë moshataret e tyre, tashmë u duhet të jenë dyfish më të interesuara, për të pasur një look sa më atraktiv, jo vetëm për median që i ndjekin nga pas, por edhe për fansat e tyre, që lexojnë me imtësi çdo detaj të mënyrës sesi
sillen, vishen apo krehin flokët. Nata finale e “Big Brother” tregoi se sidomos vajzat ishin kujdesur
shumë për imazhin e tyre, por pas nuk ngelën as djemtë. “Gossip” ka mundur të zbulojmë disa nga detajet mbi mënyrën e veshjeve që preferojnë gjashtë protagoniste të “Big Brother”, por edhe sekrete të tjera mbi aksesorët dhe parfumet e tyre të preferuara.

INA

Vajza e dashuruar me Polin thotë se, marka e preferuar e veshjeve është “Miss Sixty”, zakonisht preferon të jetë
sa më sportive, por edhe elegante në raste të veçanta, parfumi i zemrës të cilin po përdor aktualisht është Versace “Bright Crystal”, por aksesorët e preferuara janë orët me forma dhe ngjyra të ndryshme.

JONIDA

Është shumë e kujdesshme për imazhin e saj. Përdor parfumin “Insolence De Guerlain” dhe është shumë e fiksuar pas
aksesorëve, më së shumti pas vathëve, posedon të gjitha ngjyrat, format dhe përmasat, ndërkohë përsa i takon veshjeve
nuk është e fiksuar pas markave, mjaftohet që t’i shkojnë dhe të jenë sa më moderne.

JULINDA

Pjesën më të madhe të kohës veshjet sportive janë të parat që preferon të zgjedhë kur hap dollapin e rrobave, marka e preferuar mbetet “Beneton”, në lidhje me parfumet prej kohësh përdor “Armani”, ndërsa aksesorët nuk pëlqen që ato të jenë pjesë e lookut të saj.

NAJADA

Klasike vetëm me raste, por më së shumti sportive, një look të cilin Najada e kompleton kryesisht me markat e saj të
preferuara që janë “Adidas” dhe “Nike”, por nuk parapëlqen të përdorë shumë shpesh aksesorët, në lidhje me parfumet
ka për zemër “LaCoste”.
Lexo me teper »

Sonte, finalja e madhe. Kush do t‘i fitojë 50 mijë eurot?

Posted on June 1st, 2008 in Banoret, Big Brother Albania | 82 Komente »

Diskutimet e fundit mes finalistëve të BB, janë përqendruar sigurisht te fituesi i mundshëm

Sonte është finalja e madhe e “Big Brother”. Një nga të mbeturit, 4 meshkuj e 1 femër, do të shpallet fitues i sfidës së madhe tremujore, duke u shpërblyer me 50 mijë euro. Ndaj dhe bisedat më të fundit mes banorëve në këtë pikë janë përqendruar. Para meje nuk e meritoni ju (tha Noçja)
Banorët diskutuan një ditë më parë për çmimin prej 50 mijë eurosh që “Big Brother” ka caktuar për fituesin e maratonës BB. E gjithë biseda u zhvillua rreth një boshti humori. Astriti mendonte se meqë femrat dolën të gjitha, veç Najadës, atëherë duhet ta fitojë një djalë. Najada iu përgjigjet se kjo ishte thënia më pa lidhje që ka dëgjuar ndonjëherë, pastaj u thotë të gjithëve se asnjëri prej tyre nuk e meriton para asaj. Ata diskutuan duke qeshur reagimet e mundshme të njerëzve jashtë, ndaj atij që do të fitojë çmimin e madh, duke e hiperbolizuar çdo fjalë. Gjithsesi, ata ranë në një mendje, se fitore është të jesh pikërisht aty në këto momente të fundit. Astriti shprehu një mendim që i vuri në siklet të gjithë. Ai tha se rreth 50% të mundësive i ka Arbri. Najada u bë serioze dhe e pyeti se përse e ka ai këtë mendim, por Astriti nuk e argumentoi. Arbri u ndje më ngushtë nga të gjithë, duke thënë se kjo s‘mund të dihet sepse deri tani janë të gjithë të barabartë. E megjithatë, edhe më vonë, gjatë natës, Najada nuk e hoqi nga mendja fjalinë e Astritit, se Arbri ka më shumë mundësi që të fitojë. Nga kjo, Poli dhe Arbri nisën ta ngacmojnë Najadën, e cila gjithmonë reagon me të qeshur. Si do t‘i shpenzoja… Poli tha se do t‘i investonte 50 mijë eurot për një dyqan, ndoshta rrobash. Arbri tha se në një dyqan të tillë duhen më shumë se aq. Titi është shprehur se do të ndërtonte një xhami në Kllojkë. Lexo me teper »