Archive for the ‘Romina (Skualifikuar)’ Category

Madalena zë mat Arbrin…!

Posted on July 19th, 2008 in Arbri, Lajme dhe Thashetheme, Romina (Skualifikuar) | 24 Komente »

Del me Besartën rregullisht. Por momentin që të gjithë kujtonin se Madalena i kishte thënë “Addio!”, paparaci e fotografon këto ditë, me vajzën italiane ndërsa pinte kafe në një nga lokalet e Tiranës. E në një ngaditët e tij bosh shihet nëpër Tiranë, me një vajzë krejtësisht të panjohur. Arbri i “Big Brother”, duket se po gjendet mes tri zjarreve. Fitoi “Big Brother” por mesa duket humbi ekuilibrin shpirtëror. Një luhatje, apo tendencë për të studiuar më të mirën e vajzës që duhet të ketë në krah, edhe pse është shumë i ri, e kanë bërë të hallakatet ca si shumë këtë periudhë post “Big Brother”. Dhe kjo pas një ndarjeje të përkohshme nga e dashura italiane, Madalena, dhe lidhjes si për inat me Besartën, vajzën kosovare për të cilën për hir të së vërtetës asnjëherë nuk shfaqi simpati brenda gjatë bashkëjetesës në shtëpi. Direkt pasi doli nga shtëpia, u nis drejt Barit ku u prit me zemërim dhe ftohtësi nga Madalena. Erdhi në Tiranë për të festuar fitoren në një “party” mes miqsh, dhe si për t’u ngushëlluar pak ditë më vonë u pa të dilte hapur me Besartën. Dhe kjo Lexo me teper »

Ja ku i ben pushimet Romi

Posted on July 12th, 2008 in Romina (Skualifikuar) | 11 Komente »

Romina duket pak si e tërhequr nga aktivitetet e ndryshme që organizojnë ish-banorët e “Big Brother”. Madje në
vizitën e tyre të fundit në Kosovë, ish-banorët tregojnë se një nga personazhet që kërkuan kosovarët ishte edhe Romina, e konsideruar prej tyre si një tip shumë simpatik. Ndërkohë Romina ka nxituar të shijojë stinën e verës dhe paparaci ynë e gjeti në një nga pishinat e njohura në shoqërinë e miqve të saj. Edhe pse nuk ka shumë dëshirë të fotografohet dhe të jetë në qendër të vëmendjes, ne dëshiruam që vajzën që tashmë u bë e njohur falë një spektakli televiziv, t’jua sjellim edhe në këtë variant.

Të dalurit nga shtëpia krijojnë

Posted on May 27th, 2008 in Romina (Skualifikuar) | 14 Komente »


Po është e vërtetë, ata nuk rrinë të gjithë së bashku edhe pse në shumë festa janë bashkë. Tani thuhet se ata kanë bërë zgjedhjet e tyre me kë duan të ndajnë kafetë dhe darkat e shumta në të cilat shumicën e rasteve janë të ftuar. Çimi rri me Julindën. Inën, Visin dhe Besartën. Ndërsa grupit të Ildës dhe Junës i është bashkuar edhe Romina. Madje Romina është treguar pak e egër edhe me fotografin tonë duke i thënë se nuk ka nevojë që t’i bëjnë fotografi pasi ajo tashmë është bërë një personazh i njohur që nuk ka nevojë për publicitet.

“Unë aktore e mirë? Atëherë, më jepni një ‘Oskar‘”

Posted on May 13th, 2008 in Lajme dhe Thashetheme, Romina (Skualifikuar) | 34 Komente »

Flet Romina, një ndër personazhet më të lakuara të “Big Brother”-it

Romina tashmë është e lirë. Prej tri ditësh jeta e saj nuk shoqërohet nga lëvizjet e kamerave të Vëllait të Madh. Thotë se ndihet mirë dhe se këto ditë përveç takimeve të pafundme me miqtë dhe të afërmit, është duke u ambientuar me oraret. Vajza 20-vjeçare që arriti të bëhej një nga personazhet më të përfolura brenda shtëpisë së “Big Brother” duket e njëjta dhe jashtë. Thotë se muajt brenda në shtëpi do të mbeten një eksperiencë e bukur që do t‘i vlejë në jetë. Për sa u përket grindjeve brenda shtëpisë, sidomos Çimit, për të ato i përkasin lojës. Për të gjithë ata që janë kuriozë të dinë se si do të jetë qëndrimi i saj ndaj Çimit (duke pasur parasysh marrëdhënien e tyre brenda) Romina thotë se sapo është ndarë nga Çimi dhe e shoqja, Rudina, me të cilët kishte pirë një kafe. Lexo me teper »

Big Brother Albania: Largimi i Romines

Posted on May 11th, 2008 in Romina (Skualifikuar), Video te Tjera | 28 Komente »

Big Brother Albania: Intervista me Romin

Posted on May 11th, 2008 in Romina (Skualifikuar), Video te Tjera | 9 Komente »

Big Brother Albania Live: Del Romina

Posted on May 10th, 2008 in Big Brother Albania, Romina (Skualifikuar) | 36 Komente »

Me se fundi, del Romina mbas tete heresh e emeruar nga banoret e shtepise… Plotesohet endrra e te gjithe fansave te BBA. Tre konkurentet e fundit qe prisnin vendimin e shikueseve ishin Romina, Olsi dhe Najada. Priten akoma dhe 2 eleminime te tjera…

Big Brother Albania: Debati Romina, Olsi

Posted on May 6th, 2008 in Poli, Romina (Skualifikuar), Video te Tjera | 16 Komente »

Romi i hapet Jonides per Olsin

Posted on May 6th, 2008 in Jonida, Lajme dhe Thashetheme, Romina (Skualifikuar) | 16 Komente »

Romina me Joniden jane distancuar nga pjesa tjeter e banoreve dhe bisedojne mbi jeten e tyre jashte mureve te shtepise se Big Brother.
Gjate bisedes vajzat zbulojne se kane te perbashket pasionin per poezine. Romina i tregon Jonides prozen kushtuar Olsit e cila e lexon dhe e pelqen. Jonida e pyet nese me te vertete Romina ndjen per Olsin sepse ajo eshte shprehur se e gjitha ishte loje. Romina nuk i pergjigjet prere por le te kuptoje se ka patur dicka. Ajo i tregon Jonides se Olsi nuk di gje per prozen qe ka shkruar ajo per te, madje edhe per ndjenjat e saj ai kujton se eshte loje. Lexo me teper »

8 x Romina

Posted on May 5th, 2008 in Big Brother Albania, Lajme dhe Thashetheme, Romina (Skualifikuar) | 84 Komente »

E cuditshme, e pabesueshme, por Romina eshte nga konkurentet me te forta te BBA por jo vetem. Romi futet ne  konkurentet me te fort te Big Brother ne te gjithe boten, jane shume pak, per te mos thene fare, banoret e BB ne te gjithe boten qe i kane rezistuar daljes plot 8 here.  Romi eshte emeruar te gjitha javet njera pas tjetres perjashtuar vetem nje jave, ku banoret nuk e kane emeruar… E jashtezakonshme, te jesh e pa deshiruar per personat qe jetojne me ty 24 ore ne 24 dhe te jesh kaq shume e deshiruar per ata qe te shohin nga jashte…paradoks gjigand por realitet, kjo eshte Shqiperia,  dhe ky eshte Reality Show me i ndjekur ne te.

Jepni mendimin tuaj mbi kete fakt…